Ora News: “Momenti i tmerrshëm kur qenin e ziejnë të gjallë” plus 9 more

Ora News: “Momenti i tmerrshëm kur qenin e ziejnë të gjallë” plus 9 more


Momenti i tmerrshëm kur qenin e ziejnë të gjallë

Posted: 03 Jan 2017 11:54 PM PST

Ky është momenti i tmerrshëm kur disa burra në Kinë ziejnë të gjallë një qen. Në video shihet një enë e mbushur me ujë të nxehtë në të cilën është futur qeni i gjallë.

Qeni lufton me jetën dhe bërtet, ndërsa burrat dëgjohen duke qeshur dhe kur hiqet kapaku, ata fillojnë t'ia heqin qimet nga trupi.

Kafsha e frikësuar ikën, por sigurisht që nuk ka mundur t'i shpëtojë burrave të cilët sigurisht e kanë përdorur për ushqim.

3bca19ba00000578-4082640-image-a-12_1483395502385 3bca19da00000578-4082640-the_disturbing_footage_shows_the_tied_up_animal_writhing_around_-a-1_1483396376794 3bca19cc00000578-4082640-image-a-14_1483395520469 3bca19e700000578-4082640-image-a-16_1483395708040

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nicole Scherzinger mjaft në formë, shfaq linjat seksi në plazh

Posted: 03 Jan 2017 11:38 PM PST

Nicole Scherzinger është duke kaluar pushimet e dimrit në plazhin e Hauait. Këngëtarja duket mjaft në formë dhe mjafton që të shikosh fotot e saj në Instagram.

Duke treguar trupin e saj fantastik, 38-vjeçarja shpërndau një postim motivues, bashkë me fotot e para me bikini për vitin 2017.

E shtrirë pranë shkrimit "Hau’oli makahiki hou!!!" në rërë, që do të thotë Gëzuar Vitin e Ri në gjuhën e Hauait, ajo e shoqëroi foton me frazën: "Qëndro e fortë dhe ec përpara".

x2_1483467565-51928061483482394 x1_1483467565-9400111483482396 x3_1483467565-43019571483482392

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Borë e ngrica në akset e qarkut Kukës e Shkodër

Posted: 03 Jan 2017 11:17 PM PST

Reshjet e dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkodër që nisën mbrëmjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes së ndjeshme të temperaturave kanë sjelle ngrica në rrugë. Drejtuesit e mjeteve udhëzohen te përdorin zinxhirët në disa akse ndërsa ka prezencë të dëborës dhe në  ‘Rrugën e Kombit’.

Fushe Arrez – Iballe

Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak

Qafe Mali – Fierze.

Bajram Curri – Valbone

Kukes – Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit – Morine.

Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:

Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare – Vermosh

Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.

Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Emergjencat civile njoftojnë se Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

Ne foto: Peshkopia sot

15909829_1250926038296339_1078033470_n-2

Ne foto: Kukesi sot

15878995_1250925971629679_2026622696_n-2

Ne foto: Kukesi sot

15870626_1250925954963014_174294222_n-2

Ne foto: Kukesi sot

15879505_1250926064963003_1148006235_n-2

Ne foto: Kukesi sot

15871100_1250925298296413_673228461_n-2

Ne foto: Situata ne Kukes

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA, Kongresi i ri bën betimin

Posted: 03 Jan 2017 11:03 PM PST

Kongresi i 115 i SHBA bëri të martën betimin në Uashington. Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët kanë paraqitur një projektligj që do t'i paraprijë përpjekjes së tyre për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama.

Ndërkaq, kryetari republikan i Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme tha se seancat e konfirmimit për kandidaturën e zotit Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit do të fillojnë javën tjetër dhe pritet të zgjasin dy ditë. Komisioni do të marrë shumë shpejt një deklaratë të hollësishme financiare nga zoti Tillerson, i cili ka punuar për firmën Exxon Mobil prej 43 vjetësh.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta fillojë mandatin e tij me një Kongres të kontrolluar nga republikanët. Por megjithë zotimet ambicioze që bëri gjatë fushatës për reforma në kujdesin shëndetësor, në politikat fiskale si dhe për shkurtime buxhetore, asgjë nuk është e garantuar për presidentin e ardhshëm:

Në fillim të dhjetorit u pa një moment uniteti pas takimit të Kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump.

"Jemi shumë entuziastë për mundësinë që kemi t'i futemi menjëherë punës për ta vënë vendin në rrugën e duhur," tha zoti Ryan.

Për presidentin e ardhshëm suksesi do të matet nga disa reforma të rëndësishme:

"Donald Trumpi do të përpiqet të sigurojë ulje masive taksash, ndërkohë që ka premtuar shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, dhe ka propozuar projekte në infrastrukturë me shpresën se do të mund të deklarojë fitore në këto përpjekje për reforma brenda 100 ditëve të para," – thotë analisti Norm Ornstein.

Për amerikanët, të cilët me votën e tyre sollën këtë qeverisje republikane në Uashington, suksesi matet me reforma në politikat e imigracionit, me ekonominë dhe shkurtime në programet qeveritare. Edhe pa ardhur zoti Trump në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi është mobilizuar për të anuluar ligjin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor.

Por republikanët kanë vetëm një shumicë të ngushtë në Senat dhe do të duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos anulojnë elementë të ligjit që gëzojnë popullaritet, në mënyrë që të mos humbin kapital të nevojshëm politik.

"Do të ketë një numër të mjaftueshëm demokratësh në Senat që mund ta pengojnë procesin, por çfarë do të nxjerrin në atë mënyrë?" pyet udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Kandidaturat e zotit Trump për poste kabineti kërkojnë konfirmim në Senat. Pritet që të dyja partitë të ngrenë pyetje të forta për këta kandidatë, shumë prej të cilëve nuk kanë eksperiencë në qeveri.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët do t'u bëjnë rezistencë planeve të kryetarit Paul Ryan, për të reduktuar programet qeveritare të asistencës.

"Demokratët në Kongres dhe miliona amerikanë në të gjithë vendin do ta bëjnë shumë të qartë se nuk duan shkurtime në programin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit", thotë Nancy Pelosi, Udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shkurtimet do të binin ndesh me premtimet e zotit Trump për të mos i prekur këto programe. Ndërsa për tregtinë ai mund të ndeshë kundërshtime të forta nga vetë republikanët:

"E dimë që shumë nga ato që premtoi Trumpi nuk janë gjëra që i duan republikanët. Lind pyetja, sa do ta përdorë Trumpi autoritetin e tij për urdhra ekzekutivë, i acaruar që Kongresi nuk po bën ato që i kërkon ai," thotë analisti Norm Ornstein.

Përgjigja që do të marrë kjo pyetje mund të diktojë nëse uniteti mes republikanëve do të vazhdojë, edhe pas 100 ditëve të para të presidencës Trump.

/Voa/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sa na kushton argëtimi i Edi Ramës

Posted: 03 Jan 2017 10:57 PM PST

Ata nuk ndërtojnë, vetëm suvatojnë. Morën një ndërtim portabël Vjenez, i veshën suva shqiptare dhe e ekspozuan live përpara shqiptarëve si produktin e tyre. Pallati i Kongreseve, plisat e hedhur pa kujdes mbi kokat e tyre, Shkëlzen Doli si violinë e pare dhe gati për transmetim live. Sikur “mediat e kazanit” mos të nderhynin, do ta kishin shitur për ndërtesën origjinale, atë që e bën Vjenen Qendrën e Botës cdo 1 janar. Në datë 2 Qendra e Botës do të ishte Tirana, nën kujdesin e Rilindjes. Kështu me pak suvatim, me një fasadë të shtrenjtë, do u shitej shqiptarëve arritja më e fundit e Rilindjes. Ai version ra, por prapë mbeti ky i djeshmi, që në të vërtetë ishte një argëtim i kushtueshëm, në vendin më të varfër të Europës, në sy të të pabukëve, të të papunëve, të të padritave, të të pamundurve.

Mund të konsiderohej një investim për imazhin e Shqipërisë ky suvatim i shtrenjtë, por nuk pati vëmendje ndërkombëtare. Nuk u panë media të huaja të dërgonin korrespondentët për këtë event, as të shkruanin të paktën, koncerti surrogato i Vjenës në Tiranë. Një surrogato që nuk do të kishte të sharë nëse suvatuesi nuk do tentonte ta shiste si original.

Nëse do të ishte një investim për artin shqiptar,150 mijë dollarët e shpenzuar për surrogaton e Filharmonisë së Vjenës, nuk sollën asnjë vlerë të shtuar. Mijëra instrumentistët shqiptar që ka prodhuar Liceu Artistik dhe Akademia e Arteve (perveç suvase qe i hodhen), gëzojnë sukses nëpër botë. Janë në orkestrat më të mira të vendeve që investojnë më shumë për artin. Nuk gjetën hapësirë në vendin e tyre dhe janë larguar. Këto para mund të shpenzoheshin për t'I risjellë ata, qoftë edhe për një natë, por duke krijuar një projekt, duke ndërtuar (jo duke suvatuar), një projekt për rikthimin e viruozëve që kemi humbur dhe që vazhdojmë të humbasim. Këto para mund të rindërtonin shkollën e muzikës, Liceun sidomos, suksesi i të cilit është konfirmuar ndërkombëtarisht.

Mbetet te thuhet se 150 mije dollarët, ishte vetëm një argëtim kapricioz e i kushtueshëm, i një kaste që gjithmonë e më shumë I ngjan kastave despotike të lindjes. Njësoj si ata paguan këngëtarë, istrumentistë, aktorë e sportistë për t'u argëtuar. Pastaj me një fasadë nacionaliste që përgjithësisht stonon, sic stononin qeleshet e ngjeshura në kokat e instrumentistëve, mundohen ta shesin si investim për vendin. I vetmi faj i Shkëlzen Dolit është që tashmë quhet pjesë e kulturës perëndimore. Janë këto pjesë Perëndimi që qeveritë shqiptare i marrin me qera të shtrenjta dhe i bëjne publike si arritje të tyre. Bashkë me argëtimin e tyre, kujdesen të krijojnë edhe idigjenizimin e një kulture apo suksesi që nuk ka lidhje me ta.

Marrjen e meritave për ato që nuk kanë bërë. Marrin meritat e një kombëtareje të ndërtuar me lojtarë të stërvitur jashtë, madje të braktisur e të përzënë nga vendi. Duan të marrin nje copë elektorale nga suksesi i Rita Orës, Dua Lipës dhe Bebe Rexhës, që me Shqipërinë i lidh vetëm vetëdija kombëtare. Tentojnë të blejnë shtrenjtë copa nga suksesi i tenorëve dhe sopranove shqiptare që kanë ikur nga shqipëria se janë shkelur e nëpërkëmbur prej tyre, prej politikave të tyre dhe prej ambienteve të tyre ku sundojnë nëpunësit partiakë. I veshin me fasada të shtrenjta për të fshehur dështimin e tyre ose akoma më keq, për ta paraqitur atë si sukses.

Për të indigjenizuar vlera të krijuara tjetërkund, atje ku u jepet mundësia edhe emigrantëve shqiptarë të kenë sukses nëse kanë talent. Paratë që shkuan për dëfrimin e një nate, mund të ndërtonin dicka, që shpresa e vetme e të talentuarve shqiptarë të mos ishte emigracioni. Që koncerte si ai i mbrëmshmi të mos jenë të importuar, që shqiptarët të mos mbeten konsumatorë të prodhimeve që shqiptarët I bëjnë tjetërkund. Mungesa e mjeteve, e strategjive për të ndërtuar projekte të mëdha, po i shndërron shqiptarët në Shqipëeri në konsumatorë të varfër, të paaftë të prodhojnë as për vete. Kështu dalin nga vendi, jo vetëm njerëzit, por edhe paratë, krijohen dy llojë shqiptarësh, ata që janë jashtë dhe prodhojnë e ndërtojnë dhe ata që brenda kufijve vetëm konsumojnë. Kështu Shqipëria varfërohet cdo ditë, ndërsa qeveritë kënaqen; më shumë të varfër do të thotë për ta më shumë kontroll në xhepat e tyre, më shumë pushtet. Në ata xhepa bosh do të gjenden gjithsesi para për të paguar argëtimin e tyre.

/Syri.net/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Greqia dhe Gjermania operacion të gjerë kundër kanabisit nga Shqipëria

Posted: 03 Jan 2017 02:46 PM PST


Policia greke në bashkëpunim me DEA-n në Selanik dhe autoritetet gjermane kanë nisur një aksion të gjerë kundër trafikut të drogës kryesisht nga Shqipëria në Greqi e më tej drejt Gjermanisë.

Mediat greke shkruajnë se operacioni i gjerë synon çmontimin e organizatave të trafikut të kanabisit. Kështu, gjatë mbrëmjes së shkuar (2 janar), janë sekuestruar në Igumenicë një sasi prej 216 kg kanabis, i cili po transportohej me një kamion i ngarkuar me mobilje. Të paktën tre persona janë prangosur, ndërsa një tjetër është arrestuar në Gjermani.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se aksioni i gjerë kundër biznesit të madh të narkotikëve vazhdon në bashkëpunim me autoritetet gjermane në Athinë, Selanik dhe zona të tjera.

Sipas tyre, kanabisi shpërndahet me kamionë ndërkombëtar drejt Gjermanisë dhe vendeve të Evropës Veriore.

CNN grek shkruan se operacioni ka nisur muaj më parë, ndërsa mbrëmjen e së martës priten të jepen detaje të tjera dhe mund të ketë edhe arrestime.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Vetëvrasja e 22 vjeçarit në burg e nxitur nga shteti policesk

Posted: 03 Jan 2017 01:50 PM PST

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me vetëvrasjen e 22 vjeçarit në burgun e Rrogozhinës, duke e konsideruar si një vetëvrasje të shtetit policesk.

Berisha kërkon nga Prokuroria që të zhvillojë hetime për rastin.

Berisha: Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines!

Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla.
Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.

Estrefi u gjet sot në tualetin e burgut të Rrogozhinës i varur me xhaketë në dritare. Të riut iu dha ndihma e parë nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Estrefit, denoncoj vdekjen e tij si nje akt vetevarje te nxitur nga shteti policesk. I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit te gjithe ata zyrtare, qe me veprimet apo mos veprimet e tyre shtyne, nxiten te riun qe t’i japi fund jetes se tij ne burgun e Rrogozhines!

I riu vetëvaret me xhaketë në burgun e Rrogozhinës

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emigrantët i vënë zjarrin kampit, bllokojnë punonjësit socialë

Posted: 03 Jan 2017 01:42 PM PST

Një grup aziklkërkuesish në një qendër refugjatësh në Venecia të Italisë i kanë vënë zjarrin objekteve duke bllokuar brenda zyrave punonjësit socioalë. Mediat shkruajnë se trazirat janë nxitur nga vdekja e një refugjateje në kamp.

Siç shkruan RT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku rreth 25 punonjës social u bllokuan brenda zyrave, pasi emigrantët i vunë zjarrin objekteve në kamp.  Gjithashtu edhe energjia elektrike u ndërpre nga emigrantët.

Forcat speciale të policisë dhe të sigurisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll situatën.

Fatmirësisht asnjë nga punonjësit në kamp nuk mbeti i plagosur.

Trazirat në kamp shpërthyen pasi një emigrante 25 vjeçare nga Bregu i Fildishte, identifikuar si Sandrine Bakayoko ndërroi jetë në kamp. Ajo u gjet pa ndjenja në banjo dhe dyshohet se vdiq për shkak të vonësës për ndihmë mjekësore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arratisja e kushëririt nga burgu, me shkallë e litar nga Shqipëria në Francë

Posted: 03 Jan 2017 01:32 PM PST

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Francë dhe protagonistë janë dy shqiptarë.

Mediat franceze shkruajnë se një i ri nga Shqipëria i quajtur Klejvis B, u dënua me 4 vite burg, ndërsa kushëriri i tij Tualant T, u dënua me 6 muaj burg.

Dënimet janë dhënë pasditen e së hënës nga Gjykata Penale në Tournai.

Sipas mediave vendase, shqiptari Tualant T, kishte udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria në drejtim të burgut Leuze-en-Hainaut të Francës për të mundësuar lirimin nga burgu të kushëririt të tij. Plani i arratisjes ishte organizuar nga Klejvisi.

Udhëtimi ka nisur mbrëmjen e 10 prillit të vitit të shkuar. Shqiptari kishte marrë me vete një palë shkallë, një litar dhe një prerëse të telave.

Sipas mediave franceze, Taulantit i është gjetur edhe një armë, por ai ka deklaruar se nuk kishte pasur ndërmend kurrë ta përdorte. Ai është dënuar për vepra penale që lidhen me shitjen e narkotikëve.

Pjesë e planit të arratisjes së dështuar ishte edhe një person i tretë, por që nuk u identifikua kurrë.

Taulant T. Ishte person me precedentë penal, ndërsa është dënuar dy herë në Itali rreth vitit 2009.

Plani i arratisjes dështoi për shkak se të gjitha hallkat e sistemit të sigurisë kishin funksionuar.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trupit të njeriut i shtohet një tjetër organ

Posted: 03 Jan 2017 01:21 PM PST

Në 78 organet që përbëjnë trupin e njeriut, tanimë mund të shtojmë një tjetër: "mesentery".

Organi i ri është në fakt vetëm një shirit indi, që fillon nga pankreasi dhe vazhdon përmes zorrëve dhe mbështjell këto organe jetësore për t'i mbajtur fort e për t'i ndihmuar të ruajnë strukturën e tyre. “Mesentery” përbëhet nga një mbështjellje peritoneumi, një lloj indi që gjendet në zgavrën e barkut.

Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.

"Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme"- thonë shkencëtarët.

“Mesentery” konsiderohet organ pasi pëmbush kriteret për të patur një status të tillë: është i vazhdueshëm, dhe siguron funksion jetësor në anatonominë tonë.

"Pa të nuk mund të jetoni," thotë J.Calvin Coffey, shkencëtar nga Spitali i Universitetit Limerick , – "Nuk ka shembuj të raportuar të një Homo sapien-i që jeton pa një mesentery".

turns-out-the-mesentery-is-one-continuous-organ

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter