Koha.net: “Ferati: Për murin në Mitrovicë duhet të ndërhyjë Brukseli” plus 19 more

Koha.net: “Ferati: Për murin në Mitrovicë duhet të ndërhyjë Brukseli” plus 19 more


Ferati: Për murin në Mitrovicë duhet të ndërhyjë Brukseli

Posted:

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, në emisionin "Interaktiv" ka folur edhe për murin e ndërtuar në Mitrovicë, për të fatin e të cilit, ka thënë se do të luajë rol edhe Brukseli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ferati: Rendi kushtetues tregon se kush i dha urdhër ROSU-s për trenin

Posted:

Sadri Ferati, deputet i LDK-së, në emisionin "Interaktiv" të KTV-së, ka thënë se rendi kushtetues e tregon më së miri se kush dha urdhrin për aksionin e ROSU-s në veri për ta ndalë trenin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blic: Gjuriq që mburrej me trenin - kishë, tash po fshihet

Posted:

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq deri të shtunën u binte të gjitha kambanave të lavdërimit me dukjen e trenit që ishte nisur për në Mitrovicë e që u kthye mbrapshtë në Rashkë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Puna e MCC në Kosovë është “duke shkuar shumë mirë”

Posted:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim përfaqësuesit e "Millenium Challenge Corporation" nga Uashingtoni, James A. Gerard, Brian Forni dhe Sarah Olmstaed, të shoqëruar nga Petrit Selimi, koordinator i MCC për Kosovë, njofton kumtesa presidenciale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përkujtimi i luftërave të Skënderbeut nga presidenti Thaçi nuk i pëlqen deputetit Kelmendi

Posted:

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka përkujtuar ditëvdekjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai në Facebook sot e ka luftën e tij, siç ka thënë, " kundër perandorisë më të fuqishme të kohës që të depërtonte në zemër të Evropës", por pa treguar se cila perandori ishte, transmeton Koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri: Ndalimi i trenit ka qenë i domosdoshëm dhe i mirë

Posted:

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, në një intervistë për Zërine Amerikës" ka folur për trenin dhe për situatën më të re në marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet me Shqipërinë, për veriun e Kosovës dhe telashet për ushtrimin e sovranitetit në gjithë vendin , për Forcat e Armatosura të Kosovës, për kohezionin në parlamentin e Kosovës, për matjen e territorit të vendit dhe për mospajtimet e theksuara ndërmjet partive politike, përcjell Koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjeneral-major Fungo flet për “Kohën Ditore”, ka përgjigje për Nikoliqin

Posted:

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Italian Giovanni Fungo, është shprehur i brengosur me zhvillimet në veri të Kosovës, dhe ka insistuar se të gjithë duhet të përmbahen për të ruajtur stabilitetin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ankohet Nikoliq: SHBA po na nxjerr probleme me Kosovën

Posted:

Një kumtesës e kundërt me atë të Ambasadës amerikane në Beograd ka ardhur nga Zyra e shtypit e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq pas takimit të këtij të fundit me ambasadorin amerikan Kyle Scott, transmeton koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Scott: SHBA inkurajon normalizimin e gjithëmbarshëm Kosovë – Serbi

Posted:

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Kyle Scott, në bisedën e sotme me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se SHBA- ja vazhdon të përkrahë dialogun e Beogradit e të Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së dhe inkurajojnë Serbinë e Kosovën të kërkojnë mundësinë drejt përparimit të në normalizimin e gjithëmbarshëm të marrëdhënieve, transmeton Koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Daily Telegraph”: Kur Isë Boletini arrestonte rusë në Mitrovicë në vitin 1902

Posted:

Studiuesi Flamur Maxharri ka sjell një artikull të botuar në vitin 1902 nga gazeta e njohur angleze "Daily Telegraph" me titull: "Rusia dhe Shqipëria", ku tregon për arrestimin e zyrtarëve të "Carit" në Mitrovicë nga Isa Boletini.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A ishte e gatshme ROSU që dhunshëm ta ndalojë trenin

Posted:

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në Rubikon të KTV-së theksoi se Policia e Kosovës ishte e gatshme t'i shkojë deri në fund operacionit për ndalimin e trenit nga Serbia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjini – Hysenit: Tregohuni më burrështetas dhe lini triumfalizmat

Posted:

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini në përballjen me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në Rubikon të KTV-së tha se qeveria e Kosovës dhe Presidenti duhet të tregohen më burrështetas dhe t'i lënë anash triumfalizmat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për çfarë municioni të ngelur në depo flet Gjini? [video]

Posted:

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini në Rubikon të KTV-së tha se MPB-ja, PK dhe presidenti Thaci duhet të tregojnë për problemin me sic thotë ai municionin 12.7 mm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E ardhmja euro-atlantike e Kosovës - rrugë e vetme

Posted:

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në konferencën dyditore ndërkombëtare Com-Sult, me moton "Thirrja e së ardhmes" në Vjenë, ka diskutuar për të ardhmen evropiane të vendit tonë duke vënë në dukje të arriturat dhe sfidat, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Qeveria e Kosovës po kryen kujdestari”

Posted:

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini në Rubikon të KTV-së theksoi se treni duhet të ndalohej dhe nuk mund të imagjinohet nëse do të ndodhte ndryshe. Veprimi ka qenë i domosdoshëm, thotë Gjini.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni përgënjeshtron Thaçin: Presidenti nuk mund të urdhërojë policinë [video]

Posted:

Vendimi për ndalimin e trenit nga Serbia në Kosovë është marrë nga Policia e Kosovës. Deklarata e presidentit të vendit, Hashim Thaçi nuk qëndron, ka thënë ministri Skender Hyseni në emisionin "Rubikon" të KTV-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden takohet me Vuçiqin në Davos: “Telefon i kuq” Beograd - Prishtinë?

Posted:

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka deklaruar sot në Davos, pas takimit ne nënkryetarin e SHBA –së në largim Joe Biden, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmit dhe se në këtë kuptim është i gatshëm edhe në vendosjen e linjës së nxehtë Beograd – Prishtinë, transmeton Koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Institucionet e drejtësisë heshtin për gjetjet e Forenzikës rreth ADN-së për “sulmin” e Vetëvendosjes [video]

Posted:

Frashër Krasniqi, i cili tash e 140 ditë po mbahet në arrest shtëpiak, nuk e kupton pse ende vazhdon të jetë i mbyllur brenda katër mureve, raporton KTV.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Austria rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

Posted:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, të cilin e ka njoftuar për të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2016 dhe prioritetet për këtë vit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

GAP: Qeveria shkeli procedurat rreth Projektligjit për Pagat [video]

Posted:

Miratimi i Projektligjit për Paga nga ana e Qeverisë së Kosovës po vlerësohet si shkelje e procedurave ligjore nga Shoqëria Civile, raporton KTV.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now