David Albahari, i lindur më1948 në Pejë në ish-Jugosllavi, studioi letërsi dhe gjuhë angleze pranë Universitetit të Beogradit. Prej vitit 1994 jeton në Calgary të Kanadasë. David Albahari punon si shkrimtar i suksesshëm dhe përkthyes autorësh të njohur amerikanë, britanikë dhe australianë, si për shembull veprash nga Vladimir Nabokov, V.S. Naipaul, John Updike, Sam Shepard dhe Saul Bellow. Vepra të Albaharit janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera në gjermanisht, frëngjisht, greqisht, polonisht, hungarisht, rusisht dhe italisht. Më 2006 ai dhe përkthyesi i tij morën për veprën e tyre çmimin Brücke Berlin.

Kush është autori i letrës enigmatike që papritmas gjithçka e nxjerr nga binarët? Pyet veten Filipi që jeton vetëm në një banesë që ia kanë caktuar dhe që në kujtimet e tij e quan veten të humbur. A është dërguesi një mashtrues apo mos vallë i vëllai që ka humbur në Argjentinë, për të cilin Filipi deri atëherë nuk ia kishte idenë? Një takim në „Brioni“ do ta zgjidhë këtë të enigmë. Por ish-pijetorja e zakonshme e Filipit, ashtu sikurse së shpejti edhe e tërë jeta e tij, nuk njihen më. Dikur, mbas vdekjes së prindërve dhe të motrës, ai dehej këtu në mbrëmje të pafundme, ndër kamerierë të vrazhdë dhe bashkëpirës fjalëpakë. Në këtë ambient krejt ndryshe, as që i shkon mendja tani për një gjë të tillë, e sidomos kur i shfaqet i vëllai i pretenduar. Ballkani ka ndryshuar dhe ka mbetur megjithatë tmerrësisht i njëjti, siç e bën të qartë romancieri i madh serb David Albahari me këtë takim fantastik. Një parabolë e dhimbshme, një kërkim letrar fulminant identitetesh plot humor të zi.
Romani Brat [Vëllai] i autorit David Albahari ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Rada Sharlandzhieva nën titullin Братът pranë botimeve Panorama, Sofje.

Të tregosh një histori në mënyrën më të shkurtër, jo si homazh për heshtjen, por si shembull të forcës së gjuhës: ky është synimi që fshihet pas këtyre teksteve të cilat dëftejnë gjithë spektrin dhe elegancën gjuhësore të David Albaharit. Qoftë kur kanë vulën e absurditetit ose komicitetit të hidhur, të melankolisë ose hokatarisë – ato kanë përherë një frymë të vetën që të mban pezull. Këto histori, të reduktuara në një a dy imazhe qendrore, shpalosen në fantazinë e lexuesit si pamje të përpunuara plotësisht: janë misterioze e njëkohësisht të kthjellta si drita.
Përmbledhja me tregime të shkurtra Die Kuh ist ein einsames Tier: Kurze Geschichten und dauerhafte Wahrheiten über Liebe, Traurigkeit und den ganzen Rest [Lopa është një kafshë e vetmuar: Histori të shkurtra dhe të vërteta të përhershme mbi dashurinë, pikëllimin dhe gjithë të tjerat] nga David Albahari ka dalë pranë botimeve Eichborn, Frankfurt. Janë përkthyer prej serbishtes në gjermanisht ( fragment leximi ) nga Mirjana Wittmann dhe Klaus Wittmann.
Me një stil tejet tërheqës David Albahari rrëfen në këtë roman për vuajtjet e hebrenjve në kampin e përqendrimit Sajmište gjatë periudhës së pushtimit të Beogradit nga nazistët. Faktet historike, mbi të cilat bazohet ngjarja, janë mbledhur nga një numër i madh burimesh – arkiva, enciklopedi, gazeta, libra dhe studime.
Gec i Majer [Geci dhe Majeri] nga David Albahari ka dalë në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Rada Sharlandzhieva, nën titullin ГьоциМайер, pranë botimeve Panorama, Sofje.