Mesazhi.com: “Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë” plus 9 more |
- Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë
- ZYRTARE: Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit 2016
- Avokatja e Haradinajt: Nuk ka argumente që Haradinaj të ekstradohet në Serbi
- Gjenevë, fillon samiti i negociatave për çështjen e Qipros
- “Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Astana”
- Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme
- Koci: Haradinaj të enjten mund të lirohet me kusht
- Platforma shqiptare, kërcënon Gruevski
- Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët
- Rritet numri i viktimave nga i ftohti
| Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë Posted: 09 Jan 2017 03:47 PM PST Diplomati 55-vjeçar Andrei Malanin është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, në një ndërtesë në bulevardin Irodu Attiku që ndodhet në qendër të Athinës. Një nënpunës i lartë me detyrë në Ambasadën e Rusisë në Athinë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas mediave greke, mësohet se diplomati 55-vjeçar Andrei Malanin si rezultat i kërkimeve nga punonjësit e ambasadës pasi nuk kishin informacione për të që nga dita e hënë, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, në një ndërtesë në bulevardin Irodu Attiku që ndodhet në qendër të Athinës. Ndër të tjera bëhet e ditur se drejtoria e policisë të Athinës ka nisur një hetim në lidhje me përcaktimin e shkakut të vdekjes së diplomatit rus. The post Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë appeared first on Mesazhi.com. |
| ZYRTARE: Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit 2016 Posted: 09 Jan 2017 01:54 PM PST Cristiano Ronaldo është shpallur futbollistit më i mirë i vitit 2016. Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, në një ceremoni të jashtëzakonshme të organizuar në Cyrih të Zvicrës, ka shpallur Cristiano Ronaldon futbollistin më të mirë të vitit të lamë pas. Portugezi në garë për çmimin "Lojtari i Vitit", ka mposhtur Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin. The post ZYRTARE: Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit 2016 appeared first on Mesazhi.com. |
| Avokatja e Haradinajt: Nuk ka argumente që Haradinaj të ekstradohet në Serbi Posted: 09 Jan 2017 01:47 PM PST Ish kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, vazhdon të mbahet në paraburgim në qytetin Colmar në Francën lindore. Haradinaj u arrestua javën e kaluar bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga qeveria e Serbisë. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për anën ligjore të këtij rasti. The post Avokatja e Haradinajt: Nuk ka argumente që Haradinaj të ekstradohet në Serbi appeared first on Mesazhi.com. |
| Gjenevë, fillon samiti i negociatave për çështjen e Qipros Posted: 09 Jan 2017 04:35 AM PST Në zyrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë të Zvicrës kanë filluar negociatat që zhvillohen nën mbikëqyrjen e OKB-së për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së Qipros, në të cilat marrin pjesë edhe kryetari i Republikës Turke të Qipros Veriore Mustafa Akıncı dhe lideri i Qipros Greke Nikos Anastasiadis, raporton Anadolu Agency (AA). Liderët qiprotë janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Zyrës së OKB-së në Gjenevë Michael Moller dhe Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështjen e Qipros Espen Barth Eide. Negociatat për këtë çështje do të zgjasin tri ditë, prej të cilave në të parën do të diskutohet për pronat, ndërsa më pas për ndarjen e qeverisë dhe pushtetit. Gjithashtu, në negociata do të këmbehen edhe mendime rreth sigurisë dhe garancive. Në negociata, konkretisht më 11 janar, pritet që palët t'i prezantojnë hartat e tyre. Pas negociatave, më 12 janar, do të organizohet konferencë ndërkombëtare në të cilën do të marrin pjesë shtetet garantuese, Turqia, Greqia dhe Britania. Në konferencë pritet të marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe, sipas nevojës, përfaqësues të palëve të tjera relevante. Pasi samiti i organizuar në Mont Pelerin të Zvicrës në nëntorin e kaluar nuk dha rezultatet e dëshiruara, liderët më 1 dhjetor u takuan në ishull dhe morën vendimin që negociatat të vazhdojnë dhe të organizojnë një konferencë ndërkombëtare në lidhje me çështjen e Qipros. Negociatat në Qipro kishin rifilluar më 15 maj të vitit 2015 me ndërmjetësimin e këshilltarit të posaçëm të OKB-së, Espen Barth Eide pas ardhjes në detyrë të kryetarit të Qipros Turke Akıncı. Negociatat përbëhen nga gjashtë tituj kryesorë, si Ekonomia, Bashkimi Evropian, Pronat, Ndarja e qeverisë-pushtetit, Territori, Siguria, etj. The post Gjenevë, fillon samiti i negociatave për çështjen e Qipros appeared first on Mesazhi.com. |
| “Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Astana” Posted: 09 Jan 2017 04:25 AM PST Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad, ka deklaruar se janë të gatshëm të negociojnë çdo çështje në bisedimet që do të zhvillohen mes palëve konfliktuese në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA). Asad në një intervistë të dhënë në shtypin francez dhe të publikuar ditën e sotme nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA e Sirisë, ka vënë në dukje se kanë ndërmend të dërgojnë delegacion kur të përcaktohet data e negociatave politike në Astana. “Nuk ka kufi për negociatat, ku do të flitet për ti dhënë fund krizës apo për të ardhmen e Sirisë. Por nga ana tjetër kush do të jetë në tryezë? Këtë ende nuk e dimë. A do të jetë opozita e vërtetë e Sirisë?. Kur them e ‘vërtetë’ e kam fjalën për ata që i kanë rrënjët në Siri. Pra jo francez, saudit apo britanik. Suksesi i negociatave varet nga kjo”, është shprehur Asad. Ndërsa pyetjes nëse është i gatshëm që të bisedohet edhe për çështjen e presidencës së tij, Asad i është përgjigjur: The post “Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Astana” appeared first on Mesazhi.com. |
| Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme Posted: 09 Jan 2017 03:50 AM PST Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë. "Ekipet e MI-së janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht", thuhet në komunikatë. Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore. Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj. Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore. The post Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme appeared first on Mesazhi.com. |
| Koci: Haradinaj të enjten mund të lirohet me kusht Posted: 09 Jan 2017 03:46 AM PST Të enjten e kësaj jave, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të dalë përsëri para trupit gjykues në Francë. Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline, edhe avokati i Haradinajt në Kosovë, Arianit Koci, i cili ka theksuar se të enjten mbahet kjo seancë që besohet mbahet për lirimin me kusht të Haradinajt. "Seanca për lirim me kusht mbahet te enjten", ka thënë shkurt Koci. Duhet përkujtuar që Gjykata e Apelit e la në paraburgim Haradinajn, të ënjtën që shkoi, teksa ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj është arrestuar të mërkurën e kaluar me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, vite më parë, për gjoja krime lufte ndaj serbëve të uniformuar, por edhe civilë që gjendeshin në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. The post Koci: Haradinaj të enjten mund të lirohet me kusht appeared first on Mesazhi.com. |
| Platforma shqiptare, kërcënon Gruevski Posted: 09 Jan 2017 03:29 AM PST Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një intervistë për numrin e radhës të gazetës "Dnevnik" thotë se politikanë dhe diplomatë të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare po krijojnë një atmosferë, që ato të mos bëjnë koalicion me partinë e tij. Duke komentuar platformën e partive shqiptare ne Maqedoni, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Ai paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeverinë e re, por i kujton BDI-së se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit. Megjithatë BDI ka qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa saj kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë. Duke e kërcënuar në mënyrë indirekte Ali Ahmetin, Gruevski shprehet : "Nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, pavarësisht se cilat do të jenë arsyet për këtë, të jeni të bindur se së shpejti, VMRO-DPMNE-ja në Qeveri do të kthehet në derë të madhe edhe së paku dy mandate me radhë dhe do të jemi pa kurrfarë obligimi gjatë formimit të Qeverisë". Ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, në LSDM nuk duan të komentojnë asgjë për platformën e partive shqiptare. The post Platforma shqiptare, kërcënon Gruevski appeared first on Mesazhi.com. |
| Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët Posted: 09 Jan 2017 03:16 AM PST Kikirikët dhe produktet ushqimore që i përmbajnë ato, si gjalpi i kikirikut, vaji, apo mielli i kikirikut, përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, për vlerat ushqyese dhe çmimet e përballueshme. Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë alergji nga kikirikët dhe mund të kenë reaksion prej tyre, si acarim të lëkurës, apo lot në sy, e deri tek alergjitë e forta që mund të shkaktojnë vdekjen. Prindërit i kanë këshilluar që të mos u japin ushqime me kikirikë fëmijëve nën moshën 3-vjeçare. Por disa udhëzime të reja të Instituteve Kombëtare të Shëndetit sugjerojnë që fëmijëve t'u jepen produkte të kikirikëve në moshë të vogël, për të parandaluar zhvillimin e alergjive. Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se ky zbulim i habitshëm do të thotë se foshnjat kanë në trupin e tyre një mekanizëm, i cili mund të stërvitet për të mos reaguar negativisht ndaj kikirikëve. Ky mekanizëm mund të ndryshojë, kur fëmijët mbushin 1 vjeç. Ai thotë se një ekip ekspertësh ranë dakord për disa udhëzime të reja për pediatrët amerikanë, të specializuar për alergjitë e fëmijëve. "Nëse një fëmijë ka patur acarim të rëndë të lëkurës, deri në ekzemë, apo alergji nga vezët në 4 deri 6 muajt e parë të jetës, ai duhet çuar tek një specialist i alergjisë, i cili t'i bëjë analizë gjaku, apo të lëkurës, për të përcaktuar në se fëmija ka alergji nga kikirikët. Nëse fëmija ka alergji, nuk duhet marrë mbi vete rreziku për t'i dhënë atij ushqime me kikirikë dhe në rast të kundërt, atij mund t'i jepen produkte të kikirikëve që në 4-6 muajt e parë të jetës." Nëse fëmija ka acarim jo të madh të lëkurës dhe alergji jo të fortë nga vezët, pediatri mundet t'i rekomandojë prindërve që t'i japin fëmijës produktet me kikirikë që kur është 6 muajsh. Këtij fëmije nuk është e nevojshme t'i bëhen analiza për kikirikët. Fëmijëve që nuk kanë alergji, apo histori alergjish në familje mund t'u jepen kikirikë në çdo moshë. Ky është përfundimi i studimit të ri për alergjinë nga kikirikët./MESAZHI/ The post Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët appeared first on Mesazhi.com. |
| Rritet numri i viktimave nga i ftohti Posted: 09 Jan 2017 02:58 AM PST Shënohet viktima e tretë nga të ftohtit. Në Lushnje një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët. Ai është 52 vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, por që punonte në Lushnjë si roje pallatesh. Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg. Në Durrës një 38-vjeçar i pastrehë gjithashtu ndërroi jetë. Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të pastrehëve The post Rritet numri i viktimave nga i ftohti appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





