Lajmi.net: “Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time” plus 8 more |
- Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time
- Mourinho-Ancelotti, këtë nuk e ka pritur askush (FOTO)
- James: Lamtumirë Real, dua të luajë për këtë skuadër
- Gazetari kroat: Shqiptarët janë kokëlartë, Haradinaj është hero
- Acari në Evropë, 17 të vdekur në Poloni dhe Itali
- Zaza transferohet te gjiganti i Series A
- Haradinaj, Thaçit: Mos e harro darkën kur fliste Dick Marty
- Një ajsberg sa një shtet i SHBA-së po shkëputet nga Antarktida
- Sot zhvillohen këto super-ndeshje në futbollin evropian
Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time Posted: 08 Jan 2017 12:05 AM PST Gjatë kësaj vizite, ai kishte lënë dy gjëra në veturë: Revolen dhe foshnjën e sapolindur, shkruan CNN, transmeton lajmi.net Kjo mund të ketë qenë arsye e mjaftueshme e autoriteteve që Stantiago të mos lejohej të lëvizte me revole dhe të merrej në konsiderim si person me nevojë për trajtim mjekësor në shëndetin mental. Autoritetet kanë thënë se me të njëjtën revole ai shtiu në Aeroportin e Floridës ku la të vdekur pesë persona dhe 6 të tjerë të plagosur. Santiago, veteran i luftës në Irak, tashmë është ngarkuar me akuza nga prokurorët si i dyshuari kryesor. Autoritetet ende nuk i kanë të qarta qëllimet e autorit për këtë sulm. /Lajmi.net/ . |
Mourinho-Ancelotti, këtë nuk e ka pritur askush (FOTO) Posted: 07 Jan 2017 11:59 PM PST Sipas raportimeve të fundit të "O Jogo", portugezi kërkohet nga Manchester United dhe Bayern Munchen. Dy klubet e duan mbrojtësin që në janar, por operacioni do të jetë i komplikuar, përcjellë "lajmi.net". Kjo pasi që Benfica kërkon minimalisht 40 milionë euro për të. Senedo është një nga mbrojtësit më të mirë në treg, derisa ka kontratë me portugezët deri më 2021. /Lajmi.net/ . |
James: Lamtumirë Real, dua të luajë për këtë skuadër Posted: 07 Jan 2017 11:41 PM PST Sipas “Daily Mirror”, kolumbiani e kërkon me çdo kusht transferimin te skuadra e Manchester United. Arsyeja për këtë vendim të mesfushorit është minutazha dhe raportet jo të mira me trajnerin Zinedine Zidane, përcjellë “lajmi.net”. Të interesuara për të mbeten edhe Chelsea dhe Paris Saint Germain. /Lajmi.net/ . |
Gazetari kroat: Shqiptarët janë kokëlartë, Haradinaj është hero Posted: 07 Jan 2017 11:39 PM PST Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën. Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero. Postimi i plotë i Bujanec: "Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel! Haradinaj është duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit në qytetin Colmar të Francës. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Siç ka njoftuar dje Ministria serbe e Drejtësisë, shteti serb nuk ka bërë ende kërkesë për ekstradim, mirëpo një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë fillimit të javës së ardhshme. . |
Acari në Evropë, 17 të vdekur në Poloni dhe Itali Posted: 07 Jan 2017 11:30 PM PST Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokese. Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 7 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti qe ka pershirë vendin që nga dita e premte. Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkaktuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit. /atsh . |
Zaza transferohet te gjiganti i Series A Posted: 07 Jan 2017 11:29 PM PST Sulmuesi italian mund të përfundojë te Fiorentina, e cila ka shprehur interesim për të. Në mbyllje të detajeve për shitjen e Nikola Kalinic në Kinë, drejtuesit nga Firenca kanë intensifikuar bisedimet për Zazan, përcjellë "lajmi.net". Mediat italiane nuk kanë përmendur shifra, por janë shprehura të bindura për kompletimin e transferimit gjatë javës së ardhshme. Përfundon kështu aventura e dështuar e sulmuesit tullac në Premierligë te West Hami. /Lajmi.net/ . |
Haradinaj, Thaçit: Mos e harro darkën kur fliste Dick Marty Posted: 07 Jan 2017 11:27 PM PST Haradinaj ka thënë se Thaçi kishte shkuar në SHBA edhe më 21 korrik të vitit 2010 kur vëllai i tij, Ramushi, ishte thirrur në rigjykim në Hagë. Ai madje ka edhe një porosi për presidentin, të mos harroj darkën kur fliste Dick Marty. Postimi i plotë i Haradinajt: Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap? Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restaorant Puro? Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti. . |
Një ajsberg sa një shtet i SHBA-së po shkëputet nga Antarktida Posted: 07 Jan 2017 11:20 PM PST "Copa" masiv e akullit me një sipërfaqe prej pothuajse madhësinë e shtetit amerikan të Delaware ka zhvilluar një çarje në Gadishullin Larsen C Antarktik, gjatë disa viteve të fundit. Sipas shkencëtarëve të Midas, projektit në Universitetin e Swansea në Uells, ajsbergu u zgjerua papritmas muajin e kaluar. “Raft Ice Larsen C" në Antarktidë është duke u shkëputur dhe përbën një sipërfaqe prej më shumë se 5,000 km pas një rritje të mëtejshme përçarje të konsiderueshme”, kanë thënë shkencëtarët në një deklaratë të premten. . |
Sot zhvillohen këto super-ndeshje në futbollin evropian Posted: 07 Jan 2017 11:10 PM PST Kryendeshja e ditës vjen nga La Liga, ku në 20:45 zhvillohet sfida mes Villarrealit dhe Barcelonës. Ndërkohë në Serie A luhen takimet Juventus-Bologna, Genoa-Roma, Udinese-Inter e Milan-Cagliari, përcjellë “lajmi.net”. Në Angli zhvillohet FA Cup ku në fushë zbresin skuadra të mëdha si Liverpool, Chelsea e Tottenham, që takohen me Playmouth, Peterborough e Aston Villa. . |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |