Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video) Telegrafi Dështime |
| Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video) Posted: 01 Jan 2017 08:34 AM PST Tekad Purna nga Indonezia, është përjashtuar nga agjencia e fluturimeve, sepse ka shkuar në punë në gjendje të rëndë – shkaku i dehjes. Madje, 32-vjeçari nuk ka mundur të kalojë si duhet nëpër kontrollin e aeroportit, transmeton Telegrafi. Stafi i kompanisë Citilink i ka njoftuar zyrtarët, sepse kanë konsideruar se ai nuk është i afta ta pilotojë një Airbus A320 që kishte 154 udhëtarë në bord. Ka mjaftuar filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë në aeroport, për të parë që ai është në gjendje të rëndë dhe nuk i është lejuar hyrja në aeroplan. Për pasojë, fluturimi është anuluar dhe është dashur të shfrytëzohet një aeroplan tjetër. Derisa ai është larguar nga puna, kryetari i kompanisë dhe stafi tij i ngushtë kanë ofruar dorëheqjen lidhur me këtë rast. /Telegrafi/ The post Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





