Mesazhi.com: “Barcelona në çerekfinale” plus 9 more |
- Barcelona në çerekfinale
- I ftohti vrasës shkakton dhjetëra viktima në Europë
- Bisedimet për Qipron, arrihet zgjedhje në disa çështje
- KEK: Po punojmë në gjendje të jashtëzakonshme, reduktimet nuk i bëjmë ne
- Hoti: Blerja e autobusëve të rinj një ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur Qeveria
- Tiranasit protestë në mbështetje të Ramush Haradinajt
- Mediat serbe: Zgjerohet aktakuza, prova të reja për Haradinajn
- Përurohen autobusët e rinj të Prishtinës
- Kuvendi i paaftë politikisht gjatë vitit 2016
- Rrugëtimi politik i Ahmed Hussen: Nga një refugjat somalez në ministër të qeverisë kanadeze (FOTO)
| Posted: 11 Jan 2017 02:36 PM PST Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Katalunasit kanë fituar 3:1, derisa në ndeshjen e parë kishin pësuar 2:1.Golat për Barcelonën i realizuan Luis Suarez, Neymar dhe Leo Messi. Ndërkohë, për mysafirët shënoi Enric Saborit. The post Barcelona në çerekfinale appeared first on Mesazhi.com. |
| I ftohti vrasës shkakton dhjetëra viktima në Europë Posted: 11 Jan 2017 10:37 AM PST Është rënduar ndjeshëm bilanci i vdekjeve në Europë, nga i ftohti polar që nuk po e lëshon kontinentin e vjetër. Numri më i madh i viktimave regjistrohet në Ukrainë, ku 24 vetë raportohet të kenë humbur jetën nga i ftohti dhe probleme të lidhura me të. Plot 10 janë vdekjet në Bjellorusi; 6 viktima të reja janë shënuar brenda 48 orëve në Poloni; nga 6 janë të vdekurit në Rumani e Sllovaki, ndërsa në vendet e Ballkanit Perëndimor, ngricat kanë marrë edhe 7 jetë të tjera, 3 nga të cilët në Serbi. Kryesisht të pastrehët kanë qenë viktimat e kësaj dare të pazakontë të ftohti edhe në Itali, Bullgari e Çeki. Nga dita e martë është ndaluar lundrimi në lumenjtë Danub dhe Sava për shkak të pranisë së akullit, ndërsa erërat e fuqishme kanë detyruar mbylljen e përkohshme të porteve në pjesën perëndimore të Detit të Zi. Flota ushtarake greke dërgoi të martën nga Athina drejt ishullit të Lesbosit, anije për evakuimin e qindra emigrantëve të sistemuar atje nëpër tenda. Janë rreth 10 mijë refugjatë në Greqi, që jetojnë nëpër kampe të improvizuara me tenda, e të papërshtatshme për një acar të tillë. Kjo kategori e emigrantëve të bllokuar në shtetin helen është ekspozuar ndaj temperaturave që mbërrijnë deri në 18 gradë nën zero. The post I ftohti vrasës shkakton dhjetëra viktima në Europë appeared first on Mesazhi.com. |
| Bisedimet për Qipron, arrihet zgjedhje në disa çështje Posted: 11 Jan 2017 10:34 AM PST Këshilltari i posaçëm për Qipron i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Espen Barth Eide tha se në negociatat për çështjen e Qipros që vazhdojnë në Gjenevë janë arritur disa zgjidhje në disa çështje të diskutuara, raporton Anadolu Agency (AA). Ndër të tjera Eide, ka njoftuar se në negociatat për Qipron që vazhdojnë në Gjenevë palët do të paraqesin ditën e sotme hartat e tyre, të cilat do të ruhen nga OKB-ja dhe se nuk do të ndahen me publikun. Gjithashtu Espen Barth Eide, ka deklaruar se konferenca ndërkombëtare për çështjen e Qipros që do të mbahet në Gjenevë do të realizohet ditën e nesërme me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të vendeve garantuese. The post Bisedimet për Qipron, arrihet zgjedhje në disa çështje appeared first on Mesazhi.com. |
| KEK: Po punojmë në gjendje të jashtëzakonshme, reduktimet nuk i bëjmë ne Posted: 11 Jan 2017 08:20 AM PST Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë të ditur së përkundër temperaturave të ulëta dhe pasjeve të vjetruara është duke realizuar planin e prodhimit me 98.9%. Sipas një komunikate të KEK-ut, për të siguruar energji elektrike janë shtuar edhe numrin e ekipeve punuese. "Për kundër kësaj gjendje të jashtëzakonshme të krijuar ditët e fundit nga kushtet ekstreme atmosferike edhe përkundër vështirësive për shkak të pajisjeve të stërvjetruara, KEK-u, ditëve të fundit është duke realizuar planin e parashikuar me përpikëri. Si ilustrim, dje me dt; 10.01.2017 plani i prodhimit është realizuar 98.9%, më saktë, nga 15360 MWh të planifikuara ka arrit të realizojë prodhimin 15190 MWh, një gjendje e ngjashme është edhe ditën e sotme". "Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B", thuhet në komunikatë. Për më tepër, operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështir. Mirëpo, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri. Për të qenë transparent ndaj të gjitha palëve, vlen të theksohet se furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike në bazë të licencave të lëshuara nga ZRRE-ja, është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar edhe me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve. The post KEK: Po punojmë në gjendje të jashtëzakonshme, reduktimet nuk i bëjmë ne appeared first on Mesazhi.com. |
| Hoti: Blerja e autobusëve të rinj një ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur Qeveria Posted: 11 Jan 2017 07:55 AM PST Ministri i Financave Avdullah Hoti në ceremoninë e vënies në qarkullim të autobusëve të rinj në kryeqytet tha se sot po e konkretizojmë këtë projekt të rëndësishëm kryeqytetasit "Ky është ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur Qeveria për Komunën e Prishtinës. Do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, me stadiumin olimpik, ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza dhe projekte tjera. Besoj që këto projekte që po i bëjmë tregojnë për mbështetjen që po ia bëjmë kryeqytetit si qeveri, e cila gjë nuk është që ka ekzistuar edhe më herët" Ministri Hoti tha se ky projekt do të replikohet edhe në 4 apo 5 qendra, sepse kemi gatishmërinë e BERZH-it për të investuar dhe ne do t'i identifikojmë cilat qendra kanë nevojë. Ministri Hoti tha se Marrëveshja për Garanci Shtetërore, e cila është kërkuar nga ndërmarrja publike lokale "Trafiku Urban" për projektin e blerjes së autobusëve të rinj, është negociuar nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave dhe ka pas si qëllim garantimin e kredisë që Trafiku Urban planifikonte të merrte për financimin e blerjes së 51 autobusëve. "Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit Mustafa i siguroj qytetarët e Prishtinës, që kryeqyteti për projekte të tilla si trafiku urban do ta këtë vëmendjen dhe përkrahjen e institucioneve qendrore të shtetit, përkrahje kjo që jo gjithherë ka ekzistuar" tha Ministri Hoti. Ndryshe kredia ka vlerë totale prej 10 milionë euro. Kredia karakterizohet me maturitet afatgjatë prej 12 viteve, ku 2 vite janë grejs periudhë, ndërsa 10 vite tjera amortizim i kredisë. Kostoja vjetore apo interesi është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. The post Hoti: Blerja e autobusëve të rinj një ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur Qeveria appeared first on Mesazhi.com. |
| Tiranasit protestë në mbështetje të Ramush Haradinajt Posted: 11 Jan 2017 05:26 AM PST Forumet rinore të partive kryesore politike në Shqipëri, të mbështetura edhe nga disa organizata të shoqërisë civile kanë organizuar sot një protestë para Ambasadës së Francës në Tiranë, në mbështetje dhe për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Anadolu Agency (AA). Pjesë e protestës ishin edhe qytetarë të Tiranës, të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, i cili është arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet franceze. Në këtë protestë mbajtën fjalime drejtuesit e forumeve rinore politike të Partisë Socialistë të Shqipërisë, Partisë Demokratike të Shqipërisë, etj. Eljo Hyska, kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, u shpreh së janë bashkuar në këtë protestë për një kauzë të drejtë. “Sot ne kemi një kërkesë të drejtë dhe legjitime, lironi një njeri që ka luftuar për lirinë, që ka luftuar për drejtësinë, që drejtësinë e tij e ka marrë në shkallën më të lartë. Fqinjët tanë të çlirohen nga e shkuara, të çlirohen nga përpjekja për të përbaltur luftën e UÇK-së”, u shpreh ai. Ndërsa kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, iu bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të anuluar urdhërarrestin e Serbisë për Haradinajn. “Më vjen mirë që sot jemi bashkë të gjithë drejtuesit e forumeve rinore politike në vend të bashkuar për një kauzë të drejtë. Të arrestosh Ramush Haradinajn është njësoj sikur ti shpallësh luftë një populli të tërë, një kombi të tërë. Ai është shpallur i pafajshëm për akuzat”, theksoi Këlliçi. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. The post Tiranasit protestë në mbështetje të Ramush Haradinajt appeared first on Mesazhi.com. |
| Mediat serbe: Zgjerohet aktakuza, prova të reja për Haradinajn Posted: 11 Jan 2017 04:44 AM PST Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka dhënë urdhër për zgjerim të hetimeve kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar në Francë më 4 janar. Agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug raporton se Prokuroria ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë për zgjerim të hetimeve për Haradinajn. Urdhri për zgjerim të hetimeve deri në fund të kësaj jave do të përkthehet dhe do t'i dërgohet Francës bashkë me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi i kanë thënë agjencisë Tanjug në Ministrinë e Drejtësisë. Urdhri për zgjerim të hetimeve ka të bëjë me veprat penale të cilat nuk janë të përfshira në këtë hetim kundër Haradinajt udhëhequr që nga viti 2004 në bazë të të cilit është lëshuar urdhër arresti ndaj tij. Sipas Tanjugut, Serbia e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm. The post Mediat serbe: Zgjerohet aktakuza, prova të reja për Haradinajn appeared first on Mesazhi.com. |
| Përurohen autobusët e rinj të Prishtinës Posted: 11 Jan 2017 04:40 AM PST Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përuruar 15 autobusët e rinj të kryeqytetit. Kryetari i Prishtinës njoftoi se 15 autobusët e dytë do të vijnë më 23 janar dhe të fundit në mars ose prill. "Sot kam kënaqësinë para juve të hapi këtë përurim të transporti publik në Prishtinë. Sot pas tre viteve jemi me autobusët e ri pas shumë diskutimesh e analizash që t'i kemi sot këta autobusë në Prishtinë… Prishtina ka nevojë për mbi 120 për ta mbuluar", tha ai para të pranishmëve. Ndërkaq, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se po konkretizohet një projekt i rëndësishëm "…Ky është ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur qeveria për Komunën e Prishtinës, do të vazhdojmë edhe me projekte tjera…", tha Hoti. The post Përurohen autobusët e rinj të Prishtinës appeared first on Mesazhi.com. |
| Kuvendi i paaftë politikisht gjatë vitit 2016 Posted: 11 Jan 2017 04:38 AM PST Gjatë vitit 2016 Kuvendi i Kosovë është ballafaquar me mungesa të shpeshta të kuorumit, si në seanca ashtu edhe në mbledhjet e komisioneve. Miratimi i ligjeve në sesionin vjeshtor pothuajse në asnjërën seancë nuk ka ndodhur në ditën që është planifikuar, por është dashur të shtyhen për një ditë tjetër. Shumica parlamentare dhe koalicioni qeverisës janë treguar të paafta politikisht për të trajtuar disa prej temave më të rëndësishme, siç është Ratifikimi marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Përkundër që ndarja e pushteteve është e garantuar me Kushtetutë, nuk kanë munguar rastet kur pushteti legjislativ ka shfaqur tendenca të hapura për të ndërhyrë në punën e atij gjyqësor. Rasti më i rëndë ka qenë ai i diskutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, që ndër të tjera nuk ka prodhuar as ndonjë debat përmbajtësor. Gjatë viti, por edhe në përgjithësi Legjislatura e V-të, ka pasur tendenca që të përfshihet në diskutime të politikave ditore, të cilat kanë qenë të gjata dhe nuk kanë prodhuar ndryshim. Në këto debate, shpeshherë situata ka eskaluara në përplasje ndërmjet deputetëve të partive në pushtat me ata në opozitë, duke përdorë gjuhë të ashpër dhe ofenduese, të cilat janë shoqëruar me fyerje dhe akuza të rënda. Kryesuesit e këtyre seanca kanë qenë të dobët, duke lejuar debate të tilla dhe nuk kanë respektuar procedurat e parapara në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Ndonëse bojkoti konsiderohet si një mjet demokratik për të shprehur mospajtimin apo protestën ndaj një çështje apo veprimi të caktuar, kjo gjë është shndërruar në dukuri në Kuvendin e Kosovës. Në sesionin pranveror opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa në atë vjeshtor Lista Serbe. Të dy grupet i janë kthyer punës në Kuvend, ndonëse pa u përmbushur qëllime te tyre para bojkotit dhe për më të tepër janë kthyer të ndarë. Mbikëqyrja parlamentare Pyetjet parlamentare – Ngjashëm sikur vitin e kaluar edhe këtë vit, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur performancë të mirë në rolin e tij mbikëqyrës. Kjo pasi që gjatë gjithë vitit 2016 janë parashtruar vetëm 174 pyetje parlamentare. Nga pyetjet e parashtruar, përgjigje kanë marrë vetëm 72 prej tyre apo 41%. Seancat dhe mbledhjet e komisioneve Seanca parlamentare – Kuvendi gjatë këtij viti ka mbajtur 24 seanca plenare, 7 seanca të jashtëzakonshme dhe 4 seanca solemne. Nëse e krahasojmë me numrin e seancave të mbajtura në vitin 2015, shohim se në vitin 2016 janë mbajtur 9 seanca më pak. Miratimi i ligjeve Në vitin 2016, Kuvendi ka zhvilluar punimet pa miratuar një Plan të Punës ashtu siç parashihet me Rregullore. Megjithëkëtë, nga planet e punës së komisioneve, për vitin 2016 janë paraparë të miratohen 141 projektligjeve. Dialogu Tema e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diskutuar në 6 seanca parlamentare, përderisa deputetët kanë parashtruar vetëm 10 pyetje parlamentare me ketë temë. Nga seancat parlamentare kanë dalë edhe dy Rezoluta. Nga numri i përgjithshëm i mbledhjeve të komisioneve të mbajtura këtë vit, në 7 prej tyre janë diskutuar edhe çështjet e dialogut dhe marrëveshjet e arritura mes këtyre dy shteteve. The post Kuvendi i paaftë politikisht gjatë vitit 2016 appeared first on Mesazhi.com. |
| Rrugëtimi politik i Ahmed Hussen: Nga një refugjat somalez në ministër të qeverisë kanadeze (FOTO) Posted: 11 Jan 2017 02:42 AM PST Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar së fundi për ndryshimet në kabinetin e tij, ku si pjesë e tyre është përmendur edhe emërimi i Ahmed Hussen në pozitën e ministrit të ri për Emigracion, Refugjatë dhe Nënshtetësi. Hussen, 39-vjeçar është anëtar i Parlamentit për distriktin York Jug-Weston, dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm për Drejtësi dhe të Drejta të Njeriut. Avokat dhe aktivist shoqëror, me biografinë e tij Hussen ka dëshmuar shkathtësi të lidershipit dhe fuqizimit të komunitetit në Otava, transmeton Tesheshi. I lindur dhe rritur në Somali, Hussen emigroi në Kanada në vitin 1993, ku ai u vendos në Regent Park dhe shpejt gravitoi drejt shërbimit publik. Në vitin 2002, ai bashkëthemeloi Këshillin e Komunitetit në Park Regent dhe arriti të sigurojë 500 milionë dollarë për rigjallërimin e projektit të Regent Park, duke siguruar kështu mbrojtjen e interesave të rreth 15.000 banorëve të zonës. Hussen aktualisht shërben si president Kombëtar i Kongresit somalezo-kanadez, një organizatë e komunitetit Somali që punon me autoritetet kombëtare dhe rajonale për të avokatur për çështje me rëndësi për kanadezët që kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe në forcimin e angazhimit qytetar dhe për integrim. Reputacioni i krijuar nga rezultatet e punës së tij, ka bërë që të pranojë një ftesë për t'u bashkuar me grupin e punës për modernizimin e sigurisë së të ardhurave për të rriturit, në Samitin e Aleancës për qytetin e Torontos. Hussen flet rrjedhshëm anglisht, somalisht dhe Suahili. Në vitin 2004, Toronto Star e ka shpallur atë si një nga dhjetë personat e Torontos që ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për komunitetin. Hussen zëvendëson ministrin John McCallum, i cili ka shërbyer si ministër i emigracionit për më shumë se një vit. Foto nga disa momente të karrierës së tij:
The post Rrugëtimi politik i Ahmed Hussen: Nga një refugjat somalez në ministër të qeverisë kanadeze (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











