Klan Kosova : “Sulmi i tmershëm që ndodhi mbrëmë në Stamboll përmes fotografive” plus 24 more |
- Sulmi i tmershëm që ndodhi mbrëmë në Stamboll përmes fotografive
- Çfarë ndodhi me Mariah Carey mbrëmjen e Vitit të Ri? (VIDEO)
- Këshillat e blogeres për rregullimin e vetullave (VIDEO)
- Si ta largoni alkoolin nga trupi pas festës?
- Megjithatë, Arsenal e do Wilshere
- Njerëzit e thjeshtë që ngjasojnë me të famshmit (FOTO)
- Klubi kinez 80 milionë për Costa
- Murtezaj: Viti 2017 do të jetë i mirë për Kosovën
- Blushi: Shqiptarët më të varfër dhe të pashpresë, 2017 është viti i “LIBRA”
- Papa Françesku: Shoqëria po bëhet e ftohtë dhe pa dhembshuri
- E pabesueshme: Arratiset nga burgu përmes hapësirës ku hyn ushqimi (VIDEO)
- Dita e parë e 2017-ës (VIDEO)
- Mkhitaryan një pjesë e shkurtër, Giroud film i tërë (VIDEO)
- Moderatorja e njohur shqiptare festoi Vitin e Ri në Maldive (FOTO)
- Kapet natën e Vitit të Ri hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës
- Një person humb syrin nga fishekzjarret natën e ndërrimit të moteve (VIDEO)
- Si e festoi bota Vitin e Ri? (VIDEO)
- Ndërron jetë në moshën 92 vjeçare veterania e arsimit Melihate Deva (FOTO)
- Shumë pak qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës (VIDEO)
- Në Ferizaj “Viti i Ri” e priti kryetarin Muharrem Sfarqa! (VIDEO)
- Kështu u prit viti i ri në Prizren (VIDEO)
- Familjen Haziri nga Zborci i Shtimes, viti i ri e gjen me shtëpi (VIDEO)
- 2017-ta, fillim i ri për familjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Gazmend Tali (VIDEO)
- Dimitriev i dërgon mesazh ngushëllimi kryeministrit turk
- Princesha Anne flet për shëndetin e Mbretëreshës
| Sulmi i tmershëm që ndodhi mbrëmë në Stamboll përmes fotografive Posted: 01 Jan 2017 02:00 PM PST Gjatë ndërrimit të moteve mbrëmë në Stamboll 39 persona janë vrarë dhe 69 janë plagosur në një sulm terrorist në klubin e natës Reina, transmeton Klan Kosova. Raportohet se në klub kanë qenë rreth 700 njerëz, ndërsa disa prej tyre kanë kërcyer në lumin e Bosforit për të shpëtuar. BBC sjellë disa foto pas sulmit të përgjakshëm. |
| Çfarë ndodhi me Mariah Carey mbrëmjen e Vitit të Ri? (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 02:00 PM PST Këngëtarja e njohur, Mariah Carey ka përmbyllur vitin 2016 me një performancë e cila u konsiderua “shumë e keqe”, transmeton Klan Kosova. Carey teksa po këndonte para miliona njerëzve natën e ndërrimit të moteve në Times Square në New York kishte problemet teknike të cilat bënë që zëri i saj të ishte komplet jashtë ritmit të këngës. Këngëtarja u përpoq të qetësonte turmën duke thënë se po bënte maksimumin për të kaluar bukur. “E pra gëzuar Vitin e Ri”, tha ajo. Shikoni më poshtë videon e publikuar nga ky moment: |
| Këshillat e blogeres për rregullimin e vetullave (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 02:00 PM PST Çdo femër do të donte të dukej perfekte në takimet e saj. Por jo të gjitha arrijnë perfeksionin. Shumica e femrave nuk kanë vetulla siç do t'i dëshironin ato, ndërkaq ato kanë rëndësi të madhe për dukjen tonë, sepse në tërësi mund të ndryshojnë shprehjen e fytyrës sonë. Blogerja Laura Lee, vendos pirunin për t’i vizatuar vetullat që të duken perfekte.
|
| Si ta largoni alkoolin nga trupi pas festës? Posted: 01 Jan 2017 01:30 PM PST Festat e fundvitit po përfundojnë, keni ngrënë dhe pirë mjaft dhe do të dëshironit që t'i ktheheni mënyrës së shëndetshme të jetës. Me këto pesë këshilla të thjeshta filloni me pastrimin edhe të jashtëm edhe të brendshëm të organizmit tuaj që tani! Për të bërë drejt dhe plotësisht detoksifikimin e organizmit tuaj, është e nevojshme të veproni edhe nga jashtë edhe nga brenda. Nuk keni nevojë të prisni fillimin e vitit të ri për fillim të freskët. Këto pesë këshilla të thjeshta dhe funksionale filloni t'i praktikoni menjëherë! 1. Fërkojeni shtresën sipërfaqësore të lëkurës Me fërkimin e shtresës sipërfaqësore të lëkurës me brushë të zakonshme do të ndihmoni shpejtimin e qarkullimit të gjakut, gjë që do të përmirësojë dukjen e lëkurës suaj. Për fytyrë lirisht mund të përdorni edhe maskë pilingu. Parimi është i tillë që me brushë trupi në të thatë fërkojeni lëkurën tuaj çdo ditë. Në këtë mënyrë do të keni lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme, por njëkohësisht edhe do të përshpejtoni procesin e eliminimit të toksinave nga organizmi. 2. Ujë, ujë, ujë… Pastrimi i brendshëm kërkon zvogëlimin e ushqimit kalorik dhe të yndyrshëm, por edhe alkoolin. Për fillim, ditën do të duhej ta fillonit me një gotë ujë të vakët me lëng të freskët të një limoni. Ta filloni mëngjesin me këtë pije tashmë të verifikuar është veprimi më i mirë në çdo detoksifikim. Veç kësaj, nuk kërkon kurrfarë mundimi të madh dhe pikërisht për këtë shkak është i përsosur për fillim, të cilin mund ta praktikoni që tani. 3. Pemët si përbërës kryesorë të menysë Jepni trupit tuaj pushim nga ushqimi i rëndë dhe i yndyrshëm, duke përfshirë edhe mishin, pa të cilin asnjë festë nuk mund të kalojë. Gjatë kohës së detoksifikikimit në menynë tuaj duhet të jenë probiotikët, smoothi, supat e perimeve të gatuara në shtëpi dhe natyrisht – perimet. Për një kohë të shkurtër menyja juaj le të jetë e përbërë nga perimet e gjelbra – lulelakra, spinaqi, sallatat… 4. Hidhni vajra eterikë në vaskën tuaj Qitni 6-8 pika vaj eterik (më i mirë është vaji i limonit) në vaskën tuaj në mënyrë që të nxisni detoksifikimin e efektshëm. Pas dushit mund të merrni 2-4 pika të të njëjtit vaj për masazhin tuaj të detoksifikimit. 5. Ushtrimet trupore Edhe pse janë të fundit në listë, me siguri nuk janë më pak të rëndësishme. Ushtrimi trupor është ai faktori x i cili, pikërisht tërë detoksifikimin do ta bëjë më të suksesshëm. Nëse nuk jeni në ndonjë formë të kënaqshme, për fillim shëtisni apo mësoni se çfarë të mirash ju sjell – joga! |
| Megjithatë, Arsenal e do Wilshere Posted: 01 Jan 2017 01:23 PM PST Arsenal do t'i ofrojë kontratën e re yllit, Jack Wilshere para afatit të janarit, shkruan The Sun. The Gunners e çuan në huazim anglezin te Bournemouth nga fillimi sezonit në mënyrë që ai të ketë hapësirë më të madhe të luajë. Wenger beson se Wilshere edhe pse u përball me shumë lëndime mund të luftojë për një vend në formacionin e parë. Ani pse do t'i ofrohet kontrata e re, Jack do të mbetet në Bournemouth deri në fund të sezonit./Klan Kosova/ |
| Njerëzit e thjeshtë që ngjasojnë me të famshmit (FOTO) Posted: 01 Jan 2017 01:00 PM PST A e keni menduar ndonjëher se diku në botë ekziston një person që është shumë i ngjashëm me ju? Shanset janë të shumta pasi shumica prej nesh kemi një person i cili na ngjan shumë, por ne nuk dimë asgjë rreth tij. Të famshmit janë më me fat në këtë drejtim pasi e tërë bota e di si duken ata, transmeton Klan Kosova. Shikoni më poshtë disa nga këta njerëz të zakonshëm që ngjajnë si dy pika uji me të famshmit botërorë: Jennifer LopezHarry StylesChristian BaleBenedict CumberbatchCara DelevingneRyan GoslingRihannaMaisie WilliamsTaylor SwiftMorgan FreemanGeorge ClooneyEmma Watson |
| Klubi kinez 80 milionë për Costa Posted: 01 Jan 2017 12:35 PM PST Sulmuesi Diego Costa është duke e mbajtur në krye të Premier League sivjet skuadrën e Chelsea. Ai ka qenë vendimtar me golat e tij që klubi që drejton Conte të fitojë 13 ndeshje radhazi. Por për spanjollin është duke shfaqur interesim klubi kinez, Tianjin Quanjian. Ata madje gati që të paguajnë në dorë 80 milionë funta vetëm që ta bindin klubin ta lë të lirë të largohet./Klan Kosova/ |
| Murtezaj: Viti 2017 do të jetë i mirë për Kosovën Posted: 01 Jan 2017 12:28 PM PST Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se shtetësia e Kosovës ka shënuar progresin e vet, transmeton Klan Kosova. "Urgjentisht, janë të nevojshme vendim-marrje dhe strategji komunikimi që japin rezultatet jetike për Kosovën", ka shkuar Murtezaj në llogarinë e tij në Facebook. Në vitin 2017 sipas tij duhet të lihen anash interesat personale dhe duhet vënë para ato nacionale. Sipas tij ky vit do të jetë i mirë për vendin. Ky është postimi i plotë i Murtezajt: "1 janar 2017 Shtetësia e re e Kosovës ka shënuar progresin e vet. Që kjo të ndodh, janë të kërkuara kristalizime të mëtejme, urgjente, mbi atë se cilën punë duhet kryer më përpara se tjetrën. Urgjentisht, janë të nevojshme vendim-marrje dhe strategji komunikimi që japin rezultatet jetike për Kosovën. Një numër i madh i konflikteve brenda politikës, por edhe shoqërisë dhe kulturës tonë, kanë ardhur në pah, për shkak të pritjeve divergjente nga të gjitha palët e mundshme. Në radhë të parë, dhe lidhur me, pritjet se çka do të bëhet me ne, si në të ardhmen e afërt, poashtu në afatgjatë. Kjo mund të quhej normale. Por, normaliteti prishet, kur konflkti shpërndahet në çdo ‘qelizë’, dhe kur kapaciteti për të zgjidhur këto konflikte bëhet i pamjaftueshëm. Në vitin 2017, në vend të preferencave duhet vendosur për prioritetet e domosdoshme. Në vend të interesave personale duhet zgjedhur të adresohen interesat nacionale. Ndryshe, nuk do mund të quhej vit i ri. Por, megjithatë, më mban fort besimi i bazuar që viti 2017, do jetë vit i mirë për Kosovën. Gëzuar".
|
| Blushi: Shqiptarët më të varfër dhe të pashpresë, 2017 është viti i “LIBRA” Posted: 01 Jan 2017 12:14 PM PST Deputeti Ben Blushi e cilëson vitin 2016 si të zymtë dhe më fatkeqësi të mëdha në botë, por edhe në Shqipëri. Sipas deputetit të LIBRA-s, shqiptarët janë akoma më të varfër dhe më të pasigurt. Blushi ka folur edhe për perspektivën e partisë më të re që ai drejton, për të cilën thotë se 2017 do të jetë viti i LIBRA. Statusi në Facebook i deputetit Ben Blushi: 2017 VITI LIBRA Të dashur miq, Shqiptarët e mbyllën vitin 2016 edhe më të varfër, edhe më të pashpresë edhe më të pasigurt. Ata e dinë nga se kërcënohen, por nuk kanë ende mundësi të mbrohen. Shqiptarët e dinë nga se vuajnë, por nuk kanë mundësi të shërohen. Shqiptarët e dinë nga se sulmohen, por nuk kanë mundësi ta ndalin. Varfëria dhe Pabarazia mbeten armiqtë që duhet të mposhtim gjatë vitit të ardhshëm dhe bashkë me to edhe mendimin se Shqipëria nuk bëhet. Prej dy muajsh LIBRA jeton. Dija është hapësira e saj, Liria është hapi i saj, dhe Ekuilibri është koha e saj. |
| Papa Françesku: Shoqëria po bëhet e ftohtë dhe pa dhembshuri Posted: 01 Jan 2017 12:12 PM PST Kreu i kishës katolike Papa Françesku, në mesazhin e tij të parë të vitit të ri të dielën foli për shoqërinë e cila po bëhet e “ftohtë dhe pa dhembshuri”. Gjatë Meshës, të cilën e udhëhoqi në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku tha se ata që kanë “zemër narcizoide vuajnë nga disfata e gjërave që na lidhin dhe ndjenjën e përkatësisë në shoqëri”. |
| E pabesueshme: Arratiset nga burgu përmes hapësirës ku hyn ushqimi (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 12:01 PM PST Shumica e të burgosurve në botë, të cilët janë të dënuar për tërë jetën, mendojnë se si të 'vjedhin" pak liri, duke provuar që të arratisen. Një video nga Rusia tregon se si një 25 vjeçar ka ikur nga burgu. Mënyra se si ai e ka bërë arratisjen është vështirë e besueshme. Ai doli nga hapësira e cila është në derë të qelisë e që është e dedikuar që përmes saj të burgosurit të marrin ushqimin. Për më shumë shikojeni videon: |
| Posted: 01 Jan 2017 11:51 AM PST Mëngjesin e sotëm vetëm bina ishte një shenjë që në sheshin “Zahir Pajaziti” pati festë. Mbeturinat u mblodhën në mëngjes, njofton Klan Kosova. Por, probleme patën ata që dëshironin të udhëtonin me autobus jashtë Prishtinës. Deri pas orës 13:00 nuk pati transport nga stacioni i autobusëve. Kronikë nga Blerta Ahmeti
|
| Mkhitaryan një pjesë e shkurtër, Giroud film i tërë (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:50 AM PST A ishte ky goli më i mirë i sezonit? Me rëndësi është se ky së paku u shënuar nga pozita e rregull. Sidoqoftë edhe Henrikh Mkhitaryan mund ta bëjë këtë, por që Olivier Giroud dëshmoi se mund ta bëjë edhe më mirë, me një goditje 'Skorpjon" në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Në Twitter kanë ardhur reagimet e para për golin fantastik të francezit, ku thuhet se ai është goli më i mirë i sezonit. Ai cilësohet si një prej golave më të mirë që janë shënuar ndonjëherë. Por që ka edhe të atillë që thonë se Giroud duhet ta fitojë Topin e Artë./Klan Kosova/ |
| Moderatorja e njohur shqiptare festoi Vitin e Ri në Maldive (FOTO) Posted: 01 Jan 2017 11:45 AM PST Moderatorja e njohur shqiptare, Floriana Garo ka vendosur që të festojë Vitin e Ri shumë ndryshe, njofton Klan Kosova. Përmes një foto që ka postuar në Instagram, Garo shihet me bikini buzë detit në Maldive. Shikoni më poshtë si dukej moderatorja: |
| Kapet natën e Vitit të Ri hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës Posted: 01 Jan 2017 11:44 AM PST Një 33 vjeçar hajdut xhepash në autobusë është arrestuar pikërisht natën e ndërrimit të viteve, njofton Oranews. Operacioni policor i koduar "Fundviti" bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ervis Tako, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobusat urbanë në Tiranë. "Arrestimi i këtij shtetasi u bë më datë 31.12.2016 tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet ti ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë" informon policia Policia thotë se këtij shtetasi, i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i tre vjedhjeve të tjera në autobusë |
| Një person humb syrin nga fishekzjarret natën e ndërrimit të moteve (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:37 AM PST As ky Vit i Ri nuk kaloi pa lëndime nga mjetet piroteknike, njofton Klan Kosova. Një person e humbi syrin për shkak të pakujdesisë gjatë ndezjes së fishekzjarrëve, e shumë të tjerë lënduan rëndë ekstremitetet. Policia thotë se nuk pati incidente serioze gjatë natës së mbrëmshme. Kronikë nga Valon Rashiti |
| Si e festoi bota Vitin e Ri? (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:27 AM PST Spektakle të jashtëzakonshme me mjete piroteknike pati në metropolet botërore. Në Dubai ato u ndezën nga ndërtesa më e lartë në botë. Shikoni më poshtë këë përmbledhje të përgatitur nga Rejhane Selimi
|
| Ndërron jetë në moshën 92 vjeçare veterania e arsimit Melihate Deva (FOTO) Posted: 01 Jan 2017 11:26 AM PST Veterania e arsimit, Melihate Deva është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, mëngjesin e 1 janarit 2017, transmeton Klan Kosova. Melihate Deva ishte mësuesja e parë e shkollës shqipe në Mitrovicë, e cila arsimoi dhe edukoi shumë breza. "Mësuesja Melihate Deva ka bërë një jetë të vështirë burgjesh e tragjedish familjare. U lind në Mitrovicë në vitin 1924, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Fëmijërinë dhe rininë e saj e kaloi në vendlindje, në Mitrovicë", thuhet në një komunikatë. "Ishte njëra ndër femrat e para të qytetit të Mitrovicës, që para Luftës së Dytë Botërore kishte mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm". "Meqë në periudhën midis dy luftërave botërore nuk ka pasur shkolla në gjuhën shqipe, Deva u shkollua në gjuhën serbe. Më 1942 ndoqi edhe kursin pedagogjik në Prishtinë. Pas kësaj menjëherë u emërua mësuese në shkollën fillore "Skënderbeg", ku punonin edhe Lina Shkreli, Bedri Gjinaj, Ali Gaxha, Jorgji Shuteriqi, Gjon Kabashi e Zehra Zhubi". Kontributi i saj në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri, sidomos në përfshirjen e femrave shqiptare të këtij mjedisi në shkollë, ka qenë jashtëzakonisht i madh. Pas Luftës së Dytë Botërore u emërua mësuese në Gjakovë, por shpejt organet e OZN-së e burgosën për shkak të veprimtarisë së saj arsimore, kulturore e patriotike në Mitrovicë dhe në rrethinë. U lirua nga burgu me "urdhër" që të vazhdojë të punojë në shkollat shqipe të organizuara nga pushteti i ashtuquajtur "popullor". "Gjithnjë ishte e përcjellë dhe mbahej në shënjestër të organeve të pushtetit komunist. Sërish e arrestuan dhe e dënuan, por tash edhe për "fajet" politike të bashkëshortit të saj, Nevruz Nura". "Pas lirimit të tij nga burgu, u shpërngulën në Gjilan, ku Melihatja punoi mësuese e punëtore në Shkollën e Amvisnisë. Në vitin 1958, u vendosën në Prishtinë. Aty punoi edukatore në foshnjoren e qytetit derisa u pensionua". "Ajo do të mbetet ikonë e shkollës dhe e arsimit shqip në Kosovë e më gjerë. Vlerësimi dhe falënderimi për punën dhe sakrificën e saj është bërë në mënyrë institucionale. Me dekretin nr. 811 të dt. 11 prill 1994, presidenti i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, e dekoroi Melihate Devën për meritat në hapjen e shkollave shqipe në Shqipërinë Veriore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar (në vitet 1941-1944)". "Ndërsa, më 7 mars 2013, nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Melihate Deva-Nura u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritës për kontributin e dhënë në emancipimin e gruas shqiptare përmes arsimimit dhe edukimit të saj", mbaron komunikata. |
| Shumë pak qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:20 AM PST Numër i vogël i qytetarëve e pritën Vitin e Ri edhe në sheshet e Prishtinës. Ata nuk i nxori nga shtëpitë as koncerti i organizuar me këtë rast, njofton Klan Kosova. Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Mejreme Gashi
|
| Në Ferizaj “Viti i Ri” e priti kryetarin Muharrem Sfarqa! (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:15 AM PST Qyteti është i zbukuruar. Por, të pakët janë ata që kanë dal të festojnë në qendër të Feizajt. E këtu rreth një bredhi me lartësi më të gjatë se vetë objekti i Komunës, ishin mbledhur një numër jo dhe aq i madh qytetarësh, njofton Klan Kosova. Me të shënuar ora 24:00, këta veçse filluan ndezjen e fishekzjarrëve. E fishekzjarrët e organizuara nga Komuna, po e presin urdhrin e Kryetarit Muharrem Sfarqa. Me të ardhur ky, dhjetë minuta pas orës zero-zero, ato u ndezën. Ky, e fotografoi këtë moment, derisa vonesën e tij në shesh po e arsyeton me vizita të tjera. Kronikë e gazetarit Enis Reçica. |
| Kështu u prit viti i ri në Prizren (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:13 AM PST Qendra e Prizrenit ishte bërë gati për të pritur ndërrimin e motmoteve. Mirëpo, numri i njerëzve që kishin zgjedh ta presin fillimin e vitin e ri në këtë vend ishte më i vogël se vitet e kaluara, njofton Klan Kosova. Por, në mesin e tyre kishte edhe turistë të huaj. E në orën 12 qielli u ndriçua. Kontribut për këtë dhanë edhe fëmijët. Krismat nuk i sollën telashe kameramanit të Klan Kosovës. Por, jo të gjithë i kishin në qejf mjetet piroteknike. Familja, për shumë qytetarë të Prizrenit, ishte edhe zgjedhja e parë për të festuar. Kjo natë kishte kaluar pa incidente të mëdha. Kronikë e gazetarit Halil Berisha. |
| Familjen Haziri nga Zborci i Shtimes, viti i ri e gjen me shtëpi (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:10 AM PST Atë që e humbi në fillim të vitit 2016, po i kthehet në sekondat e para të 2017. Në këto momente për herë të parë po ndezën dritat edhe në shtëpinë e Milazim Hazirit, njofton Klan Kosova. E shtëpia ku banonte kjo familje nga Zborci i Shtimës, më 10 shkurt u dogj si pasojë e energjisë elektrike. Tani këtu po festohet. E kryefamiljari ka vetëm fjalë miradije ndaj gjithë atyre që e ndihmuan. Rreth 16 mijë euro u mblodhën për ndërtimin e kësaj shtëpie. Derisa, familja ka paraqitur padi ndaj KEDS-it, pasi që e shohin fajtor për djegien e shtëpisë së vjetër. Kronikë nga gazetari Enis Reçica.
|
| 2017-ta, fillim i ri për familjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Gazmend Tali (VIDEO) Posted: 01 Jan 2017 11:08 AM PST Është mikpritës kur i shkojnë mysafirët në banesë. Madje edhe në natën e vitit të ri ish-pjesëtari i UÇK-së Gazmend Tali nuk e mbyll derën e banesës së rinovuar. Ende nuk është bërë një muaj që kur ishte ekipi i Klan Kosovës për të raportuar për kushtet e vështira në të cilën jetonte kjo familje. Kjo kronikë nxiti menaxherët e dy kompanive, Veding dhe Elkos, që të ndajnë fonde për ta rinovuar banesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, njofton Klan Kosova Kryefamiljari, tregon për momentin e parë kur e mori vesh që do t'i ndryshojë jeta. Por, në natën e parë në banesën e re, veç festimit për të e për ardhjen e vitit të ri, Gazmend Tali, ka përgatitur edhe një befasi. Tërë këto gëzime, zonjës së shtëpisë po ja bëjnë vit që të mbahet mend. Kronikë nga gazetari Halil Berisha.
|
| Dimitriev i dërgon mesazh ngushëllimi kryeministrit turk Posted: 01 Jan 2017 11:07 AM PST Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev dërgoi mesazh ngushëllimi deri tek kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım me rastin e sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona, raporton AA. “Lajmi për aktin e tmerrshëm terrorist i cili ndodhi në Stamboll më ka tronditur dhe më ka shqetësuar thellë. Duke e dënuar këtë akt të terrorit Ju lutem pranoni ngushëllimet e thella dhe përcillni deri te familjet të viktimave. Qytetarët e Maqedonisë janë me qytetarët e Turqisë në këtë moment të vështirë”, tha Dimitriev. Maqedonia dhe Turqia, potencoi ai, qëndrojnë bashkë me tërë bashkësinë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit i cili paraqet kërcënim global për njerëzimin i cili duhet patjetër të mposhtet. |
| Princesha Anne flet për shëndetin e Mbretëreshës Posted: 01 Jan 2017 11:06 AM PST Mretëresha Elizabeth është duke u ndjerë më mirë, ani pse mungoi në meshën e Ditës së Vitit të ri në Sandringham, ka thënë e bija e saj, Princesha Anne, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Priencesha Anne foli para dashamirëve jashtë kishës, pasi ndoqi meshën bashkë me babain e saj, princin Philip, vëllain – Princin Edëard dhe anëtarët tjerë të familjes mbretërore. Pallati i Buckingham ka thënë se Mbretëresha është duke u rikuperuar nga një ftohje e rëndë. Mungesa në kishë është thënë se ka qenë një masë parandaluese në mot të ftohtë dhe me lagështi dhe se nuk ka pasur vend për shqetësim. 12 ditë më pas është bërë me dije se Mbretëresha dhe Duka Edinburgh kanë pësuar ftohje të thellë ku dhe kanë anuluar planet e tyre për të udhëtuar në Sandringham më 21 dhejtor. |
| You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





















#beachvacation

