Lajmi.net: “Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë” plus 8 more |
- Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë
- Theu kafkën dhe pësoi gjakderdhje në tru, kjo është gjendja e futbollistit të Hullit
- Zviceranët nuk i paguajnë sigurimet shëndetësore
- Formacioni i javës në Premierligë (FOTO)
- Ja çka bën Tuna me duar në mesin e dy ushtarëve (Foto)
- Barbara Fialho
- Presidentja e Speciales nis punën zyrtarisht
- Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump
- Trump nuk e ka prioritet Evropën, e aq më pak Ballkanin
Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë Posted: 22 Jan 2017 11:57 PM PST Samsung tha sot se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se "bateritë ishin shkak i incidenteve" të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim. Kjo komapni ishte detyruar t'i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirje në flakë. |
Theu kafkën dhe pësoi gjakderdhje në tru, kjo është gjendja e futbollistit të Hullit Posted: 22 Jan 2017 11:53 PM PST Ai iu është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij është stabilizuar. Klubi ka konfirmuar që ai ka pësuar një frakturë në kafkë dhe më pas gjakderdhje në tru, përcjellë “lajmi.net”. Fatkeq për të ishte dueli me mbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill. /Lajmi.net/ |
Zviceranët nuk i paguajnë sigurimet shëndetësore Posted: 22 Jan 2017 11:47 PM PST Kantonet zvicerane kanë paguar rreth 285 milionë franga zvicerane në vitin 2015, sepse siguruesit shëndetësorë nuk i kanë paguar premitë e tyre. Kjo tregohet nga shifrat nga Zyra Federale e Shëndetësisë, raporton SDA, përcjell albinfo.ch. Sipas kësaj, më 2015 numri i atyre që nuk i kanë paguar premitë e sigurimit shëndetësor është rritur me mbi 20 për qind në krahasim me vitin paraprak. Vaud numëron numrin më të madh të borxhlinjve të premive të papaguara. Pastaj vjen Gjeneva (40.1 milionë) dhe Cyrihu (38.5 milionë). Kantoni i Bernës u kthye në 34.7 milionë franga zvicerane dhe Basel-Stadt në 13.2 milionë. Zëdhënësi i BAG-ut, Emmanuelle Jaquet, tha se arsyeja për këtë ishte rritja e premive si dhe situata e jetës së tyre personale, të tilla si humbja e punës, një divorc apo një sëmundje. |
Formacioni i javës në Premierligë (FOTO) Posted: 22 Jan 2017 11:41 PM PST |
Ja çka bën Tuna me duar në mesin e dy ushtarëve (Foto) Posted: 22 Jan 2017 11:40 PM PST |
Posted: 22 Jan 2017 11:31 PM PST |
Presidentja e Speciales nis punën zyrtarisht Posted: 22 Jan 2017 11:30 PM PST Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të UÇK-së. Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë. Këtë për gazetën "Zëri" e ka konfirmuar zëdhënësja Avis Benes. Ajo i ka thënë gazetës se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët. "Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët (gjë e cila natyrisht do të jetë e mundur pasi që ata të caktohen)", ka thënë Benes. |
Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump Posted: 22 Jan 2017 11:29 PM PST Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për "paparikueshmëri dhe paqartësi" me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë "dëgjues të kujdesshëm" në Uashington, të cilë e dinë se edhe "vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë". Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trump e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të migrantëëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikoj të gjej kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake. Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatitiet për "udhëtim të ashpër" me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshiroj të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare. Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet epresidentit Trump për NATO-n, se është e "vjetëruar" dhe e ka kritikuar aleancën se uk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit. Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se "NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin". |
Trump nuk e ka prioritet Evropën, e aq më pak Ballkanin Posted: 22 Jan 2017 11:20 PM PST Analistët vlerësojnë se Trump nuk e ka më prioritet Evropën e aq më pak Ballkanin, por se gjithçka varet nga relacioni i tij me Rusinë. Megjithatë inercioni që Kosova ka si një nga vendet më proamerikane, dhe relacionet historikisht të mira edhe me republikanët do të bëjnë që të mos ndryshojë qasja amerikane ndaj Kosovës. Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Haki Abazi, vlerëson se qëndrimi i Trumpit karshi shteteve në rajon filloi të shihet prej ditës së parë të punës si president i SHBA-së. "Në nivel të vlerave dhe parimeve po shihet qëndrimi i presidentit Trump edhe gjatë fushatës por edhe menjëherë pas fillimit të punës së tij në shtëpinë e bardhë, me largimin nga faqja e internetit çështjen e të drejtave të njeriut, të ndryshimeve klimatike. Këto janë sinjalet e para që në fakt tregojnë se qëndrimi në politikën e jashtme ka me qenë radikal", ka deklaruar Abazi. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |