Ora News: “Arrestohen shpërndarësit e drogës në pikat e basteve” plus 9 more |
- Arrestohen shpërndarësit e drogës në pikat e basteve
- Kukësi nën pushtetin e ngricës temperaturat do vazhdojnë të ulen
- Arrestimi i Haradinaj, Kryesia e Kuvendit seancë të jashtëzakonshme
- Rruga e Kombit në Kalimash e kalueshme me zinxhir
- Normalizohet situata në Vlorë, Llogarja e kalueshme
- Bebe Rexha publikon “I Got You”
- Moti i keq, Prishtina shpall gjendjen e jashtëzakonshme
- Ngrica dhe akull, veriu vijon të mbetet i bllokuar
- Raporti: Putin ka urdhëruar në ndikimin e zgjedhjeve amerikane
- Emigrantët në Serbi dhe Hungari i kap i ftohti
Arrestohen shpërndarësit e drogës në pikat e basteve Posted: 07 Jan 2017 12:27 AM PST Dy të rinj, shpërndarës droge janë arrestuar nga policia e Dibrës, duke i sekuestruar edhe 200 doza me kanabis. Sipas policisë, të rinjtë lëndën narkotike do ta shpërndanin në lokale pika bastesh dhe lojra fati. Të arrestuarit janë: "Elton Keshi, 20 vjeç, banues në Majtar-Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike si dhe Fatjet Kaca, 21 vjeç, banues në Peshkopi (i dënuar më parë për veprat penale "Plagosje" dhe "Vjedhje"), i cili do ta shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë." Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200 doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar cannabis sativa. Mateialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kukësi nën pushtetin e ngricës temperaturat do vazhdojnë të ulen Posted: 07 Jan 2017 12:25 AM PST I gjithë Qarku i Kukësit është gdhirë sot nën një temperaturë shumë të ulët. Rënja e borës dhe erërat e forta që kanë shoqëruar këtë rajon, kanë bërë që ngricat të “pushtojnë" gjithçka duke sjellë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për Kukësin dhe Hasin. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit informon mëngjesin e sotëm se: Nuk ka patur reshje por fenomeni i uljes së temperaturës ka vazhdur më tej. “Lartësia e borës varion në qytete nga 20-30 cm e në zona rurale deri në 1,2 m në Q.Shllak. Temperatura minimale -9.6 gradë celsius e maksimale -5 gradë celsius. Temperatura aktuale -8 gradë celsius. Pritshmëria:Nuk priten reshje do të vazhdojë fenomeni i uljes së mëtejshme të temperaturës” Lartësia më e madhe e borës është shënuar në Valbonë, Qafë Shllak dhe Grykë Çajë. Të bllokuara janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi, e shumë fshatra në bashkitë Has e Tropojë. Akset nacionale: Si pasojë e erërave të forta në drejtim të Veriut janë krijuar grumbullime të masiveve të dëborës nga 1.5 deri në 2m, këto në zona të ekpozuara si Qafa ,duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve deri në bllokime të përkohshme në akse rrugore nacionale. Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta. Lartësia e borës në akse rrugore varion nga 0.4 deri 1.2 m. Në akset rrugore po punojnë gjithë potenciali i mjeteve që disponohen nga firmat kontraktuese. Aktualisht krahas hapjes akseve rrugore po vazhdon proçesi i hedhjes së kripës. Të bllokuara:NjA Grykë-Çajë,Kalisë,Arrën ,Surroj,Zapod , Topojan,Shishtavec,Malzi, e shumë fshatra në bashkitë Has e Tropojë. Aktualisht janë pa energji: Bashkia Has:Njësia adminsitrative Gjinaj, Golaj (fshatrat Perollaj,Bardhaj,Helshan e Kosturr) /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Arrestimi i Haradinaj, Kryesia e Kuvendit seancë të jashtëzakonshme Posted: 07 Jan 2017 12:17 AM PST Kryesia e Kuvendit në Kosovë do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet mbajtja në arrest e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë. Ish-kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua në Francë mbi bazën e një udhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Haradinaj u arrestua në aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij, ndërsa aktualisht ndodhet në qeli. /Oranews.tv / Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rruga e Kombit në Kalimash e kalueshme me zinxhir Posted: 07 Jan 2017 12:09 AM PST Në qarkun e Lezhës janë të bllokuara Njësitë Administrative të Fanit, Selitës, Oroshit dhe Kaçinarit në Mirditë. Trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 100 cm, ndërsa në fisa fshatra vijojnë të jenë të bllokuara. Lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Kalimash bëhet vetëm me zinxhirë pasi ka prezencë ngricash. Mjetet e firmës kontraktore është në punë gjatë 24 orëve duke hedhur kripe. Në Lezhë është bllokuar Njësia Administrative e Ungrejt. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Normalizohet situata në Vlorë, Llogarja e kalueshme Posted: 06 Jan 2017 11:55 PM PST Ndërkohë që në veri dhe verilindje të vendit situata e motit paraqitet problematike, në jug të vendit gjendja është normalizuar. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike në orën 7 të mëngjesit në Qarkun e Vlorës nuk ka rreshje dëborë dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet, me përjashtim të disa akseve ku duhen përdorur zinxhirat. Në akset e Qafës së Llogarasë dhe Qafën e Muzinës, janë hedhur edhe skorje e kripë për të mos patur probleme nga ngricat. Gjatë natës janë planifikuar shërbime policore në Qafën e Llogorasë dhe atë të Muzinës, për rregullimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë probleme ka pasur me ujin e pijshëm, ku në disa fshatra të qytetit për shkak të ngricave kanë ngrirë tubacionet dhe disa fshatra nuk furnizohen me uje te pijshëm. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Bebe Rexha publikon “I Got You” Posted: 06 Jan 2017 11:45 PM PST Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha e nisi vitin e Ri 2017 me lançimin e klipit të saj më të ri "I Got You". Kënga ishte publikuar në muajin tetor të vitit të kaluar, por tani vjen klipi i saj. Bebe shfaq format e saj joshëse në këtë klip.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Moti i keq, Prishtina shpall gjendjen e jashtëzakonshme Posted: 06 Jan 2017 11:38 PM PST Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 48 orë për shkak të motit të keq, me reshje të dendura dëborë, ngrica dhe temperature shumë të uleta. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti i cili ka urdhëruar që të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. "Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës. Iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre. Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme.“ /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ngrica dhe akull, veriu vijon të mbetet i bllokuar Posted: 06 Jan 2017 11:32 PM PST Temperaturat e ulëta kanë vijuar në të gjithë vendin, në Dibër termometri shënon -15 gradë, ndërsa akulli ka mbuluar qutetin e Burrelit, Peshkopisë dhe Bulqizës. Ndërkohë nuk bëhet lëvizja nga fshatrat drejt qytetit për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Në qarkun e Shkodrës, segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdojnë të jenë të bllokuar. Në Pukë, akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Në Malësië të Madhe vijojnë të jenë të bllokuara akset rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë. Ndërkohë në disa fshatra të Njësisë Administrative Dukagjin dhe në Puka nuk ka energji elektrike. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Raporti: Putin ka urdhëruar në ndikimin e zgjedhjeve amerikane Posted: 06 Jan 2017 11:25 PM PST Raporti i Inteligjencës Amerikane ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të ndihmonte Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale. Raporti i paklasifikuar thotë se udhëheqësi rus “urdhëroi” një fushatë që synonte të ndikonte në zgjedhje. "Ne vlerësojmë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar një fushatë ndikimi në 2016 me qëllim zgjedhjet presidenciale në SHBA", thuhet ndër të tjera në raport. Moska zyrtare nuk ka komentuar, por Rusia ka mohuar më parë pretendimet. Pasi u informua mbi gjetjet e këtij raporti, Trump nguroi të akuzojë Rusinë për ndërhyrje, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk ishte prekur. Raporti prej 25-faqesh thotë se Kremlini kishte një “preferencë të qartë” për Z. Trump. Qëllimi i Rusisë shoton më tej dokumenti ishte që të minonte besimin e publikut në procesin demokratik amerikan dhe të denigronte kandidaten demokrate Hillary Clinton. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Emigrantët në Serbi dhe Hungari i kap i ftohti Posted: 06 Jan 2017 10:57 PM PST Ndërsa shumë njerëz në Serbi po përgatiten për Krishtlindjet ortodokse, emigrantët në këtë vend dhe Hungarinë fqinje janë duke u përballur me kushte të mjerueshme në këtë dimër të acartë, transmeton "Zeri.info". Temperaturat në Hungari dhe Serbi kanë rënë në minus 20 gradë celsius gjatë natës. Megjithatë, rreth 2.000 azilkërkues dhe emigrantë janë duke fjetur në rrugët e Beogradit, si dhe pranë zonave të transitit mes Hungarisë dhe Serbisë, apo brenda në një kamp me tenda të leckosura në Hungari pa ndihma elementare. Në disa raste, jo vetëm që autoritetet serbe nuk arritën të sigurojë kushte humane, por janë përpjekur edhe për të parandaluar organizatat humanitare të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Qeveria serbe që nga nëntori i kaluar ndaloi organizatat humanitare për të ndihmuar azilkërkuesit dhe emigrantët të cilët bredhin rrugëve. Megjithatë, një grup humanitar ende vazhdon të shpërndajë ushqime të ngrohta për më shumë se 1.000 njerëz, duke përfshirë fëmijët, të mbërthyer në magazinat e braktisura prapa stacionit të trenit në Beograd. Këta njerëz janë të bllokuar, pa ngrohje, WC, dhe dushe. Edhe qeveria e Hungarisë e ka bërë jetën e mjerueshme për azilkërkuesit. Në fund të dhjetorit, qeveria e mbylli kampin më të madh të refugjatëve në Bicske, pa asnjë shpjegim zyrtar. /Zeri/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |