Mesazhi.com: “Në listën i Interpolit janë Ramush Haradinaj, Azem Syla e Shukri Buja” plus 9 more

Mesazhi.com: “Në listën i Interpolit janë Ramush Haradinaj, Azem Syla e Shukri Buja” plus 9 more


Në listën i Interpolit janë Ramush Haradinaj, Azem Syla e Shukri Buja

Posted: 18 Jan 2017 12:16 PM PST

Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, me kërkesë të Serbisë, është reduktuar në 22 persona.

Siç raporton RTK, derisa në listën e mëhershme figuronin emrat e krerëve më të lartë institucionalë dhe ish-komandantëve të zonave të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë të fundit emrat e tyre nuk figurojnë.

Pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë, ka kërkuar nga Interpoli t'i dijë emrat e kosovarëve që kërkohen nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë. Në këtë listë mbetet edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Burimet e RTK-së kanë rrëfyer se këtë listë e posedojnë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. Përveç liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këtë listë figuron edhe emri i ish komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla. Lista vazhdon me ermin e Lirim Jakupit e përcjell edhe me atë të Fadil Suleviqit aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës e që mban pozitë të lartë në këtë institucion. Edhe ish-komandanti i UÇK Shukri Buja, është në listën e të kërkuarve nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Ndërkohë, kjo listë përbëhet edhe nga shumë emra të tjerë që nuk janë të njohur aq shumë për opinionin.

The post Në listën i Interpolit janë Ramush Haradinaj, Azem Syla e Shukri Buja appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Thirrjeve për luftë dhe mure e ndarje u përgjigjemi me thirrje për paqe

Posted: 18 Jan 2017 08:02 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topin.

Kreu i shtetit falënderoi ish-presidentin Topi për vizitën dhe për kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

"Jam dëshmitar i angazhimit tuaj personal për Kosovën. Shteti ynë dhe qytetarët tanë ju jemi përherë mirënjohës për kontributin tuaj", ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Nga ana tjetër, ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, tha se është ndjerë mirë në çdo takim me presidentin Thaçi.

"Ju jeni shembull me përvojën tuaj në politikë. Ju përgëzoj për reagimin prej burrështetasi në çështjen e trenit", u shpreh ish-presidenti Topi.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të konsolidohet si shtet.

"Thirrjeve për luftë dhe mure e ndarje u përgjigjemi me thirrje për paqe, dialog dhe integrime euroatlantike", përfundoi presidenti Thaçi.

The post Thaçi: Thirrjeve për luftë dhe mure e ndarje u përgjigjemi me thirrje për paqe appeared first on Mesazhi.com.

Kosova i ofron asistencë Shqipërisë për realizimin e Kadastrës Fiskale

Posted: 18 Jan 2017 07:49 AM PST

Ministri i Financave i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj, të mërkurën në Tiranë nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim, me qëllim mbështetjen teknike mbi realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi ka për objektiv përcaktimin e kuadrit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë për asistencë teknike për realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eksperiencën e krijimit dhe funksionimit të Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës.

Për realizimin e këtij Memorandumi, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës duke vënë në dispozicion strukturat dhe kapacitetet e nevojshme me qëllim realizimin e Kadastrës Fiskale në Shqipëri.

Ndërsa, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet dhënies së asistencës përgjatë procesit të realizimit të Kadastrës Fiskale në çdo hap të tij, duke siguruar informacionet që lidhen me objektin e Memorandumit si dhe merr përsipër që bazuar në eksperiencën e saj mbi funksionimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës, të ofrojë asistencë lidhur me infrastrukturën ligjore që aplikon për administrimin dhe mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme.

Ministrat Hoti dhe Ahmetaj takimit të përbashkët në Tiranë, ku pjesë e delegacionit ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore Sakip Imeri, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit për funksionalizimin e pikës së përbashkët Doganore në Portin e Durrësit dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe informacioneve nga fushëveprimi i doganave dhe administratave tatimore të të dyja vendeve.

Ministri Avdullah Hoti tha se "Në këtë takim u bë e ditur se është bërë progres në shumicën e çështjeve që janë dakorduar gjatë takimeve të mëparshme ndërmjet dy ministrive, gjithashtu kemi identifikuar disa çështje, për të cilat pritet një intensifikim më i shtuar siç është luftimi i ekonomisë jo formale, krijimi i lehtësirave të ndërsjella për zhvillimin e bizneseve si dhe krijimin e një pike të përbashkët Doganore në Portin e Durrësit si masë për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën dhe për këtë falënderoj edhe ministrin Arben Ahmetaj dhe Qeverinë e Shqipërisë për gatishmërinë që po na ofron në këtë drejtim".

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që sektori privat si promotor i zhvillimit ekonomik i të dy vendeve të merr një kahje më të mirë zhvillimore.

Ndërsa, ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj duke i uruar mirëseardhje Ministrit Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë u shpreh se takimet e tilla çdo herë janë frytdhënëse dhe në dobi të të dyja vendeve.

“Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy tregje. Ne kemi bërë hapa konkretë në funksion të unifikimit të tregjeve tona, rritjes së volumit tregtar dhe nxitjes së shkëmbimeve dypalëshe”, shtoi Ministri Ahmetaj.

Ai gjithashtu shtoi se “Sistemi i Përbashkët i Tranzitit, i finalizuar në dhjetor 2016, përmes ndërlidhjes automatike të sistemeve elektronike, u mundëson tashmë bizneseve nisjen e një procedure tranziti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe mbylljen e tij në vendin tjetër, duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitar dhe reduktuar ndjeshëm kohën dhe kostot për sipërmarrjen".

Ndërsa, sa i përketë nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunimin mbi realizimin e kadastrës fiskale, ministri Arben Ahmetaj tha se “Sistemi i katastrit fiskal është një mundësi e mirë . Kjo ndihmonë Shqipërinë për një administrim më të mirë dhe u jep vlerë pronave të Shqipërisë. Unë dua të kopjoj Kosovën për sistemin e fiskalizimit të pronave”, ka thënë ndër të tjera Ahmetaj.

Gjatë ditës po ashtu të dy ministrat vizituan edhe pikën doganore në Portin e Durrësit, ku bënë të ditur se Dogana Shqiptare, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e Zyrës së Operimit të Doganës Kosovare pranë Degës së Doganës Durrës. Ministri Hoti dhe Ministri Ahmetaj këtë pikë doganore e cilësuan si projekt me shumë rëndësi sidomos për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën.

The post Kosova i ofron asistencë Shqipërisë për realizimin e Kadastrës Fiskale appeared first on Mesazhi.com.

Historike: Për herë të parë, një tren i nisur nga Kina mbërrin në Londër

Posted: 18 Jan 2017 06:53 AM PST

Treni i parë nga  Kina në Britaninë e Madhe mbërriti në stacionin e tij të fundit në Londër.

Treni i mallrave, që mbante 5.1 milionë dollarë vlerë  malli, u nis nga Yiwu në Kinë ditën e Vitit të Ri.

Rruga prej 12.000 kilometrash kaloi nëpër nëntë vende, përfshirë Kazakistanin, Rusinë, Gjermaninë dhe Francën.

Është shpresuar se ky shërbim i ri do të bëhet me një kosto-efektive në mënyrë për të rritur lidhjet tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Kinës, shkruan "BBC"/SYRI.net/

The post Historike: Për herë të parë, një tren i nisur nga Kina mbërrin në Londër appeared first on Mesazhi.com.

Katër tërmete të forta trondisin Italinë

Posted: 18 Jan 2017 06:35 AM PST

Të paktën katër tërmete të forta, me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter kanë tronditur sot pjesët qendrore të Italisë, njoftoi Ansa.

Tërmete në Itali janë regjistruar që nga mëngjesi, transmeton lajmi.net.

Sic u tha tërmeti ishte ndje edhe në Romë, ku më pas janë evakuuar metrot dhe shkollat.

Deri më tani nuk ka raporte për dëme të mundshme apo të lënduar.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti i parë një magnitudë prej 5.4 gradë goditi zonën në veri të qytetit Amatriçe, një të dytë, shkalle pak më të fortë tërmeti 5.7 gradë, e ndjekur rreth 50 minuta më vonë.

Pas 10 minutave u bë një tërmet i tretë, madhësia e së cilit ishte 5.3 gradë. Pas tij u ndjeu një tjetër tërmet.

Kryeministri italian, Paulo Gentiloni, tha se fatmirësisht dridhjet e forta të termetit nuk ka viktima.

Qyteti Amatriçe i cili është 100 kilometra në veri të Romës në gusht të vitit të kaluar ishte goditur nga një termet shkatërrues që vrau 300 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, ku një numër i ndërtesave të vjetra u shkatërruan plotësisht.

Më pas dy tërmete të shkallës 5.5 dhe 6.1 në tetor goditën Amatriçën por nuk pati viktima në njerëz, edhe një termet i shkallës 6.5 ndodhi në tetor në të njëjtën zonë.

Kjo zonë javët e fundit është përfshirë nga bora e madhe. /Lajmi.net/

The post Katër tërmete të forta trondisin Italinë appeared first on Mesazhi.com.

NATO: Njësia speciale mund të veprojë në tërë territorin e Kosovës, pa lejen e KFOR-it

Posted: 18 Jan 2017 04:25 AM PST

Burime në selinë e NATO-s në Bruksel kanë thënë se "Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, në të cilën thirret Serbia, nuk përfshin forcat policore të Kosovës".

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë deklaruar se "autoritetet e Kosovës nuk janë të obliguara që të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të dërguar forcat e veta policore në gjithë territorin e Kosovës".

Këtë agjencisë Beta në Bruksel i kanë thënë zyrtarë të NATO-s, kur u pyetën nëse autoritetet në Prishtinë do të duhej të kërkonin pëlqimin paraprak të KFOR-it për të dërguar forcat speciale të ROSU të policisë së Kosovës, për të ndaluar trenin që shkonte nga Serbia në Mitrovicë.

Po siç shkruajnë mediat serbe, kjo ishte përgjigje edhe për pyetjen nëse dokumenti i NATO-s me shkrim, si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit në mes Beogradit dhe Prishtinës, bënë të qartë se autoritetet e Kosovës duhet të kërkojë pëlqimin e KFOR-it, për vendosjen e policisë edhe në veri, aty ku banojnë serbët.

Mediat serbe shkruajnë edhe për një deklaratë të një zëdhënëseje të NATO-s, e cila ka thënë KFOR-i "është duke kryer rolin e vet me një mandat të bazuar në rezolutën 1244 dhe është i gatshëm, në qoftë se është e nevojshme, të sigurojë ndihmë si një forcë e tretë, për shkak se fillimisht punën e tyre duhet ta kryejnë EULEX-i dhe Policia e Kosovës".

The post NATO: Njësia speciale mund të veprojë në tërë territorin e Kosovës, pa lejen e KFOR-it appeared first on Mesazhi.com.

Veteranët e luftës të shtunën protestë për Ramush Haradinajn

Posted: 18 Jan 2017 03:03 AM PST

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë se do të organizojnë një protestë gjithëpopullore në mbështetje të Ramush Haradinajt.

"Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim partie a shoqate, që të na bashkëngjiten në protestë, ditën e shtunë më datën 21 janar 2017 ora 13:00, në sheshin 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë", thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb.

The post Veteranët e luftës të shtunën protestë për Ramush Haradinajn appeared first on Mesazhi.com.

Patriarku Irinej: Mos e bëj Zot ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë

Posted: 18 Jan 2017 02:35 AM PST

Patriarku serb, Irinej ka dalë kundër deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliq, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, pas ndaljes së trenit provokues nga autoritetet kosovare, transmeton "Zeri.info".

"Mos e bëj Zot ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë. Por, duhet t'i mbrojmë serbët siç dimë", ka deklaruar Irinej gjatë një interviste për tabloidin serb "Kurir"

The post Patriarku Irinej: Mos e bëj Zot ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Turqi: I dyshuari i sulmit në lokalin e natës është uzbek, por i trajnuar në Afganistan

Posted: 18 Jan 2017 01:31 AM PST

Policia turke e ka arrestuar personin që dyshohet se natën e Vitit të Ri vrau 39 persona në një lokal nate të Stambollit.

Grupi militant, ISIS e ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit, duke thënë se kjo ishte hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë turke në Siri.

Lajmi tashmë është konfirmuar nga autoritetet turke, përfshirë edhe kryeministrin Binali Jidlirim dhe guvernatorin e Stambollit, Vasip Sahin.

Ky i fundit ka thënë se gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari, Abdulkadir Masharipov me origjinë nga Uzbekistani, e ka pranuar se e ka kryer sulmin në lokalin Reina të Stambollit, ndërsa edhe shenjat e gishtërinjëve të tij janë të njejta me ato që janë gjetur në vendin ku është kryer krimi. Sipas guvernatorit të Stambollit, Masharipov është i lindur në vitin 1983, ndërsa është trajnuar në Afganistan.

Disa orë pas arrestimit, kryeministri turk derisa ka folur para gazetarëve në Ankara, gjithashtu e ka konfirmuar arrestimin e Masharipovit.

“Terroristi i neveritshëm që e ka sulmuar lokalin e natës natën e Vitit të Ri, dhe ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve është kapur në Stamboll gjatë një operacioni policor të 16 janarit. Ai tani po merret në pyetje", ka thënë kryeministri turk, Binali Jildirim.

I dyshuari është kapur nga policia gjatë bastisjes së një shtëpie që është pronë e një miku që raportohet se është nga Kirgizia, raporton televizioni NTV. Sipas të njëjtit raport, Masharipov është munduar t'i rezistojë arrestimit.

Mediat raportojnë se djali 4 vjeçar i personit të arrestuar dje ka qenë me të gjatë bastisjes, dhe së paku 4 persona të tjerë, përfshirë edhe një me origjinë nga Kirgizia, gjithashtu janë paraburgosur.

Policia turke, më 9 janar e ka identifikuar Masharipovin si sulmuesin e dyshimtë. Atëkohë, mediat duke u mbështetur në burime policore, kanë raportuar se Masharipov, i njohur edhe me pseudonimin, Abu Muhammed Horasani, ka lidhje me grupin terrorist, ISIS në Siri dhe Irak.

NTV raporton se policia e ka ditur lokacionin ku fshihej Masharipov që 4 apo 5 ditë, por ata nuk kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim të monitorojnë lëvizjet dhe kontaktet e tij.

Policia e ka publikuar edhe një fotografi, që besohet se është e të dyshuarit, ku shihet një burrë me njolla gjaku në bluzën e tij, si dhe të prera dhe mavijosje në fytyrë.

“Ka shumë detaje që duhet të qartësohen, por derisa hetimet po vazhdojnë, më lejoni të ndalojë këtu. Zyrtarët tanë do të ndajnë detajet me publikun kur kësaj i vie koha. Gjëja më kryesore është se kryesi i këtij sulmi të tmerrshëm është kapur. Tani do të përcaktohet fuqia pas këtij sulmi", ka thënë më tej kryeministri turk, Jidlirim.

Natën e Vitit të Ri, sulmuesi ka hyrë në lokalin e natës, Reina, dhe ka shtënë ndaj të pranishmëve me pushkë automatike. Sipas autoriteteve, ai e ka rimbushur armën e tij së paku gjashtë herë, duke shtënë mbi të plagosurit derisa ata kanë qenë të shtrirë në tokë.

Në mesin e viktimave në klubin Reina kishte shtetas të Libanit, Francës, Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Agjencitë e lajmeve duke cituar burimet e sigurisë, shkruajnë se më 17 janar ka pasur edhe operacione tjera që po vazhdojnë kundër celulave terroriste.

Prej mesit të vitit 2015, grupi terrorist fajësohet për së paku gjashtë sulme të tjera të mëdha në Turqi, përfshirë edhe atë ndaj një marshi paqësor në tetor të vitit 2015 ku u vranë mbi 100 persona në Ankara. (REL)

The post Turqi: I dyshuari i sulmit në lokalin e natës është uzbek, por i trajnuar në Afganistan appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Ka provokime nga Serbia, por jemi të gatshëm ta mbrojmë sovranitetin

Posted: 18 Jan 2017 01:22 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të mërkurën se ka provokime nga Serbia, por sipas tij institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.

Mustafa në mbledhjen e rregullt të Qeverisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

"Jemi të përkushtuar që t'i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës".

"Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë".

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka provokime nga Serbia, por sipas tij, institucionet e vendit janë gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

The post Mustafa: Ka provokime nga Serbia, por jemi të gatshëm ta mbrojmë sovranitetin appeared first on Mesazhi.com.