Ora News: “Ndalohen dy shtetas, njëri dhunoi gruan, tjetri kunatën” plus 9 more

Ora News: “Ndalohen dy shtetas, njëri dhunoi gruan, tjetri kunatën” plus 9 more


Ndalohen dy shtetas, njëri dhunoi gruan, tjetri kunatën

Posted: 11 Jan 2017 11:47 PM PST

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e dy shtetasve me akuzën e dhunës në familje.

Uniformat blu bënë ndalimin e  shtetasit Besnik   Dashhana,  31 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 21.12.2016, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases G.D, 28 vjeçe.

Po kështu u ndalua dhe shtetasi Refit  Tërnova, 39 vjeç, banues në Elbasan

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi më datë 10.01.2017, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases S.T, 50 vjeçe

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale "Dhuna në familje".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç: Kriminelët nuk duhet të mbrohen, pavarësisht emrit

Posted: 11 Jan 2017 11:39 PM PST

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se nuk do të mbrojë në asnjë rast asnjë kriminel, pavarësisht emrit të tij apo rrethanave.

“Mua nuk më shkon në mendje të mbroj asnjë kriminel, nuk kam mbrojtur as ata që kanë emrat tanë dhe as krimet e kryera prej tyre.Nuk më shkon në mendje të mbroj as ata që kanë emra shqiptarë, asnjë emër, as ata që kanë kryer krime të tmerrshme, në këtë rast kundër popullit tonë, apo kundër çdo kombi" deklaroi Vuçiç duke iu referuar këtu rastit Haradinaj.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ramush Haradinaj sot para gjykatës, pritet lirimi i tij

Posted: 11 Jan 2017 11:16 PM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të dalë sot para Gjykatës franceze, ku do të shqyrtohet lënda ndaj tij.

Pala mbrojtëse e Haradinajt ka kërkuar lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave.

Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dorëzuar të martën organeve të drejtësisë në Francë kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me kërkesën për ekstradim organeve franceze të drejtësisë i është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës i përkthyer në gjuhën frënge në bazë të të cilit "drejtësia franceze do të vendos nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekstradim të Haradinajt në Serbi".

Sakaq një ditë më parë mediat serbe raportuan se Prokuroria e Krimeve të Luftës i ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë urdhëresën për zgjerimin e aktakuzës kundër Ramush Haradinajt me prova të reja.

Urdhëresa do të përkthehet deri në fund të kësaj jave dhe do të dërgohet në Francë lidhur me një vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Blic: Ish-presidenti Behgjet Pacolli “blen” lirimin e Haradinaj

Posted: 11 Jan 2017 11:01 PM PST

Mediat serbe kanë nisur një fushatë spekulimi sa i përket përpjekjeve të autoriteteve kosovare për lirimin e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Gazeta Blic shkruan se ish-presidenti i Kosovës, njëkohësisht dhe biznesmeni më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli nuk po kursen pasurinë e tij për të mundësuar lirimin e Haradinaj.

Sipas Blic, “ish-presidenti i shqiptarëve të Kosovës po paguan kryesisht grupe ndikuese, të cilat do të ushtrojnë presion mbi politikanët francezë, por edhe për të nisur një fushatë të medias në favor Haradinajt. “

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nikoliç kërkon mbrojtjen e të “drejtave serbe” në Ballkan

Posted: 11 Jan 2017 10:54 PM PST

Presidenti serb ka kërkuar mbrojtje më të madhe për të drejtat e serbëve në rajonin e Ballkanit pas takimit me një ish lider serb të Bosnjës i cili është i dënuar për krime lufte.

Takimi në mes të presidentit serb, Tomislav Nikoliç dhe liderit serb të Bosnjës, Momqilo Krajshnik më 11 janar ka reflektuar ngritjen e nacionalizmit serb në rajon derisa takimi është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Krajshnik ka bërë 13 vjet e gjysmë burg pasi është dënuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi për persekutimin dhe zhvendosjen me dhunë të jo serbëve gjatë luftës së Bosnjës. Ai është liruar në vitin 2013.

Më 1995, marrëveshja e paqes e arritur me ndihmën amerikane e ka kthyer Bosnjën në një union të dy rajoneve, njërit serb dhe tjetrit myslimano-kroat.

Por, marrëveshja ka filluar të dëmtohet pasi liderët serbë të Bosnjës kanë filluar thirrjet për ndarje të Republikës Serbe të Bosnjës dhe bashkimit të saj me Serbinë.

Krajshnik, që tani e udhëheqë një organizatë jo qeveritare të quajtur Asociacioni i Krijuesve të Republikës Serbe, pas takimit me Nikoliçin ka thënë se Bosnja është "bërë një shtet i pamundur".

"Populli serb nuk ndjehet rehat", ka thënë ai dhe ka shtuar "e as kroatët nuk ndjehen mirë…Situata në Bosnje është alarmuese".

Nikoliç, i cili konsiderohet fuqishëm pro rus, ka thënë se serbët jo vetëm që duan mbrojtjen e "statusit" të tyre, por po bëjnë thirrje për mbrojtjen e shkronjave të sllavishtes së vjetër dhe gjuhën serbe në përgjithësi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Autobusi urban në Tiranë rrëshqet e përplas kabinën telefonike

Posted: 11 Jan 2017 01:42 PM PST

Autobusi i linjës së Tiranës së Re në kryeqytet është përplasur mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke goditur një kabinë telefonike.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të 15 Katëshit në Qendër. Sipas dëshmitarit që ka nisur fotot, autobusi ka rrëshqitur si pasojë e dëborës.

15996027_1290822177607840_413946973_n 15978880_1290822187607839_2059885005_n 15978367_1290822164274508_393822332_n 15970073_1290822167607841_1858619674_n

 

 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të bëhet me zinxhirë

Posted: 11 Jan 2017 01:25 PM PST

Si pasojë e reshjeve të dëborës në Tiranë dhe në Durrës, policia rrugore ka njoftuar se qarkullimi në autostradë do të bëhet me zinxhirë.

Policia i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në lëvizje pasi për shkak të ngricave  dhe reshjeve të dëborës mund të përfshiehen në aksidente.

Edhe Ministria e Transportit ju bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete. Ka rreshje dëbore në Shqiperinë e mesme, drejtuesit të përdorin zinxhirë. Ka pasur rreshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen levizjet deri në normalizimim e situatës. Gjithe stukturat janë angazhuar maksimalisht per te kaluar situaten

Mbrëmjen e sotme në shumë qytetë të Shqipërisë ka pasur reshje të dendura dëborë.

Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra janë zbardhur nga dëbora.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlera e drogës së sekuestruar në Brindizi 19 mln euro

Posted: 11 Jan 2017 01:18 PM PST

Policia financiare italiane me anë të një deklarate shtypi informon sot në mbrëmje se në një operacioni nga ajri e deti, policia e Barit ka sekuestruar rreth 2 tonë marijuanë të trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë si dhe ka arrestuar në flagrancë 2 skafistë: shtetasin shqiptar B.H 45 vjec e shtetasin italian nga qyteti i Brindizit P.D 47-vjeç.

Në deklaratën e shtypit thuhet se ky ope racion u ekzekutua nga reparti i policisë financiare të Barit në bashkëpunim me repartin ajro detar të qytetit të Tarantos.

Skafi i gjatë rreth 10 metra dhe i pajisur me dy motorra të fuqishëm është identifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 11 milje nga brigjet e Brindizit.

Në bordin e tij janë sekuestruar rreth 1.9 tonë marijuanë e konfeksionuar në 84 pako të madhësive të ndryshme. Sipas policisë financiare italiane kjo lëndë narkotike e shitur në tregun ilegal të drogës do të sillte një përfitim prej 19 milionë euro.

Policia financiare italiane informon gjithashtu se po bashkëpunon me autoritetet policore shqiptare si dhe me grupin operativ të financës italiane të pozicionuar në qytetin e Durrësit për të identifikuar grupin kriminal përgjegjës të trafikimit të kësaj sasie të madhe lënde narkotike.

Kapen 2.4 ton kanabis brenda ditës në Karaburun e Brindizi

unnamed unnamed-1 unnamed-2

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bie dëborë në Tiranë, bashkia angazhon 1200 punonjës

Posted: 11 Jan 2017 01:15 PM PST

Mbrëmjen e sotme kryeqytetit u mbulua nga dëbora, e cila arriti deri në 5 cm trashësi. Bashkia e Tiranës ka nxjerrë në terren rreth 1200 punonjës për kujdesjen e rrugëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pas rënies së borës në Tiranë. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet, ndërsa garanton se 1200 punonjës të Bashkisë janë në terren për zgjidhjen e problematikave që mund të shfaqen.

"Në Tiranë ka rënë 5 cm dëborë, por më shumë reshje ka patur në zonat rurale. Nata do të jetë e ftohtë me temperatura nën zero. Për pasojë do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Bashkia e Tiranës ka mbi 1200 veta në terren. Ju lutemi të tregoni kujdes në lëvizje dhe kufizoni shpejtësinë", thekson Veliaj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Parashikimi për dëborën në Tiranë

Posted: 11 Jan 2017 01:04 PM PST

E gjithë ultësira e Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, vranësirat që janë shoqëruar me reshje dëbore do të largohen nga Tirana brenda dy orëve.

Trashësia e dëborë sipas Institutit do të jetë rreth 5-6 cm dëborë. Vendi ynë është përfshirë prej ditësh nga moti i keq e temperatura tejet të ulëta deri në minus 27 gradë celsius.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter