Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump Gazeta Tribuna |
Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump Posted: 12 Jan 2017 12:29 PM PST “Ramush Haradinaj u arrestua në kohën kur pranoi ftesë nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së”. Kështu ka thënë Pal Lekaj në emisionin “Politik” me Sejdi Demirin në Tribuna Channel. Ai ka shtuar se nuk ka shkuar në Francë për diçka tjetër pos që për punë familjare. Madje ai ka thënë se Haradinaj ka qenë edhe më herët në Francë por që nuk i ndodhi kjo e tanishme. Lekaj ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave, duke e quajtur se ky është dështim i Qeverisë. Lekaj ka folur edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin, duke u shprehur kundër këtyre marrëveshjeve, siç e quan ai, të dëmshme për vendin. “Ne kemi menduar atë që e kemi thënë atë që e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese dhe në këtë drejtim thuhet se nuk është në frymën kushtetuese. Le të më thoni se cila është ajo e mirë për qytetarët e Kosovës dhe ju e dini se ka filluar edhe transporti hekurudhor dhe për këtë nuk është pyetur askush dhe konsideroj se është cenuar sovraniteti”, ka thënë Lekaj. /Gazeta Tribuna The post Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump appeared first on Gazeta Tribuna. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |