“Një knockout total!” plus 9 more 24 ore lajme

“Një knockout total!” plus 9 more 24 ore lajme


Një knockout total!

Posted: 17 Jan 2017 07:41 AM PST

Gjatë fundjavës bashkë me të motrën Bella kanë qënë në qendër të mediave, po duket se Gigi Hadid është e mrekullueshme dhe për diçka tjetër, teksa shfaqet duke bërë boks në palestër. Modelja 21-vjeçare tregon fizikun e saj mahnitës me veshje sportive. Ajo shfaqet pa tualet dhe flokët bisht. Të dielën motra e Gigi, gjithashtu ...

Fansat: Elvis Presley është gjallë, ja provat

Posted: 17 Jan 2017 07:28 AM PST

Janë të shumta teoritë konspirative se Elvis Presley është akoma gjallë dhe ka trilluar vdekjen e tij në 1977 për t'i shpëtuar presionit të famës. Së fundmi ata prtetendojnë se një foto e re e shkrepur në shtëpinë e këngëtarit në Graceland tregojnë se ai jeton akoma dhe madje ka vizituar shtëpinë e tij në ...

The Weeknd fut në “sherr” Selena Gomez dhe Bella Hadid

Posted: 17 Jan 2017 07:19 AM PST

Bella Hadid ndihet e tradhtuar pasi Selena Gomez ka nisur të shoqërohet me The Weeknd në fillim të këtij muaji. Megjithatë ish-ylli i Disney ka refuzuar të marrë përgjegjësitë pasi ajo mendon se nuk ka tradhtuar askënd me lidhjen  e saj me muzikantin kanadez. Pas vendimit të Bella-s, për të mos e ndjekur në rrjetet ...

Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga gjuha shqipe

Posted: 17 Jan 2017 07:15 AM PST

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka konfirmuar se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit. Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë ...

Ceremonia e Trump, SHBA: Nuk ka zyrtarë të ftuar

Posted: 17 Jan 2017 07:04 AM PST

Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit. Në të nënvizohet qartë ...

10 misteret natyrore më të çuditshme që habisin njerëzimin

Posted: 17 Jan 2017 06:59 AM PST

Bota është e veshur me mistere, të cilat ndër shekuj kanë habitur njerëzimin. Ndonëse shkencëtarët kanë kaluar vite për të shpjeguar fenomenet e çuditshme, nuk kanë arritur që tu japin zgjidhje. Sot ne do të ju flasim për 10 mistere të natyrës, që vazhdojnë të habisin njerëzimin.   1-Krateri  Patomskiy Në vitin  949 gjeologu rus  ...

Këto ushqime mos i përzieni kurrë me ilaçet

Posted: 17 Jan 2017 06:51 AM PST

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme. Ja cilat janë këto ushqime: Bananet Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit. Limoni i ...

Berlini reagon pas deklaratave të Theresa May

Posted: 17 Jan 2017 06:43 AM PST

"Theresa May më në fund na qartësoi pak në lidhje me Brexit". Ky ishte reagimi i parë i ardhur nga Gjermania pas fjalimit të kryeministres britanike, që foli gjatë në lidhje me synimet dhe objektivat e Londrës gjatë negociatave të shkëputjes. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se vlerësonte vullnetin dhe dëshirën e shprehur ...

May: Largohemi nga tregu i përbashkët europian

Posted: 17 Jan 2017 06:37 AM PST

Britania e Madhe nuk ka ndërmend që të qëndrojë në tregun e përbashkët europian sepse vetë qëndrimi në këtë treg do të zhvlerësonte votën pro daljes nga Bashkimi Europian. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministrja britanike, Theresa May këtë të martë. Megjithatë, ajo tha se Londra sërish do të këmbëngulë për aksesin më të ...

Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

Posted: 17 Jan 2017 06:26 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t'iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të ...