Lajmi.net: “Kur derën ta mbyll bora (Foto)” plus 8 more |
- Kur derën ta mbyll bora (Foto)
- Cafu: Ky do të jetë futbollisti më i mirë në botë pas Messi – Ronaldo (FOTO)
- Sytë janë pasqyrë e trupit, përmes tyre mund të kuptohen sëmundjet e zemrës
- Barcelona largon sulmuesin e ri, transferon Paton (FOTO)
- Amerikanët kanë pikëpamje pozitive për Presidentin Obama
- Bob Dole shprehet i nderuar me miqësinë e presidentit Thaçi
- Beogradi shtyn fillimin e punës së gjyqësorit në Mitrovicë
- Ronaldo e ka një ‘shuplakë’ për Piquen
- Kështu dukej Afrona si fëmijë (Foto)
| Kur derën ta mbyll bora (Foto) Posted: 09 Jan 2017 11:50 PM PST ![]() Fotografitë që shoqërojnë shkrimin janë shkrepur në Torrebruna, një komunë me 859 banorë në provincën e Chieti në Itali, e cila ndodhet në 845 metra lartësi. Për të dalë nga shtëpitë, përcjell noa.al, banorët janë të detyruar të gërmojnë borën, e cila ka shkuar rreth metra dhe u ka mbyllur derën. "Për gjithë ata që po pyesin veten, fotografia është origjinale. Bora ka shkuar një metër e gjysmë. Situata është e rëndë në zonën tonë", shpjegoi autorja e fotos, Alessia D'Ortona, për sajtin Abruzzolive.it. . |
| Cafu: Ky do të jetë futbollisti më i mirë në botë pas Messi – Ronaldo (FOTO) Posted: 09 Jan 2017 11:46 PM PST ![]() Legjenda e Brazilit, Cafu pret që Neymar ta thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke u bërë futbollisti më i mirë në botë. Ronaldo fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë nga FIFA të hënën duke mposhtur finalistët Messi dhe Antoine Griezmann. Kurse, Cafu beson se Neymar do të dalë në krye së shpejti. "Neymar nuk është larg prej tyre", tha Cafu, përcjell "lajmi.net". "Jam i sigurt se në vitet e ardhshme ai do të luajë si futbollisti më i mirë në botë", theksoi ai. /Lajmi.net/ . |
| Sytë janë pasqyrë e trupit, përmes tyre mund të kuptohen sëmundjet e zemrës Posted: 09 Jan 2017 11:45 PM PST ![]() Kur një mjek shikon pjesën e pasme të syrit, “diskun optik”, enët e gjakut që furnizojnë nervat optike, shfaqen në Teknicolor. Çdo ngushtimi i tyre është një shenjë paralajmëruese që arteriet e tjera në trup janë ngushtuar në mënyrë të ngjashme, dhe paraqet sëmundje. Në klinikën time kam shqyrtuar gjendjen e arterieve dhe nervat përmes një drite përmes irisit, në pjesën e pasme të syrit, retinës, me një oftalmoskop. Teknologjia moderne ka bërë që kjo të duket metodë e vjetër. Për shembull, kamera digjitale e retinës e zhvilluar nga kompania japoneze Canon, eliminon nevojën për ndriçimin dhe pikat në sy, të cilat janë rritur nga tre Megapixels sa ishin në vitin 2003 në 20 Megapixels sa është sot, duke mundësuar që mjeku të zmadhojë imazhin. Kështu ka shpjeguar Christopher Owen, profesor i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit të Kërkimeve të Popullsisë në St George, të Universitetit të Londrës, i cili është duke analizuar se si përmes formës dhe madhësisë së enëve të retinës të kuptohet sinjali i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, transmeton KosovaPress. “Enët e retinës të syrit janë pjesë e enëve të trupit”, thotë profesor Owen. “Nëse ne mund t'i shohim ato direkt, kjo mund të na jap të dhëna se çfarë po ndodhë me enët në pjesët e tjera të trupit- kjo është arsyeja pse konsiderohet si një shënues potencial i 'sëmundjes sistematike'. . |
| Barcelona largon sulmuesin e ri, transferon Paton (FOTO) Posted: 09 Jan 2017 11:35 PM PST ![]() Barcelona është e interesuar për një shkëmbim të madh. Kampioni i La Ligës ka kontaktuar Villarrealin në lidhje me shkëmbimin e Paco Alcacer me Alexandre Paton, raporton "Mi Otra Liga", përcjell "lajmi.net". Pato ka befasuar drejtuesit e Barcelonës me lojën e mirë të shfaqur kundër tyre në barazimin 1:1 në xhiron e shkuar në La Ligë. Andaj, Luis Enrique është i gatshëm ta sakrifikojë Alcacerin për ta sjellë Paton në "Camp Nou". /Lajmi.net/ . |
| Amerikanët kanë pikëpamje pozitive për Presidentin Obama Posted: 09 Jan 2017 11:33 PM PST ![]()
Por, shumica e amerikanëve mbeten të ndarë për sa i përket trashëgimisë së tij. Më pak se gjysma e amerikanëve thonë se ata janë më mirë tetë vjet pas zgjedhjes dhe se ai e bashkoi vendin. Anketimi i kryer nga agjensia e lajmeve Associated Press dhe Qendra Kërkimore për Çështjet Publike hedh dritë mbi një nga kontradiktat thelbësore të presidencës Obama. Në përgjithësi, amerikanët shprehen pozitivisht për presidentin Obama,por ai nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë popullaritet për të përmbushur objektivat e tij. 57% e amerikanëve u shprehën pozitivisht për presidencën Obama, ndërsa 37% u shprehën negativisht. Këto shifra ndryshojnë nga anketimet e dhjetorit 2014, kur demokratët humbën kontrollin e Senatit, dhe vetëm 41% e amerikanëve ishin shprehur pozitivisht për zotin Obama. . |
| Bob Dole shprehet i nderuar me miqësinë e presidentit Thaçi Posted: 09 Jan 2017 11:28 PM PST ![]() Në takim presidenti Thaçi i kishte dorëzuar ish-senatorit Dole një mirënjohje si shenjë falënderimi për përkrahjen që ka dhënë për Kosovën me dekada. Presidenti Thaçi kishte postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, se ka qenë kënaqësi të takojë mikun e Kosovës, Bob Dole. Kurse, si përgjigje në postimin e tij, ish-senatori Dole ka postuar në llogarinë e tij në Twitter se është i nderuar "me miqësinë tënde dhe të shumë të tjerëve në Kosovë… një vend i mrekullueshëm me aq shumë njerëz që të japin frymëzim"./Lajmi.net/ . |
| Beogradi shtyn fillimin e punës së gjyqësorit në Mitrovicë Posted: 09 Jan 2017 11:23 PM PST ![]() Marrëveshja është shtyrë për një datë tjetër, pasi tek gjyqtarët dhe prokurorët serbë ka ndërhyrë Beogradi, duke mos ua zgjidhur çështjen e tyre nga drejtësia në Serbi, shkruan sot, gazeta Zeri. "Ne jemi gati, ndërtesa është gati, ndarja e hapësirave ka përfunduar dhe besoj se edhe gjyqësori ka kryer punën e vet. Jemi të gatshëm të fillojmë më 10 janar 2017", ka siguruar Shyqyri Syla, kryetar i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. Njëjtë kishte thënë edhe gjyqtarja Jelena Krivokapiq, e cila punon në kuadër të sistemit serb të drejtësisë, por ajo kishte paralajmëruar se gjyqtarët dhe prokurorët serbë kanë probleme me sistemin e drejtësisë së Serbisë, për shkak të statusit të pazgjidhur të tyre. "Gjyqtarët serbë që duhet të integrohen dhe që do të fillojnë punën më 10 janar janë duke pritur që të zgjidhet statusi i tyre në kuadër të sistemit serb të drejtësisë. Gjykata nuk mund të nisë me punën në kuadër të gjyqësorit të integruar, nëse gjyqtarët nuk do të jenë të kënaqur me zgjidhjen që u bëhet lidhur me statusin e tyre, nga ana e Serbisë", ka thënë Krivokapiq para disa ditësh. . |
| Ronaldo e ka një ‘shuplakë’ për Piquen Posted: 09 Jan 2017 11:22 PM PST ![]() Cristiano Ronaldo ka sulmuar mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique. Ylli i gjigantit katalan ka bërë disa veprime të diskutueshme në javët e fundit. Dhe, ato kanë zgjuar reagimin e sulmuesit të Real Madridit. "Më 2017 kërkoj që njerëzit të përdorin më tepër kokën", deklaroi Ronaldo për Piquen, përcjell "lajmi.net". Barcelona injoroi ceremoninë e Futbollistit më të mirë të vitit 2016 nga FIFA. "Vendimi i Barcelonës duhet të respektohet por nuk është i mirë. Tifozët kanë shpresuar të takohen me futbollistët", theksoi portugezi që u shpall fitues. /Lajmi.net/ . |
| Kështu dukej Afrona si fëmijë (Foto) Posted: 09 Jan 2017 11:19 PM PST ![]() Kësaj radhe e fejuara e këngëtarit Blero ka kujtuar fëmijërinë e saj. Afrona përmes një fotografie ka zbuluar për fansat se si dukej kur ishte vajzë e vogël. . |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |

















