Krimineli Aleksandar Jabllanoviq jep dorëheqje nga posti i tij ...


Aleksandar Jabllanoviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Punës.

Sipas mediave serbe, arsyeja e dorëheqjes së Jabllanoviq është arrestimi i vëllait të tij nga policia serbe, u cili u kap me një sasi droge në veturë zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Ministri i Punës, dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, i cili tha se sot e ka pranuar dorëheqjen e Sekretarit të Shtetit, Aleksandër Jabllanoviqit, për abuzim të veturave zyrtare dhe shtoi se ministria nuk e ka mbrojtur.

Aleksandër Jabllanoviq (Александар Јаблановић) lindi më 25 shtator 1980, ishte  politikanë serb i Kosovës dhe ministër i komunitetit për kthim në Republikën e Kosovë nga 9 dhjetor 2014 deri më 3 shkurt 2015. Ai ishte zëvendës i kryetarit të komunës së Leposaviçit. Deri dje  punojë  në ministrin e punës dhe politikës sociale në Serbi.

Më 6 janar 2015, disa shqiptarë e kanë gjuajtur me gurë Aleksandrin kur ai ishtë në vizitë në kishën ordotokse në Gjakovë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2014.  Shumë qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Ai ka kërkuar falje në lidhje me këtë. Më 3 shkurt 2015, është thënë se ai u largua nga kabineti qeveritar.

Flori Bruqi