Ora News: “Arma që mposht Serbinë” plus 9 more |
- Arma që mposht Serbinë
- Reshje të dendura dëbore në Korçë, përdorimi i zinxhirëve i detyrueshëm
- Rita Ora ekspozon padashje të pasmet
- Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh
- Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e së premtes
- Tensioni Kosovë-Serbi, Thaçi telefonon Biden: Jemi për pajtim
- Të paktën 60 persona të vrarë në Mali
- Autori i sulmit në Stamboll: ISIS me tha të sulmoja sheshin Taksim
- Olsi Rama, djaloshi shqiptar që lufton tia dalë në Amerikë
- Orteku shkatërron hotelin luksoz, të zhdukur personeli dhe klientët
| Posted: 18 Jan 2017 11:48 PM PST Kur dëgjon reagimet e politikës shqiptare rreth konfliktit serbo-kosovar, nuk ka si mos të mbërthejë një ndjenjë dëshpërimi. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Reshje të dendura dëbore në Korçë, përdorimi i zinxhirëve i detyrueshëm Posted: 18 Jan 2017 11:43 PM PST Në qytetin e Korçës kanë vijuar gjatë natës reshjet e dëborës, duke vështirësuar qarkullimin në rrugë. Autoritetet bëjnë të ditur se përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm edhe brenda në qytet, pasi prezenca e dëborës është e lartë. Ndërkohë edhe qarkullimi në akset rrugore, Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Bilisht, Korçë- Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rita Ora ekspozon padashje të pasmet Posted: 18 Jan 2017 11:40 PM PST Këngëtarja më origjinë shqiptare, Rita Ora ka filluar xhirimet e filmit "Wonderwell" në Romë të italisë. E veshur me një fustan të zi të shkurtër pellushi, me çizme të gjata dhe me një “look” të vitetve 20, Rita shkëlqentë në xhirime. Por për një moment, teksa është përkulur për të rregulluar çizmet ka ekspozuar pa dashur të pasmet e saj. Rita Ora luan një rol elegant ne film ku tregohet historia e një super modelje.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh Posted: 18 Jan 2017 11:22 PM PST Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviçi, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë. DT është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica. (Foto) Me vullnetarë serb në Ukrainë, e maskuar si vëzhguese e zgjedhjeve. DT në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, gjersa koalicioni me të cilin ka konkurruar i ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, DT ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore. (Foto) – Zyrtar i lartë i SRPSKA-s, i cili me organizimin e Dragana Trifkovicit, ka qenë në të ashtuquajturën Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, e njohur si Qendër e Spiunazhit Rus ne Ballkan. Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar. (Foto) Material propagandistik i shkruar nga agjentja ruse Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë mediale në mediet gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj. Sipas konstatimeve, DT dëmin më të madh Kosovës ia bën duke rekrutuar serbë të Kosovës nëpër seminare e takime të ndryshme që i organizojnë institutet e ndryshme ruse në Serbi. (Foto) Në këtë foto shihet edhe me kriminelët Sllavko Simiç (në uniformë), pjesv e ish-Shërbimit Shtetëror të Jugosllavisë, që ka shërbyer në Prishtine dhe me ish-udhhqësin ushtarak të Armatës Jugosllave I ngarkuar në Koshare gjatë luftës me 1999, Lubinko Gjurkoviqin. Një rast shqetësues për Kosovën, është dyshimi se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës "Srpska" e të cilët janë të përfaqësues në institucionet e Republikës së Kosovës. Në kuadër të bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të DT janë ushtarakë e kuadrat ë shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave, siç është rasti i kolonel Lubinko Gjurkoviqit – komandant i forcave serbe në Koshare, pastaj Sllavko Nikiqit – pjesëtar i RDB-së (Resori i Sigurisë Shtetërore – pasuese e UDB-së) dhe autor i disa librave diskriminues ndaj figurave kryesore të UÇK-së, Marko Jakshiqit dhe Slavisha Ristiqit – liderë të nacionalistëve serbë në komunat veriore, Zvonko Mihajlloviqit – lider i strukturave radikale serbe në Shterpcë, Bozhidar Delliq – gjeneral serb i lindur në Gjakovë dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë nga Graçanicës që vjel fonde edhe nga shtete perëndimore në Kosovë etj. (Foto) Në Mitrovicën e Veriut, me kriminelin Marko Jakshiq. AKI ka të dhëna se DT është e martuar dhe posedon njohuri për familjen e saj, megjithëse këtë e mban shumë të fshehtë. Familja e ngushtë e saj jeton në Moskë, ku vet DT e kalon një pjesë të madhe të kohës. Përveç veprimtarisë së saj e cila dëmton rëndë Republikën e Kosovës, AKI ka në dispozicion prova të tjera të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbime ruse të inteligjencës. ( Foto) Me vullnetarin serb në Ukrainë, snajperistin Dejan Beriq, i cili ka marrë pjesëedhe në luftën e Kosovës 1998 – 1999. DT ka qenë e angazhuar, tërthortë apo direkt, edhe në nxitjen e pjesëmarrjes së serbëve në kuadër të forcave separatiste proruse në Ukrainë dhe ka raport shumë të mira me shumë prej vullnetarëve serbë atje. Madje, ajo vet ka qenë e pranishme në vijat e frontit në Ukrainë. Për këtë ajo është akuzuar si spiune edhe nga qeveria e Ukrainës. Përfundimisht, një rrjet I bashkëpunëtorëve të mundshëm të DT ka ndërhyrë edhe në Malin e zi, me 16 tetor 2016, ne diten e zgjedhjeve parlamentare, ku Aleksandar Sinxhelliqi se bashku me ish-komandantin e xhandarmerise serbe Bratislav Dikiqin, u akuzuan per grushtetet. Menjehere me pas, kryeministri I Serbise Vucic pati thene se me vjen keq nese Mali I Zi mbeshtetet ne te dhenat e komandantit te policies se Kosoves Selimajt, duke e injoruar keshtu dhe mos njohur Republiken e Kosoves, perkatesisht AKI-ne dhe drejtorin Agron Selimajn./RTK/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e së premtes Posted: 18 Jan 2017 11:07 PM PST Në Uashington po bëhen përgatitjet e fundit për inagurimin e nesërm të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Trump, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në festimet e së premtes. Por, dy kongresistë nga Nju Jorku, Jerrold Nadler dhe Adriano Espaillat, i janë shtuar grupit prej rreth 50 demokratëve, që kanë thënë se do të bojkotojnë inagurimin e presidentit. Sipas tyre, Trump nuk është i përshtatshëm dhe përbuz liritë civile. Sidoqoftë, ekipi planifikues i Trumpit ka thënë se deri në dy milionë njerëz mund të marrin pjesë në inaugurim. Tela gjemborë dhe barriera ta tjera janë ngritur për të ofruar siguri./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tensioni Kosovë-Serbi, Thaçi telefonon Biden: Jemi për pajtim Posted: 18 Jan 2017 10:46 PM PST Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, njofton kumtesa, transmeton Zeri.info. Presidenti Thaçi ka falënderuar zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë. "Ju faleminderit që keni dërguar te të gjitha palët porositë që duhet të evitohen sjelljet që nxisin tensione", është shprehur në këtë telefonatë presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi ka shtuar se dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. "Jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim", u shpreh presidenti Thaçi. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Të paktën 60 persona të vrarë në Mali Posted: 18 Jan 2017 10:43 PM PST Një makinë bombë ka vrarë së paku 60 persona në një kamp ushtarak në Mali, bëri të ditur qeveria e vendit afrikan. Së paku 115 ushtarë dhe luftëtarë të huaj, që po bëjnë përpjekje të stabilizojnë rajonin, janë plagosur nga sulmi në qytetin Gao. Një degë e Al Kaidës e ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se sulmi është ndëshkim për bashkëpunimin me "pushtuesit francezë". Një ndërhyrje ushtarake, e udhëhequr nga Franca në vitin 2013, ka dëbuar militantët islamikë, të cilët kishin okupuar pjesën veriore të Malit. Por, islamistët vazhdojnë të operojnë në rajon, ku ka edhe tensione midis grupeve lokale rebele dhe milicive pro-qeveritare./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Autori i sulmit në Stamboll: ISIS me tha të sulmoja sheshin Taksim Posted: 18 Jan 2017 10:31 PM PST Personi i dyshuar për sulmin terrorist në lokalin e natës Reina në Stamboll ka rrëfyer se zgjedhja e këtij lokali për ta sulmuar ka qenë rastësore. Abdulgadir Masharipov tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) fillimisht i tha atij për të sulmuar një zonë në sheshin Taksim. Sipas gazetës Hurriyet, ai ishte detyruar të ndryshonte objektivin për shkak të sigurisë në atë zonë të Stambollit. Ai tha se udhëzimet kishin ardhur nga Raqqa, një fortesë në Siri. "Unë kam ardhur në Taksim në prag të vitit të ri, por masat e sigurisë ishin shumë të forta dhe nuk ishte e mundur që të kryhej sulmi", shkruan BBC, citohet të ketë thënë Masharipov . "Më pas është dhënë udhëzimi për të kërkuar për një tjetër objektiv të ri në këtë zonë. Reina dukej më i përshtatshëm për sulmin. Nuk dukej si kishte shumë masa sigurie" ka vijuar më tej rrëfimin autori. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin e Hurriyet, e cila nuk ka shpjeguar se si arriti të marrë intervistën e sulmuesit në polici. Uzbeku Abdulgadir Masharipov u kap nga policia turke ditën e hënë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Olsi Rama, djaloshi shqiptar që lufton tia dalë në Amerikë Posted: 18 Jan 2017 04:07 PM PST Ndonjëherë trajner i mundjes së skuadrës, Elmwood Park, Neil Posmer pyet studentët e tij nëse ndonjëri do ta nisë stërvitjen në orën 06:00 të mëngjesit të së nesërmes. Është Olsi Rama, djaloshi shqiptar i cili thotë gjithmonë Po! "Ma ka bërë jetën ë vështirë" thotë Posmer me shaka. "Më duhet të ngrihem që në 5 të mëngjesit. Por sigurisht që do e bëj. Është një fëmijë që ka shumë vullnet dhe çdo minutë të jetës së tij do ta bëjë të jetë e vlefshme" Kështu nis dita e Olsi Ramës, djaloshit me origjinë shqiptare i cili jeton në Elmëood Park të Ilinois-it në SHBA. 18 vjecari është i vetëdijshëm se mundësia duhet kapur menjëherë. "Prindërit e mi jetojnë në një shtet tjetër. Erdhën këtu pa dokumenta së bashku me motrën time, ndërsa nëna ime ishte shtatzënë , kështu linda këtu në Amerikë dhe fitova nënshtetësinë amerikanë " tregon 18 vjecari fillimin e jetës së tij. Dhjetë Njëmbëdhjetë vite më vonë prindërit e tij u deportuan në Shqipëri ndërsa ai mbeti aty. "Është e vështirë. Por ata sakrifikuan për mua dhe më duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që kanë krijuar për mua" Vetëm nga garat dimërore ai ka arritur të renditet i nënti në Ilinois, një rezultat shumë i mirë, sipas trajnerit të tij. "Është një atlet i mirë dhe lufton shumë për të arritur rezultate" thotë trajneri Dëshira e tij është bashkimi familjar. Prindërit që jetojnë në Shqipëri duan të shkojnë në Amerikë dhe presin moshën 21 vjec kur mund të bëhet bashkimi familjar "Sytë e prindërve janë mbi mua" thotë ai. "Nuk mund të dorëzohem e të mos shfrytëzoj mundësitë" thotë ai. Shkrimi u përgatit nga një reporter freelance Gary Larsen për chicagotribune.com Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Orteku shkatërron hotelin luksoz, të zhdukur personeli dhe klientët Posted: 18 Jan 2017 03:37 PM PST Tre persona raportohen të kenë humbur pasi një ortek goditi hotelin në qendër të Italisë Orteku ka mbuluar makina ferma dhe një pjesë të hotelit Rigopiano të mërkurën. Mbi 20 turistë po qëndronin në hotelin luksoz spa në rajonin e Peskarës në atë kohë kur ra orteku Guvernatori i Peskarës Antonio Di Marco shkruajti në facebook: "Fatkeqësisht, një tragjedi e tmerrshme ndodhi. Do të ketë fatalitete por duhet kohë për ta konfirmuar Forcat e emergjencës dëshpërimisht u përpiqën të shpëtojnë njerëzit por u është dashur të zbrapsen për shkak të stuhisë së borës Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





