“Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave
- Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga SHBA-të
- SHBA: Nuk kemi pasur informacione paraprake për sulmin në Stamboll
- Guterres e fillon detyrën e shefit të OKB-së me dëshirën për paqe
- Senatorët amerikanë duan sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
- Viti i futbollit dhe medaljes olimpike
- Sporti i Kosovës më 2016
- Ngritja e partive populiste i riformon politikat perëndimore
- 2016: Viti në foto
- Siri: Armëpushimi kryesisht po respektohet, megjithë luftimet sporadike
- Gafat: Nga Ilirët e Azisë deri te Skenderbegu i Vetëvendosjes
- Maqedonia në vitin 2017, me probleme të vjetra
- Irak: Sulmet vetvrasëse vrasin 8 persona afër një vendi të shenjtë shiit
- Mbi 330 milionë euro borxh ndaj ATK-së
- Sulm në një klub nate në Stamboll
- Mbretëresha britanike ende e ftohur, mungon në meshën e Vitit të Ri
- Reformimi i shëndetësisë mbeti proces në letër edhe më 2016
- Koreja e Veriut: Jemi afër ndërtimit të raketës ndër-kontinentale
- Trump: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse
- Sulm vdekjeprurës në Stamboll
| Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave Posted: 01 Jan 2017 10:01 AM PST Një zyrtar iranian ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa kulm mbi kokë në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen me qëllim të parandalimit të "dëmit social". Siavash Shahrivar, udhëheqës i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, ka thënë se prostitutat duhet të "binden" që të steriliziohen. "Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kaloj natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe dhunshëm", ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane. "Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bënë edhe përhapëse të sëmundjeve", ka thënë më tej Shahrivar. Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa kulm mbi kokë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga SHBA-të Posted: 01 Jan 2017 09:30 AM PST Diplomatët rusë të cilët është vendosur të dëbohen nga SHBA-të në bazë të një urdhëri të presidentit Barack Obama, janë larguar nga Uashingtoni, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve, duke e cituar ambasadën ruse në SHBA. "Aeroplani është nisur", ka thënë zëdhënësi i ambasadës ruse në Uashington, Nikolai Lakhonin, më 1 janar. Ai ka shtuar se diplomatët që është vendosur të dëbohen më 1 janar janë në bordin e aeroplanit. Obama, gjatë javës së kaluar ka vendosur të dëbojë 35 rusë të dyshuar si spiunë si dhe ka vendosur sanksione kundër dy agjencive ruse të inteligjencës si masë ndëshkuese për dyshimet se Moska ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane. Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 dhjetor ka thënë se Moska nuk do të përgjigjet me masa të njejta. Putin ka thënë se fillimisht dëshiron të vlerësojë hapat që do të ndërmarrë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili e fillon mandatin e tij më 20 janar, dhe më pas të vendosë së çfarë masa do të ndërmarrë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Nuk kemi pasur informacione paraprake për sulmin në Stamboll Posted: 01 Jan 2017 08:51 AM PST Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë raportimet e disa mediave turke dhe pretendimeve në rrjetet sociale se agjencitë amerikane të sigurisë e kanë ditur paraprakisht se do të sulmohej lokali i natës në Stamboll ku orët e para të mëngjesit të sotëm u vranë 39 njerëz. Ambasada turke në Ankara, përmes një komunikate të publikuar të dielën ka thënë se "ndryshe nga thashethemet që po qarkullojnë në rrjete sociale, qeveria amerikane nuk ka pasur asnjë informacion rreth kërcënimeve ndaj ndonjë hapësire të veçantë të argëtimit, përfshirë edhe lokalin Reina", ku është kryer sulmi, pak pas mesnate. Komunikata thotë se SHBA-të gjithashtu "nuk kanë paralajmëruar amerikanët që të qëndrojnë largë hapësirave apo lagjeve të caktuara". Komunikata shton se më 22 dhjetor, ambasada amerikane e ka lëshuar një njoftim të përgjithshëm si "paralajmërim për kërcënimet gjatë sezonit të festave" për Turqinë dhe disa pjesë të Evropës, "ashtu siç bëjmë rregullisht kurdo ka indikacione se qytetarët amerikanë mund të jenë cak apo subjekt i dhunës". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Guterres e fillon detyrën e shefit të OKB-së me dëshirën për paqe Posted: 01 Jan 2017 07:49 AM PST Sekretari i ri i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron që viti 2017 të jetë një kohë kur "paqja do jetë kryesorja". Guterres, i cili nga sot e ka zëvendësuar Ban Ki-moon si shef i OKB-së, ka thënë se ai dëshiron të punojë në zgjidhjen e luftërave dhe konflikteve të dhunshme në shtete si Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Burundi. "Si mund t'i ndihmojmë miliona njerëz që janë të përfshirë në konflikte, duke vuajtur shumë nga lufta, pa ndonjë shenj se atyre po iu vie fundi?" ka pyetur ai. 67 vjeçari, Guterres më parë ka punuar si Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatë, një pozitë që e ka mbajtur për një dekadë. Ish kryeministri portugez ka thënë se ai dëshiron që bota të ketë një dëshirë për Vitin e Ri, vendosjen e paqës si gjënë kryesore. "Paqja duhet të jetë qëllimi dhe udhërrëfimi ynë", ka thënë ai dhe ka shtuar "e gjitha ajo që ne e kërkojmë si njerëzim - dinjiteti, shpresa, progresi dhe prosperiteti – varen nga paqja". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Senatorët amerikanë duan sanksione më të ashpra ndaj Rusisë Posted: 01 Jan 2017 06:49 AM PST Tre senatorë amerikanë, gjatë një vizite në Gjeorgji kanë thënë se ata do të mundohen të bindin Kongresin që miratojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë dhe presidentit, Vladimir Putin. Senatori republikan, Lindsey Graham, pasi ka arritur në Tbilisi më 1 janar, ka thënë se "ne shpresojmë që vitin 2017 ta bëjmë vit të sulmit…Ka ardhur koha ta ndalojmë Putinin". "Ka ardhur koha për sanksione të reja për ta goditur (Putinin) sa më ashpër si individ, por edhe sektorin e energjisë dhe atë bankar rus", ka thënë Graham. Graham është në vizitë dy ditore në Gjeorgji me senatorin John McCain dhe demokraten, Amu Kloubchar. "Jemi në kohëra sfiduese dhe shumë të vështira", ka thënë McCain. Ata kanë thënë se do të kthehen në SHBA dhe do e informojnë Kongresin për atë se çfarë po planifikon Rusia në vendet baltike dhe atë që po e bënë në Ukrainë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Viti i futbollit dhe medaljes olimpike Posted: 01 Jan 2017 06:49 AM PST Viti 2016 konsiderohet se ishte vit i suksesshëm për sportin e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e tij. Pranimi një vit më parë, më 2015, i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, kishte hapur rrugën për pranimin e të gjitha federatave sportive në federatat përkatëse botërore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Jan 2017 06:49 AM PST Pranimi i Kosovës në Federatën Evropiane dhe Federatën Botërore të Futbollit, si dhe pjesëmarrja e saj në kualifikimet për botërorin e futbollit "Rusia 2018", pjesëmarrja Kosovës në Olimpiadën "RIO 2016", si dhe medalja e artë olimpike e fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, i karakterizojnë sukseset e sportit të Kosovës në vitin 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ngritja e partive populiste i riformon politikat perëndimore Posted: 01 Jan 2017 06:19 AM PST Në gjithë botën perëndimore, një valë e partive populiste ose e atyre me ndjenjë kundër establishmentit, po e sfidon rendin politik të ndërtuar në idenë se kufijtë e hapur dhe tregtia e hapur janë gjëra kryesore për prosperitet. Gjatë 12 muajve të fundit kjo është parë shumë herë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Jan 2017 05:17 AM PST Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Siri: Armëpushimi kryesisht po respektohet, megjithë luftimet sporadike Posted: 01 Jan 2017 05:00 AM PST Aeroplanët e qeverisë siriane kanë kryer disa sulme ajrore ndërsa edhe konfliktet e armatosura kanë vazhduar të dielën me intensitet të vogël në disa zona, raporton Reuters. Mirëpo, armëpushimi në mes të rebelëve dhe forcave qeveritare siriane i arritur me Rusinë dhe Turqinë si garantuese është respektuar në shumë pjesë të Sirisë. Në ato pak luftime që kanë ndodhur, forcat qeveritare kanë avansuar drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në Ghoutan lindore, afër Damaskut, duke rimarrë 10 ferma afër qytezës së Doumas, njofton organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Rebelët kanë paralajmëruar të shtunën se ata do e braktisin armëpushimin nëse trupat qeveritare vazhdojnë ta shkelin atë, duke kërkuar sidomos bombardimin e zonave që kontrollohen nga ata. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gafat: Nga Ilirët e Azisë deri te Skenderbegu i Vetëvendosjes Posted: 01 Jan 2017 04:34 AM PST Nëse viti 2016 nuk u karakterizua me vendime të mëdha politike, ai u karakterizua me gafa e fjalë të mëdha nga politika. Kuvendi i Kosovës, edhe në vitin 2016 ishte jo vetëm vendi i debatit, por edhe i gazit, vendi ku u trajtua e sotmja, e ardhmja dhe historia. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Maqedonia në vitin 2017, me probleme të vjetra Posted: 01 Jan 2017 03:40 AM PST Afera e përgjimeve, incidenti i armatosur në Kumanovë, protestat e shumta, paditë ndaj zyrtarëve shtetërorë, e probleme tjera, kanë karakterizuar vitin 2016 në Maqedoni, si një ndër periudhat më të vështira që nga pavarësia e saj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Irak: Sulmet vetvrasëse vrasin 8 persona afër një vendi të shenjtë shiit Posted: 01 Jan 2017 03:31 AM PST Zyrtarët në Irak kanë thënë se dy sulmues vetvrasës kanë vrarë tetë persona afër zonës së shenjtë për shiitët, Najaf. Zyrtarë policor dhe të një spitali kanë thënë sot se sulmi ndaj një pike kontrolli në Najaf, rreth 180 km në jug të kryeqytetit, Bagdad, ka lënduar 22 persona të tjerë, përfshirë shumë policë. Dëshmitarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve, DPA, se sulmuesit kanë hapur zjarrë ndaj pikës së kontrollit në Najaf, para se të hedhin vetën në ajër me aktivizimin e rripit të mbushur me eksploziv. Sulmet janë kryer një ditë pasi një sulmues tjetër ka vrarë 28 persona në një treg të Bagdadit. Përgjegjësinë për këtë të fundit e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili shiitët i konsideron si heretikë. Për sulmin në Najaf ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Militantët e IS-it kanë shtuar sulmet gjatë javëve të fundit pasi forcat qeveritare të përkrahura nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të janë duke bërë përpjekje për rimarrjen e kontrollit mbi qytetin, Mosul. Ky qytet është okupuar nga IS-i në vitin 2014. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbi 330 milionë euro borxh ndaj ATK-së Posted: 01 Jan 2017 03:27 AM PST Mbi 330 milionë euro llogaritet borxhi që kompanitë private dhe publike kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Ekspertë për çështje ekonomike thonë se grumbullimi kaq i madh i borxhit krijon evazion fiskal, njëherësh çrregullim të konkurrencës së lirë të tregut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sulm në një klub nate në Stamboll Posted: 01 Jan 2017 02:49 AM PST Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj, janë vrarë në një sulm në një klub nate në Stamboll, tha ministri i brendshëm turk. Një sulmues i armatosur hapi zjarr në klubin e natës Reina rreth orës 01.30 (sipas orës lokale) në kohën kur po festohej viti i ri.Video: Reuters This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbretëresha britanike ende e ftohur, mungon në meshën e Vitit të Ri Posted: 01 Jan 2017 02:09 AM PST Mbretëresha Elizabeta e Britanisë së Madhe nuk do të marrë pjesë në meshën e Vitit të Ri sot për shkak të ftohjes, njofton Pallati Buckingham, një javë pasi ajo nuk mori pjesë as në meshën e Krishtlindjës, për herë të parë në disa dekada. Elizabeta, monarkja 90 vjeçare që ka qëndruar më së gjati në pushtet në botë, nuk është ndjerë mirë siç raporton Reuters, pak para Krishtlindjeve. "Madhëria e saj, Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në meshën e të dielës në Sandringham sot", thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror. "Mbretëresha ende nuk ndjehet e gatshme që të shkojë në kishë pasi po e merr vetën nga i ftohti". Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Princi 95 vjeçar Filip, janë ftohur pak ditë para Krishtlindjeve. Filipi ka marrë pjesë megjithatë në meshën e Krishtlindjeve në kishën e Shën Mari Magdalenës në Sandringham, por mbretëresha e cila është udhëheqësja e Kishës së Anglisë, nuk ka marrë pjesë. Familja mbretërore britanike ka festuar Krishtlindjet në këtë kishë prej vitit 1988, dhe Elizabeta asnjëherë nuk ka munguar në meshën e kësaj feste. Pas gjashtë dekadave në fron, mbretëresha ka hequr dorë nga turnetë ndërkombëtare, por në Britani ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj si monarke. Më 20 dhjetor, pallati mbretëror ka njoftuar se megjithatë ajo ka hequr dorë nga disa veprimtari bëmirëse dhe organizata të tjera që të lehtësojë obligimet e saj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Reformimi i shëndetësisë mbeti proces në letër edhe më 2016 Posted: 01 Jan 2017 01:57 AM PST Reformat në sistemin shëndetësor, me gjithë lëvizjet simbolike, nuk arritën të zbatohen as më 2016. Ndonëse zyrtarë të kësaj fushe thonë se po punohet intensivisht në reformimin e sistemit shëndetësor, i cili përfshin disa sfera, në shumë prej tyre reforma ka ngecur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Koreja e Veriut: Jemi afër ndërtimit të raketës ndër-kontinentale Posted: 01 Jan 2017 01:30 AM PST Udhëheqësi i Koresë së Veriut thotë se vendi i tij është në "fazën finale" të ndërtimit të raketës balistike ndër-kontinentale (ICBM). Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka "shënuar ngritje si fuqi bërthamore" në vitin 2016 dhe "se shpejti do e kemi edhe ICBM-në". Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë. Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë derisa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse Posted: 01 Jan 2017 01:01 AM PST Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t'i tregojë gjatë javës së ardhshme. Duke folur shkurtimisht para gazetarëve derisa shkonte në ndejën e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur në një pyetje rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, "unë dij gjëra që të tjerët nuk i dijnë" dhe "ju do i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)". Ai gjithashtu ka thënë se beson që ndërhyrja në emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike tmund të jetë kryer nga "dikush tjetër" e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumëçka rreth harkimit të kompjuterëve dhe se kjo "është një gjë që shumë vështirë verifikohet". Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet. I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: "Të shohim". SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin, të cilën Kina e konsideron krahinë të saj. Trump ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme me shumë shtete, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli është "shumë, shumë i rëndësishëm për mua." This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 31 Dec 2016 05:16 PM PST Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj, janë vrarë në një sulm në një klub nate në Stamboll, tha ministri i brendshëm turk. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





