Mesazhi.com: “Barca barazon me Villarrealin, humbë edhe vendin e dytë” plus 8 more

Mesazhi.com: “Barca barazon me Villarrealin, humbë edhe vendin e dytë” plus 8 more


Barca barazon me Villarrealin, humbë edhe vendin e dytë

Posted: 08 Jan 2017 01:40 PM PST

Lionel Messi me një gol të bukur ka shpëtuar nga humbja Barcelonën, nga udhëtimi në Villarreal.

Ndeshja e zhvilluar në 'El Madrigal' mes Villarrealit dhe Barcelonës, ka përfunduar 1:1.Sansone në minutën e 49', kaloi në epërsi vendasit.

Por, Barcelona nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti të marrë së paku një pikë, duke barazuar me një gol të bukur të shënuar nga Messi nga goditja e lirë në minutën e 90-të.Pas 17 ndeshjeve Barcelona zë vendin e tretë me 35 pikë.

The post Barca barazon me Villarrealin, humbë edhe vendin e dytë appeared first on Mesazhi.com.

Liturgjia në Kampusin e UP-së, për të provokuar shqiptarët

Posted: 08 Jan 2017 12:34 PM PST

Festimi i Krishtlindjes ortodokse në kishën e Kampusit të Universitetit të Prishtinës , është konsideruar si provokim i rëndë nga qytetarët kosovarë.

Ata thonë ky është provokim, pasi që aty nuk plotësohen kushtet për rite fetare, ndërsa dihen edhe rrethanat në të cilat është ndërtuar ajo kishë.

Për ta kjo meshë u mbajte pikërisht për të tensionuar shqiptarët.

Ndryshe, ipeshkvi i Rashkë-Prizrenit Teodosije, mëngjesin e sështunës, me disa priftërinj tjerë, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviq, zyrtarin ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçqviq, dhe rreth 20 besimtarë, ka kënduar himnin e Krishtlindjeve në këtë objekt.

"Kemi ardhur në tempullin e Krishtit Shpëtimtar, këtu në Prishtinë, sepse kemi dashur që Krishti së pari të lindë në dioqezën tonë, në tempullin tonë. Tempull ky që është i mbyllur, i bllokuar nga dikush që nuk lejon priftërinjtë dhe të krishterët ortodoksë të hyjnë në të, dhe gjithashtu, tempull i vendosur në qytetin ku sot nuk ka serbë ortodoksë. Kanë mbetur disa dhjetëra sosh por që jetojnë në frikë", ka thënë Teodosije.

The post Liturgjia në Kampusin e UP-së, për të provokuar shqiptarët appeared first on Mesazhi.com.

Kosova duhet të jetë pjesë e Interpolit, që të heq fletarrestet e Serbisë?

Posted: 08 Jan 2017 12:32 PM PST

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do t'i mundësonte vendit kyçjen e drejtpërdrejtë në rifreskim të listave të personave që kërkohen ndërkombëtarisht nga Interpoli.

Edhe pse vazhdimisht është kërkuar që çështja e fletarresteve të lëshuara nga Serbia të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Si pasojë e kësaj, ato vazhdojnë të kenë ende efekte për zyrtarët shtetërorë dhe qytetarët e Kosovës.

Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se ka mënyra të ndryshme se si Kosova mund t'i heq këto fletarreste, porse kjo mund të ndodhë veç kur Kosova të jetë pjesë e Interpolit. /

The post Kosova duhet të jetë pjesë e Interpolit, që të heq fletarrestet e Serbisë? appeared first on Mesazhi.com.

Asociacionin mund ta formojë vetëm Qeveria e Kosovës

Posted: 08 Jan 2017 06:19 AM PST

Formimn e Asociacionit të komunave serbe mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, në pajtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryenegociatorja Edita Tahiri.

Deklarata e saj dhënë për Indeksonline vjen pasi Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.

"Serbia nuk ka asnjë rol për asociacionin, sepse sipas marrëveshjes se Brukselit asociacionin e themelon Qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese , pa kompetenca ekzekutive. Mirëpo procesi i zbatimit të marrëveshjes për asociacionin nuk ka filluar ende", ka thënë Tahiri.

Sipas sajë muri ilegal i ndërtuar nga Serbia është bërë mur për asociacionin dhe se heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për asociacionin.

The post Asociacionin mund ta formojë vetëm Qeveria e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Veprime të dhunshme ndaj refugjatëve në Paris

Posted: 08 Jan 2017 03:51 AM PST

Organizata “Mjekët pa Kufij” pohojnë se policët në Paris kanë kryer veprime ngacmuese dhe të dhunshme ndaj refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga organizata është tërhequr vëmendja për kushtet e vështira si pasojë e dimrit. Ndërkohë theksohet se janë kryer veprime të papranueshme ndaj refugjatëve dhe se ka patur edhe rrezik për jetën e tyre.

“Iu kërkojmë autoriteteve që të marrin masat e nevojshme për të ndaluar veprimet ngacmuese dhe të dhunshme nga ana e policisë kundër azilkërkuesve në Paris”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu theksohet se policia për të shpërndarë refugjatët përdor gaz lotsjellës dhe konfiskon çadrat, mbrojtëset, batanijet dhe sendet e tjera të refugjatëve.

Ndër të tjera në deklaratë vihet në dukje se anëtarët e organizatës kanë ndihmuar 8 refugjatë të cilët janë përballur me motin e acartë, dhe kërkohet nga autoritetet që të vihen në veprim për të siguruar strehimore të nevojshme për refugjatët që ndodhen përballë kushteve të vështira të dimrit.

The post Veprime të dhunshme ndaj refugjatëve në Paris appeared first on Mesazhi.com.

Të rinjtë kosovarë humbin shpresat për liberalizim të vizave më 2017

Posted: 08 Jan 2017 02:10 AM PST

Kosova mund të mos radhitet në mesin e shteteve me lëvizje të lirë as edhe në këtë vit, marrë parasysh zhvillimet e brendshme dhe problemet politike në vend, thonë disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

Në rubrikën e përjavshme "VOX", të rinjtë e anketuar thonë se që nga vitit 2010, kanë dëgjuar vetëm premtime, por gjendja ka mbetur e njëjtë.

Tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur, ata thonë se i kanë humbur shpresat për liberalizim të vizave.

Antigona Imeri është studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se nuk pret që të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti:

"Jo nuk pres të ketë. Ashtu siç nuk ka pasur deri tani, nuk pres se mund të ketë edhe gjatë këtij viti".

Ngjashëm shprehet edhe Ardita Xhelili. "Nuk besoj se do të ketë, nuk ma merr mendja".

Kosova llogaritet të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë dhe për t'u mundësuar qytetarëve të saj lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së, ajo duhet t'i përmbushë edhe dy kriteret e mbetura; ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë përmes rezultateve konkrete luftën kundër korrupsionit.

Drilon Tahiri, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se përveç premtimeve të dhëna për liberalizimin e vizave, autoritetet e vendit nuk kanë bërë as një hap konkret përpara për këtë çështje.

"Jo nuk pres se do të ketë, kur shihet se në çfarë gjendje të rëndë politike po kalon vendi, dhe duke parë kundërshtimet e mëdha që kanë deputetët e partive në pushtet dhe opozitës për çështje të caktuara", thotë Driloni.

Mungesa e konsensusit politik për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, thotë Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik, do ta bëjnë të paarritshëm liberalizimin e vizave edhe për një kohë të gjatë.

"Jo nuk mendoj, për arsye se një vit na ka shkuar dhe nuk jemi marrë vesh me çështjen e demarkacionit dhe nuk mendoj as këtë vit se do të ketë liberalizim", thotë Fatoni.

Blend Morina, student i Mjekësisë e sheh më se të nevojshëm liberalizimin e vizave. Ai thotë se duke parë rëndësinë e lëvizjes së lirë të të rinjve, udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

"Do të doja të shpresoja që këtë vit do të ketë një risi dhe të bëhet liberalizimi i vizave, sepse do të na shërbente më shumë për studime dhe për të pasur një të ardhme më të mirë", thotë Blendi.

Nëse do të bëhej liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të rinjtë thonë se do ta shfrytëzonin më shumë për studime jashtë vendit dhe për qëllime turistike.

Abetare Syla, studente e Fakultetit të Arteve, thotë se do t'i shikonte mundësitë për studime jashtë vendit:

"Ne nuk jemi gati si shtet të kemi liberalizimin e vizave, pavarësisht asaj që ne kemi dëshirë dhe kemi nevojë të kemi liberalizimin e vizave në mënyrë që të mund të shkojmë për studime, për punë dhe për qejf, për të shëtitur jashtë Kosovës".

Edhe Blend Morina, student i Mjekësisë, thotë se liberalizimin e vizave do ta shfrytëzonte për të studiuar diku në vendet e Bashkimit Evropian.

"Unë do ta shfrytëzoja më shumë për të shkuar në një universitetet diku jashtë dhe që të ketë diçka më mirë sesa që pritet të ketë në Kosovë", thotë ai.

Ngjashëm, shprehet edhe Leonita Berisha. "Do të doja të studioj jashtë, por me këto mundësi, nuk e di se a do të kishim mundur. Nuk e di".

Ardita Xhelili, ndërkaq, mendon se liberalizimi i vizave do të ishte një mundësi e mirë edhe për punësim jashtë vendit.

"Ndoshta për të rinjtë do të ishte më mirë për punësim, pasi po shihet se nuk ka punësim", thotë ajo

Për qëllime turistike liberalizimin e vizave thotë se do ta shfrytëzonte edhe Drilon Tahiri. "Do të udhëtoja".

Të rinjtë, po ashtu, thonë se liberalizmi i vizave nuk do të mund të shfrytëzohet edhe aq shumë nga të rinjtë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike që kanë ata.

"Po edhe nëse ndodh, nuk mundta shfrytëzojmë, nëse është ashtu siç tregonin se se duhet të kemi para në bankë. Nuk mundemi ta shfrytëzojmë se ne jemi vetëm studentë", thotë Antigona Imeri.

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të botës, dhe për të afërmit e tyre që janë në Kosovë liberalizimi i vizave do t'iu mundësonte atyre që t'i vizitojnë ata.

Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik thotë se ka shumë të afërt që jetojnë në vendet e BE-së dhe se udhëtimin e tij të parë, nëse do të bëhej liberalizimi i vizave, do ta bënte në Belgjikë.

"Liberalizimin e vizave do ta shfrytëzoja për t'i vizituar të afërmit e mi, kam familjarë që jetojnë në Belgjikë, atje do të shkoja", thotë ai.

Mospërmbushja e kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian, mund ta lërë Kosovën pa u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave edhe gjatë vitit 2017, kanë tërhequr vërejtjen njohës të proceseve integruese evropiane.

The post Të rinjtë kosovarë humbin shpresat për liberalizim të vizave më 2017 appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi në SHBA për një vizitë disaditore

Posted: 08 Jan 2017 12:15 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për, siç thotë ai, një vizitë zyrtare.

"Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës. Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme", shkruan Thaçi në Facebook.

The post Thaçi në SHBA për një vizitë disaditore appeared first on Mesazhi.com.

Daut Haradinaj ka një porosi për Hashim Thaçin

Posted: 08 Jan 2017 12:09 AM PST

Deputeti i AAK-së, njëherësh vëllai i Ramush Hardinajt, Dauti ka reaguar rreth vizitës së paparalajmëruar të presidentit të vendit, Hashim Thaçit, në Amerikë.

Haradinaj, në një postim në Facebook ka theksuar se Thaçi edhe më 21 korrik 2010, kur u ishte ftuar Ramushi në rigjykim në Hagë, kishte shkuar në Amerikë.

Daut Haradinaj ia ka kujtuar Thaçit edhe darkën e "13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?"

Lexojeni të plotë postimin e Daut Haradinajt:

"Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë.
A mos po na thotë diçka prap?
Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?
Çka të duash bëj, por e vërteta ëshë e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti. DH" (sic.), ka shkruara Haradinaj.

The post Daut Haradinaj ka një porosi për Hashim Thaçin appeared first on Mesazhi.com.

Kosova zbardh me -25 gradë

Posted: 08 Jan 2017 12:07 AM PST

Mëngjesin e sotëm gjithçka është ngrirë. Temperaturat e ulëta kanë bërë që edhe rrugët të jenë vështirë të kalueshme.

Në mëngjes është shënuar temperaturë -25 gradë, derisa edhe gjatë ditës pritet të jetë më e ulëta -18 gradë.

Ditët në vijim vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

The post Kosova zbardh me -25 gradë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: