Ora News: “Reklama anti-duhan, i riu “kollitet” sa herë që ndjen tym cigare” plus 9 more

Ora News: “Reklama anti-duhan, i riu “kollitet” sa herë që ndjen tym cigare” plus 9 more


Reklama anti-duhan, i riu “kollitet” sa herë që ndjen tym cigare

Posted: 10 Jan 2017 12:33 AM PST

Farmacia suedeze ka nxjerrë një fushatë provokuese anti-duhanit.

Në qytetin e Stokholmit, në Suedi ku njerëzit mblidhen  rregullisht të gjithë në shesh për të pirë cigare, është ngritur nje tende reklame, duke shfaqur kokën e një të riu i cili "kollitet" sa herë që ndjen tym cigare.

Fushata  anti-duhan e farmacisë suedeze do të bindi njerëzit  për të lënë duhanin në vitin e ri 2017.

Kjo fushatë u tregon shikuesve: “Ne jemi farmacia suedeze Hjärtat. Misioni ynë është që t'ju ndihmojmë të jetoni një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme. “Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për t’ju ndihmuar të merrni zakone të reja dhe të shëndetshme këtë vit të ri."

3bffb4bb00000578-4102944-image-a-11_1483985037901 3bffb4b700000578-4102944-image-a-10_1483985033043 3bffb4ab00000578-4102944-image-a-12_1483985087674 3bffb4a300000578-4102944-image-a-8_1483985025424 3bffb48f00000578-4102944-image-a-7_1483985022743 3bffb47800000578-4102944-image-a-6_1483985019679 3bffb46e00000578-4102944-image-a-5_1483985010263 3bffb44300000578-4102944-image-a-4_1483985004533

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përndiqte dhe dhunonte bashkëshorten, arrestohet polici

Posted: 10 Jan 2017 12:21 AM PST

Një efektiv policie ka rënë në pranga për dhunë në familje.

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme arrestoi nje punonjes policie, mbi bazen e urdhrit te Prokurorit, për veprën penale të “Perndjekjes”.

Policia thotë se "efektivi i policisë eshte Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës".

Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër,  ne shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Haradinaj

Posted: 10 Jan 2017 12:16 AM PST

Sot Parlamenti i Kosovës do të mbajë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për ndalimin e ish- kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.

Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.

Ndërkohë avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, e ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të Haradinaj në Serbi, por ka shtuar se Beogradi mund ta zvarrisë proçesin dhe Haradinaj të mbahet në Francë për 40 ditë.

Ai madje thotë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga Interpoli që nga listat e Serbisë, të fshijë fldetëarrestet për 20 persona, mes tyre edhe të Haradinajt, dhe pret që kjo të ndodhë nga 16 janari.

“Është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe nevojitet 30 ditë për tu aprovuar kjo kërkesë prej Interpolit. Sa kam unë informacion, asnjë kërkesë deri më tani, Interpoli nuk ja ka refuzuar UNMIK-ut. Kërkesa është bërë me 16 dhjetor dhe pritet që deri më 16 janar të jetë pastruar".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëria, partner i besueshëm për axhendën euro-atlantike në Ballkan

Posted: 10 Jan 2017 12:11 AM PST

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbajnë gjatë gjallë vlerat e Bashkimit Europian dhe angazhimet Trans-Atlantike në jetën politike dhe institucionale.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta në një analizë në "New Europë" mbi sfidat për 2017, kërkon një vëmendje më të shtuar të BE drejt rajonit.

"Kriza e paprecedentë e migrimit dhe sulmet terroriste kanë treguar në dy vitet e fundit se Evropa duhet të jetë më e bashkuar, më e koordinuar dhe më e përgatitur për të ardhmen dhe zhvillimet potencialisht destabilizuese.

Pasiguria, mospërputhjet dhe mosmarrëveshjet në mënyrën se si ne trajtojmë sfidat e ardhshme do të rrisin pasigurinë për shoqëritë tona, dhe të vazhdojnë të shtyjnë qytetarët e dëshpëruar evropiane për të ofruar mbështetje për politikat nacionaliste, populiste dhe ksenofobe, duke vënë në pikëpyetje të gjithë rendin perëndimor".

Meta thotë se Shqipëria, edhe pse një vend modest në Evropën Juglindore po ecën në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj drejt integrimit evropian, pavarësisht nga sfidat e veta dhe lodhja e BE nga zgjerimi.

"Deri në fund të vitit 2016, Shqipëria ka marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të pranimit për anëtarësim në BE me kusht që vendi të avancojë me zbatimin e “Reformës së Drejtësisë". Kam punuar për të inkurajuar klasën tonë politike drejt një konsensusi të dakorduar, pasi kur është fjala për vendimet tona strategjike të jashtme dhe politikat rajonale ne duhet të jenë të bashkuar"

Edhe pse një vend modest në aspektin gjeografik, thekson Meta, Shqipëria ka një rol të veçantë për të luajtur në Ballkan.

"Kjo jo vetëm për shkak të popullsive shqiptare përreth kufijve të saj, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë jugore. Por dhe për faktin se Shqipëria është pa dyshim vendi më pro euro-atlantik në rajon dhe si e tillë, ajo mbart një përgjegjësi të veçantë në mënyrë që të avancojë axhendën Trans-Atlantike në rajonin tonë të brishtë".

Meta nënvizon se Shqipëria e udhëhequr nga parimet e pandryshueshme të marrëdhënieve të hapura, të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë, do të vazhdojë të mbështesë përshpejtimin e integrimit euro-atlantik të fqinjëve, si alternativa e vetme e cila forcon paqen dhe sigurinë për të ardhmen.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përsëritet 1985-sa, në Saranda bie borë

Posted: 10 Jan 2017 12:01 AM PST

Saranda bregdetare është zgjuar sot me një shtresën e bardhë të borës. Reshjet kanë nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe vazhdojnë të bien.

Hera e fundit kur në Sarandë ka rënë borë ka qenë viti 1985.

srr bora-22 boraa

sarandd3 sarande sarand-e2

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Stjuardesat më seksi në botë  

Posted: 09 Jan 2017 11:43 PM PST

Anëtarët e ekuipazhit të aeroplanëve shpesh mund  argumentojnë  se puna e tyre nuk është edhe aq e bukur, por me siguri   ju nuk do ta besoni kur të shikoni se si jetojnë disa prej shoqërueseve të fluturimit.

Ndarja e jetës së tyre  të lakmueshme në rrjetet sociale tashmë është bërë një zakon në jetën e tyre të përditshme. Stjuardesat e aeroplaneve  përmes hashtagut "#cabincreëlife postojnë foto evideo nëpër vende të ndryshme të botës nga jeta e luksit e tyre

3bfd2db600000578-0-image-a-117_1483974259687 3bfd2dc300000578-0-image-a-119_1483974299947 3bfd2dac00000578-0-image-a-114_1483974106129 3bfd2d8c00000578-0-image-a-90_1483972737439 3bfd2d9a00000578-0-image-m-89_1483972490164 3bfd2d9f00000578-0-emirates_hostess_georgia_nielsen_from_melbourne_shows_off_her_en-m-81_1483972438334 3bfd2da300000578-0-image-m-72_1483972347143 3bfd2e4600000578-0-image-a-120_1483974473611 3bfd2e5200000578-0-image-a-69_1483972164895 3bfd2e5700000578-0-image-a-68_1483972079697 3bfd2e3f00000578-0-image-a-67_1483971482982

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

IKMT nis prishjen e një objekti 3 katësh tek Universiteti Bujqësor

Posted: 09 Jan 2017 11:35 PM PST

 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit rinis prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme në ambientet e Universitetit Bujqësor Tiranë.

Puna ka filluar me një objekt tre katësh (dy kate plus papafingo), 204 metër katrorë me posedues B.K.

IKMT thotë se ky objekt është përjashtuar nga proçesi i legalizimit me Vendimin nr.14735 datë 1.12.2016 të ALUIZNI-t.

Në këtë zonë, ky është ndërtimi i parë që prishet për këtë vit, ndërkohë që gjatë muajit dhjetor u prishën 24 objekte.

Operacioni është ndërmarrë në kuadrin e rikthimit të këtij institucioni publik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve.

objekti

Objekti që do shembet

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ahmeti gati të negociojë me Gruevskin për Qeverinë e re

Posted: 09 Jan 2017 11:12 PM PST

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ju përgjigj konkretisht deklaratës së Nikolla Gruevskit, i cili në një intervistë për gazetën "Dnevnik", i bëri të qartë BDI-së se nëse nuk ben koalicion me VMRO DPMNE-në, dera e kësaj partie mbyllet për koalicione të mundshme në të ardhmen.

Por nga ana tjetër, Ahmeti konfirmoi se fillimisht bisedimet për qeverinë e ardhshme do ti zhvillojë me partinë fituese.

Ahmeti: "Ne do të fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandat”.

A keni biseduar deri më tani me ndonjë palë, se ka shumë zëra në opinion?

Ahmeti: “Të gjithë ato zëra i hedh poshtë, dhe vërtetë janë të paarsyeshme sepse nuk ka pasur asnjë takim zyrtar".

Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, gjatë ditës së djeshme tërhoqi vëmendjen se nëse BDI nuk respekton parimin e fituesit, as partia e tij nuk do të respektojë të njëjtin parim në zgjedhjet e ardhshme.

"Nëse VMRO DPMNE-së si parti fituese i bëhet lojë nga BDI, pa marrë parasysh se cilat janë arsyet, të jeni të bindur se  VMRO DPMNE shumë shpejtë do të kthehet fuqishëm edhe atë së paku me dy mandate të radhës. Dhe sigurisht që do të jemi pa asnjë obligim në formimin e qeverisë", tha Gruevski.

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu thotë se partia e tij mbetet në parimet e veta, se koalicion me persona të dyshuar nga ana e Prokurorisë Speciale nuk do të bëjë, kurse thonë që BDI i ka borxh Nikolla Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së.

"Ne nuk mund të paragjykojmë se kush me kë do hyjë në qeveri. Ne mund të flasim për parimet tona dhe jemi deklaruar disa herë se BDI-ja  i ka borxh Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Ne nuk mund ta vlerësojmë këtë, ne e dimë se ato me vite të tëra janë marrë dhe janë dhënë mes vete dhe se dashuria e tyre 10 vjeçare ka lënë pengje të tyre gjatë kësaj periudhe", u shpreh ai.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se nuk do ti përgjigjen ftesës së Gruevskit, dhe se koalicioni BDI-VMRO DPMNE ka qenë i dëmshëm për qytetarët.

"Nuk dua te komentoj raportet e një koalicioni 8 vjeçar, të cilën ne si Aleance për shqiptaret vazhdimisht e kemi kritikuar dhe vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin se kanë qenë binomi më i keq për shqiptaret në historinë 26 vjeçare te Maqedonisë", thonë nga kjo parti.

Derisa nga sot po rrjedhin afatet për formimin e Qeverisë së re me mandatar Gruevskin, vendimtare do të jetë BDI. Kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti në intervistën në Klik Plus që do të transmetohet nesërmbrëma ka shpalosur të gjitha opsionet për përfshirjen ose jo në qeverisjen e ardhshme./tv21.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Liqeni i Ohrit shndërrohet në “pistë patinazhi”

Posted: 09 Jan 2017 11:03 PM PST

Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Liqeni i ngrirë për struganët dhe turistët e shumtë ishte një atraksion i vërtetë, për shkak se është një pamje që rrallëherë ndodh.

Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit.

Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë para më shumë se tridhjetë vjetëve.

Për dyzet vjet nuk kam parë akull në liqen, në fakt aq sa mbaj mend unë kurrë nuk është ngrirë. Erdhëm të shohim si është. Të moshuarit në Strugë thonë se në vitet e pesëdhjeta ishin ngrirë kallami i liqenit dhe barkat – shprehet një qytetar.

Unë 20 vjet vij këtu në Strugë diçka si kjo deri tani nuk kam parë. Minus 22, minus 25 është shumë për këtë liqen, kjo më habit. Ky është një atraksion i vogël – shton një tjetër qytetar.

Ndërkohë problem shtesë për struganët janë rrugët e ngrira nëpër qytet dhe ato që të çojnë në Ohër./Alsat.M/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhëndri i Trump do bëhet këshilltar në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 09 Jan 2017 10:57 PM PST

Jared Kushner, dhëndri i presidentit të zgjedhur amerikan, do të bëhet këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të përqëndrohet në politikat tregtare në Lindje të Mesme, kanë thënë zyrtarë të ekipit të Donald Trump.

Kushner, i cili më 10 janar mbush 36 vjeç, do e nis punën vetëm pasi të këshillohet ligjërisht se ky emërim nuk shkel ligjet kundër nepotizmit, kanë thënë më tej zyrtarët.

Ky post nuk ka nevojë të marrë miratimin e Senatit, dhe se Kushner nuk do të paguhet.

Trump ka thënë se Kushner "është një aset i jashtëzakonshëm dhe këshilltar i besueshëm përgjatë fushatës dhe tranzicionit".

Kushner është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka.

Ai do heq dorë nga posti i shefit të kompanisë familjare që merret me patundshmëri, por edhe si pronar i gazetës "New York Observer", ka thënë avokati i tij.

Ndërkohë Trump ka parashikuar se të gjitha nominimet e tij për postet e rëndësishme të administratës së ardhshme do e marrin konfirmimin e Senatit, edhe pasi demokratët kanë thënë se ekipi i tij ka injoruar procesin e verifikimit.

"Unë mendoi se të gjithë do kalojnë", ka thënë Trump, duke shtuar se "të gjithë janë në nivelin më të lartë"./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter