Lajmi.net: “Aguero largohet nga Man City, befason me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Aguero largohet nga Man City, befason me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more


Aguero largohet nga Man City, befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 21 Jan 2017 12:12 AM PST

Sergio Aguero dhe Manchester City janë në krizë.

Sulmuesi argjentinas ka raport të tensionuar me menaxherin Pep Guardiola dhe mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, raportojnë mediat britanike, përcjell “lajmi.net”.

Por, klubi i tij i ri do të jetë prapë në Premierligë.

Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, në garë është edhe Chelsea. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Rrëfehen yjet: Ja kur e kemi humbur virgjërinë

Posted: 21 Jan 2017 12:03 AM PST

Megan-Fox

E një nga pyetjet e shpeshta të fansave është edhe kjo: Si e humbi virgjërinë Megan Fox?

FHM dh Obsev janë marrë me këtë çështje, duke zbuluar jo vetëm si e humbi Megan virgjërinë e saj, por gjithashtu edhe Kim Kardashian, Jessica Alba, Britney Spears dhe më shumë.

Jessica Alba

35-vjeçarja tregoi për humbjen e virgjërisë duke thënë: "Isha aq e re, 18, kur fillova të takohesha me të. Isha e virgjër. Dëshiroja të dashurohesha në personin e parë me të cilin do të flija, për shkak se për të gjithë ata që i njihja, eksperienca e parë ishte e mrekullueshme. Kështu që dëshiroja të isha shumë e kujdesshme se ai do të dashurohej në mua dhe nuk do të më linte".

Kim Kardashian

Sigurisht çdo artikull për seks nuk ka kuptim nëse Kim nuk është në të, për shkak të karrierës së saj. Ajo tha: "Kur doja të bëja seks për herë të parë isha pothuajse 15 vjeçe… Mendoja, "Mendoj se do ta bëj" dhe nëna thoshte, "Ok, pra kjo është ajo që dëshiron ta bësh, ne do të vendosim në kontroll të lindjes", dhe ajo ishte shumë e hapur dhe e ndershme me mua".

Britney Spears

Ju kujtohen ditët kur Britney Spears ishte e pafajshme dhe një këngëtare naive në një marrëdhënie me Justin Timberlake. Kishte thashetheme se ajo e kishte humbur virgjërinë me JT, por nuk është e vërtetë. Në fakt Britney e humbi virgjërinë me një futbollist në shkollën e mesme kur ishte 14, sipas nënës së saj.

Megan Fox

Sipas fjalëve të Megan, eksperienca e saj e parë ishte e mirë. Ajo tha: "Kam pasur shumë seks të pakëndshëm, por hera e parë nuk ishte e pakëndshme. Isha e dashuruar në të dhe ishte e mrekullueshme".

Milot Llalloshi është bërë baba (Foto)

Posted: 20 Jan 2017 11:58 PM PST

Milot Llalloshi i cili është bërë i njohur si vëllai i këngëtares Edona Lalloshi dje për herë të parë është bërë baba.

Miloti dhe gruaja e tij Erxhina Ismajli janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Priam.

Lajmin se është bërë baba Miloti e dha vetë përmes një postimi në rrjetin socail facebook, shkruan rtv21.tv

"Ooo djalo, gzove baben oo…ooo birooo gzove nanen ooo T'paqim me fat e qofsh i lumtur gjithmone bir. Prirësi jonë Priam M. Llalloshi – 20.01.2017", ka shkruar Miloti.

Ndërsa urimi i parë erdhi nga motra e saj Edona e cila publikoi një foto në rrjetin social Instagram ku shihet dora e trashëgimtarit dhe pirësit të tyre.

"Mirë se erdhe trashëgimtari dhe prirësi ynë. Priam Milot Llalloshi", ka qenë mbishkrimi i Edonës në foton e publikuar.

Ronaldinho, lajmi i ditës nga Barcelona!

Posted: 20 Jan 2017 11:56 PM PST

Coritiba dhe Nacional de Montevideo janë përmendur si dy klube të interesuara për transferimin e Ronaldinhos.

Por, ylli brazilian mund të rikthehet në Barcelonë në një rol zyrtar, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka negociuar me Ronaldinhon për rikthimin e tij në klub, që mund të realizohet së shpejti. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Motoristi me fat, shpëton duke hipur mbi makinë (Video)

Posted: 20 Jan 2017 11:54 PM PST

Por një motorist në Washington ka shpëtuar mrekullisht pasi përplasi një automjet në ecje.

Videoja e filmuara nga kamera e një makine tjetër tregon motoristin që shpëton vetëm falë një lëvizjeje prej akrobati duke hipur mbi mjetin që përplasi, duke krijuar idenë se është pjesë e ndonjë filmi.

Serbia ka regjistruar 78 lloje ilaçesh në Kosovë

Posted: 20 Jan 2017 11:40 PM PST

Pas një ndalese disavjeçare të regjistrimit të produkteve të Serbisë në Kosovë dhe vetëm pak kohë pasi Serbia ka arritur një marrëveshje me Agjencinë e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) për njohjen reciproke të CPP-ve (dokument ku shteti merr përgjegjësinë për ilaçin që prodhon) të ilaçeve në Kosovë janë regjistruar 78 produkte farmaceutike të Serbisë.

Këto ilaçe, siç thonë farmacistët, janë mjaft të kërkuara sidomos nga gjeneratat më të vjetra, pasi popullata e Kosovës qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ishte mësuar me produktet e prodhuesve serbë.

Ndonëse disa fabrika të mëdha të prodhimit të ilaçeve janë privatizuar, regjistrimi i këtyre produkteve në Odën e Farmacistëve të Kosovës i ka kontribuuar uljes së kontrabandës në relacion me Serbinë.

Regjistrimi i ilaçeve të Serbisë ka ulur kontrabandën

"Ilaçet e Serbisë i kemi mbajtur në barnatore edhe në kohën sa nuk lejohej regjistrimi i tyre. Kjo për faktin se ishte një gjeneratë e tërë që në vazhdimësi i kërkonin", thotë për "Zërin" një farmacist.

Ai ka thënë se hyrja e tyre në rrugë legale i ka ndihmuar mundësisë së kontrollit.

"Ka disa propaganda për linjat e caktuara për Kosovë. Por unë nuk besoj në këto gjëra për faktin se edhe popullata serbe që jeton në Kosovë përdor kryesisht këto produkte. Madje për ta janë futur ilaçe të Serbisë edhe në emër të ndihmave humanitare", thotë ky farmacist, gjersa nuk preferon të flasë me emër./Zeri.info/

Real Madrid – Malaga, formacionet e skuadrave (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 11:38 PM PST

Enca publikon këngën e re (Audio)

Posted: 20 Jan 2017 11:35 PM PST

Enca

Pas shumë paralajmërimeve, Enca më në fund ka publikuar këngën e saj më të re ‘love on my body’.

Kënga është punuar nga vetë Enca, ndërsa edhe më herët ka treguar se është një këngë shumë e veçantë për të, shkruan lajmi.net.

‘Love on my body’ mund ta dëgjoni KËTU , ndërsa ju duhet të kyqeni me Facebook për të dëgjuar këngën e plotë./Lajmi.net/

Milan s’ka të ndalur, transferon edhe një super futbollist për 15 milionë euro (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 11:24 PM PST

Milan ka angazhuar mesfushorin Gerard Deulofeu në formë të huazimit nga Everton.

Por, “Rossonerët” nuk e kanë ndërmend t’i ndalin përforcimet. “Sky Sport” raporton se Milan është në kontakt me Wolfsburgun për transferimin e mesfushorit Luiz Gustavo, përcjell “lajmi.net”.

Klubi nga Bundesliga e vlerëson brazilianin në rreth 15 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6