Mesazhi.com: “Erdogan u ofron shtetësi turke refugjatëve sirian dhe irakian” plus 9 more |
- Erdogan u ofron shtetësi turke refugjatëve sirian dhe irakian
- Te shtena masive ne aeroportin e Floridas, 5 te vdekur
- Për shkak të reshjeve të borës, 40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK
- Banorët e Debëlldes bllokohen nga bora
- Kosova ka të drejtë të lëshojë fletarreste ndërkombëtare, por nuk i shfrytëzon mekanizmat ligjorë
- Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Prishtinë
- Paralajmërim për bashkatdhetarët, mos udhëtoni nëpër Serbi
- Seanca për Haradinajn mbahet nesër
- Veteranët reagojnë ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt
- Kujdes, këto rrugë janë të bllokuara
Erdogan u ofron shtetësi turke refugjatëve sirian dhe irakian Posted: 06 Jan 2017 02:49 PM PST Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se disa refugjatë sirianë dhe irakianë do të kalojnë në një proces të shqyrtimit, dhe do t’u jepet shtetësia turke. Në një fjalim të transmetuar në televizion të premten, Erdogan tha se kontrollet e sigurisë do të kryhen për të përcaktuar se kush në mesin e miliona refugjatëve të cilët u larguan nga lufta në vendet e tyre ishin të përshtatshëm për shtetësi. “Ministria jonë e brendshme është duke kryer punë, dhe në bazë të kësaj pune, disa prej refugjatëve do t’u jepet shtetësia jonë pasi të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme” tha ai. “Ka njerëz të kualifikuar në mesin e tyre, ka inxhinierë, avokatë, mjekë. Le të shfrytëzojmë këto talente… Në vend që t’i lëmë anash, e të punojnë në mënyrë të paligjshme sa këtu sa atje, le t’u japim atyre mundësinë për të punuar si qytetarë, si bijtë e këtij kombi.” Erdogan shtoi se ministria e brendshme është e gatshme për zbatimin e masës në çdo kohë, por ai nuk dha detaje të tjera, sidomos për numrin e atyre që do të fitojnë shtetësi turke. Sipas shifrave të qeverisë turke, vendi po mirëpret më shumë se tre milionë sirianë dhe irakenë të cilët janë larguar nga konfliktet. Udhëheqësi turk paraqiti një plan natyralizimi verën e kaluar, por ideja u prit me protesta dhe komentet ksenofobe në mediat sociale. Opozita politike e vendit e pa planin e tij përvec tjerash si “një skemë për të zgjeruar bazën zgjedhore të Erdogan” në një kohë kur ai është duke synuar reforma kushtetuese. /MESAZHI/ The post Erdogan u ofron shtetësi turke refugjatëve sirian dhe irakian appeared first on Mesazhi.com. |
Te shtena masive ne aeroportin e Floridas, 5 te vdekur Posted: 06 Jan 2017 01:28 PM PST Nente persona jane qelluar nga te shtenat masive ne aeroportin nderkombetar te Floridas ne SHBA, ku pese prej tyre raportohet se kane vdekur. Lajmin e konfirmoi policia lokale. Sipas te dhenave qe publikoi stafi i aeroportit ne Twitter, situata vazhdon te jete e tensionuar. Zyrtaret thane se autor i sulmit eshte Esteban Santiago, i cili njoftohet se eshte arrestuar. Per momentin, te gjitha sherbimet ne aeroport jane anuluar. /MESAZHI/ The post Te shtena masive ne aeroportin e Floridas, 5 te vdekur appeared first on Mesazhi.com. |
Për shkak të reshjeve të borës, 40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK Posted: 06 Jan 2017 12:12 PM PST Si pasojë e ngricave të cilat u krijuan nga reshjet e mëdha të borës, qytetarët e Kosovës kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë thënë se ka shtim të fluksit të pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ortopedi Amir Vejseli, ka thënë për RTV Dukagjini se kjo situatë po menaxhohet mirë nga stafi mjekësor. Sipas Vejselit, deri në orët e pasdites të së premtes, kanë kërkuar ndihmë mjekësor rreth 40 persona. "Këshillojmë që në këto kushte atmosferike të ketë kujdes në komunikacion, por edhe të mos frekuentohen shumë rrugët për shkak të gjendjes së rëndë", ka theksuar Vejseli. The post Për shkak të reshjeve të borës, 40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK appeared first on Mesazhi.com. |
Banorët e Debëlldes bllokohen nga bora Posted: 06 Jan 2017 11:23 AM PST Një banor i fshatit Debëllde të Komunës së Vitisë, ka thënë për Mesazhi.com se banorët e këtij fshati kanë mbetur të izoluar nda bora e cila tashmë ka arritur trashësinë 1.5 metra. Ai thotë se rrugët për në fshatin Debëllde janë të papastruara, ndërsa nuk ka as ujë të pijshëm. Ata fajësojnë kryetarin Sokol Haliti, pasi që sipas tyre nuk po ndërmerr masa për të larguar borën nga rruga./Mesazhi.com/ The post Banorët e Debëlldes bllokohen nga bora appeared first on Mesazhi.com. |
Kosova ka të drejtë të lëshojë fletarreste ndërkombëtare, por nuk i shfrytëzon mekanizmat ligjorë Posted: 06 Jan 2017 11:13 AM PST
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ligji i aplikueshëm në Kosovë, ua mundëson autoriteteve kompetente të paraqesin kërkesa për lëshimin e fletarresteve ndërkombëtare. Sipas tij, këto fletarreste paraqiten kundër të gjithë personave që janë subjekt të hetimeve për vepra penale dhe ndaj atyre që janë shqiptuar dënime me burg, me qëllim të vuajtjes së dënimit. Ai gjithashtu tha se që nga viti 2004, Kosova ka lëshuar me qindra fletë-arreste ndërkombëtare ndaj shtetasve kosovarë apo shtetasve të huaj, përfshirë edhe serbë nga Serbia, lidhur me kryerjen e veprave penale në territorin e Kosovës. Mirëpo, sipas tij, Kosova është duke dështuar për të shfrytëzuar mekanizmat që ka në dispozicion. "Ka raste kur shtetas serbë që kanë kryer vepra penale krime lufte në Kosovë janë arrestuar në vende të ndryshme dhe janë ekstraduar në Kosovë, në bazë të fletarresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Kosova. Sidoqoftë, në mungesë të politikave dhe strategjive adekuate nga politika në Kosovë, dhe për shkak të mungesës së vullnetit për të përmbushur obligimet shtetërore në raport me viktimat e krimeve të luftës në Kosovë dhe vënies para drejtësisë së kryesve të këtyre veprave penale, Kosova është duke dështuar për të shfrytëzuar mekanizmat që ka në dispozicion për të hetuar dhe për të lëshuar fletarreste ndërkombëtarë", ka Miftaraj për Telegrafin, duke shtuar se fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Kosova, janë obligative për të gjitha shtetet e botës që janë pjesë e Interpolit. Por, avokati Musa Damati, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Republika e Kosovës paraprakisht duhet të anëtarësohet në mesin e 190 shteteve anëtare të Interpolit. Sipas tij, përmes Interpolit duhet të procedohen fletë-arrestet ndërkombëtare për të dyshuarit e nacionalitetit serbë të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë. "Përveç kësaj, Republika e Kosovës, me legjislacionin penal i ka të përcaktuara taksativisht procedurat që kanë të bëjë me arrestimin e të dyshuarve për krime lufte dhe Prokuroria e Shtetit duhet të jetë më aktive në identifikimin e të dyshuarve potencial dhe arrestimin e tyre. Sepse, Kosova ka juridiksion dhe kompetencë që të dyshuarit potencialë për krime lufte të arrestohen brenda territorit të Republikës", ka thënë Damati. Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të sqaruar mundësitë që i ka Republika e Kosovës për të shfrytëzuar mekanizmat që kanë në dispozicion për hetimin dhe lëshimin e fletarresteve ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë, mirëpo nga kjo Ministri nuk dhanë përgjigje pasi thonë se kjo është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i pyetur nga Telegrafi për këtë çështje, thekson se kjo është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë. Në pyetjen se çfarë mekanizmash ka në dispozicion Ministria e Drejtësisë për të shfrytëzuar, në lidhje me hetimet dhe lëshimin e fletë arrestimeve ndërkombëtare për personat që kanë kryer krime në Kosovë, vjen kjo përgjigje: "Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me Policinë e Kosovës dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresë në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj, ku përmes kësaj shkrese ka kontestuar juridiksionin e autoriteteve Serbe në trajtimin e rasteve të kësaj natyre, që dyshohen se janë kryer në territorin e Republikës së Kosovës nga shtetasit e saj. Po ashtu, është kërkuar që z. Haradinaj të lirohet dhe t`i lejohet kalim i lirë. Për më shume informata, ju lutemi të adresoheni tek Ministria e Punëve te Jashtme dhe tek Policia e Kosovës". Ndryshe, Serbia është duke lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për qytetarët e Republikës së Kosovës, kinse për krime lufte të kryera në Kosovë kundër qytetarëve serbë. Fletarrestimi i fundit është ekzekutuar ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua nga autoritetet franceze në Aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë që daton nga viti 2004. Analisti Vigan Qorrolli, në një postim në Facebook, sqaron se sipas Konventës Evropiane mbi Ekstradimin [neni 16, par. 4] – arrestimi i përkohshëm mund të ndërpritet nëse brenda një afati prej 18 ditësh pas arrestimit, pala kërkuese nuk e merr kërkesën për ekstradim dhe dokumentet përcjellëse. Kohëzgjatja maksimale e arrestimit të përkohshëm, sipas kësaj Konvente, ku Franca është palë, është 40 ditë. "Prej dje, z. Haradinaj mund të qëndrojë në arrest të përkohshëm jo më gjatë se 40 ditë. Ndërsa, nëse Gjykata kompetente brenda 18 ditësh nuk e pranon kërkesën e detajuar për ekstradim, ai mund të lirohet", ka thënë ai. Çështja e fletarresteve saktësohet mirë me Kodin e Procedurës penale. Më poshtë mund t'i lexoni nenet që kanë të bëjnë me këtë çështje. KAPITULLI XXXVII PROCEDURA PËR DHËNIEN E LETËRRESHTIMIT DHE SHPALLJEVE Neni 534 Kërkimi i adresës së të pandehurit Kur nuk dihet vendbanimi i përhershëm apo i përkohshëm i të pandehurit, kurse me dispozitat e këtij Kodi kjo është e nevojshme, gjykata kërkon nga policia që i pandehuri të kërkohet dhe që gjykata të njoftohet për adresën e tij. Neni 535 Kushtet për dhënien e letërrreshtimit 1. Letërreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën vepër mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me të paktën dy (2) vjet burgim dhe kur është lëshuar urdhërarrest ose aktvendim për caktimin e paraburgimit. 2. Letërreshtimi urdhërohet nga gjykata e cila e zbaton procedurën penale. Në procedurë paraprake lëshimi i letërreshtimit urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake me propozim të prokurorit të shtetit. 3. Letërreshtimi urdhërohet edhe në rastet kur i pandehuri është arratisur nga institucioni ku mban dënimin, pavarësisht nga lartësia e dënimit, ose kur është arratisur nga institucioni ku mban masën e trajtimit të detyrueshëm që konsiston me heqje lirie. Në këtë rast, urdhrin e lëshon drejtori i institucionit. 4. Letërrreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në cilëndo nga situatat e parapara sipas këtij neni, nga ana e autoritetit përkatës kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës. 5. Kërkesa e gjykatës ose e drejtorit të institucionit për lëshimin e letërrreshtimit ndërkombëtar duhet të dërgohet tek autoritetet kompetente për lëshimin dhe shpërndarjen e tyre. 6. Urdhri i gjykatës ose i drejtorit të institucionit për lëshimin e letërreshtimin i dërgohet policisë për ekzekutim. 7. Policia mban evidencë mbi letërreshtimet e lëshuara. Të dhënat për personat ndaj të cilëve është lëshuar letërreshtim fshihen nga evidenca posa organi kompetent e revokon letërreshtimin. Neni 536 Shpalljet Publike 1. Nëse janë të nevojshme informatat për sendet e caktuara lidhur me veprën penale ose këto sende duhet të gjenden, sidomos nëse janë të nevojshme për identifikimin e kufomës së paidentifikuar, organi kompetent i cili e zbaton procedurën, urdhëron shpalljen me të cilën kërkon që informatat dhe njoftimet t'i dërgohen organit kompetent që e zbaton procedurën. 2. Policia mund të publikojë fotografitë e kufomave dhe të personave të zhdukur kur ekzistojnë arsye për dyshim se vdekja apo zhdukja e këtyre personave është shkaktuar me vepër penale Ndërsa, Neni 40 shpjegon se nëse personi i kërkuar është arrestuar në një shtet të huaj në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, Ministria menjëherë e dorëzon tek ai shtet kërkesën për ekstradim në Republikën e Kosovës. The post Kosova ka të drejtë të lëshojë fletarreste ndërkombëtare, por nuk i shfrytëzon mekanizmat ligjorë appeared first on Mesazhi.com. |
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Prishtinë Posted: 06 Jan 2017 11:11 AM PST Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët në vijim. Përmes një njoftimi për media, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se tashmë janë në terren të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugës. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i ngasin automjetet pa pajisje dimërore. Lexoni njoftimin e plotë të Komunës: Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t'i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës. Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës. Iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre. Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme. The post Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com. |
Paralajmërim për bashkatdhetarët, mos udhëtoni nëpër Serbi Posted: 06 Jan 2017 08:41 AM PST "Rruga nga Nishi në Leskovac është bllokuar plotësisht për makinat, autobusët dhe kamionët", ka bërë të ditur ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës të qeverisë serbe, Zorana Mihajloviq. Ajo ka thënë se kjo ministri tashmë ka lëshuar një urdhër për ndalim qarkullimi, transmeton lajmi.net. "Këto janë të gjitha informacionet e fundit. Ne presim që era të pushoj sonte dhe të qetësohet situata", ka shtuar Mihajloviq. Kujtojmë se në këtë rrugë kalojnë të gjithë ata bashkatdhetarë që kthehen nga Kosova për në Gjermani, Zvicër, Austri etj. Si pasojë e reshjeve të borës në këtë autostradë sot ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku të përfshira ishin 30 vetura, ndërsa të lënduar 11 persona. Në mesin e të lënduarve thuhet të kishte edhe kosovarë. The post Paralajmërim për bashkatdhetarët, mos udhëtoni nëpër Serbi appeared first on Mesazhi.com. |
Seanca për Haradinajn mbahet nesër Posted: 06 Jan 2017 08:32 AM PST Seanca e jashtëzakonshme e Prokurorisë së Përgjithshme në Francë, për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, pritet të mbahet nesër në orën 13:00. Për Kohën Ditore këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj. The post Seanca për Haradinajn mbahet nesër appeared first on Mesazhi.com. |
Veteranët reagojnë ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt Posted: 06 Jan 2017 08:30 AM PST Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një komunikate kanë reaguar rreth ndalimit të ish-komandantit Ramush Haradinaj. OVL e UÇK-së, me këtë rast, i bën thirrje Kuvendit të Kosovës, Presidentit e Qeverisë, që në unanimitet t'i tregojnë publikisht Serbisë përmasat e krimit që ka kryer në Kosovë. "Çdo politikan apo shtetar që nuk vepron të paktën tani, nuk e vlen të ketë besimin e popullit", thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së. Më poshtë ua sjellim komunikatën e plotë: Ne, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndihemi përgjegjës për këtë që ka ndodhur me komandantin Ramush Haradinaj, njëkohësisht njëri nga udhëheqësit kryesor të politikës së shtetit të Kosovës, sepse nuk kemi kërkuar që çdo serbi që ka bërë krime në Kosovë, t'i ngritet padi penale dhe të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Këta janë me qindra e ndoshta mijëra. Dëshmitarë për ta janë gjithë qytetarët e Kosovës, që janë masakruar prej tyre dhe gjithë familjarët e të vrarëve. Ne, nga ky rast mësuam dhe duke kërkuar falje për mosveprimin e derisotëm, do të fillojmë menjëherë të përpilojmë dosjet përkatëse për akuzë. I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës, Presidentit e Qeverisë, të bëhen pjesë me ne, në unanimitet t'i tregojmë publikisht Serbisë kriminale përmasat e krimit që ka kryer në Kosovë. Çdo politikan apo shtetar që nuk vepron të paktën tani, nuk e vlen të ketë besimin e popullit. Publikisht dihet që në Kosovë në vitin 1998 kanë hyrë 63 mijë armë për të armatosur qytetarët serb të Kosovës. Ato armë janë përdorur prej tyre kundër shqiptarëve. Kjo sa shënohet, është vetëm për kriminelët civil. Kur flasim për ushtarakët(ushtri e polici) është llogari në vete. I kërkojmë Kuvendit të Kosovës, të mblidhet me seriozitet në seancë të veçantë, për ta mbështetur dhe avansuar këtë nismë tonën. The post Veteranët reagojnë ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt appeared first on Mesazhi.com. |
Kujdes, këto rrugë janë të bllokuara Posted: 06 Jan 2017 07:53 AM PST Reshjet e fundit, kanë bërë që të shtohet aktiviteti në mirëmbajtjen e rrugëve. Por, edhe përkundër kësaj për shkak të reshjeve të shumta të borës, ju njoftojmë se disa akse rrugore janë të bllokuara: -Pjesa e rrugës në pikën kufitare me Malin e Zi, në Kullë. -Rruga Brezovicë-Prevallë si dhe pjesa tjetër e kësaj rruge nga pushimoret deri te Qendra e Skijimit. -Rruga Mitrovicë-Bajgorë. -Rruga për fshatin Tugjevc të komunës së Kamenicës. Pjesa e rrugës për Kaçanik është bllokuar vetëm për qarkullimin e automjeteve të rënda-kamionëve, për shkak të pastrimit të rrugës. Ndërsa, rrugët tjera janë të vendit tonë janë të kalueshme duke e përfshirë edhe Autostradën "Ibrahim Rugova" . Ministria e Infrastrukturës, është duke punuar pa ndërprerë që të ketë një mirëmbajtje të rrugëve sipas planeve të parapara për mirëmbajtjen dimërore të këtyre rrugëve. Ekipet tona janë duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme për qarkullimin e qytetarëve të vendit tonë. The post Kujdes, këto rrugë janë të bllokuara appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |