Klan Kosova : “Ramiqi: Sa të jetë KFOR-i në Kosovë, nuk do të kemi ushtri” plus 24 more |
- Ramiqi: Sa të jetë KFOR-i në Kosovë, nuk do të kemi ushtri
- ”Policët ende pa sigurim shëndetësor dhe pagë të pamjaftueshme”
- Real befasohet edhe nga Celta
- ”100” Problemet e zjarrfikësve (VIDEO)
- Vdiq Ymer Pampuri, legjenda e peshëngritjes dhe ish kampioni botëror (VIDEO)
- Anderson refuzon një skuadër nga Premierliga
- Paris Jackson pa sytjena
- Mungesa e gjumit ndikon në oreksin tuaj
- Thaçi bisedon me Biden, diskutuan për tensionet mes Kosovës e Serbisë
- Lacazette në radarin e Liverpool
- Rusia dhe Turqia kryejnë sulmin e parë të përbashkët ajror kundër ISIS
- Adriana Lima dekolte e mbrëmjes
- Njihuni me macen më dembele ndonjëherë (VIDEO)
- Ja çka mund të ndiqni sonte në Ora e Fundit
- Real dhe United duan yllin e Milan
- Ymeri: Astriti pa asnjë fakt u mbajt në burg derisa ndërroi jetë
- Çahet rrethimi i Aeroportit të Rinasit
- ”Kosova s’bëhet me ushtri duke dialoguar me Serbinë”
- Chelsea s’e lëshon një sulmues
- Vazhdojnë darkat e Drake me Jennifer Lopez
- Ymeri: Europa pjesërisht ka harruar çka ka bërë Serbia në Kosovë
- Largoni ftohjen me çokollatë
- “Fushata diplomatike e Serbisë mund të pasohet me fushatë ushtarake”
- Qeset në vend të kontejnerëve (VIDEO)
- Më në fund lajmërohet The Weeknd
| Ramiqi: Sa të jetë KFOR-i në Kosovë, nuk do të kemi ushtri Posted: 18 Jan 2017 02:44 PM PST Njohësi i cështjeve të sigurisë, Fuad Ramiqi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se Kosova ka kapacitet për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj. Ai ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, në rastin e trenit me simbole nacionaliste serbe, duke e vlerësuar me nota të larta, ndërsa ka theksuar se kasta politike në vend duhet ta ketë të qartë se serbët e asaj pjese nuk duan integrim, njofton Klan Kosova. “Sa i përket rastit të trenit, mendoj që situata është menaxhuar mirë. Ka pasur një paqartësi në urdhërdhënie, megjithatë. Unë mendoj që KFOR-i ka dhënë urdhër që forcat policore të shkojnë në veri të vendit, duke mos dashur që vet ta bëjë atë punë. Nuk besoj që ka pasur vendim politik, në rangun e institucioneve të vendit”. “Duke pasur parasysh që Kosova po merret me këtë cështje që nga paslufta, cështja e veriut të vendit ende cuditërisht ka mbetur e pazgjidhur. Institucionet e vendit nuk kanë pasur vullnet për ta zgjidhur këtë cështje. Kështu atje kanë vepruar formacione mirë të përgatitura në aspektin ushtarak dhe policor. Atje ka një koncetrim të madh të forcave, ndoshta më të madh se në Serbi. Shteti fqinj gjithmonë ka tentuar ta legalizojë Serbinë e Madhe, me metoda demokratike, gjysmëdemokratike, a cfarëdo qofshin ato. Klasa politike në Kosovë nuk e ka kuptuar që serbët në veri nuk e pranojnë sovranitetin e vendit. Për më shumë nuk ka treguar kurrë vullnet që të veprojë për ta ushtruar sovranitetin. Duhet të vijë një moment kur qoftë policia, qoftë KFOR-i ta bëjë këtë gjë, që të mos kemi probleme si ai i trenit me simbole nacionaliste serbe. Serbët bëjnë presion që veriu të fitojë një status special, rrjedhimisht do të krijohet një Republica Srpska brenda Kosovës”. Ramiqi ka kërkuar që shteti të tregojë forcën e tij në atë pjesë, edhe përmes efektivëve të policisë, pasi rrugët diplomatike për ta vënë nën kontroll atë pjesë janë mbyllur. “Kosova i ka shterur të gjitha mundësitë në aspektin diplomatik për ta vënë nën kontroll veriun e vendit. Mendoj që këtë e dinë edhë ndërkombëtarët. Policia e Kosovës ka kapacitete për ta kontrolluar situatën, ndaj mendoj që duhet dalngadalë t’i jepen autorizime. Por duhet të bëhet ndërrim i stafit të policisë në veri, sepse në rast të një konflikti, serbët atje do ta zhveshin uniformën dhe të dalin në anën e Serbisë”. Sa i përket shtimit të forcave serbe në Luginën e Preshevës dhe në kufirin verior, ai ka thënë se kjo mund të jetë nisja e një aksioni ushtarak serb për të marrë nën kontroll pjesën veriore të Kosovës. “Vendosja e forcave të mëdha në Luginën e Preshevës mund të jetë tregues se mund të ketë një veprim në veri të vendit. Qoftë duke bllokuar atë pjesë, qoftë duke bërë diversion atje, për të ndërhyrë në veri”. Më tutje Ramiqi ka theksuar se vështirë se mund të kemi ushtri përderisa KFOR-i është aktiv në Kosovë, ndërsa është shprehur i pakënaqur edhe me emëritimin e mundshëm të saj, duke kërkuar që të quhet Ushtri, jo Forcë e Armatosur. “Dy ushtri nuk mund të funksionojnë në një vend. Sa të jetë KFOR-i në Kosovë, vështirë se mund të kemi transformim të FSK-së në FAK. Unë jam kundër emërtimit Forcat e Armatosura të Kosovës. Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet; të quhet Ushtria e Republikës së Kosovës. Mendoj që po tentohet të manipulohet opinioni kinse FSK po transformohet në FAK. Ndërsa sa i përket numrit të efektivëve, mendoj se duhet të jenë rreth 15 mijë aktiv”. /klankosova.tv |
| ”Policët ende pa sigurim shëndetësor dhe pagë të pamjaftueshme” Posted: 18 Jan 2017 02:30 PM PST Nëkryetari i Sindikatës së Policisë së vendit, Shaban Tasholli ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marr në konsideratë projektligjin e tyre të ri që kërkon sistemizimin e pagave të policisë. Sipas Tashollit, qeveria ka nxjerr një projektligj të ri që aspak nuk përputhet dhe nuk përkon me kërkesat e punëtorëve të këtij institucioni të sigurisë, njofton Klan Kosova. Këto deklarime Shaban Tasholli i dha në Ora e Fundit derisa ka shtuar se edhe çështja e sigurimit shëndetësor është problem për policinë e Kosovës madje sipas tij dhe çështja e rritjes së pagave për policinë është harruar. ”Qeveria nuk ka marr në konsiderat projektligjin që ne kemi bërë”. ”Kemi kërkuar sistemizimin e pagave të policisë por Qeveria nuk e ka përfill atë, ajo ka bërë një projektligj që për ne është i papranuehsëm”. ”Ne në fund të vitit kemi kërkuar një shtesë, ajo shtesë nuk ka ndodh, janë arsyetuar se kemi disa projekte të reja për veteranët”. ”Ne kemi pritur rritje të pagës, ne skemi rritje të pagës tash e disa vite”. ”Nga 2016 është premtuar e poashtu nga 2015-ta e tani po fillojmë edhe 2017-ën dhe sigurimi shëndetësor nuk po ndodh”. ”Kemi afër 2000 policë që janë të lënduar në detyrë. Kemi një rregullore në policinë e Kosovës që policëve të lënduar shpenzimet e trajtimeve iu largohen”. ”Objekti në stacionin 4 nuk është pronë e Policisë. Nuk e di si do të përfundojë por besoj që do të ketë një hapësir për objektin tonë”. ”Kishim bisedë telefonike me grupin parlamentar për siguri, por ata ende nuk e dijnë sakt projektligjin”. ”Sindikata do të marrë hapa të tjerë se si të vazhdohet më tutje në rast se nuk pranohen kërkesat tona”, ka përfunduar Tasholli, njofton Klan Kosova.
|
| Posted: 18 Jan 2017 02:10 PM PST Celta Vigo ka mposhtur Real Madrid me rezultat 2:1, në ndeshjen e Kupës së Mbretit. Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me golin e Iago Aspas në minutën e 64-të të takimit. Pesë minuta më pas Los Blancos barazuan rezultatin përmes brazilianit Marcelo. Por kjo zgjati vetëm për një minutë, pasi në të 70-ën, Johny kaloi edhe një herë vizitorët në epërsi, rezultat me të cilin edhe përfundoi takimi. |
| ”100” Problemet e zjarrfikësve (VIDEO) Posted: 18 Jan 2017 02:07 PM PST Tema e Orës sonte sjell në pah kushtet e vështira në të cilat punojnë zjarrfikësit gjithandej Kosovës. Ata përballen me shumë telashe e shpesh edhe automjetet i kanë të pa siguruara, njofton Klan Kosova. Për më shumë kronikë e zgjeruar nga Agan Hajdarhoxha. |
| Vdiq Ymer Pampuri, legjenda e peshëngritjes dhe ish kampioni botëror (VIDEO) Posted: 18 Jan 2017 02:02 PM PST Peshëngritja shqiptare humbet legjendën e saj, Ymer Pampurin, të ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare për shkak të një ataku kardiak, njofton Klan Kosova. I lindur në 30 prill të vitit 1944, Ymer Pampuri ka bërë historinë e kësaj disipline sportive në vendin tonë. Më 29 gusht të vitit 1972, ai u shpall kampion bote duke thyer edhe rekordin olimpik të japonezit Mijake me 127.5 kg. Ymer Pampuri në moshën 20-vjeçare u shpall kampion i vendit teksa ngriti peshën 120 kg. Në 1972 ai përfaqësoi Shqipërinë edhe në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Rumani, ku ngriti 125 kg për t’u renditur në vendin e dytë për shkak të peshës trupore.
Ymer Pampuri është nderuar edhe me çmimin "Mjeshtër i Madh i Punës" dhe me urdhrin "Naim Frashëri". Në vitin 2006, në moshën 63-vjeçare, Pampuri mori pjesë në një turne botëror së bashku me peshëngritës të tjerë që ishin tërhequr, aktivitet ky që u mbajt në Francë. |
| Anderson refuzon një skuadër nga Premierliga Posted: 18 Jan 2017 02:00 PM PST Ish mesfushori i Manchester United, Andreson, ka refuzuar mundësinë për t’u kthyer në Angli, tek Middlesbrough. 28 vjecari u kthye në Brazil gjatë shkurtit të vitit të shkuar, për të veshur fanellën e Internacional. Braga dhe skuadra nga Kina kanë shprehur interesim për të po ashtu, por Anderson ka refuzuar të gjitha ofertat për të mbetur në atdhe. |
| Posted: 18 Jan 2017 02:00 PM PST Si vajza e familjes së mbretit të popit, ndoshta do të ju duket e paimagjinueshme që Paris Jackson ta shihnit në pamje spektakolare. Por bukuria e saj e bën edhe më të brishtë atë, teksa si një modele u pa duke xhiruar për markën Chanel në Paris, përcjellë Klan Kosova. Me flokët e saj bjonde, 18 vjeçarja u pa tejet tunduese teksa mbante flamujt francezë dhe të SHBA-së, në front të Kullës Eifel. Jackson madje gjatë xhirimeve u shfaq pa sytjena! Për më shumë ja dhe fotografitë: |
| Mungesa e gjumit ndikon në oreksin tuaj Posted: 18 Jan 2017 02:00 PM PST Sa më pak gjumë të bëni aq më shumë rritet oreksi juaj. Sipas analizës së bërë në disa persona lodhja rrit stresin dhe çliron hormonet e oreksit Thonë që kush ngopet me gjumë, nuk ka nevojë për ushqim. Në fakt është tërësisht e vërtetë dhe tashmë është provuar shkencërisht. Mos ngopja me gjumë shkakton një uri të përhershme duke çuar në obezitet dhe rritje të sheqerit në gjak dhe rrjedhimisht mundësisë së prekjes nga diabeti Tip 2, shkruan zhurnal. Prandaj, ekspertët mjekësorë sugjerojnë që personat e rritur të bëjnë së paku 8 orë e gjysmë gjumë, në mënyrë që organizmi i tyre të funksionojë siç duhet dhe mos të keni probleme shëndetësore. |
| Thaçi bisedon me Biden, diskutuan për tensionet mes Kosovës e Serbisë Posted: 18 Jan 2017 01:48 PM PST Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden. Në një status të publikuar në facebook, Presidenti Thaçi ka thënë se diskutuan për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend dhe rajon, njofton Klan Kosova. Sipas Thaçit në bisedën e zhvilluar me Biden, janë pajtuar që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor, njofton Klan Kosova. ”Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në rajon. Falënderova zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U pajtuam që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim. HTH”, ka përfunduar Thaçi, njofton Klan Kosova. |
| Lacazette në radarin e Liverpool Posted: 18 Jan 2017 01:29 PM PST Liverpool është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Lyon, Alexandre Lacazette. Skuadra nga Anfield Road ka vendosur që ta transferojë lojtarin në afatin kalimtar të janarit. Lacazette ka vendosur të largohet nga Lyon dhe oferta e Reds për shërbimet e tij është plot 52 milionë euro. |
| Rusia dhe Turqia kryejnë sulmin e parë të përbashkët ajror kundër ISIS Posted: 18 Jan 2017 01:21 PM PST Avionët rusë dhe turq kanë kryer sulmin e tyre të parë, të përbashkët ndaj të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) brenda Sirisë. Për këto sulme ka njoftuar ministria e mbrojtjes ruse, përcjellë Klan Kosova. ISIS ishte shënjestër në periferi të qytetit të al-Bab, provincë e Aleppo-s, ku Turqia pësoi humbje të rënda muajin e kaluar duke u ndeshur me grupin në terren. Ushtria turke u citua nga Reuters të ketë thënë se Rusia ka kryer sulme ajrore “në bashkëpunim me Turqinë'', njofton Klan Kosova. |
| Adriana Lima dekolte e mbrëmjes Posted: 18 Jan 2017 01:20 PM PST Adriana Lima është parë tejet tërheqëse në gala mbrëmjen ËC Schaffhausen të së martës. Supermodelja 35 vjeçare u pa me një fustan tejet elegant ngjyrë ari, derisa ishte pjesë e ngjarjes së modës në Gjenevë të Zvicrës, njofton Klan Kosova. Me flokët e zezë dhe me një paraqitje tejet elegante, Adriana Lima ra në qendër të vëmendjes tek të gjithë mediat rozë.
|
| Njihuni me macen më dembele ndonjëherë (VIDEO) Posted: 18 Jan 2017 01:15 PM PST Kjo mace e cila shfaqet në këtë video, është me të vërtetë dembele, madje shumë dembele. Edhe pse ajo nuk dëshiron të hidhet e të luajë me topin, as trupi i saj thjesht nuk duket të jetë në gjendje për të. Ky klip ka marrë për mbi 300 mijë shikime tashmë, transmeton Klan Kosova. Shikojeni! |
| Ja çka mund të ndiqni sonte në Ora e Fundit Posted: 18 Jan 2017 01:08 PM PST Sonte në Ballë për Ballë është i ftuar eksperti ushtarak Fuad Ramiqi. Si duhet të veprohet sipas Ramiqit karshi kërcënimeve të Serbisë? A duhet të dërgohet FSK-ja në veri? Me kë duhet t'i forcoj raportet Kosova? Në Kosova direkt do të mësoni për kërkesat e policisë? Pse kanë frikë ata se do t’u zvogëlohen pagat? Sa i kanë aktualisht pjesëtarët e njësive speciale? Ndërsa në kuadër të temës së orës, do të njiheni edhe me kushtet e rënda të punës së zjarrfikësve. Ndiqeni! |
| Real dhe United duan yllin e Milan Posted: 18 Jan 2017 01:06 PM PST Real Madrid dhe Manchester United do të përballen me Juventus për të nënshkruar me gardianin shumë premtues të Milan, Gianluigi Donnarumma. 17 vjecari është kthyer në një ndër lojtarët më të cmuar të rosonerëve nga edicioni i shkuar. Megjithatë, situata e komplikuar financiare mund të bëjë që Milan ta shesë atë, me gjigantët e Europës të interesuar për ta pasur në radhët e veta. |
| Ymeri: Astriti pa asnjë fakt u mbajt në burg derisa ndërroi jetë Posted: 18 Jan 2017 01:01 PM PST Shitësi prej të cilit pretendohet se ka blerë motoçikletën Astrit Dehari, ku akuzohej se në muajin gusht të 2016 me të kreu sulmin në Kuvendin e Kosovës, nuk e ka identifikuar atë si të dyshuar në lidhje me rastin. Kështu ka thënë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri në Zona B të Klan Kosovës, duke shtuar se shitësi nuk e njohu Astrit Deharin në pamjet e publikuara kur ai u ftua në intervistë nga autoritetet. Veç tjerash Ymeri tha poashtu se shitësi i marketit në fjalë ka identifikuar tre persona të cilët kishin theks të rajonit të Rahovecit, duke pohuar se asnjëri nga aktivistët e subjektit të tij nuk vijnë nga ai vend, njofton Klan Kosova. ”Ato që ka paraqitur Dardani, ka qenë vendndodhja e aktivistëve të arrestuar, në momentin kur është sulmuar Kuvendi”. ”Në atë moment aktivistët tanë kanë qenë secili në vende të ndryshme, asnjëri nuk ka qenë bashkë me njëri-tjetrin”. ”Meqenëse është ngritur aktakuza, prokuroria vendosi që secila provë të dorëzohet avokatëve mbrojtës, por aty shihet se nuk ka asnjë provë”. ”Aty shihet se kur është bërë ADN-ja në vendin e ngjarjes, nuk ka asnjë përputhje me ADN-të e aktivistëve tanë”. ”Më skandalozja që kemi zbuluar është se arrestimi i aktivistëve në mesin e tyre dhe Astrit Dehari, nuk ka pasur asnjë provë për të”. ”Personi që pretendon se ka shitur motocikletë u ka shitur tre personave për të cilët thotë se kishin theks të Rahovecit. Asnjëri nga aktivistët tanë nuk janë nga Rahoveci”. ”Kur ai person është ftuar për intervistë, ai nuk e ka identifikuar Astrit Deharin si blerës të motoçikletës”. ”Astriti është mbajtur pa asnjë fakt në burg derisa ka ndërruar jetë”. ”Ta fusësh në burg një student pa asnjë provë dhe asnjë fakt, ta terrorizosh atë dhe familjen, e më pas edhe të vdes në burg është skandal”, ka përfunduar Ymeri, njofton Klan Kosova. |
| Çahet rrethimi i Aeroportit të Rinasit Posted: 18 Jan 2017 12:54 PM PST Një pjesë e rrethimit të Aeroportit të Rinasit është dëmtuar nga persona të paidentifikuar. Nuk dihet me saktësi qëllimi i këtij dëmtimi, por policia e ka zbuluar më 16 janar këtë ndodhi. Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, por policia ka nisur punën për gjetjen e autorëve. Ndërkohë, rrethimi është riparuar, shkruan "Panorama" Kujtojmë se vitin e shkuar në Aeroportin e Rinasit u vodhën në mënyrë spektakolare një sasi e konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë. Që nga ajo kohë masat e sigurisë janë rritur së tepërmi në aeroport. |
| ”Kosova s’bëhet me ushtri duke dialoguar me Serbinë” Posted: 18 Jan 2017 12:47 PM PST Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, ka thënë se ushtria e Kosovës nuk mund të formohet derisa vazhdohet dialogu me Serbinë. Ymeri këto deklarime i dha në Zona B të Klan Kosovës, derisa ka shtuar se rasti i intervenimit të Institucioneve shtetërore për ngjarjen e së shtunës, ende nuk dihet nëse është sinjal pozitiv apo vetëm aventurë e radhës e qeveritarëve. Kjo pasi sipas tij ardhja e një treni serb në Kosovë është rezultat i negociatave. ”Mos përgatitja e Institucioneve ka një histori që lidhet drejtpërsëdrejti me negociatat”. ”Ajo ka një varësi në kokën e kokave të shtetit”. ”Kemi një mendim privatizues të institucionit. Kur posti shihet vetëm si interes personal atëherë do të kemi këto probleme”. ”Edhe korrupsioni politik, ndryshimi i qëndrimeve kanë të bëjnë me një mendim privatizues”. ”Nuk ka pasur ndryshim real në Kosovë, ka pasur ndryshim emrash por jo ndryshim në vend”. ”Është një sistem i ndërtuar si një makinë e mishit që po i fut brenda njerëzit dhe po lë ashtu pastaj”. ”Policia në pikën kufitare që u dërgua të shtunën dhe nëse mund të shkojnë të rrënojmë murin, janë pjesë e planit për integrimin veriut apo lloj aventurash të tyre”. ”Rasti i intervenimit të policisë ku pasoi vdekja e Enver Zymberit, ka mundësi të jetë i planifikuar, në mënyrë që të arsyetoheshin negociatat Serbi- Kosovë”. ”Intervenimi i këtyrë institucioneve me aventura të tyre i kushtojnë shumë Kosovës. Këto aventura i kushtojnë shtrenjt vendit”. ”Ne nuk mund të presim më, Kosova duhet ta bëj ushtrinë e saj. Ne smund ta bëjmë ushtrinë duke biseduar me Vuçiqin”, është shprehu Ymeri në Zona B, njofton Klan Kosova. |
| Chelsea s’e lëshon një sulmues Posted: 18 Jan 2017 12:38 PM PST Chelsea ka refuzuar ofertën e Lillë për sulmuesin Michy Batshuayi. Belgu ka regjistruar 11 paraqitje në Premierligë që nga transferimi i tij prej mbi 31 milion funtesh në verë, por ende nuk ka qenë titullar në asnjë të tillë,. Atij i mungon hapësira për të treguar veten, gjë që ka alarmuar disa skuadra europiane, që janë të gatshme për ta transferuar në radhët e veta. |
| Vazhdojnë darkat e Drake me Jennifer Lopez Posted: 18 Jan 2017 12:38 PM PST Jennifer Lopez dhe Drake ishin së bashku për një darkë natën e kaluar! Reperi 30 vjeçar dhe këngëtarja 47 vjeçare, u takuan në Catch LA, edhe pse ata arritën veç e veç për të shmangur vëmendjen e tepërt. Dyshja thuhet se kanë ngrënë darkë në tarracë në katin më të lartë të ndërtesës, transmeton Klan Kosova. Nëse ju ka humbur, Drake thuhet se i ka blerë Jenniferit një gjerdan shumë të shtrenjtë si një dhuratë – dhe kjo duket se të dy mund të jenë në një lidhje vërtetë serioze. |
| Ymeri: Europa pjesërisht ka harruar çka ka bërë Serbia në Kosovë Posted: 18 Jan 2017 12:31 PM PST Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se një pjesë e europianëve e kanë harruar krimin që Serbia ka bërë në Kosovë, ndaj e sheh vendin si shtet problematik në kontinentin e vjetër. Këtë koment ai e ka dhënë duke komentuar vizitën në Britani të Madhe, me ftesë të Partisë Laburiste, dhe qëllimet e saj, njofton Klan Kosova. “Ka shumë në Europë që kanë harruar cfarë ka bërë Serbia dhe e shohin Kosovën si shtet problematik. Duhet të qartësohet që shteti fqinj është ende agresiv në raport me Kosovën dhe se vazhdon të ndjekë politikë të ngjashme me atë të viteve të paraluftës”. “Ka pasur një keqinformim gjithandej nëpër Europë për Lëvizjen Vetëvendosje, që burimin e ka në Prishtinë, në mënyrë që të dëmtohet kontakti jonë me parti tjera në kontinent. Është e rëndësishme që ta kemi parasysh se me kontakte të drejtpërdrejta ne duam ta luftojmë propogandën serbe në raport me Kosovë”. Ai ka thënë se ndër të tjera synojnë t’i bindin ndërkombëtarët se dialogu me Serbinë nuk i normalizon marrëdhëniet ndërshtetërore, por po i keqëson ato, duke marrë shembull ndërtimin e murit dhe trenin me simbole nacionaliste. Sipas liderit të Vetëvendosjes, dy vendet duhet të ketë raporte të mira, si domosdo e ecjes përpara, por vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe reciprocitetin ndërshtetëror. “Në takimet tona direkte, shumë njerëz që mund të kenë pasur keqinformim, e kanë kuptuar se Lëvizja Vetëvendosje e do Kosovën shtet të lirë nga krimi dhe korrupsioni dhe i pavarur nga Serbia. Është synim yni që t’i bindim edhe të tjerët që dialogu me Serbinë nuk ndihmon në raportet mes dy vendeve, por është duke i përkeqësuar ato. Është në interes të serbëve të Kosovës që vendi të jetë shtet i fuqishëm, sepse kështu ua garanton edhe të drejtat atyre, edhe aspektin ekonomik. Pra interesat e serbëve të Kosovës janë të mospërputhshme me ato të Serbisë. Ne normalisht që duhet të kemi marrëdhënie të mira me Serbinë, por vetëm nëse ajo e njeh pavarësinë e Kosovës”. /klankosova.tv |
| Posted: 18 Jan 2017 12:30 PM PST Të gjithë kemi dëgjuar se mjalta dhe limoni, mund t'ju ndihmojnë që ta tejkaloni ftohjen. Mirëpo tani një ekspert i organeve respiratore, thotë se çokollata është edhe më e mirë. Profesori Alyn Morice, thotë se ka edhe studime që e dëshmojnë këtë gjë. Studimet e kanë vërtetuar se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe që për bazë kishin çokollatën, kanë pasur përmirësim të simptomave përbrenda dy ditësh. +Edhe studimet e kryera në Universitetin Imperial College në Londër, kanë zbuluar se një alkaloid që ndodhet në kokoa, është ilaç shumë i mirë për ta larguar të ftohurën. |
| “Fushata diplomatike e Serbisë mund të pasohet me fushatë ushtarake” Posted: 18 Jan 2017 12:25 PM PST Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur një fushatë agresive diplomatike ndaj fqinjve, që më pas mund të kthehet në fushatë ushtarake. Ai ka deklaruar se “dobësia e Kosovës si shtet” tërheq kundërshtarët e pavarësisë dhe rrit apetitet e tyre, njofton Klan Kosova. “Është e qartë që ka njëfarë rritje të agresivitetit të Rusisë, që reflektohet edhe me rritje të agresivitetit të Serbisë. E kemi thënë vazhdimisht që sa më pak që të jemi të përgatitur për luftë, aq më shumë na kërcënon ajo. Ne nuk kemi ushtri, sepse atë nuk po na e lejon Aleksandar Vuciq. Është rritur diskuri luftnxitës i viteve të 90-ta, që po bartet nga të njëjtin njerëz në Serbi. Shteti fqinj po përgatitet për një fushatë diplomatike, të cilën mund ta vazhdojë me fushatë ushtarake”. Ymeri më tutje ka thënë se me trenin Serbia donte të provonte se ka sovranitet mbi pjesën veriore të Kosovës. “Treni më shumë kishte porosi politike, sesa dicka praktike. Vet ideja e trenit dhe futja e tij në Kosovë i papenguar tregon se Serbia donte ta paraqiste atë pjesë si nën sovranitetin e saj. Më e rëndësishme, mendoj unë, është që fokusimi i Qeverisë së Kosovës tek treni dhe muri është i mangët. Sepse po krijohet përshtypja sikur ndalja e trenit dhe largimi i murit do të jenë zgjidhje përfundimtare për veriun”. “Kushtetuta e Kosovës është njëfarë marrëveshje mes neve dhe Serbisë dhe jo kontratë shoqërore, sepse nuk është pyetur kurrë populli për të. Po të kemi vendime të brenshme autentike, për një apo një tjetër arsye, mund të pajtohemi. Por shumë gjëra bëhen me kërkesë të Beogradit”. /klankosova.tv
|
| Qeset në vend të kontejnerëve (VIDEO) Posted: 18 Jan 2017 12:05 PM PST Në Fushë Kosovë ka filluar një projekt i ri për mbledhjen e mbeturinave nga kompania Pastrimi, e ai po pëlqehet nga qytetarët. Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Merita Neziri.
|
| Më në fund lajmërohet The Weeknd Posted: 18 Jan 2017 12:00 PM PST The Weeknd është parë së fundmi duke dalë nga Carbone, në New York, transmeton Klan Kosova. Fotografitë të cilat mund t'i shihni më poshtë, janë të parat që prej se këngëtari 26 vjeçar është parë duke u puthur me Selena Gomez. Shumë të famshëm ishin atë natë për darkë në Carbone, duke përfshirë Tyga, Kylie Jenner dhe Naomi Campbell, por është e paqartë nëse të gjithë hëngrën së bashku. |
| You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















