Ora News: “Burrë e grua përfundojnë në spital, u intoksikuan nga ngrohja me qymyr” plus 9 more

Ora News: “Burrë e grua përfundojnë në spital, u intoksikuan nga ngrohja me qymyr” plus 9 more


Burrë e grua përfundojnë në spital, u intoksikuan nga ngrohja me qymyr

Posted: 13 Jan 2017 12:07 AM PST

Burrë e grua kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksimit nga ngrohja me qymyr.

Policia e Fierit bën me dije se gjatë ditës së enjte, 12 janar 2017, kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen në reaminacion shtetasit E.S, 60 vjeçe dhe S.S, 64 vjeç, banues në fshatin Dukas të Patosit.

Bashkëshortët duke u ngrohur në banesën e tyre me qymyr druri, janë intoksikuar nga monoksidi i karbonit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rreh mbesën 10-vjeçare, arrestohet i riu

Posted: 12 Jan 2017 11:59 PM PST

Një 29-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Shtetasi Ladi.O akuzohet se gjatë ditës së djeshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën 10 vjeçare të vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

U largua nga banesa, prej pesë ditësh s’dihet asgjë për 70-vjeçarin

Posted: 12 Jan 2017 11:41 PM PST

Prej pesë ditësh, një i moshuar nga fshati Karthnek është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për të.

Policia e Elbasanit bën me dije se me datë 08.01.2017  eshte paraqitur ne ambientet e Komisariatit te Policise Peqin shtetasi S.T 32 vjeç, i cili ka bere kallezim se i eshte larguar nga banesa xhaxhai i tij, shtetasi Rrahman  Tabaku, 70 vjeç.

Policia vazhdon punen per gjetjen dhe kthimin e tij ne banese.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kate Upon mbyll “LOVE Magazine” me poza të nxehta

Posted: 12 Jan 2017 11:40 PM PST

Kalendarit "online" i "LOVE Magazine" i erdhi fundi. Modelja e njohur Kate Upton u ka përzgjedhur për të përfunduar këtë klip të fundit të "LOVE".
Kate  e shfaqi figurën e saj me një palë të brendshme tejet provokuese. E veshur me tantella  24 -vjecarja gjatë xhirimit të klipit  luan kukafshehti me kamerën.

3c122de600000578-0-image-m-39_1484215456523 3c122df200000578-0-image-a-21_1484215093795 3c122ee400000578-0-image-m-38_1484215433746 3c12544900000578-0-image-m-36_1484215277688 3c12303600000578-0-image-m-35_1484215262692 3c12302e00000578-0-image-m-34_1484215248008 3c12304f00000578-4112586-image-a-41_1484215700890 3c12305600000578-0-image-m-32_1484215214744 3c12306300000578-0-image-m-31_1484215163538 3c12304f00000578-4112586-image-a-41_1484215700890-copy 3c122de600000578-0-image-m-39_1484215456523-copy 3c122df200000578-0-image-a-21_1484215093795-copy 3c122ee400000578-0-image-m-38_1484215433746-copy 3c12544900000578-0-image-m-36_1484215277688-copy 3c12303600000578-0-image-m-35_1484215262692-copy 3c12302e00000578-0-image-m-34_1484215248008-copy

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

20 ditët e pritjes së Gruevskit

Posted: 12 Jan 2017 11:28 PM PST

Kanë kaluar katër ditë që kur Gruevski rri e pret nga pala shqiptare që t'i afrohet për të bërë të mundur formimin e qeverisë së re.

Por siç dihet, kjo e fundit, në një bashkim historik, ka dalë me një platformë të përbashkët e cila e kushtëzon me disa pika koalicionin, ku ndër to veçohet dygjuhësia, ajo që kreu i VMRO-së kurrë nuk do ta dëshironte.

Kanë mbetur dhe 16 ditë. Më pas, sipas afateve kushtetuese, mandati për formimin e qeverisë i kalon Zaevit në opozitë, që siç nuhatet, pa një pa dy do i pranonte kushtet shqiptare, mjaft që të vijë në pushtet.

Por në këtë pozicion komod që gjendet politika shqiptare, e cila duhet thënë se ia ka futur "dy këmbët në një këpucë" Gruevskit, kjo falë bashkimit mes tyre, ka zëra që kërkojnë shumë më tepër, që me të mandatuarin as të mos negociohet e as të mos koalicionohet. Pra, t'i vihet përfudimisht vizë e të degdiset në opozitë.

Një gjë të tillë e kërkon kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Shpëtim Pollozhani, i cili gjatë një prononcimi për tesheshi u shpreh:

"Gruevski i prishi të gjitha urat për komunikim me shqiptarët. Ajo KURË e atij, e përsëritur mijëra herë gjatë fushatës (kurrë nuk do të jetë gjuha shqipe e barabarte me gjuhën e të zgjedhurve) do të bëjë shkrumb e hi çdo parti shqiptare që do të futet në negociata me të. Partitë shqiptare jo që nuk duhet të bëjnë koalicion me Gruevskin, ata nuk duhet as të futen në negociata me të. Ai në këtë gjendje kur punohet për lëkurën e tij edhe mundet të dalë jashtë vetes, të pranojë disa kërkesa të Platformës, por ama shqiptarët duhet ta dijnë se me ç'farë skile kanë punë. Me Gruevskin as negociata pa le më koalicion", tha Pollozhani.

Më tej, është Osman Kadriu, ekspert juridik, i cili thotë se nuk ka vend sa për negociata e as për koalicione. Sipas tij, në këtë pikë ku gjendet politika maqedonase pas zgjedhjeve, do ishte më mirë krijimi i një qeverie ekspertësh:

"Vlerësoj se zgjidhja më e mirë nëse nuk kemi qeveri është që të zgjidhet një e tillë ekspertësh e cila do të formohet nga parlamenti prej profesionistëve. Por edhe kjo gjë të ndodh do të duhet ndonjë marrëveshje politike. Është me rëndësi që të thuhet se edhe po të zgjidhet qeveri ajo do të duhet zgjidhur me shumicë relative, dhe për shkak të asaj që numri i mandateve të pushtetit dhe opozitës thuajse është i njëjtë do të kemi një parlament me kompetenca të kufizuara, pasi që për të gjitha ato gjëra që duhen dy të tretat e shumicës, kjo gjë nuk mund të sigurohet, që përsëri çon në zgjedhje të reja", tha Kadriu.

Ndërsa për Ariton Ramën, opinionist politik, shqiptarët nuk duhet ta humbin zogun që u ka ardhur në derë duke e mbajtur lart çmimin e tyre. Sipas tij, është bash koha, momenti dhe vendi i duhur që partitë shqiptare të bashkuar t'i tregojnë dhëmbët ndaj një politike nacionaliste, kaotike dhe degraduese të Gruevskit:

"Partitë në parim janë grup interesi apo strukturë për artikulimin e këkesave të qytetarëve duke u shndërruar në mekanizëm për realizimin e po këtyre interesave. Gjithçka është e qartë Gruevski është i bojkotuar dhe i anashkaluar nga elita politike ndërkombëtare dhe populli me vetëdije racionale politike dhe sociale. Qeverisja e Gruevskit në retrospektivë ka qenë input i prodhimit të krizave dhe kontrollues i diskriminimit etnik ,fetar dhe social, prandaj është koha që unifikimi dhe racionalizimi politik të jetë më i theksuar nga tabori politikë për ta dënuar fashizmin gruevizian politikë në emër te popullit shqiptar. Është koha për reformim të rendit shtetëror në nivelet më të larta ligjore dhe këtë mundësi e kanë partitë shqiptare duke koordinuar qëndrimet e tyre përballë një politike kaotike nacionaliste dhe degraduese prandaj është koha e duhur në vendin e duhur për ti treguar dhëmbët por kjo arrihet duke qenë bashkë", tha Rama.

Kështu pra, pas bashkimit e daljes me një platformë të përbashkët, partitë shqiptare janë tashmë në provën e madhe disaditore se si do e menaxhojnë pozitën e tyre avantazhuese ndaj palës maqedonase.

Zaev po rri pas dere gati për t'i plotësuar kërkesat. Jo më kot ka marrë dhe mbi 50 mijë vota shqiptare gjatë zgjedhjeve të fundit. /tesheshi.com/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

BDI kërkon zgjatjen e mandatit të PSP, VMRO-DPMNE kundër

Posted: 12 Jan 2017 11:16 PM PST

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit deklaron se nuk ka partner strategjik dhe të preferuar nga kampi politik maqedonas.

Një fakt i tillë u përcoll përmes një deklarate për mediat të enjten pas mbledhjes që mbajti në Tetovë, Kryesia Qëndrore e kësaj partie.

BDI deklaron se vë interesin e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesit partiak.

BDI i përcakton si të panegociueshme për mandatin e ardhshëm çështjet si përdorimi i barabartë zyrtar i gjuhës shqipe, integrimi në NATO dhe BE, vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike me qëllim zbradhjen e të gjitha dyshimeve të dala nga megaskandali i përgjimeve.

Ndërkaq lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka deklaruar se janë kundër zgjatjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike.

Kryesia Qendrore e BDI-së thekson se do mbetet në mbledhje permanente deri në përmbylljen e këtij procesi konsultativ.

Ja komunikata e plotë:

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin vendimtar të BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen,

Në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar,

Në bazë të platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim,

Në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t'i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime:

BDI nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi politik maqedonas,

BDI vë interesin e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesit partiak,

BDI i përcakton si të panegociueshme për mandatin e ardhshëm çështjet e mëposhtme:

Përdorimi i barabartë  zyrtar i gjuhës shqipe

Integrimi në NATO

Integrimi në BE

Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike me qëllim zbradhjen e të gjitha dyshimeve të dala nga megaskandali i përgjimeve,

Kryesia Qendrore e BDI-së do mbetet në mbledhje permanente deri në përmbylljen e këtij procesi konsultativ.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të nominuarit e Trumpit duan qasje më të rreptë ndaj Rusisë

Posted: 12 Jan 2017 11:04 PM PST

Dy të nominuar për sigurinë kombëtare në administratën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia po bën përpjekje të përçajë institucionet amerikane dhe evropiane, ndërsa kanë mbështetur qasjen më agresive të inteligjencës dhe ushtrisë për t'iu kundërvënë Moskës.

Komentet e James Mattis dhe Mike Pompeo, të nominuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për të udhëhequr Pentagonin, repsketivisht CIA-n, janë në kundërshtim me retorikën e Trumpit gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas zgjedhjes së tij më 8 nëntor.

Mattis dhe Pompeo i kanë bërë komentet në seanca të ndara dëgjimore në Senat. Të dy ata kanë kritikuar Rusinë, duke e cilësuar si aktor agresiv, që duhet të përballet me rezistencë të patundur të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

Mattis, ish-gjeneral i Korpusit të Marinës, i tha Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po bën përpjekje të prishë aleancën e NATO-s dhe se Uashingtoni duhet t'i kundërvihet sjelljes ruse.

"Ne e dimë se ai (Putin) po bën përpjekje të prishë Aleancën Veri-atlantike dhe ne duhet të marrim hapa, hapa të integruar – diplomatikë, ekonomikë, ushtarakë… duhet të punojmë me aleatët tanë për t'u mbrojtur", tha Mattis.

Mattis tha se Rusia ka zgjedhur një "konkurrent strategjik". Ai tha se nuk e kundërshton bashkëpunimin me Moskën, porse SHBA duhet të jetë syhapur ndaj veprimeve dhe qëllimeve të saj.

I pyetur për kërcënimet kryesore ndaj interesave të SHBA-së, Mattis tha se ato nisin nga Rusia.

"Unë jam për bashkëpunim, por po ashtu duhet të pranojmë realitetin dhe atë që është e gatshme ta bëjë Rusia”, tha Mattis, i cili ka udhëhequr divizione të Marinës në pushtimin e Afganistanit më 2001 dhe në pushtimin e Irakut më 2003.

Pompeo, në anën tjetër, i tha Komitetit të Inteligjencës të Senatit se Rusia "ka riafirmuar veten duke pushtuar në mënyrë agresive Ukrainën, duke kërcënuar Evropën dhe duke mos bërë asgjë për të ndihmuar në shkatërrimin dhe mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik".

"Një fushë ku duhet të ketë fokus në rritje, është kibernetika. Kundërshtarë të sofistikuar, si Kina dhe Rusia, dhe kundërshtarë më pak të sofistikuar, si Irani dhe Koreja e Veriut, grupet terroriste, organizatat kriminale dhe hakerët po përfitojnë nga ky mjedis i ri pa kufij. CIA duhet të vazhdojë të jetë në ballë të kësaj çështjeje", tha Pompeo.

Komiteti i inteligjencës i SHBA-së ka akuzuar Putinin për urdhërimin e sulmeve kibernetike gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, të cilat thuhet se kanë dëmtuar rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton, në zgjedhje.

Trump, i cili thotë se do që të përmirësojë lidhjet me Moskën, ka hedhur dyshime mbi gjetjet e inteligjencës, edhe pse, më 11 janar, ka pranuar se Rusia mund të qëndrojë pas sulmeve kibernetike. Trump insiston se sulmet e tilla nuk kanë pasur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Rusia, në anën tjetër, ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmet kibernetike./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Haradinaj: Ndalimi im është lojë politike e Beogradit

Posted: 12 Jan 2017 11:00 PM PST

Një gjykatë e apelit në Francë liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë deri në shqyrtimin kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.

Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte, ndonëse ai është shpallur dy herë u pafajshëm për akuza të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Arrestimi i zotit Haradinaj një javë më parë në bazë të një urdhër arresti serb nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij.

Pak pas vendimit të gjykatës në Francë zoti Hardinaj në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se krejt procesi kundër tij është një lojë politike e Serbisë.

Intervista e plotë

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, në mediet serbe është njoftuar se prokuroria serbe për krime lufte ka ofruar prova të reja kundër jush. A jeni i njohur me këto prova nëse prokuroria serbe vërtetë i ka paraqitur ato?

Ramush Haradinaj: Proceset gjyqësore lidhur me rastin tim në Tribunalin e Hagës, kanë filuar në vitin 2005. Aktakuza e mbramë e amendamentuar ka hyrë në fuqi në vitin 2011. Do të thotë, që nga 1999 deri në vitin 2011, po të kishte pasur prova çfarëdo qoftë, Serbia apo kushdo qoftë, kanë qenë të mundshme të shqyrtohen. Nuk kanë lënë asnjë provë, asnjë informatë, jo vetëm Serbia, por askush tjetër lidhur me mua pa e prezantuar në gjykatë. Të gjitha ato prova të shqyrtuara kanë rezultuar me vendimin e gjykatës, shpallje të pafajshëm. Kjo është tani vetëm një lojë politike e Beogradit. Lojë politike, që për fat të keq e përkrahu edhe Franca.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, çfarë pritet të ndodhë tani? Cili do të jetë hapi tjetër?

Ramush Haradinaj: Unë jam i liruar nga mbajtja në arrest. Por, duhet të qëndroj në Francë deri në përmbylljen e procedurave dhe deri në një vendim të gjykatës lidhur me këtë çështje. Këtu duhet të theksojë se e gjithë kjo është një cirk, e thashë edhe në gjykatë, një cirk ligjor, nuk ka të bëjë me ligjin, është krejtësisht politike dhe është krejtësisht abuzim ligjor. Meqenëse, aktakuza nga Serbia daton në vitin 2004 dhe proceset gjyqësore për mua kanë filluar në vitin 2005 dhe deri në vitin 2011 kanë vazhduar, do të thotë unë jam shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2012. Pra, ardhja me këto shkresa të tilla, është abuzim dhe ndalimi im në bazë të urdhër arrestit të vitit 2004, është abuzim. Gjermania e ka hedhur poshtë, Austria e ka hedhur poshtë, Zvicra e ka hedhur poshtë, ndërsa është e habitshme qasja e autoriteteve franceze ndaj kësaj kërkese të Serbisë.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar për mundësinë që të ekstradoheni në Serbi?

Ramush Haradinaj: Kjo nuk ndodhë. Nuk ka si të ndodhë. Unë jam i Kosovës. Serbia nuk ka juridiksion mbi mua as mbi Kosovën. Përgjigjen ja kemi dhënë me luftë Serbisë në vitin 1999, pra zotit (Slobodan) Millosheviç, regjimit të tij. Në atë kohë, zoti (Ivica) Daçiç ka qenë një shërbëtor i zotit Millosheviç, po ashtu (Aleksandër) Vuçiç, shërbëtor i zotit (Vojislav) Sheshel. Nëse ata nuk ndërrojnë qasje, nuk po e ndihmojnë paqen në Ballkan, por, po e destabilizojnë Ballkanin me këto lojëra të tyre politike që janë krejtësisht të padrejta.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, nga pikëpamja procedurale, a ka qenë procesi profesional sa duhet, apo ka vonesa që ju mund t’ju duken të qëllimshme?

Ramush Haradinaj: S’ka asgjë profesionale në këtë rast, sepse burimi i këtij rasti është krejtësisht politik. Një gjykatë në Angli ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë duke e quajtur abuzim nga Serbia dhe duke i quajtur këto aktakuza politike. Vende respektabile, po ashtu anëtare të INTERPOL-it e të EUROPOL-it si Gjermania, Austria e Zvicra, i kanë hedhur poshtë, Franca po abuzon me mua dhe me situatën me mua.

Zëri i Amerikës: Atëherë si e gjykoni ju rolin e Francës në arrestimin tuaj, një vend që e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe që në të kaluarën nuk ka ngritur ndonjë problem të veçantë lidhur me akuzat që qenë bërë ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Franca është themeluese e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë. Ka pasur gjyqtarë, prokuror, hetues. Franca është pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtar në Kosovë. Të gjithë këta e dinë se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën nga 99-ta sepse juridiksioni ka kaluar tek OKB-ja me Rezolutën 1244 dhe nga 2008-ta jemi shtet i pavarur dhe Serbia s’ka asnjë juridiksion mbi shtetasit e Kosovës. Shtuar kësaj edhe faktin se jam në posedim të pasaportës diplomatike të Republikës së Kosovës si kryeministër.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, a mendoni se protestat e shqiptarëve kundër arrestimit tuaj mund të çojnë në përplasje serioze mes Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Shiqoni. Shqiptarët kanë treguar se janë popull i mirë. Janë popull i drejtë e i dashur edhe liridashës, por nuk lejojnë të padrejta. Mobilizimi i shqiptarëve ngado që janë, më ka bërë të ndjehem aq krenar saqë vërtetë besoj se e drejta është për shqiptarët dhe kanë perspektivë. Kjo është një lojë e ultë. Kushdo që ka marrë pjesë në këtë lojë të ultë, filluar nga Beogradi e të tjerët, kanë me dalë të turpëruar në këtë lojë./VOA/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Obama vlerëson Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Posted: 12 Jan 2017 01:48 PM PST

Presidenti në largim, Barack Obama ka vlerësuar zëvendëspresidentin, Joe Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Obama e ka cilësuar Biden si një "njeri të jashtëzakonshëm me një karrierë po ashtu të jashtëzakonshme në shërbimet publike".

Vlerësimin, Obama e bëri gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Obama po ashtu tha se Biden ishte zgjedhja më e mirë jo vetëm për të por edhe për amerikanët.

"Ju ishit vendimi im i parë që mora dhe ishte më i miri", i tha Obama zëvendësit të tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Milo: Arrestimi i Haradinajt synim për të goditur Kosovën

Posted: 12 Jan 2017 01:35 PM PST

“Ramush Haradinaj, lufta e fundit” është tema e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora News, transmetuar mbrëmjen e së enjtes 12 janar 2017.

Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në Rtv Ora News, se arrestimi i Ramush Haradinajt synon të godasë Kosovën.

Ilir Kalemaj, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se Haradinaj ishte viktimë politike, ndërsa theksoi se trilluesi i akuzave për transplant organesh në Burrel të viktimave serbe ishte Fred Abrahams.

Gjenerali në pension Kudusi Lamaj tha se akuzat ndaj UÇK-së janë trillime të Serbisë.

Koloneli në pension Dilaver Goxhaj, që ka punuar edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, u shpreh se UÇK nuk kishte asnjë mundësi të kryente transplante dhe të bënte një trafikim të tillë për shkak se nuk kishte asnjë kusht.

Pjesë nga biseda: 

Milo: E gjithë historia dot ë përfundojë si një "stuhi në gotë". Institucionet ndërkombëtare siç është rasti i Interpolit janë konservator për sa i përket zbatimit të ligjeve. Duke qenë se veprojnë jashtë politikës, janë paksa racionalë dhe të ftohtë kur vjen puna për të gjykuar, ndërkohë që politika përpiqet të shfrytëzojë këtë status për të arritur synimet politike. Kemi një synim të qartë të Serbisë, e cila vazhdon të luaj lojën e vet prej shumë vitesh. Në momentin aktual duket se ka një ngecje të procesit të negociatave midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ramushi është një nga aktorët politikë të Kosovës por që kërkojnë ta keqpërdorin këtë rast për të goditur thelbin e asaj çka përfaqëson Kosova. Për të bërë një atentat tjetër të sovranitetit dhe të ardhmes së sigurt evropiane të Kosovës.

Kalemaj: Ajo që shërben me Ramushin, unë me mendoj se është e ngjashme me situatën në Irlandë, me IRA-n, ku kryengritja kishin ata kundër Britanisë së Madhe. Ramushi është penalizuar politikisht, ka qenë viktimë politike mendoj brenda llojit. Deklarata e para një viti e Isa Mustafës që e dënonte me të njëjtën gjuhë si Carla del Ponte për masakrën e Radoniqit.

Nga 2005-sa e deri në 2011-n, ai iu nënshtrua një procesi kaq të gjatë, do të kishin gjetur prova të mjaftueshme për ta dënuar nëse do të kishte pasur prova. I vetmi rast i dëshmitarit Berisha që u gjet i vrarë në Mal të Zi, u provua nga policia malazeze se ishte një rast i një qytetari malazez të dehur që nuk donte shqiptarët. E njëjta histori me të ashtuquajturën e Shtëpia e Verdhë.

Lamaj: Në Beograd në vitin 2003 është botuar një libër me titull "Engjëjt e zinj të skëterrës kosovare", i cili përshkruan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe në pjesën e dytë, portretet e 154 luftëtarëve të Kosovës. Ky libër nga Millosh Kopiliç, nuk është gjë tjetër vetëm se i kopjuar nga Carla Del Ponte. I treti është raporti i Dick Marty-t dhe është i njëjti. Është i njëjti material.

Shqiponjat e zeza të urdhëruar nga Ramush Haradinaj?

Goxhaj: Nuk kemi formacione të tilla. Janë emërtime të serbëve ose Carla del Pontes. Ne i quanim skiftera. Këto ishin grupe që vepronin në prapavijë. Kryenin sulme kundër forcave serbe dhe bazave të tyre. Për sa i përket temës së transplanteve, vet drejtori i spitalit ushtarak serb që merrej edhe me transplantet ka thënë se jo vetëm UÇK nuk mund të bënte transplante, por as Shqipëria tani nuk mund t'i bëjë. Në çdo zonë kishim nga një spital dhe ushtria e Kosovës kishte vetëm një reanimator për të gjithë të plagosurit.

Goxhaj: Një organizatë e njohur Humans Right Watch dhe një person që e njeh shumë mirë Shqipërinë, pasi ka qenë këtu që në vite, i quajtur Fred Abrahams, i cili së fundi "Shqipëria nga diktatura në demokraci", ka luajtur një rol tejet negativ dhe ka qenë një nga personat që e ka bërë këtë çështje prezente në Asamblenë e Këshillit të Evropës, i cili ka mbështetur këto trille duke kërkuar qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të hetonin, përveç një gjysmë dëshmie. Ky person ka luajtur një rol tejet negativ si lobist.

Politika e Perëndimit për të "eliminuar" nga skenat politike drejtuesit e UÇK-së

Milo: Nuk besoj. Ata janë shumë aktivë, shumë popullor dhe me shumë influencë. Nuk ka ende persona që mund t'u besohet qeveria e Kosovës. Ka edhe emra të rinj.

Lama: Mos harro se kemi krijuar një Gjykatë Ndërkombëtare Penale vetëm për Kosovën. Rast unikal në botë, i paprecedentë në globin tokësor. Bëhet për të analizuar këtë vepër të Karla del Pontes dhe Dick Marty-t.

Milo: Ky është kompromis i dhimbshëm i faktorit ndërkombëtar për të bërë balancime të panevojshme. Është një balancë ndaj gjykatës për ish-kriminelët e luftës në Jugosllavi në Hagë dhe tani po krijojnë një gjykatë speciale për Kosovën.

Goxhaj: Gjithë qëllimi është që të shpallet UÇK-ja organizatë terroriste. Perëndimi përveç Shteteve të Bashkuara e kanë këtë qëllim. Të gjithë komandantët e zonave operative të Kosovës ose janë vrarë ose janë në burg, i vetmi është Ramushi. Kjo figurë ose duhet futur në burg ose duhet diskredituar.

Gjykata Speciale

Kalemaj: Kjo gjykatë speciale duhet të kushtëzohet. Kërkesa është e paprecedentë. Kjo është një gjykatë e paprecedentë për kohën ku u krijua për vendin ku u krijua. Është një akt kompromisi por kjo duhet të kushtëzohej me tërheqjen e gjithë urdhër-arresteve të Serbisë.

Lama: Serbia kërkon 300 të zhdukur. Si i kanë emrat, familjet, vendbanimet. Kush janë këta?

Milo: Janë 1800 shqiptarë të Kosovës që janë të zhdukur.

Lama: Serbia ka ngritur një ministri për Kosovën. Ajo shikon interesat e veta.

Destabilizimi i Kosovës?

Goxhaj: Ky është qëllimi i Serbisë. Po të ekstradohet Haradinaj në Beograd, Kosova do të destabilizohet dhe ky është qëllimi.

Lama: Edhe po të ekstradohet, nuk destabilizohet Kosova.

Milo: Çështja Haradinaj shihet më shumë për rrjedhojat që do të ketë pasi të kthehet në Prishtinë sepse rikthimi i Ramushit në Prishtinë do të rrisë kredencialet e tij politike për herë të tretë dhe në rrethanat kur është në opozitë, atëherë kthimi me kredenciale të forta mund të sjellë efekt politik.

Kosova të ngrejë padi ndaj Serbisë

Lama: Janë mbi 12 mijë predha artilerie që të rëna brenda kufirit të Shqipërisë brenda 22 muajve. Përse nuk ngre Kosova një aktpadi për Serbinë dhe kërkojë ekspertizë ndërkombëtare të planëzimit ushtarak të ushtrisë Jugosllave apo serbe në Kosovë në atë periudhë? Unë disponoj dokumente që nuk lejohet hapja zjarrit të artilerisë në më pak se 1 km nga një banesë. Në Kosovë është planëzuar zjarr artilerie në çdo shtëpi.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter