Ora News: “Sa orgazma përjeton brenda natës? Ja përgjigjia e Era Istrefit” plus 9 more

Ora News: “Sa orgazma përjeton brenda natës? Ja përgjigjia e Era Istrefit” plus 9 more


Sa orgazma përjeton brenda natës? Ja përgjigjia e Era Istrefit

Posted: 02 Jan 2017 11:48 PM PST

Këngëtarja Era Istrefi ishte personazhi i rradhës i zgjedhur për intervistën "60 sekonda" në Klan Kosova.

Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve provokative të emisionit, ndërsa disa prej tyre i është shmangur.

Në pyetjen se sa orgazma përjeton ajo brenda natës, Era ka refuzuar të përgjigjet për shkak se ka turp prej së ëmës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rebelët në Siri bojkotojnë pjesëmarrjen në diskutimet për paqe

Posted: 02 Jan 2017 11:48 PM PST

Grupet rebele siriane kanë njoftuar sot se kanë ngrirë diskutimet për paqe të garantuara nga Rusia dhe Turqia për shkak të "shkeljeve" të armëpushimit nga forcat qeveritare.

Qeveria ka intensifikuar sulmet përreth Damaskut dhe Alepos më 2 janar derisa ata kanë bërë përpjekje të sigurojnë furnizuesit me ujë të këtyre qyteteve.

Në një komunikatë të dërguar mediave, grupet rebele kanë thënë se çdo avansim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahura nga Irani do t'i jepnin fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.

Rusia dhe Turqia, që përkrahin dy palë të ndryshme në këtë luftë, kane qenë duke punuar në organizimin e bisedimeve për paqe në kryeqytetin kazak, Astana, përpjekje këto që së fundi e kanë marrë përkrahjen edhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por, armëpushimi i fundit është shkelur, sikundër dhe marrëveshjet tjera për ndalimin e luftimeve.

Komunikata e rebelëve thotë se shkeljet kryesore janë bërë në një rajon veriperëndimor të Damaskut, në zonën e kontrolluar nga rebelër, Wadi Barada.

Qeveria siriane në anën tjetër ka thënë se rebelët kanë pasur cak infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke shkaktuar rrjedhje të naftës me qëllim helmimin e ujit dhe më pas ndërprerjen e furnizimit me ujë.

OKB thotë se katër milionë njerëz në kryeqytetin sirian kanë mbetur pa ujë prej 22 dhjetorit./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur jeta pas burgut të shkon vaj. Shikoni fotot

Posted: 02 Jan 2017 11:41 PM PST

E ardhmja e Jeremy Meeks, i cili fitoi një kontratë modelingu teksa ishte në burg ka shkuar për së mbari.

U quajt krimineli seksi në 2014 kur fotot e tij u bënë virale. Prej lirimit nga qelia në 2016 Jeremy jeton me familjen e tij në tani jeton me familjen e tij në Amerikë dhe për Krishtlindje ka postuar disa foto rreth pemës së Krishtlindjes

Fotoja e Meeks u bë e famshme kur në 2014 u postua në faqen e facebook të departamentit të policisë Stockton.

Në faqen e tij në Instagarm jeta e Meeks nuk duket aspak keq.

Shfaqet i ulur në një makinë Maserati 125 mijë dollarëshe

Në një foto tjetër ai shfaqet përpara një vile dhe foton e shoqëron sa mirë është të jesh në shtëpi" "Zoti është vërtet i mirë"

Meeks u arrestua në 2015 dhe u dënua për armëmbatje pa leje dhe vepra të tjera penale si pjesëtar i një bande.

3bc6bc0100000578-0-image-a-2_1483366375907-copy 3bc6bc0800000578-0-image-a-1_1483366360328-copy 3bc6bbd700000578-0-image-a-9_1483366489458-copy 3bc70ae600000578-4081884-image-a-24_1483370068685-copy 3bc6bbc700000578-0-image-a-4_1483366399448-copy 3bc6bc1300000578-0-image-a-3_1483366393549-copy 3bc6bbd300000578-0-image-a-13_1483366540193 3bc947e400000578-4081884-image-a-27_1483383128381

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pikturat e kësaj artisteje po mahnisin botën

Posted: 02 Jan 2017 11:36 PM PST

Një artiste e re po i mahnit të gjithë në rrjetet sociale me pikturat e saj të mrekullueshme.

Reisha Permutter realizon piktura nënujore dhe më pas i publikon ato në profilin e saj në Instagram.

Ajo është inspiruar nga kujtimet e saj në ujë për të pikturuar piktura nënujore. Pikturat e saj janë të punuara aq bukur sa që duken sikur të jenë foto reale të bëra nën ujë.

dsc-5442-57647d54e6998-880_1475689271-8404936 delirium-copy-576479256ecb3-880_1475689265-6691288 intention-57647e76b0c0e-880_1475689280-2280471 p6090023-2-576479462b52d-880_1475689290-1478172 painting-57647955457e2-880_1475689299-6451212 perlmutter-reisha-receive-2-5764795a1177d-880_1475689308-3037679 splay-5764795e637e9-880_1475689319-2540186 aqua-oil-paintings-by-reisha-perlmutter-57679be6d62b5-880_1475689258-1841031 screenshot-5_1475689332-8098826

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

DW: Shqipëria, parajsa europiane e kanabisit

Posted: 02 Jan 2017 11:26 PM PST

"Deutsche Welle" i ka kushtuar një shkrim të veçantë në këtë fillim viti fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

 "Shqipëria, parajsa evropiane e kanabisit", është titulli i artikullit të publikuar nga media publike gjermane, duke e cilësuar vitin që lamë pas si "viti i kanabisit".

Gazetarja ka udhëtuar drejt Rrëshenit, aty ku pak kohë më parë u zbulua një laborator droge si dhe u sekuestruan 4.2 ton kanabis.

Mira dhe Rita (emrat e ndryshuar nga DW) dy personazhet protagoniste të reportazhit, ishin dy gra të papuna përpara se të fillonin punën në magazinën e kanabisit për 10 euro ditën.

"Besojeni apo jo, ne punonim për bukën e gojës së fëmiojëve tanë" thotë Mira, një grua 50-vjeçare me flokë të shkurta.  Ajo betohet se fillimisht nuk e dinte se atje përpunohej kanabisi.

Ndërsa Rita, një grua e re me flokë bjonde, thotë se burri i saj është në burg. Ajo tregon për vajzën e saj pesë vjeçare dhe thotë se kishte qenë shumë e kënaqur që më në fund kishte gjetur një punë.

 “Unë nuk dija asgjë deri sa pashë që policia hyri brenda”.

"Pavarësisht premtimeve të mëdha, qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ka arritur të reduktojë varfërinë në vend. Papunësia është e lartë, ndihma sociale është shumë e ulët – vetëm 75 euro në muaj për familje. A është kjo arsyeja pse shumë fermerë shqiptarë dhe të papunët janë të gatshëm të shesin kanabis? Mijëra shqiptarë nuk kanë alternativë, pasi masat sociale dhe ekonomike të qeverisë për të mbështetur zonat rurale mungojnë”, thotë kryetari i Partisë Demokratike.

Shefi i opozitës shprehet se: “Nuk ka shqiptar që beson sot se e gjithë kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë dhe politikës”.

Ndërsa gazetari dhe analisti i politikës shqiptare, Aleksandër Çipa, deklaron se: "Sa më shumë policia ka shkatërruar, më shumë kanabis është kultivuar në vitin 2016. Kjo përhapje masive i ndihmon përdoruesit e drogës për të shpëtuar shumë fusha me kanabis. Bosët e drogës kanë ndryshuar strategjinë e tyre".

 Gazetari Elvis Nabolli thotë se, “kjo industri është e kontrolluar nga njerëz të fuqishëm të cilët kanë lidhje të fuqishme me autoritetet qeveritare, nga policë të thjeshtë deri te anëtarë të tjerë më të lartë të rrjetit. Biznesi i drogës është i rrezikshëm për fermerët e zakonshëm, por jo për bosët. Po, është e vërtetë, policia po shkatërron shumë fusha me kanabis, por ato zona që janë nën një mbrojtje të veçantë mbeten të paprekura”.

2 1

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqia: Jemi afër identifikimit të personit të dyshuar

Posted: 02 Jan 2017 10:56 PM PST

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën se personi i armatosur që sulmoi klubin e natës në Stamboll, synonte kaosin në vend, po ai dështoi.

“Ata po provojnë të shkaktojnë kaos, të dëshpërojnë njerëzit tanë dhe te destabilizojnë vendin tonë me sulme të neveritshme mbi civilët”, tha ai. “Në do të qëndrojmë më kokë të ftohtë si komb, duke qëndruar më të bashkuar dhe nuk do të krijojmë hapësirë për lojëra të tilla të pista”, nënvizoi ai.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, zëvendësi i zëdhënësit, Mark Toner tha se “sulmet e tilla vetëm sa forcojnë vendosmërinë tonë për të punuar me qeverinë turke për të luftuar të keqen e terrorizimit”.

Rreth 25 nga 39 të vrarët janë të huaj, përfshirë të tillë nga Jordania, Libani, Izraeli, Arabia Saudite, Iraku dhe Kanadaja.

Dy shpërthime në afërsi të një stadiumi të futbollit në Stamboll më herët gjatë dhjetorit, lanë pas vetes 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur.

Në qershor, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik, la 40 të vrarë në aeroportin Ataturk në Stamboll.

KRITIKA QEVERISË TURKE PËR SULMIN

Kryeministri i Turqisë u zotua të hënën se do të ndëshkonte përdoruesit e mediave sociale që lëvdojnë terrorizmin e militantëve islamikë; por kritikët laikë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan thonë se ai dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për sulmin terrorist të Vitit të Ri, që la 39 të vdekur në një klub nate të Stambollit.

Kritikët e Erdoganit kanë përmendur kritikat me bazë fetare ndaj festimeve të Vitit të Ri. Kritikat u bënë javën e kaluar nga disa media pro-qeveritare dhe nga kryekleriku mysliman i Turqisë, Mehmet Gormez, që është kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare, një institucion shtetëror i vendit.

Më 30 dhjetor, Gormez nxori një predikim për të 85 mijë xhamitë e vendit, duke i quajtur festimet e Vitit të Ri “të paligjshme” dhe duke argumentuar se ato i përkisnin “kulturave të tjera.”

Pas sulmit në klubin e natës "Reina", Gormez e dënoi masakrën, duke thënë se asnjë sulm terrorist nuk është i pranueshëm.

Megjithatë, kjo nuk e ka qetësuar një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile turke, që ngriti padi penale të hënën kundër klerikut, duke thënë se predikimi i tij bëri që të viheshin në shënjestër ata që festonin Vitin e Ri në klubin e natës./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Blero lë pa fjalë Afronën i propozon për martesë VIDEO

Posted: 02 Jan 2017 03:44 PM PST

Afrona Dika ishte ftuar të surprizonte Bleron duke i uruar Vitin e Ri në emisionin 'Prive Reality' por surpriza ka qenë për të.

Këngëtari i hitit 'NuN', i emocionuar vendosi ti propozojë live për martesë.

Blero u ul në gjunjë para Afronës dhe i tha: Unazen e blejme neser bashkë. Unë të dua e ti më do. Dua të jetoj me ty përjetësisht. A pranon të martohesh me mua. (Ne video minuta pas 30:00

capture

ds

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama nuk është viktimë e « post truth »

Posted: 02 Jan 2017 03:22 PM PST

Fjalori prestigjoz i Okfordit përzgjodhi si termin e vitit 2016 mbiemrin « post truth », që në shqip mund të përkthehet përafërsisht, përtej së vërtetës. Në një kontekst më të gjërë, ky koncept ka të bëjë me rrethana kur besimet e verbëra ose emocionet kanë shumë më tepër ndikim në formimin e opinionit sesa faktet reale.

Natyrisht, jo më kot, fjalori i Oksfordit bëri këtë zgjedhje. Të shumë janë editorialistët nga New York-u, Parisi dhe Londra që po i kushtojnë rëndësi kësaj situate të re të shoqërive përendimore, ku me anë të rrejteve sociale, gënjeshtarat kanë mundësi të kenë një influencë po aq të madhe sa dhe të vërtetat objektive.

Të tilla dukuri u vunë re në fushatën e Trumpit në Amerikë (janë të njohura thëniet e manjatit të ndërtimeve se Obama nuk kish lindur në SHBA prandaj presidenca e tij qe e paligjshme), në argumentet e partizanëve të Brexit në Angli (gënjeshta e Nigel Frage se vendi i tij i jep çdo javë BE-së 430 milionë euro), prandaj shumëkush mendon se ato ndikuan në rezultatet e këtyre garave.

Pak a shumë për të njëjtën teknologji është i njohur edhe Sali Berisha në Tiranë. Përmes shpikjes të « qytetarit dixhital » ish kryeministri lëshon në parlament dhe në Facebook, sa të vërteta të frikshme, po aq dhe shpifje marramendëse.

E përbashkëta e këtyre pohimeve pa filtër, që më pas përmes rrjeteve sociale marrin të drejtën për të ekzistuar si të vërteta, ka vënë në pikpyetje edhe rolin e gazetarëve.

A janë vërtet mediat ndërmjetëset që sqarojnë nëse politikanët kanë thënë të vërtetën apo kanë gënjyer ? A janë ato arbitri që tregon se nga cila anë e balancës peshon e drejta? A kanë ato për mision të raportojnë ndershmërisht duke u nisur vetëm nga faktet ?

Pikërisht këtë polemikë që po zhvillohet me zjarr në shoqëritë perendimore ka dashur ta përvetësojë duke e kthyer në favor të tij, kryeministri Rama.

I gjendur shpesh, këtë vit skandalesh të mëdha, në syrin e ciklonit, ai ka provokuar këtë debat teorik në konferencën e shtypi të fundvitit, me shpresën për ta renditur veten mes atyre politikanëve perendimorë që janë bërë viktima të post- truth (përtej të vërtetave).

Dhe ai ka zhvilluar live një debat me gazetarin e ABC, Indrit Maraku mbi rolin që duhet të luajnë mediat.

Situata tashmë është e njohur (shiko videon poshtë).

Kur gazetari e pyeti kryeministrin se përse ai ishte tërhequr nga deklaratat e tre viteve më parë, kur tha se do t'i mbyllte kazinotë dhe lojrat e fatit në qendrat e qyteteve, dhe nëse kjo konfirmonte akuzat e opozitës se ai qe kapobanda e këtij biznesi të pisët, kryeministri reagoi me pathosin e një profesori gjimnazi.

Ai filloi të shpjegonte live për publikun se si duhej të sillej gazetaria, si si misioni i saj ishte që të gjente të vërtetën mes akuzave të opozitës dhe mbrojtjes së pushtetit, se si analistët shqiptarë silleshin si partizanë të partive dhe komentonin duke u nisur jo sipas fakteve, por sipas "përtej të vërtetave" e kështu me radhë.

Por, në ditën e fundit të vitit, Rama zgjodhi terenin e gabuar për tu hequr si një viktimë e gënjeshtrave të kundërshtarëve.

Historia e tij me lojrat e fatit është një histori turpi.

Në fillimin e mandatit të tij, kur mobilizoi reth 6500 policë në operacionin "Fundi i marrëzisë", ai premtoi se do ti jepte fund këtij biznesi që dëmtonte familjen shqiptare dhe psikikën e njerëzve.

Sot tre vite e ca më pas, ai ka dështuar. Dhe argumentat me të cilat ai e përligj këtë dështim (njëri prej tyre se nuk e lejonte LSI-a gjë që e bëri këtë parti të reagonte aty për aty, duke thënë se e votonte menjëherë ndalimin) janë qesharakë. Ai thotë se sot Shqipëria nuk ka rezorte turistike ku mund të vendosen kazionotë, se ato krijojnë vende pune, se ato ndihmojnë buxhetin e shtetit, sikur nuk i dinte këto të dhëna në shtator 2013, kur shpalli me bujë fundin e marrëzisë (lexo shkrimin poshte).

Në fakt, media i vuri në dukje të gjitha këto kundërthënie. Ajo i krahasoi gjithë premtimet pompoze të Ramës me argumentat absurdë që ai rendit sot për dështimin me mbylljen e lojrave të fatit.

Prandaj, në këtë rast, pasi ka analizuar faktet ajo ka të drejtë të ngrejë dyshime : a mos është i lidhur vetë kryeministri me interesat e këtij bizbesi të dyshimte ?

Pikërisht për këtë arsye, pyetja që i bëri gazetari Indrit Maraku, në konferencën e fundvitit, ishte një pyetje prej gazetari race. Një pyetje e tillë mund t'i bëhej Ramës edhe për lejimin e importit të plehrave edhe për gënjeshtrën e fushatës se në Tiranë nuk do të ngriheshin më kulla.

Dhe për të gjitha këto, leksioni i tij se si duhet të silleshin gazetarët për të zbuluar të vërtetën është i panevojshëm. Përpjekja e tij për tu shfaqur si një viktimë e epokës së « post- truth » është një dështim.

Realiteti ngjan krejt tjetër.

Për fat të keq, gazetarët kanë bërë shumë pak në misionin e tyre, sepse aq hapsirë u ka lënë pushteti që po i blen një nga një pronarët e mediave me kjoska qytetesh dhe leje rokaqiejsh.

Për fat të keq, megjithëse kanë demaskuar koncesionet për miqtë, abuzimet me tenderat, plantacionet e pafundme të drogës dhe emrat e shumfishtë të politikanëve të kriminalizuar, ata nuk i kanë shkuar dot deri në fund të vërtetave të tyre.

Pra, në këtë kuptim, ndryshe nga sa pretendon krryeministri ynë, problemi shqiptar nuk i ngjan atij të shoqërive perendimore që shqetësohen se po jetojnë në epokën e post të vërtetave të shpërndara në rrjet.

Ne jetojmë ende në periudhën, kur të vërtetat dalin me vështirësi në shesh dhe çdo përpjekje për të përshkruar një situatë tjetër është në fakt një nismë perverse për të përligjur, ato që tashmë Rama ka paralajmëruar: zvoglimin e lirisë së shprehjes dhe mbylljen e mediave online. (Lapsi.al)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në BE

Posted: 02 Jan 2017 02:32 PM PST

Shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka bërë të ditur 12 prioritetet e Bashkimit Europian.

Mes prioriteteve, Mogherini ka vendosur edhe integrimin europian të Shqipërisë.

Në një shkrim të botuar në blogun e saj zyrtare, ajo thekson se qasja e popujve të Ballkanit në tregun e punës së vendeve anëtare do të jetë një nga 12 prioritetet, ku në secilin muaj, do të realizohet njëri.

Në lidhje me Shqipërinë, Mogherini përmend vizitën e saj në duke e shoqëruar edhe me një video të fjalimit të saj para deputetëve shqiptar.

"Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të 2016-s për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnjë-Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari "Këshill i Stabilizim Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në BE. Është privilegj për mua që kam folur përpara parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE.  Puna vazhdon për të zbutur plagët e së kaluarës për t'ju përgjgjur kërkesës për punë, në mënyrë të integruar dhe hapja e dritës jeshile sidomos për të rinjtë e këtij rajoni", shkruan Mogherini.

/ata/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkëlzen Doli vesh me qeleshe dhe u jep raki instrumentistëve vjenezë

Posted: 02 Jan 2017 02:24 PM PST

Në koncertin e sotëm në pallatin e kongreseve violinisti që ka krijuar ansamblin folklorik të Vienës u ka dhënë në sallë muzikantëve austriakë nga një gotë rakindhe u ka ofruar nga një qeleshe në kokë teksa luanin valsin Danubi Blu të Strauss-it. Komenti i Pandi Laços në TVSh ishte se ai zbardhëlloi të kaltrën e Danubit me qeleshet shqiptare.

Kjo lëvizje piktoreske i dha një prekje shqiptare këtij koncerti që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë 150 mijë USD aq sa i gjithë buxheti vjetor i Teatrit të Operas.

Koncerti u mbyll me marshin e Radeckit dhe nën duartrokitjet e zjarrta të Edi Ramës qe ishte përpjekur ta ngatërronte këtë koncert (për hir të së vërtetës shumë dinjitoz) me koncertin e famshëm të Vjenës.

screenshot_20170102-221724

screenshot_20170102-221712

(Lapsi.al)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter