“Melania është një objekt për të [për Trump]”, tha Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur.
“Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë, dhembshuri në atë marrëdhënie” tha ajo për Mic.
Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspertë, Patti Wood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar.
Presidenti i “tërhequr seksualisht nga ajo”, duke e prekur në zonën e legenit, tha zonja ëood, ndërsa zonja Trump u pa ta largonte pak nga vetja teksa ata kërcenin dhe kjo sipas ekspertes tregon që ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner” .
“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend se të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Wood për “Mail Online”.





