Ora News: “I dehuri shkaktoi aksidentin në Laprakë, i plagosur dhe një oficer policie” plus 9 more

Ora News: “I dehuri shkaktoi aksidentin në Laprakë, i plagosur dhe një oficer policie” plus 9 more

I dehuri shkaktoi aksidentin në Laprakë, i plagosur dhe një oficer policie

Posted: 05 Jan 2017 12:05 AM PST

Policia ka arrestuar Ervin Bixhin, djalin 26 vjeçar i cili drejtonte makinën ku udhëtonte viktima si shkaktar të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2017 në Laprakë.

Sipas policisë 26 vjeçari nga Tirana po drejtonte mjetin “Jeep” nën ndikimin e alkoolit kur në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me një tjetër automjet tip “Jeep”. Drejtuesi i këtij mjeti shtetasi Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë është me detyrë oficer policie dhe policia e Tiranës thotë se ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi”

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal

Njoftimi i policise

Më datë 05.01.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Haradinaj ishte me pasaportë diplomatike, del sot para prokurorisë

Posted: 04 Jan 2017 11:38 PM PST

Ramush Haradinaj ka qenë duke udhëtuar me pasaportë diplomatike kur është arrestuar në Aeroportin e Bazelit të mërkurën e 4 janarit 2017

E bën të ditur Euronews e cila i ka bërë dje jehonë arrestimit të ish kryeministrit Kosovar.

Kreu i AAK’së sot pritet të dalë para drejtësisë e cila pritet të marrë një vendim për të.

Një burim i gjyqësisë në Francë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se hetuesit, sot, do të fillojnë shqyrtimin nëse kishte arsye që të mos zbatohej kërkesa për ektradim, posacërisht nëse ajo është lëshuar për qëllime politike.

Ndërkohë Kosova ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij pasi është arrestuar me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia në 2004.

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi, tha se “të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”.

Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë thonë se kanë nisur “përmes Ambasadës në Paris notat verbale dhe kërkesat për lirimin sa më të shpejtë të zotit Haradinaj”.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, i tha Radios Evropa e Lirë se “komunikimi me autoritetet franceze gjatë ditës është intensifikuar” dhe se kjo është tani “çështje ligjore”.

“Tani është çështje e procedurave ligjore dhe përmbylljes së tyre”, tha Murtezaj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ramushi arreston Francen!

Posted: 04 Jan 2017 11:24 PM PST

Lajmi se Ramush Haradinaj eshte ndaluar ne France me nje urdher-arresti te Serbise te vitit 2004, me beri te gerryej ne ndergjegjen time arsyet sr perse une e kam mik dhe e cmoj fort e dliresisht, njeriun qe dikur ka qene Komandant i UCK, dikur Kryeminister i Kosoves, dikur i burgosur i Hages, e pasketaj i pafajesuar 2 here nga po kjo Gjykate Nderkombetare.
Franca nuk gabon.

Patjeter qe Franca duhet te dije dicka me teper. E duke qene se une e dua fort Francen, ia nis te shqyrtoj cdo shkak te mundshem qe e ka shtyre kete vend te madh te Perendimit, te hape sirtaret, te gjeje aty nje urdher arresti nga Serbia, e menjehere ti vere prangat Ramushit.

Mirepo, nuk me shqitet nga mendja ajo vera e madhe e shqiptareve kur ekipi yne Kombetar i futbollit, per here te pare luajti ne finalet e Kampionatit Europian qe u zhvillua po ne France.

Aty mes mijera tifozeve shqiptare te veshur me fanellen kuqezi ka qene edhe Ramushi.
Ka qene ne stadium ka bere shenjen e shqiponjes me gishta, ka takuar lojtaret e kombetares, e per ti bere keto ka kaluar kufirin, pastaj ka mare nje dhome hoteli, pastaj ka kaluar te gjitha kontrollet e sigurise me mijera punonjes sigurie te policise dhe sherbimeve sekrete franceze, nga hyrja e stadiumit e derisa ka gjetur ulesen prej ngaku ka ndjekur ndeshjet.

Cudi e madhe sesi ky sirtari me urdherarrestin e 2004 te nxjerre nga Serbia, nuk u hap ne qershorin e 2016.

Cfare ndodhi ne kete janar te acarte te 2017, e sidomos ndersa Ramushi kalonte tranzit neper France, qe krejt beftas u faneps urdherarreshti e tringelluan prangat?

Cili zemrek i ciles ore eshte kurdisur mbrapsht?

A mos valle kjo Europe pasBrexit, eshte zhytur ne nje kaos te tille saqe i ndodh te ngaterroje sirtaret?

Apo jemi ne nje faze te re qe na kthen drejt e tek kohet e vjetra?

Pergjigjet mund te jene te gjithefaresojshme, e besoj se i kam ndermend disa prej tyre.
Por nuk eshte qellimi sot qe te jap pergjigje per cka po me shqeteson mua me ererat e reja qe na kthejne mbrapsht.

Shqetesimin tim me te madh e me serioz e kam per ne shqiptaret. Franca si te shkoje perpara, si te kthehet mbrapa, mbetet nje vend i madh, e per ne do te jete ngahera Perendim, qofte edhe kur me ne sillet si ne nuk na volitet a me keq akoma.

Jemi ne ata qe duhet te ngrehim veshet, mprehim vemendjet e urtojme mendjet, sepse pikerisht nder ne e vetem nder ne mund te gjenden zgjidhjet, sikurse mund te gjendet edhe prishja e re qe mund te na kllapise ne tragjedite e vjetra.

Ne problemet i kemi me veten tone. Ne shqiptaret, duhet ta mendojme gjate kete ndalimin e Ramushit ne France. Sot nuk eshte ndaluar Ramushi. Sot Ramushi ka arrestuar Francen, sepse sot Franca ka folur nje gjuhe qe ne nuk na pelqen, por qe na duhet ta konsiderojme fort, si nje gjuhe qe mund te na behet me e shpeshte.

Ndaj qe te mos degjojme me gjuhe te tille e te mos ndjejme e pesojme me akte qe nuk na pelqejne a ndoshta edhe qe na thyejne e prapakthejne, kerkohet nje ore e me pare, qe ne te gjithe se bashku si shqiptare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves, Camerise dhe Diaspores, te ulemi per tu kordinuar mire e thelle me njeri-tjetrin.

Partite Politike te te gjitha trojeve ku jetojne shqiptare, Qeverite dhe Institucionet
Shteterore e Akademite e Shkences dhe Kultures te Shqiperise dhe Kosoves, duhet patjeter, patjeter te ulen bashke, te krijojne nje Keshill Kordinimi dhe Strategjie Kombetare, e te bien dakort qe askush te mos e shkele cdo vendim te ketij Keshilli.

Mjaft më, me Lidere Historike e te Pagabueshem qe na ndricojne rrugen si fanar e na udheheqin nga fitorja ne fitore. Eshte koha, eshte thirrja historike qe te jemi bashke, kordinohemi bashke, e ti bindemi nje strategjie te perbashket.

Po nuk e beme kete, Zoti na ndihmofte.
Arian Galdini
Tirane me, 5 janar 2017

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në Laprakë përplasen dy makina, vdes një vajzë, 3 plagosen

Posted: 04 Jan 2017 11:13 PM PST

Një aksident i rëndë me vdekje është shënuar mesnatën e 4 janarit 2017 në kryqëzimin e Laprakës në Tiranë

Nga informacionet paraprake mësohet se nga përplasja e dy makinave një vajzë humbi jetën ndërsa janë plagosur tre të tjerë.

Viktima, Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ishte pasagjere në automjetin tip tip “Jeep” që drejtohej nga Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Me ta udhëtonte dhe një  vajzë tjetër shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tjetër po “Jeep”  me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi 26 vjeçarin Ervin Bixhi,  nga Tirana  dhe informon: “Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën”

Një lexues i Ora News solli në redaksi pamjet dhe foto nga aksidenti i rëndë.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal

aksident-ne-laprake2 aksident-laprake

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD: Lajm shqetësues ndalimi i Haradinaj, Franca ta sqarojë menjëherë

Posted: 04 Jan 2017 01:47 PM PST

Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë.

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë, duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare perjetohen me shqetësim në hapësiren mbareshqiptare

Deklarata e plotë

Ndalimi i sotëm në Francë i Rramush Haradinajt është një lajm shqetësues. Tronditës është fakti se ky ndalim është kryer me një fletarresti të vitit 2004 të Sërbisë dhe objekti duket se është aktiviteti i Rramush Haradinajt në luftën për çlirim të Kosovës.

Si zoti Haradinaj po ashtu dhe drejtues të tjere të UCK janë ballafaquar me dinjitet dhe janë vlerësuar të pafajshëm nga drejtësia ndërkombetare në kohë të tjera.
As Haradinaj dhe asnjë luftëtar i lirise së Kosoves nuk i janë trembur e shmangur drejtësisë, madje kanë mirepritur cdo lloj hetimi për të provuar pastërtinë e luftës për clirim të Kosovës.
Partia Demokratike nderon luftën heroike të popullit të Kosovës dhe drejtuesve të saj për liri e pavarësi.
Partia Demokratike shpreh besimin se një drejtësi e pavarur europiane nuk mund të mos nderoje gjithashtu heronjtë e një populli në luftën për liri.
Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë, duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare perjetohen me shqetësim në hapësiren mbareshqiptare pasi ato prekin një ndër faqet më krenare të historise sonë, lirinë dhe pavarësine e Kosovës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlore, qëllon drejt lokalit dhe plagos tre persona

Posted: 04 Jan 2017 01:28 PM PST

Tre të rinj kanë  mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal  afër poliklinikës qëndrore të qytetit.

Mes të plagosurve janë dy vëllezër. Tre persona u qëlluan me armë jashtë lokalit.

“Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta.Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :

1- M.Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

2- Zh.Sh., 24 vjeç, banues në Vlorë.

3- F.K., 18 vjeç, banues në Vlorë” informon policia.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojë më tej situatën.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv /

plagosja-ne-vlore1

Vendi ku ndodhi plagosja në Vlorë

plagosja-ne-vlore

Vendi ku ndodhi plagosja në Vlorë

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjarpri supervdekjeprurës gëlltit një gjarpër tjetër

Posted: 04 Jan 2017 01:19 PM PST

I njohur si një nga gjarpërinjt më helmues në botë, gjarpri lindor kaf i Australisë është një grabitqar i frikshëm.

Këtë të hënë, një grua e cila po nderte rrobat në Goodna, pranë Brisbane, u befasua së tepërmi kur pa një prej tyre në oborrin e saj.

Video tregon se si gjarpëri supervdekjeprurës gëlltit një piton të tërë.

Helmi neurotoksik i një gjarpri lindor kaf mund të vrasë një qënie njerëzore brenda 15 minutave nëse nuk trajtohet me antihelm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tyga nuk mund t’i mbajë dot duart larg Kylie Jenner

Posted: 04 Jan 2017 01:08 PM PST

I dashuri i Kylie Jenner, Tyga, nuk mund t'i mbante dot duart larg 19 vjeçares gjatë pushimeve të tyre romantike në Meksikë.

Çifti është fotografuar këtë të martë duke shfaqur afeksionin e tyre në publik në Punta Mita.

Ylli i reality show ka nxjerrë në pah të pasmet e saj bombastike teksa reperi 27 vjeçar lahej në pishinë.

***PREMIUM EXCLUSIVE RATES APPLY*** Kylie Jenner shows off her curves as Tyga holds onto her in the pool as they show PDA on vacation in Mexico. The happy couple were relaxing at Casa Aramara in Punta Mita Mexico as she leaned over to talk to him on some sun loungers while wearing a small black bikini and long black hair. Kylie had been spotting walking around the property in her bikini also. A playpen jumpy house was also spotted for Tyga's son, King Cairo.

Ymeri: Të lirohet urgjentisht Haradinaj, Serbisë po i bën keq përkëdhelja

Posted: 04 Jan 2017 01:02 PM PST

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të paprabnueshëm ndalimin e Ramush Hardinaj në Francë.

Kreu i kësaj force politike, Visar Ymeri, thotë se shtetet që kanë njohur Kosovën nuk duhet të ndjekin politikën përndjekëse të Serbisë.

Ndalimi i Haradinaj, shtoi Ymeri, tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Postimi në fb

Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t'ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thaçi dënon ndalimin e Haradinaj: Po punohet për lirimin sa më parë të tij

Posted: 04 Jan 2017 12:57 PM PST

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, njëherësh dhe bashkëluftëtar i Ramush Haradinaj, e ka konsideruar të papranueshëm ndalimin e tij nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit.

Në një postim në fb, Thaçi thotë se institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

Postimi i plotë

I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe.

Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë. HTH

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter