Lajmi.net: “Maradona takohet me futbollistin e njohur shqiptar (FOTO)” plus 8 more |
- Maradona takohet me futbollistin e njohur shqiptar (FOTO)
- Koment: Amaneti i Kasandrës
- Real Sociedad – Barcelona, formacionet e skuadrave (FOTO)
- Adelina me plot elegancë në vendin e punës (Foto)
- Edhe Vetëvendosje kopjon modelin ‘Pronto’, vazhdon punësimet partiake
- Investimi 50-milionësh, afër dështimit
- Slogani i Donald Trump është marrë nga filmi horror “The Purge”
- Grupi i fuqishëm rebel bojkoton bisedimet për paqe në Siri
- Bleona i tregon 10 gjërat që nuk duan talent (Foto)
| Maradona takohet me futbollistin e njohur shqiptar (FOTO) Posted: 19 Jan 2017 12:29 AM PST |
| Posted: 19 Jan 2017 12:22 AM PST ![]() Shumë shpesh muajt e fundit ndjehej papritur shqetësimi, madje edhe frika, se ne jemi duke rrëshqitur pashmangshmërisht drejt një humnerë. Një humnerë të krijuar nga urrejtja, nacionalizmi dhe gënjeshtra. Në ditë p.sh. kur strehimoreve të azilikërkuesve u vihej zjarri ose njerëzit shprehin zemërimin e tyre para kamerave. Ose në ditët kur fillimisht britanikët dhe më pas amerikanët votuan për t’u mbyllur në kapsulën e tyre, nën maskën e gjoja vetëvendosjes dhe të “menaxhimit” më të mirë të kufijve. Pakënaqësia u ushqyer më tej nga faqet e komenteve në internet dhe rrjetet sociale, ku njerëzit flisnin duke bërë bujë kundër refugjatëve, politikanëve dhe mediave dhe duke folur kudo për komplotet. Partia AfD shënoi rritje në sondazhe dhe shprehet kundër të huajve, qëndrimit të hapur dhe tolerancës. Në fund sulmi në Berlindhe kjo listë mund të vazhdojë më tej. Kohë të ashpra Kjo ndjenjë sikleti ushqen ndjenjën e pakëndëshme se gjendim para përmbysjesh të rrezikshme, një kohe kur njerëzit kanë frikë, jepen drejt ksenofobisë dhe proteksionizmit, një nacionalizmi “ne kundër atyre”, që mendonin se qe kapërcyer prej kohësh dhe qe demaskuar si një marrëzi prej luftërave botërore të shekullit të kaluar. Me fjalë të tjera: “Ne jemi duke jetuar në kohë të ashpra.” Kështu u shpreh në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Joachim Gauck para disa javësh. Shansi i tij i fundit, për t’i bërë thirrje para kamerave ndërgjegjes së politikanëve dhe personaliteteve të tjera si dhe gjermanëve. Gauck nuk është ndonjë orator i shkëlqyer, apo njeri që shkakton eufori dhe bën për vete. Por ai është një njeri që i zgjedh fjalët e veta me kujdes, vë gishtin në plagë, dhe nxjerr konkluzionet e duhura, pra që demokracia dhe shteti ynë social duhet të mbrohen – dhe madje me vendosmëri; që sfidat janë të mëdha – qoftë populizmi, ndryshimi i klimës dhe transformimin digjital; që Gjermania – dhe të gjithë ata që besojnë në demokraci në kuptimin e saj më të mirë – tani më shumë se kurrë do të kenë në një rol më të madh në politikën ndërkombëtare, diplomacinë e krizës dhe në mbrojtje; që duhet të flasim, të shkëmbejmë ide për të gjetur zgjidhje. Nevojitet guxim Mos e humbni shpresën, është deviza e atij që ka jetuar vetë në një diktaturë dhe që ka ushqyer nga kjo besimin e tij të palëkundur në demokraci dhe kushtetutën gjermane: ne mund ta bëjmë këtë. Megjithatë, kjo kërkon guxim – dhe politikë të guximshme, një politikë që pozicionohet kundër urrejtjes, ksenofobisë dhe populizmit dhe gjen përgjigje të guximshme ndaj sfidave. Megjithatë kur sheh politikën dhe politikanët që po pozicionohen në fillim të vitit të fushatës elektorale, ke pak shpresë. Madje të krijohet ndjenja: udhëhësit duhet t’i marrin për zemër fjalët e Gauck-ut, përpara se hendeqet të bëhen më të thella. /DW/Naomi Conrad/ |
| Real Sociedad – Barcelona, formacionet e skuadrave (FOTO) Posted: 19 Jan 2017 12:22 AM PST |
| Adelina me plot elegancë në vendin e punës (Foto) Posted: 19 Jan 2017 12:19 AM PST ![]() Ajo punon në RTK në departamentin e marketingut dhe që atje shpesh publikon fotografi, duke ndarë me fansat e saj ambientin e punës, shkruan lajmi.net E një foto të tillë, ajo e ka publikuar edhe sot. Adelina shihet me plot stil dhe elegancë, ashtu siç di të jetë gjithmonë. E me këtë foto, ajo uroi një ditë të mbarë./Lajmi.net/ |
| Edhe Vetëvendosje kopjon modelin ‘Pronto’, vazhdon punësimet partiake Posted: 19 Jan 2017 12:17 AM PST ![]() Prej fillimit të vitit 2014 deri në vitin 2016, kohë kjo kur më kompaninë publike të Komunës së Prishtinës 'Ndërmarrja Pronësore Banesore' ka udhëhequr Lëvizja Vetëvendosje me kontrata mbi vepër ishin punësuar rreth 50 persona. Më pas kanë filluar punësimet partiake edhe me kontrata të përhershme, nëpërmjet konkurseve të rregullta. Në vitin e kaluar, Anita Cacaj është punësuar Udhëheqëse e Divizionit Juridik në "Ndërmarrjen Publike Banesore". Lajmi.net ka mësuar se Cacaj ka punuar më herët në zyrën administrative në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmi.net nuk ka marrë përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me atë se cili ka qenë funksioni i Anita Cacaj në VV, dhe nëse e njëjta është e punësuar akoma. Ndërkaq, zyra për informim e "Ndërmarrjes Pronësore Banesore" ka informuar se e njëjta është punësuar në vitin e kaluar në bazë të një konkursit publik. "Udhëheqëse e Divizionit Juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore është Anita Cacaj. Ajo ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas konkursit të shpallur publik në gusht të vitit 2016. Udhëheqës i Divizionit Juridik ka qenë Heset Mazrekaj i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të pranimit të detyrës se re, si Avokat i Përgjithshëm Shtetëror në Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë", ka bërë të ditur NPB-ja. Lajmi.net mëson se pas dorëheqjes së Mazekajt ushtrues detyre për këtë pozitë ishte caktuar, Lulzim Dermaku ku kishte udhëhequr për më shumë se një vit me Divizionit Juridik. Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit te Divizionit Juridik: Udhëheqë dhe organizon punët e Divizionit Juridik; E përfaqëson ndërmarrjen ne organe shtetërore dhe gjykata me autorizim te Kryeshefit Ekzekutiv; Përcjell ndryshimet ne legjislacion, inicon dhe merr pjese ne ndryshimin dhe plotësimin akteve te përgjithshme; Merr pjese ne përgatitjen e akteve te ndryshme te Ndërmarrjes; Bën vlerësim te rregullt te stafit nen mbikëqyrjen e tij dhe përkrahë zhvillimin e stafit përmes trajnimeve, etj. /Lajmi.net/
|
| Investimi 50-milionësh, afër dështimit Posted: 19 Jan 2017 12:16 AM PST ![]() Projekti i ndërtimit të fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve energji elektrike nuk ka filluar të realizohet ndonëse kanë kaluar dy vjet nga nënshkrimi i kontratës. Në Komunën e Mitrovicës kanë thënë se kompanisë "Green 3Power" i është dhënë një afat deri në fund të janarit që ta qartësojë situatën nëse do ta realizojë projektin ose do të tërhiqet. Por, ndonëse zyrtarë të Komunës kanë kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, këta nuk janë lajmëruar fare, së paku deri më tash. Komuna ka ende shpresë Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, i tha "Zërit" të martën se kanë kontaktuar me përfaqësues të kompanisë, nga të cilët kanë kërkuar që të tregojnë nëse duan ta realizojnë projektin ose të tërhiqen. "Kemi kontaktuar me përfaqësues të kësaj kompanie dhe kemi kërkuar nga ata që të qartësohen, a dëshirojnë ta realizojnë projektin për të cilin vetë kanë shprehur interesimin, apo duan të tërhiqen – nëse tërhiqen, atëherë ne do t'ua marrim tokën që ua kemi ndarë për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve energji elektrike në Zonën Ekonomike", ka thënë Mujka. |
| Slogani i Donald Trump është marrë nga filmi horror “The Purge” Posted: 19 Jan 2017 12:07 AM PST ![]() Por megjithatë, në një intervistë për The Washington Post, presidenti Donald Trump sqaroi për sloganin e tij "Make America Great Again", që e ndryshoi duke e bërë "Keep America Great", transmeton lajmi.net. Slogani i ri i Trump, është marrë nga titulli i filmit horror "The Purge", me regji të James DeMonaco, një ngjarje ku ndodh një krim i legalizuar për 12 orë, dhe pavarësisht kritikave filmi ka qenë i suksesshëm komercialisht. Ndërkaq tani, presidenti i zgjedhur do ta përdor këtë parullë për aq sa të jetë në mandatin e tij. Por a do të thotë kjo që Trump është i kënaqur me Amerikën dhe nuk do që të bëjë më ndryshime, prandaj edhe e ndërroi sloganin e tij?! /Lajmi.net/
|
| Grupi i fuqishëm rebel bojkoton bisedimet për paqe në Siri Posted: 19 Jan 2017 12:02 AM PST ![]() Ahrah al-Sham tha në median e tij sociale tha se nuk do të marrë pjesë, porse do të mbështesë çdo vendim "në interes të kombit", i cili mund të negociohet nga grupet e tjera rebele. Bisedimet në Kazakistan ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia. Grupet e tjera rebele dhe përfaqësues të regjimit sirian pritet të marrin pjesë. Bisedimet vijnë pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, muajin e kaluar, ka reduktuar luftimet midis rebelëve dhe forcave pro-qeveritare në Siri. Ahrah al-Sham tha se qëndrimi i tij është pasojë e aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak nga ushtria siriane dhe ajo ruse. |
| Bleona i tregon 10 gjërat që nuk duan talent (Foto) Posted: 19 Jan 2017 12:00 AM PST ![]() Bleona po jep këshilla!! Këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ekzistojnë 10 gjëra që duhet bërë por që nuk duan talent, shkruan lajmi.net Të në qenit në kohë, etika në punë, mundimi, gjuha e trupit verbal, energjia, qëndrimi, pasioni, të qenit në formë, duke bërë gjëra shtesë dhe duke qenë i përgatitur janë këto pika që të gjithë mund t'i bëjmë të gjithë pa dallim moshe./Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |


















