Ora News: “Përpiqet të hipë në makinë, ngricat nuk e lënë” plus 9 more |
- Përpiqet të hipë në makinë, ngricat nuk e lënë
- Korça zgjohet me borë e ngrica, i bllokuar aksi Ersekë – Leskovik
- Kalimi në Gjirokastër vetëm me zinxhirë, trashësia e borës deri në 20 cm
- Prizreni, Gjilani, Peja, Mitrovica, Gjakova e Ferizaj në protestë për Haradinajn
- Obama përlotet teksa flet për Michelle: Shoqja ime më e mirë!
- Vriten 5 zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, plagoset Ambasadori
- Thaçi, Engel: Franca ta kthejë Haradinajn në Kosovë
- Obama, amerikanëve: Mbroni demokracinë si të ishit gardianët e saj
- Panariti: Qindra ha sera me luleshtrydhe janë dëmtuar nga ngricat
- Itali, në 9 ditë kapen 2 ton marijuanë, dyshohet se vinte nga Shqipëria
| Përpiqet të hipë në makinë, ngricat nuk e lënë Posted: 10 Jan 2017 11:58 PM PST Vajza nga Kanadaja përpiqet të hipë në makinën e saj, por mesa duket është e pamundur. Ngricat në parkimin ku ajo ndodhet nuk e lënë të hipë. Ajo rreshqet pasi dhe këpucët që ajo ka mbathur janë të papërshtatshme. Kjo video e cila është bërë menjëherë virale duke shkaktuar humor tek të gjithë ata që e kanë parë, është filmuar nga mamaja e vajzës, e cila duket se nuk përmbahet dot nga e qeshura.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Korça zgjohet me borë e ngrica, i bllokuar aksi Ersekë – Leskovik Posted: 10 Jan 2017 11:57 PM PST Në Qarkun e Korçës kanë filluar rreshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë të akullit. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili aktualisht rezulton i bllokuar nga debora. Akset e kalueshme me zinxhirë. Korçë -Voskopojë – Dardhë; Korçë – Qafa e Qarrit , Korçë- Goricë; Pogradec – Qafë Plloçë, Pogradec- Qafë Thanë; Korçë-Devoll-Kapshticë; Ersekë-Qafë Qarri Policia e qarkut të Korçës informon se policia Rrugore është në gadishmëri dhe monitorim të vazhdueshëm të lëvizjes së automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Gjithashtu u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kalimi në Gjirokastër vetëm me zinxhirë, trashësia e borës deri në 20 cm Posted: 10 Jan 2017 11:49 PM PST Reshjet e borës që kanë rënë përgjatë natës në qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, por jo bllokim. Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15- 20 cm. Vendet më problematike paraqiten “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i Ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore, është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Uniformat blu u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Prizreni, Gjilani, Peja, Mitrovica, Gjakova e Ferizaj në protestë për Haradinajn Posted: 10 Jan 2017 11:44 PM PST Mediat kosovare shkruajnë se sot do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Protesta mbahet me moton "Kundër fyerjes dhe padrejtësisë" në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55. Lideri i AAK-së është arrestuar javën e kaluar nga autoritetet franceze në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Obama përlotet teksa flet për Michelle: Shoqja ime më e mirë! Posted: 10 Jan 2017 11:34 PM PST Ka kaluar mes emocionesh të forta fjalimi i lamtumirës së presidentit amerikan, Barak Obama në Çikago. Vetë ky i fundit nuk përmbajti dot lotët teksa falenderoi përzemërsisht zonjën e parë Obama. Obama e përfundoi fjalimin e tij të martën duke e cilësuarMichelle një një model për vendin dhe shoqen më të mirë. “Michelle, gjatë 25 viteve, ju keni qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por shoqja ime më e mirë. More përsipër një punë në të cilën nuk u pyete, dhe e bëre në mënyrën tënde me hir, me kurajë, me stil dhe humor të mire.Ju e keni kthyer Shtëpinë e Bardhë në një vend që i përket të gjithëve. Jeni frymëzim dhe një model për brezin e ri". Krenar Obama u shfaq edhe për të bijat. Dëshmitare e këtyre emocioneve ishte dhe vajza e madhe Malia, e cila e ulur përkrah të ëmës duartrokiti dhe qau me fjalimin e babait të saj. Sakaq u vu re mungesa e vajzës së vogël Sasha. Shtëpia e Bardhë deklaroi më pas se 15 vjeçarja qëndroi në shtëpinë e tyre në Uashington, pasi kishte një test në shkollë të nesërmen. Presidenti pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por optimist për të ardhmen u bëri thirrje njerëzve të marrin pjesë në procesin demokratik të vendit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vriten 5 zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, plagoset Ambasadori Posted: 10 Jan 2017 11:09 PM PST Pesë zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe u vranë në një sulm me bombë në një hotel në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan. Nga sulmi mbetën të plagosur dhe 14 persona të tjerë mes tyre guvernatori provincial dhe ambasadori iEmirateve të Bashkuara Arabel. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes së të martës, ndërsa guvernatori Hamayoon Azizi, ishte në darkë me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kabul, të shoqëruar nga disa zyrtarë afganë dhe diplomatë nga Emiratet. Zëdhënësi i qeverisjes provinciale, Samin Khpalëak, tha se guvernatori dhe ambasadori i Emirateve, i identifikuar si Juma Mohammed Abdullah al-Kaabi, janë plagosur. Tre ditë zie janë shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Thaçi, Engel: Franca ta kthejë Haradinajn në Kosovë Posted: 10 Jan 2017 10:56 PM PST Në një kumtesë të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, kërkohet lirimi sa më i shpejtë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. "Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues", thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se "ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesoj rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë". Mëtutje, në deklaratën e dërguar mbrëmë vonë, pas një takimi Engel – Thaçi, theksohet se "Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit" dhe se "në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdoj me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën". "Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t'ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kththet në rrugën konstruktive", thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Obama, amerikanëve: Mbroni demokracinë si të ishit gardianët e saj Posted: 10 Jan 2017 10:53 PM PST Barak Obama u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mbrojnë demokracinë si të ishin gardianët e saj, në fjalimin përmbyllës të fushatës ‘Po ne mundemi’. Obama vlerësoi si arritje të administratës së tij uljen e shkallës së papunësisë si dhe uljen e kostove të shërbimit shëndetësor, por u shpreh se këto arritje janë shënuar falë vullnetit të popullit amerikan. Edhe njëherë, lideri në ikje i Shtëpisë së Bardhë e pranoi se ka ndasi të mëdha në qëndrime me pasardhësin e tij Trump, po u shpreh se ka bërë gjithçka për të siguruar një tranzicion sa më të mirë të pushtetit. Në një fjalim emocionues të përmbylljes së fushatës së ‘Po ne mundemi’, Presideti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përcjellë mesazhet e tij të fundit për qytetarët amerikanë, të cilëve u ka kërkuar që t’a mbrojnë demokracinë si të ishin gardianët e saj. Presidenti i 44-t në historinë e SHBA-ve vlerësoi progresin që sipas tij është shënuar në dy mandatet që ai qëndroi në krye të Shtëpisë së Bardhë, por theksoi se të gjitha arritjet kanë ardhur falë përkushimit të popullit amerikan. “Kjo është diçka që e arritët ju. Ju ishit ndryshimi. Ju ju përgjigjët shpresave të qytetarëve. Dhe falë jush, Amerika është sot një vend më i mirë dhe më i fortë se në momentin që nisi gjithçka”, u shpreh Obama, deklaratë që u prit me ovacione nga të pranishmit. Më tej, lideri në ikje i Uashingtonit foli për ndryshimin e pushtetit dhe për pasardhësin e Donald Trump. Obama e pranoi se mes tij dhe Presidentit të ardhshëm ka shumë ndasi në mendime, por nënvizoi se ka bërë të pamundurën për një tranzicion sa më të lehtë të administratës. Megjithatë, ai u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që të mbrojnë vlerat amerikane siç janë demokracia, sundimi i ligjit, si dhe mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, një kritikë në distancë kjo për Trump. “Për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës nuk është thjeshtë e nevojshme që të forcojmë ushtrinë. Demokracia mund të tkurret kur ne dorëzohemi ndaj frikës, Kështu që ne si qytetarë, duhet të tregohemi vigjilentë ndaj veprimeve agresive të jashtëme, por duhet të mbrojmë edhe vlerat na personifikojnë ne.” Sa i përket dy mandateve të tij në krye të vendit, lideri në ikje i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi si arritje uljen e shkallës së papaunësisë, rivitalizimin e ekonomisë si dhe uljen e kostove për kujdesin shëndetësor. Një moment emocionues ishte edhe kur Obama, foli për familjen dhe bashkëshorten e tij Michelle. “Michelle LaVaughn Robinson, një vajzë nga pjesa jugore e vendit. Për 25 vite, nuk ke qënë vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ke luajtur një rol mjaft të madh me stilin dhe humorin që të karakterizon.” Obama do të lërë zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë më datë 20 janar, për t’u pasuar nga Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Panariti: Qindra ha sera me luleshtrydhe janë dëmtuar nga ngricat Posted: 10 Jan 2017 01:53 PM PST Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se dhjetëra hektarë sera me luleshtrydhe janë dëmtuar si pasojë e motit të keq. Ai tha se zgjidhja afatgjatë e problemit të dëmshpërblimit është sigurimit. Panariti: Ka dëme në disa dhjetëra hektarë në sera me luleshtrydhe dhe pavarësisht nga përpjekjet e fermerëve nuk ka qenë e mundur. Ne kemi mbajtur evidenca të qarta për të parë se si mund t'u vihet në ndihmë fermerëve. Por, në pikëpamjen afatgjatë ata duhet të sigurohen. Kemi futur për herë të parë në skenën e sigurimit 974 fermerë. Kam pasur kontakte me agjenci sigurimi për të futur edhe serat pasi këto do të jenë garanci për të përballuar katastrofat natyrore. Vlerësimi i dëme Panariti: Pas një jave do të kemi bilancin e plotë të dëmeve nga kjo situatë. Janë dëmtuar serat me domate dhe luleshtrydhe. Nuk kemi dëme të raportuara në blegtori. Për situatën e dëmeve në sera në Lushnjë dhe Berat do të shikojmë mundësinë e ndihmës së fermerëve. /Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Itali, në 9 ditë kapen 2 ton marijuanë, dyshohet se vinte nga Shqipëria Posted: 10 Jan 2017 01:42 PM PST Prej 1 janarit të 2017 e deri më 9 janar, policia financiare italiane ka sekuestruar rreth 2 tonë kanabis trafikuar me gomone në brigjet italiane përmes Adriatikut. Operacioni i parë i sekuestrimit të lëndës narkotike për këtë vit i përket natës së 1 janarit 2017 kur Financa e Lecces informon se janë gjetur rreth 40 pako kanabis për një peshë totale prej 760 kg. Lënda narkotike ishte e gjetur e braktisur në zonën TORRE SPECCHIA RUGGERI të komunës VERNOLE në provincën e Lecces. Pak metra më larg policia italiane ka gjetur dhe një gomone, një tutë nënjuore e një thikë. Pak ditë më vonë më datë 5 janar 2017 po në rajonin e Lecces, roja bregdetare e policisë financiare ka identifikuar në orët e para të mëngjesit një gomone me 3 persona në bord që po lundronte me shpejtësi drejt brigjeve italiane. Pas ndjekjes prej disa orësh polcia italiane ka gjetur të braktisur gomonen në brigjet e komunës SAN CATALDO-TORRE VENERI me rreth 510 kg marijuanë. Gjatë inspektimit të zonës është arrestuar një shtetas shqiptar, një nga skafistët që kishin braktisur gomonen, i identiffikuar falë veshjes së lagur e filmimit nga ajri. Sekuestrimi i 3 i një sasie të mëdha marijaunë përmes Adriatikut u raportua pasditen e datës 9 janar nga Mediat italiane. Po në rajonin e Lecces sipas mediave lokale u gjet e braktisur një tjetër gomone e braktisur me rreth 700 kg marijuanë në zonën San Basilio, Marina di San Foca. Deri në pritje të një komunikate zyrtare të Policisë italiane, mediat italaine informojnë se gomonia e lënda nnarktoike ëshë gjetur nga disa peshkatarë të zonës. Pra nga 1 janari i këtij viti deri më sot Policia Italiane ka sekuestruar rreth 1970 kg marijuanë e trafikuar me gomone përmes Adriatikut. Kjo sasie e madhe lëndë narkotike mendohet të jetë trafikuar në të 3 rastet nga Shqipëria drejt Italisë. ![]() Marijuana e sekuestruar ne 1 janar ![]() Marijuana e sekuestruar ne 5 janar Marijuana e sekuestruar ne 5 janar /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







