Lajmi.net: “Meta thërret për raportim 20 institucionet e pavarura” plus 8 more

Lajmi.net: “Meta thërret për raportim 20 institucionet e pavarura” plus 8 more


Meta thërret për raportim 20 institucionet e pavarura

Posted: 12 Jan 2017 11:40 PM PST

Ilir Meta

Kuvendi do të rinisë punimet në 19 janar me një anxhendë intensive të këtij sesioni parlamentar parazgjedhor, ku ndër të tjera pritet të miratojë edhe kalendarin sipas të cilit këto institucione të pavarura do të raportojnë.

Pjesë e rëndësishme e punës së këtij sesioni parlamentar do të jetë reforma zgjedhore, ligjet zbatuese të reformës në drejtësi, ndërsa seanca pritet të fillojë me shqyrtimin e dekretit të presidentit për ligjin e importit të mbetjeve. Kuvendi pritet të miratojë të enjten e ardhshme kalendarin e thirrjes së 20 institucioneve të pavarura për të raportuar në Kuvend mbi veprimtarinë e vitit që lamë pas.

Këto institucione do të japin llogari para Kuvendit për veprimtarinë e 2016, shpenzimet financiare, realizimin e objektivave si dhe do të bëjnë publike gjetjet e shkeljeve, apo konstatimet pozitive a negative të gjatë një viti punë.

Shqiptarja.com ka mësuar draft-kalendarin paraprak se kur do të vijnë për seancë dëgjimore në komisionet përgjegjëse parlamentare institucionet e pavarura, dhe se kur është afati i dorëzimit të raportit paraprak të tyre pranë Drejtorisë së Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend. Autoriteti i Konkurrencës do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë brenda marsit, ndërsa raportin duhet ta dorëzojë në Kuvend deri më 26 shkurt.

Avokati i Popullit do të duhet të raportojë në Komisionin e Ligjeve deri në 30 prill, ndërsa raporti duhet dorëzuar deri më 26 shkurt. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të raportojë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese brenda prillit, teksa raportin duhet ta dorëzojnë deri në 18 prill.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë në 31 mars, ndërsa raportin duhet ta ketë dorëzuar deri në 26 shkurt. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duhet të raportojë në Komisionin e Ekonomisë brenda muajit prill, teksa afati i fundit për dorëzimin e raportit është 18 prilli. Enti Rregullator i Energjisë duhet të raportojë tek Veprimtaria Prodhuese në 31 Mars, dhe raportin duhet ta dërgojë në 26 shkurt. Komisionin i Shërbimit Civil duhet të raportojë tek Ligjet brenda marsit, ndërsa raportin duhet ta dërgojë në 26 shkurt. KQZ raporton në Komisionin e Ligjeve në fund të shkurtit, ndërsa raporti duhet dorëzuar deri në 26 shkurt, shkruan Shqiptarja.com

Këshilli Drejtues i RTSH-së    do të raportojë tek Komisioni i Medias deri në fund të marsit, kurse raporti dorëzohet brenda 26 shkurtit. AMA raporton tek Komisioni i Medias në një afat të papërcaktuar, por raportin duhet ta dorëzojë jo më vonë se 26 shkurti. KLSH do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë brenda marsit, teksa raportin duhet ta dorëzojë deri në 7 mars. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale     do të raportojë brenda marsit, ndërsa raportin duhet ta dorëzojë deri në 26 shkurt.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi s'ka afat për raportimin tek Komisioni i Ligjeve, kurse raportin duhet ta dorëzojë deri në 26 shkurt në Kuvend. ILDKP do të raportojë tek Ligjet deri në 31 maj, ndërsa raportin duhet ta dorëzojë deri në 10 prill.

Banka

Banka e Shqipërisë do të raportojë tek Komisioni i Ekonomisë brenda marsit, teksa raporti i tyre duhet dorëzuar deri në 7 mars. Të njëjtin afat ka Prokurori i Përgjithshëm që raporton tek Ligjet.

Drejtësia

Ministria e Drejtësisë do të raportojë për inspektimet në prokurori në mars-prill, e po ashtu edhe Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit.  Enti i Ujërave raporton në fund të janarit.

 

.

Këto janë fjalët uruese të modeles për të dashurin e saj (Foto)

Posted: 12 Jan 2017 11:39 PM PST

Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në Instagram në të cilën është këngëtari dhe urimi për të ka qenë shumë interesant, shkruan lajmi.net

"Gëzuar ditëlindjen i bukuri im! Jam shumë me fat që njoh dhe dua një shpirt si i yti…Uroj që ky të jetë viti yt më i mirë!!!" janë fjalët e saj.

Zayn dhe Gigi ka kohë që janë në lidhje dhe dashuria mes tyre vetëm sa shkon e rritet. Të paktën kështu tregojnë ata vet në intervista dhe përmes postimeve në rrjetet sociale./Lajmi.net/

gigushja1

.

Ban Ki-moon do të kandidojë për president të Koresë së Jugut

Posted: 12 Jan 2017 11:33 PM PST

“Me një qëndrim të përulur do të marr një vendim jovetiak. Vendimi do të merret në një kohë të afërt”, deklaroi Ban pas mbërritjes në vend. Mendia vendëse e interpretoi deklaratën e tij, lidhur me kandidimin për president.

Ban është parë si njeri ndër kandidatët më të fortë të bllokut konservator për garën e ardhëshme presidenciale, pasi presidentja aktuale Park Geun-hye u përfshi në një skandal korrupsioni dhe partia e saj pësoi humbje të mbështetjes së publikut.

Zyrtarisht, Ban nuk e ka deklaruar ende kandidaturën për president. Ai u kthye në vendlindje të enjten, pas përfundimit të mandatit të dytë 5 vjeçar, në krye të OKB-së.

Në një deklaratë për shtyp Ban u shpreh se do të punojë me përkushtim për bashkimin e vendit të ndarë.

Gjithashtu ai tha se pa vonesë Korea e Jugut duhet të marrë masa për zgjidhjen e çeshtjes bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe të forcohen marrëdhëniet me SHBA-në, Kinën, Rusinë dhe Japoninë.

.

Tifozët e futbollit befasohen nga klubi i ri i Drogbas (FOTO)

Posted: 12 Jan 2017 11:30 PM PST

Didier Drogba është i gatshëm për të nënshkruar me një klub të ri.

Ish ylli i Chelseas është afër finalizimit të marrëveshjes me klubin brazilian, Corinthians, raporton "Goal.com".

Ai pritet të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me skuadrën braziliane, përcjell "lajmi.net".

Drogba në Corinthians pritet të ketë pagë prej 150 mijë dollarë në muaj. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Tuna është shtatzënë por shikojeni se çka bën (Foto)

Posted: 12 Jan 2017 11:23 PM PST

Ajo dhe burri i saj Patrisi shumë shpejt do bëhen prindër për herë të parë dhe pritjen e ëmbël po e shijojnë në maksimum, shkruan lajmi.net

Mirëpo, Tuna edhe pse me barrë, ajo nuk po i ndalon aktivitetet e saj, e në veçanti, palestrën.

Këngëtarja ka hedhur pamje në rrjetet sociale ku shihet se teksa tregonte barkun e rrumbullakuar, ajo tregonte edhe se fitnes bën që të jetë në formë të mirë fizike./Lajmi.net/

barku_1484288248-6991450

.

Bayern Munich blen super futbollistin e Juventusit (FOTO)

Posted: 12 Jan 2017 11:22 PM PST

Kingsley Coman do të jetë futbollist i Bayern Munichut.

Kampioni i Bundesligës do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së mesfushorit nga Juventus, pas skadimit të periudhës së huazimit në fund të këtij sezoni, raporton e përditshmja sportive italiane "Gazzetta dello Sport", përcjell "lajmi.net".

Bayern Munich ka paguar 7 milionë euro për huazimin e Coman për një vit e gjysmë.

Kurse, tani do të paguajë edhe 21 milionë euro të tjera për ta shndërruar atë në futbollist në pronësi të gjigantit bavarez. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Payet te një prej klubeve më të pasura në botë (FOTO)

Posted: 12 Jan 2017 11:17 PM PST

Chelsea ka kthyer vëmendjen te Dimitri Payet pas refuzimit nga Bayern Munich për shitjen e Arturo Vidal, raporton "The Sun".

Antonio Conte kërkoi Vidalin për të përforcuar skuadrën e tij, lidere në Premierligë.

Por, kampioni i Bundesligës ka insistuar se ish ylli i Juventusit nuk është në shitje, përcjell "lajmi.net".

Andaj, "Blues" tani kanë kthyer vëmendjen tek Payet i cili ka kërkuar të largohet nga West Ham. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Dialogu më Serbinë do të vazhdojë

Posted: 12 Jan 2017 11:11 PM PST

Dialogu

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se do të bëhet trysni mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, mirëpo dialogu do të vazhdojë pasi që, siç ka thënë ajo, ndërprerja e tij do të sillte pasoja tejet të mëdha për Republikën e Kosovës.

Kurse sa u përket vizitave të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë në Kosovë, Tahiri ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet kështu, atëherë ajo nuk do ta lejojë të hyjë asnjë zyrtar në Kosovë, ashtu siç bëri me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.

"Dialogu i Brukselit është obligim ndërkombëtar që buron nga Rezoluta e OKB-së dhe është i mbështetur nga rezultatet e Kuvendit të Kosovës, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar për dialogun në Bruksel", ka deklaruar ajo për "Zërin".

Tahiri më tej ka thënë se pasojat do të ishin tejet të mëdha po qe se bisedimet Kosovë – Serbi do të ndërpriteshin.

.

Shërbyesit publik përfituesit e vetëm nga festat e shumta në Kosovë

Posted: 12 Jan 2017 11:10 PM PST

Në kalendarin festiv festat fetare mbahen nga të gjithë në Kosovë njësoj pa dallim religjioni.

Lidhur me numrin e madh të festave, por edhe me lidhjet që u bëhen atyre me vikendet kanë reaguar partitë politike, analistët dhe ekspertë kushtetues, të cilët kërkojnë riamendamentim të Ligjit për Festat. Sipas ekspertëve juridikë, të vetmit që përfitojnë nga këto data festive janë punëtorët e administratës publike.

Derisa bëjmë një krahasim mes festave të vendeve fqinje, siç janë Shqipëria me 13 festa zyrtare e Maqedonia me 11 të tilla, Kosova feston 11 festa zyrtare në 16 ditë të vitit, për shkak të lidhshmërisë së pushimit mes festave, shkruan Zëri.

Riza Smaka është ekspert i çështjeve kushtetuese dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se duhet një revidim analitik i Ligjit për Festa.

"Unë nuk jam fetar. Pse atëherë ta festoj edhe Bajramin, edhe Krishtlindjen. Festat e myslimanëve, protestantëve e ortodoksëve janë çështje private. Kosova është shtet laik, vetëm ata që janë fetarë të mos punojnë. Pse p.sh. myslimani të punojë ditën kur janë Krishtlindjet ose anasjelltas?", ka potencuar Smaka.

Sipas tij, Kuvendi duhet të reduktojë krejtësisht këtë formë të festave zyrtare, sepse siç thotë ai, me këtë lloj të festave zyrtare Kosova është në disfaksion të madh karshi shteteve normale evropiane./zeri.info/

.

Related Posts: