Ora News: “Turqia vazhdojnë kërkimet për terroristin që vrau 39 persona” plus 9 more

Ora News: “Turqia vazhdojnë kërkimet për terroristin që vrau 39 persona” plus 9 more


Turqia vazhdojnë kërkimet për terroristin që vrau 39 persona

Posted: 01 Jan 2017 11:44 PM PST

Vazhdon kërkimi për autorin e masakrës në klubin e natës në Stamboll ku mbetën të vrarë 389 persona natën e ndërrimit të viteve.

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit, por ka dyshime se është pjesë e Shtetit Islamik, që ka lidhje me dy sulmet e fundit terroriste këtë vit në Turqi. Dyshohet se ai është anëtar i degës East Turkestan të ISIS.

Presidenti Taip Erdogan tha se ky grup u përpoq të krijonte kaos.

“Po përpiqen të na demoralizojnë dhe të destabilizojnë vendin tonë” shtoi ai.

Partia Kurde është distancuar nga sulmi, dhe kreu i saj Murat Karayilan është cituar duke thënë: ” Kurrë nuk shënjestroj civilë”

Më përpara ministri i Brendshëm Suleyman Soylu konfirmoi se vazhdonin kërkimet për terroristin.

“Shpresojmë se do ta arrestojmë shpejt” tha ai. Por ndërsa kërkimet vazhdojnë për disa prej viktimave u është dhënë lamtumira e fundit

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.

Dy viktima e tij të para kanë qenë roja e sigurisë dhe një turist arabo-izraelit.

Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve.

Lexo me shume: Publikohet fotoja e terroristit të Stambollit, thirri "Allahu Akbar"

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha uron që Viti i Ri të sjellë mundësi të reja për shqiptarët

Posted: 01 Jan 2017 11:27 PM PST

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë fjalëpak por konkret në urimin për Vitin e Ri.

Përmes një kartoline me peisazh natyre të zbardhur nga dëbora, Basha uron që 2017 tu sjellë shqiptarëve shëndet, mbarësi dhe mundësi të reja.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fatih Çakmak i mbijetoi sulmit në stadium, por jo në klubin e natës

Posted: 01 Jan 2017 11:14 PM PST

Një punonjës sigurie në mesin e 39 viktimave nga sulmi terrorist në klubin e natës Reina në Stamboll gjatë festimit të ndërrimit të viteve i kishte shpëtuar një tjetër sulmi terrorist në Turqi.

Fatih Cakmak, pjesëtar i një kompanie sigurimi e angazhuar në klubin e natës pati më shumë fat më 10 dhjetor të vitit të kaluar, pasi u mbijetoi dy shpërthimeve në afërsi të stadiumit "Vodafone Arena" pas përfundimit të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.

Në atë shpërthim mbetën të vdekur 38 persona, kryesisht policë dhe u plagosën 155 tjerë.

Ndërsa mesnatën e 1 janarit, në klubin e njohur të natës, Reina, u vranë 39 njerëz, në një masakër të kryer nga një person i armatosur me kallashnikov, mes tyre dhe Fatih Cakmak.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildim, ka bërë të ditur se autoritetet kanë gjetur armën me të cilën u ekzekutua sulmi i tmerrshëm, gjë që mund t'i hapë rrugën identifikimit dhe arrestimit të autorit i cili raportohet të jetë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në disa media ka qarkulluar edhe kjo foto në të cilën dyshohet se është autori i sulmit, ndonëse dicka e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet turke.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave

Posted: 01 Jan 2017 10:49 PM PST

Një zyrtar iranian ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa strehë mbi kokë në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen me qëllim parandalimin e një "dëmi social".

Siavash Shahrivar, udhëheqës i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, ka thënë se prostitutat duhet të "binden" që të sterilizohen.

"Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kalojë natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe me forcë", ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane.

"Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bën edhe përhapëse të sëmundjeve", ka thënë më tej Shahrivar.

Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa strehë mbi kokë./REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ngecin për disa orë në karosel 38 metra mbi tokë

Posted: 01 Jan 2017 01:33 PM PST

Rreth 20 persona kanë ngecur 38 metra mbi tokë, për disa orë, ditën e premte në një karosel. Ngjarja ndodhi në lunaparkun "Knott's Berry Farm" në Karolinën Jugore.

Karoseli i quajtur " Sky Cabin" kishte ndalur së punuari dhe për pasojë  pasagjerët  kishin ngecuar për disa orë.

Ekipet e shpëtimit erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes për të b♪7rë të mundur shpëtimin e personave.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lamtumira e Tramezzanit me tifozerinë kuqezi: Më mësuat ç’është krenaria!

Posted: 01 Jan 2017 01:25 PM PST

Paolo Tramezzani ka dashur ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme marrëdhënien midis Gianni de Biasit dhe tifozerisë shqiptare.

Kështu ai ka bërë një postim në rrjetet sociale në formën e një kartoline

Postimi i Tramezzani-t

"Më kujtohet sikur të ishte dje, kur në janar të vitit 2012 erdha në Shqipëri, duke e njohur pak vendin tuaj, shumë pak skuadrën, aspak realitetin që më priste. Shumë persona e konsideronin zgjedhjen time si një hap në boshllëk dhe shumë të rrezikshme për nga niveli profesional.

Që nga momenti i parë ngela i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunuesit, por mbi të gjitha dashuria dhe ngrohtësia e një populli që menjëherë më pranoi, më respektoi, më ndihmoi dhe më bëri të ndihem si i shtëpisë.

Pesë vite ku të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të ngelen përgjithmonë në zemrën time. Falënderimi i parë është për Presidentin Armando Duka, i cili që nga dita e parë pati besim në punën që i propozuam dhe gjithmonë na ka treguar besnikëri e qetësi, shumë të rëndësishme për arritjen e një obiektivi historik, sic mund të jetë arritja e marrjes pjesë në Kampionatin Europian.

Falënderoj djemtë e mi, lojtarët, që kuptuan se cilat mund të ishin potencialitet e tyre, patën besim tek ne, na ndoqën dhe kuptuan që një ëndërr bëhet e realizueshme, edhe kur mund të duket e pamundur, kuptuan që puna e bërë me devotshmëri dhe impenjim do të sjellë gjithmonë sadisfaksion të madh, sic ishin ato momente që kemi ndarë bashkë.

Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në cdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet, duke na bërë të ndjenim ngrohtësi dhe pasion që i dallon në cdo situatë: si të harrosh tapetin e kuq, që mbulonte tribunat e "Parc Olympique Lyonnais" gjatë ndeshjes me Rumaninë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që shtynë brenda topin e goditur nga Sadiku.

Ju më mësuat domethënien e fjalës krenari, lidhjen e ngushtë ndaj fanellës, e konsideruar si një lëkurë e dytë dhe më përcollët ndjenjën e vllazërisë, që më bëri të ndihem një si ju.

Falënderoj të gjithë juve, që nga momenti i parë më pritët në familjen tuaj të madhe, duke shpresuar të më keni transmetuar entuziazmin dhe pasionin, që për pesë vite më kanë shoqëruar në këtë bashkëudhëtim.

Në fund, por jo si të fundit, falënderimi më i madh është për Giannin.

Më kërkove pranë teje, e deshe fortësisht. Ke patur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh ndaj meje, më more përdore dhe më më ke mësuar shumë. Ke qenë me rëndësi fondamentale për zhvillimin tim sportiv, dhe akoma më shumë ke qenë nga pikëpamja humane. Kemi ecur përbri njëri-tjetrit. Mësova që fati nuk ekziston, sepse më bëre të besoj më shumë në punën e kryer, në motivim, në bindjet dhe kapacitetin tonë.

Më mësove të mos mbrapshtem përpara vështirësive dhe që gjërat nuk zgjidhen vetë. Mësova të jem intuitiv dhe praktik në drejtimin e raportit me djemtë tanë.

Më vërtetove që futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushë. Nuk mund të kisha një mësues më të mirë. Do ta mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden. Faleminderit nga zemra, Paolo!"

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Politika europiane, çfarë rezervon 2017 për kontinentin e vjetër?!

Posted: 01 Jan 2017 12:51 PM PST

Viti 2016 ishte i mbushur më sërë episodesh aspak të pëlqyeshme për qytetarët europianë. Mjafton të përmendim këtu shijen e hidhur të sulmeve terroriste, tërmetin e shkaktuar nga Brexit apo edhe krizën e emigrantëve. Këta faktorë kanë nxitur rritjen e partive të ekstremit të djathtë, në një kohë kur në shumë shtete europiane gjatë vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhje të përgjithshme. Por çfarë duhet të presim nga politika europiane në 365 ditët që do të vijnë?

2016-ta nuk ishte një prej viteve më të mira për Europën, për një sërë arysesh ku mund të përmenden sulmet terroriste në Bruksel, Nice dhe Berlin, tërmeti i shkaktuar nga çështja Brexit por edhe kriza e emigrantëve.

Fatkeqësisht, 2017 ka potencialin për të qënë e njëjtë, ose jo, në rast se qytetarët e kontinentit të vjetër do të nxjerrin mësimë nga viti që lamë pas.

Ngjarjet e tmerrshme që përjetuam në fakt kanë nxitur një rritje të jashtëzakonshme të politikanëve dhe partive që kanë pikëpamje të ekstremit të djathtë.

Në anën tjetër të Atlantikut pamë fitoren shokuese të Donald Trump, i cili ndonëse mori kritika të ashpra për propozimet e tij tejet protektive, izoluese dhe deri diku përçarëse, arriti që të fitonte bindshëm në zgjedhjet e tetë nëntorit në rast se numërojmë nga zgjëdhësit e Kolegjit Elektoral.

Në fakt, zgjedhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë ka potencialin për të shkaktuar një efekt domino në të gjithë Europën, ku ekstremi i djathtë ka nisur të zgjerohet ndjeshëm.

Franca dhe Gjermania, dy prej vendeve më të fuqishme të Europës do të mbajnë zgjedhjet për të përcaktuar partinë që do të marrë në dorë ekzekutivin.

Po të hedhim sytë nga Franca, socialistët që ende nuk e kanë zgjedhur kandidatin e tyre nuk janë të favorizuar për një fitore.

Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme ka shënuar në sondazhe, Marine Le Pen e Frontit Nacional, një forcë politike kjo e ekstremit të djathtë.

E sikur të mos mjaftonte, edhe kandidati republikan, Fransua Fijon, ka një farë prirje të ekstremit të majtë, teksa ka premtuar kufizim për emigrantët si dhe një sërë politikash të tjera.

Një gjë e ngjashme po ndodh edhe në Gjermani. Pavarësisht se gëzon ende popullaritet, kancelarja Angela Merkel, ka regjistruar muajt e fundit rezultatet më të ulëta që ka patur si shefe ekzekutivi.

Pjesa më e madhe e personave që kanë refuzuar t’a mbështesin kancelaren janë kryesisht të pakënaqurit me politikët e dyerve të hapura për emigrantët. Këto vota janë drejtuar nga Alternativa për Gjermaninë, një forcë politike e ekstremit të djathtë, e cila ndoshta nuk mund të fitojë në këto zgjedhje, por padyshim që do të ketë një rezultat pozitiv, po të marrim parasysh që ka vetëm pak vite që është krijuar.

Por nuk është vetëm Franca dhe Gjermania. Një situatë e ngjashme paraqitetet në Holandë, ku kandidati i ekstremit të djathtë, Geerd Vildersështë projektuar për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërkaq, edhe në Itali, Lëvizja 5 Yjet me pikëpamje anti-BE, ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.

E sikur të mos mjaftonin problemet e brendshme, Europa duhet që të marrë parasysh edhe faktorët e jashtëm.

Miliona emigrantë që janë larguar nga Lindja e Mesme, për shkak të bllokimit të rrugës ballkanike, janë strehuar në Turqi dhe në disa vende të tjera.

Megjithatë, acarimi i toneve mes Presidentit Erdogan dhe liderëve perëndimorë, mund të bëjë që qeveria turke të anulojë marrëveshjen e njohur si plani i veprimit, duke i hapur rrugën afro 3 milionë emigrantëve që po qëndrojnë aktualisht në Turqi.

Në këto kushte, ekspertët bëjnë thirrje për të përqafuar pragmatizmin përpara idealizimit, ndërkohë që apelohet që 2016 të shërbejë si mësim, dhe jo si një objekt frymëzimi për të ngritur edhe më tej barrierat e rikthyera si pasojë e krizës së emgiratnëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Papa Françesku: Mjaft me terrorizëm, luftoni vetminë, falni dashuri

Posted: 01 Jan 2017 12:36 PM PST

'Luftoni vetminë dhe falni dashuri', ka qenë ky apeli i Papa Françeskut në meshën e Vitit të Ri. Ati i Shenjtë u shpreh se njerëzit nuk mund të konceptohet si qënia të izoluara, por gjithmonë duhet të jenë pjesë e një bashkësie sic është familja, shoqëria, miqtë, etj. Papa kërkoi gjithashtu që shoqëria të fokusohet më shumë tek të rinjtë, ndërkohë shprehur ngushëllime edhe për sulmin që tronditi Stambollin në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Në meshën e Vitit të Ri, Papa Françesku, ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta mes njerëzve, duke shprehur shqetësimin se bota virtuale ka bërë që njerëzimi të humbasë disa prej vlerave të tij kryesore, sic janë falja e dashurisë, solidariteti apo dhembshuria.

Në mesazhin e mbajtur përpara të pranishmëve, udhëheqësi shpirtëtor i më shumë se 1.2 miliardë besimtarëve në mbarë botën, kërkoi që njerëzit të bëhen më të afërt me njëri tjetrin, pasi sipas tij, qënia humane nuk mund të konceptohet si një qënie e izoluar, por është pjesë e bashkësive më të mëdha, sic janë familja, shoqëria, miqtë apo edhe lidhja e tyre me Zotin.

"Në festimet e këtij viti të ri, Zoti na jep një buzëqeshje më shumë, dhe na bën të kuptojmë që ne jemi njerëz, dhe që përakasim brenda një komuniteti, brenda një familjeje. Ne s'mund të konceptohemi si qënie individuale. Zakonisht, ne humbim kontaktet me njerëzit tanë të afërt. Kjo sjell si rezultat vetëm një sens boshllëku pra, atë të vetmisë. Mungesa e kontaktit fizik, mund të na cojë drejt humbjes së vlerave njerëzore, si dashuria apo dhembshuaria. Qëndroni pranë njëri-tjetri, dhe falni dashuri", ishin fjalët e Atit të Shenjtë.

Më tej, Papa Françesku, u kushtoi një vëmendje të veçantë të rinjve, kur tha se brezi i rritur i ka gjithmonë një borxh brezit pasardhës.

Ai u shpreh se në drejtim të tyre duhet të bëhet më shumë, e sidomos për edukimin dhe shtimin e vendeve të punës për të rinjtë.

Ati i Shenjtë tha se kjo mënyrë veprimi do të bëjë që të rinjtë të mos humbasin pesimizmin dhe se do të vijojnë të luftojnë për të bërë ëndrrat e tyre realitet.

Në fjalën e tij, Papa Françesku nuk la pa përmendur as sulmin tragjik që tronditi Turqinë, duke u shprehur se dhuna goditi një mbrëmje e cila zakonisht karakterizohet nga urimet e mira dhe shpresa.

Ai shtoi se në këtë moment të vështirë lutjet dhe mendimet e tij shkojnë për popullin turk, ndërkohë që dënoi sulmet terroriste.

Në mbyllje, Ati i Shenjtë i uroi të gjithë për një vit sa më të mbarë dhe të gëzuar për të gjithë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hila: Basha të mos lejojë Rulin dhe Bregun të “këndojnë” sipas qejfit

Posted: 01 Jan 2017 12:13 PM PST

Partia Demokratike ndodhet para provës së madhe, Lulzim Basha po ashtu. Pesha e fitores apo humbjes do të rëndojë mbi shpatullat e tij.

Dritan Hila është i mendimit se në rast humbje të zgjedhjeve të 2017, argumenti për vjedhje dhe manipulim, nuk do t'i vlejë Bashës. Mbajtja e lidershipit të Partisë do jetë një jetik për të.

Hila: "Nuk e di si do e kalojë humbjen e 2017, janë artifica jo më vodhën zgjedhjet jo presione, janë justifikime brenda partisë dhe jo për qytetarët. A do ja arrijë të mbajë partinë nga minat nën ujore ku hyn brezi i vjetër?! Kjo është diçka që do mbetet per t'u parë. Në zgjedhjet e reja do bejë ndryshim sjellja e Ilir Metës, jo Basha".

Basha është arkitekti i strategjisë së re dhe pas zgjedhjeve pak kush do të jetë i interesuar të dëgjojë për trashëgiminë që ka gjetur ai në Partisë Demokratike, apo kush ndikoi e këshilloi në zgjedhjet e tij.

Militantët, mbështetësit, qytetarët që besojnë se do jetë më mirë me të Kryeministër, do të duhet ta konsiderojnë Partinë Demokratike alternative, që mund t'iu ngjallë ëndrrën.

Hila: "Basha duhet të vendosë autoritetin brenda partisë. Nuk duhet të lejojë që herë Genc Ruli, herë Majlinda Bregu të dalin dhe të këndojnë sipas qejfit të tyre, të këndojnë në tribunat e studiove televizive. Demokracia funksionon brenda shtetit dhe jo brenda partive, brenda partive funksionon deri kur në momentin kur ke zgjedhur kryetarin, pas këtij momenti s'ka demorkaci. Jam duke thënë që Basha duhet të vendosë autoritetin, si mund të kenë besim shqiptarët besim tek ky".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja pse e vendos ajo pirunin në fytyrë para çdo takimi

Posted: 01 Jan 2017 12:12 PM PST

Çdo femër do të donte të dukej perfekte në takimet e saj. Por jo të gjitha arrijnë perfeksionin. Shumica e femrave nuk kanë vetulla siç do t'i dëshironin ato, ndërkaq ato kanë rëndësi të madhe për dukjen tonë, sepse në tërësi mund të ndryshojnë shprehjen e fytyrës sonë. Blogerja Laura Lee, vendos pirunin për ti vizatuar vetullat që të duken perfekte.

v-2-620x330

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter