Ora News: “Ngrica dhe akull, rrugët në veri të kalueshme me zinxhirë” plus 9 more

Ora News: “Ngrica dhe akull, rrugët në veri të kalueshme me zinxhirë” plus 9 more


Ngrica dhe akull, rrugët në veri të kalueshme me zinxhirë

Posted: 07 Jan 2017 11:50 PM PST

Dita e sotme është parashikuar që të jetë një ditë e ftohtë dhe me temperature shumë të ulëta. Si pasojë e ngricave në veri të vendit akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.

Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë është i kalueshëm me zinxhir, ndërsa problematike është situata në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ku ka rënie të orteqeve të dëborës.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe qafë Qerreti-Qelëz është i bllokuar për të gjitha mjetet

Aksi rrugor fushë Arrëz-Qafë Shllak është i bllokuar, po punohet për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë.

Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape rruga është e bllokuar.

Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë.

Ndërkohë është kthyer furnizimi me energji elektrike në njësinë administrative Shalë. Ndërsa njësia administrative Pult vazhdon të mbetet pa energji.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kundër arrestimit të Haradinaj, të hënën protestojnë shqiptarët në Amerikë

Posted: 07 Jan 2017 11:39 PM PST

Komuniteti i Shqiptarëve në Amerikë ka bërë thirrje për t'iu bashkangjitur protestës kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Ftojmë të gjithë të bashkohen në një protestë paqësore kundër arrestimit të z.Ramush Haradinaj, këtë të hënë më 9 janar 2017 nga ora 11:00-13:00. Bashkohuni në protestën tonë paqësore për lirimin e Haradinajt", thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Në shenjë të kërkesës për lirimin e Haradinajt, ky komunitet ka kërkuar që në protestë qytetarët të sjellin me vete flamujt, atë të Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tetë viktima nga i ftohti në Itali

Posted: 07 Jan 2017 11:21 PM PST

Vala e motit të keq, me temperatura shumë të ulëta dhe me ngrica që ka filluar që prej të premtes ka përfshirë të gjithë Europën. Në shtetin fqinj Itali 8 persona kanë humbur jetën në 48 orët e funit duke përfshirë edhe aksidentet nga ngricat.

Mes viktimave janë edhe dy persona të pastrehë. Njëri është një 48-vjeçar i pastrehë me origjinë nga Polonia, i cili vdiq nga i ftohti në Firence. Ndërsa personi tjetër i pastrehë vdiq në Milano, edhe pse ai ka ndërruar jetë në datën 5 janar, vdekja e tij është raportuar ditën e djeshme.

Gjithashtu një person tjetër i cili ka rënë viktimë e të ftohtit është një pensionist 81 vjeçar. Ai vdiq afër banesës së tij në Brianza.

Mediat italiane thonë se 5 personat e tjerë vdiqën në ditën e Epifanisë, një prej tyre është një grua 49 vjeçare nga Bari, e cila rrëshqiti në akull.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA, 26-vjeçari Santiago akuzohet për sulmin në aeroportin e Floridas

Posted: 07 Jan 2017 10:55 PM PST

Presoni i dyshuar që ndodhet në paraburgim akuzohet nga prokurorët si personi që ka kryer sulmin me armë në aeroportin e Floridas.

Esteban Santiago, 26 vjeç akuzohet se hapi zjarr në aeroportin Fort Lauderdale ku mbetën të vrarë pesë persona dhe tetë të tjerë u plagosën.

Ai është akuzuar për kryerjen e një akti të dhunës në një aeroport ndërkombëtar me pasojë vdekje, e cila mbart një dënim maksimal të ekzekutimit.

Santiago përballet gjithashtu me akuza të armëmbajtjes.

I dyshuari, i cili është në paraburgim, i tha agjentëve se ai kishte planifikuar sulmin dhe bleu një biletë vetëm vajtje në Fort Lauderdale, sipas dokumenteve të gjykatës.

Autoritetet thanë se nuk dihet se përse ai zgjodhi këtë objektiv dhe se ende nuk është përjashtuar terrorizmi si mundësi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në arrati por Stresi publikon këngën e re, klipi do t’iu habisë

Posted: 07 Jan 2017 01:52 PM PST

Nuk mundi të përfundojë xhirimet e klipit të projektit të tij më të ri, megjithatë Stresi ka mbajtur fjalën duke publikuar këngën e re në datën që u kishte premtuar fansave.

"Mos u dorzo" titullohet kënga e cila si mesazh kryesor ka "jetës nuk i dihet sa je sa nuk je amo ni sen mbaje mend jam badboy deri në dhe".

Por dhe pse nuk përfundoi klipin, Stresi e ka mbuluar mirë videon me kronika lajmesh nga historia e parë e arratisjes nga policia deri tek rasti i fundit që është shpallur në kërkim pas videos së publikuar ku qëllonte me shotgon në ajër.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Borë, ngrica dhe mungesë energjie, më e keqja akoma nuk ka kaluar

Posted: 07 Jan 2017 01:43 PM PST

Temperaturat nën zero dhe dëbora e rënë kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor, sidomos në akset që lidhin zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me probleme të furnizimit me energji elektrike.

Strukturat e Emergjencave Civile në qarqe dhe firmat për pastrimin e dëborës kanë qenë në krye të detyrës ndërsa Policia Rrugore ka vijuar me kontrollin e mjeteve për pajisjen me zinxhirë në akset me probleme të akullit e borës në rrugë.

Nga informacionet më të fundit rezulton që në një pjesë të mirë të zonave ku ka pasur mungesë energjie është stabilizuar gjendja, ndërsa po punohet për të rregulluar defektet në zonat që kanë mbetur pa energji.

Ndërkohë siç njoftohet nga buletinet meteorologjike, në 12 orët në vazhdim pritet që të ketë ulje të mëtejshme të temperaturave të ajrit sidomos në zonat malore.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata në akset rrugore në të gjithë vendin, deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë.
Në Rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Akset rurale të njësive administrative: Grykë Çajë, Kalis, Arrën, Surroj, Topojan Shishtavec, vijojnë të jenë të bllokuara.

Akset rurale të njësisë administrative Gjinaj, Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.
Në disa fshatra të njësive administrative, Lekbibaj, Gjinaj, Grykë Çajë, Arrën, Kalis, Bushtricë ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

QARKU DIBËR
Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

Aksi rrugor Peshkopi -Lurë, vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me një fadromë për hapjen e saj.

Aksi rrugor Peshkopi –Selishtë është i kalueshëm me zinxhirë. Pas një pune intensive është bërë e mundur hapja e këtij aksi rrugor.

Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

QARKU SHKODËR
Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth është i bllokuar pasi trashësia e borës ka arritur 1 metër. Po punohet me 4 fadroma për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Shkodër- Bregu Lumit është i bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor.

Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult vazhdon të jetë problem mungesa e energjisë elektrike.

Aksi rrugor Qaf Mali-Fierzë është i bllokuar. Trashësia e dëborës është 1.2 metër. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë për hapjen e aksit rrugor.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti -Qelëz, është i bllokuar. Trashësia e dëborës në Qafë Shari është rreth 70 cm. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor.

Aksi rrugor Fush Arrëz – Qafë Shllak, është i qarkullueshëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës është 1 m.

Po punojnë 2 fadroma në këtë aks rrugor.
Aksi rrugor Qafë Çelë – Pukë-Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë.
Po punojnë 4 borëpastruese dhe 1 fadromë në këtë aks rrugor.

Aksi rrugor Hadroi – Qafë Benë, i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese  dhe 1  fadromë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Si shkak i motit me erë të fortë ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike në bashkinë Pukë dhe në disa fshatra të Njësive Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan.

Segmenti rrugor Bogë – Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur "Gropat e Selcës" ka rreth 70 cm dëborë.

Po punojnë tre fadroma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore në bashkinë Malësi e Madhe.
Segmenti rrugor Shllak- Temal vazhdon të jetë i bllokuar.

QARKU LEZHË
Aksi rrugor Kallmet-Ungrej, është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Rrëshen- Tuneli i Kalimashit është i kalueshëm me zinxhirë. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të siguruar kalueshmërinë në rrugë.
Aksi rrugor Rrëshen – Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Firma kontraktore po punon me fadroma për të mbajtur të hapur rrugën.
Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, dhe Selitë janë bllokuar nga dëbora e cila ka arritur trashësinë 35-100 cm. Firmat kontraktore janë duke punuar, por ka vështirësi për shkak të ngricave.
Në njësitë administrative Fan, Orosh dhe Selitë ka mungesë të energjisë elektrike.
Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në akset rrugore.

QARKU ELBASAN
Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë pas një pune intensive është bërë i kalueshëm me zinxhirë. Në Njësinë Administrative Stëblevë është rikthyer në normalitet furnizimi me energji elektrike.
Në Njësitë administrative: Kodovjat dhe Skënderbegas të bashkisë Gramsh pas një pune nga grupet e OSHEE është rikthyer energjia elektrike.
Situata është drejt normalitetit.

QARKU KORÇË
Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin i cili është i qarkullueshëm me zinxhir.
Nuk raportohen probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ish-e dashura i tregon Justin Bieber çfarë ka humbur

Posted: 07 Jan 2017 01:24 PM PST

Me format e saj perfekte dhe bukurinë që e karakterizon, nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë e tërhoqi Justin Bieber te Chantel Jeffries.

Modelja 23 vjeçare ka shfaqur edhe njëherë fizikun e saj mahnitës në plazhin e Miamit.

E veshur me bikini të bardha, Chantel dukej më seksi se kurrë duke i treguar kështu këngëtarit se çfarë  ka humbur.

3be7a6df00000578-4096186-image-m-23_1483738115566 3be7a61400000578-4096186-image-a-30_1483739752552 3be7a6b400000578-4096186-image-a-29_1483739745711 3be7a6fb00000578-4096186-image-a-21_1483737852861 3be7a60f00000578-4096186-image-a-13_1483737672337 3be7a63f00000578-0-image-m-12_1483737415119 3be7a6ee00000578-4096186-image-m-26_1483739701806 3be7a65700000578-4096186-tanned_chantel_showed_off_her_slender_legs_and_suntan_in_the_ski-m-28_1483739717205 3be7a63300000578-0-image-m-9_1483735314330

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Brenda festës së fundit së Obamës me yjet e famshme

Posted: 07 Jan 2017 01:03 PM PST

Dhjetëra personazhe të famshme kanë festuar deri në 4 të mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur Paul McCartney, Tom Hanks, Meryl Streep dhe SJP të cilët nuk iu ndanë pistës së vallëzimit.

Të ftuarit e listës strikte VIP, ishin të ndaluar të filmonin në ambjentet e brendshme kur Barack dhe Michelle shërbyen pulë e pite në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Por kjo nuk i ndaloi artistët të publikonin selfie në rrjetet sociale për të zbuluar se si elita e Hollywood festoi për të përcjellë familjen e dashur presidenciale.

Beyonce, Jay Z, Bruce Springsteen dhe Oprah Winfrey ishin ftuar gjithashtu të merrnin pjesë në festën e Obama-ve.

3bea28d800000578-4096826-image-a-53_1483769826014 3bea289f00000578-4096826-image-a-61_1483769860595 3beb993700000578-0-fashion_designer_prabal_gurung_posted_a_cheeky_selfie_on_instagr-a-22_1483799184766 3beb990300000578-0-songwriter_diane_warren_posted_photos_of_her_with_apple_music_ex-m-7_1483797158333 3bea19ef00000578-4096826-jill_scott_also_posed_for_a_photo_as_she_made_her_way_to_the_whi-a-49_1483769486902 3beb990800000578-0-image-m-20_1483798981919 3be90c4e00000578-0-president_barack_obama_and_the_first_lady_are_saying_their_final-m-1_1483795864377 3be90c5700000578-4096826-and_singer_jordin_sparks_gushed_about_bringing_her_father_to_the-a-50_1483769486940 3be90c5300000578-4096826-singer_nick_jonas_also_arrived_at_the_white_house_and_showed_off-a-45_1483769486676 3becfdcd00000578-4097492-image-m-20_1483805279912 3bee5ac200000578-4097492-image-m-22_1483818961739 3bee3ff300000578-4097492-image-m-10_1483817112785 3bee6a8c00000578-4097492-image-m-28_1483819837387 3bee3ff700000578-4097492-solange_is_pictured_here_rehearsing_for_the_event_and_stated_it_-m-16_1483817460568 3beaebec00000578-0-image-a-16_1483798678127 3bee5ac600000578-4097492-image-m-19_1483818701317 3beb98f400000578-0-celebrity_couples_john_legend_and_chrissy_teigen_are_pictured_al-m-4_1483796923399

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Europa përballet me të ftohtin, dhjetëra viktima gjatë orëve të fundit

Posted: 07 Jan 2017 01:01 PM PST

Si pasojë e motit të ftohtë, në Europë janë shënuar dhjetëra viktima gjatë orëve të fundit. Në Itali, 8 persona kanë ndërruar jetë, teksa shumica e tyre janë të moshuar. Ndërkohë, edhe në Poloni paraqitet një situatë e ngjashme, teksa bilanci i viktimave ka arritur në 10. I ftohti ka sjellë paralizim të transportit ajror për shumë kompani europiane gjë që ka shënuar vonesa për pasagjerët.

Europa vijon të përballet me motin e ashpër teksa stuhitë e dëborës dhe ngricat kanë prekur pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Situata duket mjaft e vështirë edhe në Itali, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima.

Temperaturat më të ulta janë shënuar në veri të gadishullit, ndërkohë që pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar.

Kjo situatë ka bërë që qeveria të mobilizohet duke vendosur në dispozicion numra telefoni për raste emergjence, ndërkohë që qytetarëve u është kërkuar të tregohen të kujdesshëm.
Autoritetet kanë bërë thirrje të evitohen në maksimum daljet e panevojshme për shkak të vështirësive që kanë krijuar ngricat në lëvizje.

Gjithashtu, thirrje ka patur edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilëve u kërkohet që t’i ngasin makinat me kujdes dhe të përdorin zinxhirë.

Edhe në Poloni situata duket mjaft e vështirë, ku në total gjatë dy ditëve që kemi lënë pas janë regjistruar 10 viktima.

Shtatë prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e hipotermisë, ndërkohë që tre të tjerët janë helmuar nga monoksidi i karbonit që çlirohet nga lëndët e djegshme, të cilat përdoren për ngrohje. Termometri në këtë vend ka arritur deri në -25 gradë Celsius.

Ndërkohë, situata është kaotike edhe në Stamboll, ku moti i ftohtë ka paralizuar qarkullimin e automjeteve, por edhe transportin ajror. Zyrtarët bënë të ditur anulimin e më shumë se 650 fluturimeve, duke shkaktuar vonesa për qytetarët.

Megjithatë, zyrtarët njoftuan se afro 6.000 pasagjerë u dërguan në hotele teksa u shpërndanë edhe 20.000 racione ushqimi për pasagjerët që mbetën të bllokuar në aeroportet kryesore të vendit.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me kompani të tjera europiane ajrore, të cilat kanë anulluar qindra fluturime.

Probleme ka patur edhe për vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Suedinë, Finlandën, vendet baltike etj.

Megjithatë, krahas problemeve, reshjet e dendura të dëborës kanë favorizuar edhe ushtrimin e sporteve dimërore për të apasionuarit pas tyre.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PS “ndez” motorët për zgjedhjet, Rama mbledh kordinatorët në Durrës

Posted: 07 Jan 2017 12:52 PM PST

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e qershorit. Gjatë paradites mësohet se Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim pa praninë e mediave në vilën qeveritare në Durrës, ku kanë qenë të pranishëm koordinatorët e PS në 12 qarqet, por edhe një pjesë e deputetëve dhe e Kryesisë.

Mësohet se pjesë e takimit ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe kreu i grupit parlamentar socialist dhe njëkohësisht keu i Asamblesë së PS-sw, Gramoz Ruçi.

Gjatë takimit, mësohet se Rama ka dhënë udhëzime për organizimin e strukturave në rrethe me qëllim nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Kreu i mazhorancës ka deklaruar se edhe në këto zgjedhje PS do të jetë në aleancë me LSI, por deri tani partia e Metës nuk ka dalë ende me një vendim zyrtar nëse do të vijojë apo jo bashkëpunimin me socialistët edhe për 4 vitet e ardhshme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts: