Klan Kosova : “Qumështarët kërkojnë përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve” plus 24 more |
- Qumështarët kërkojnë përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve
- Shtëpitë-shkolla: 25 vjet nga sistemi paralel i arsimit (VIDEO)
- Cila do të jetë qasja e administratës Trump kundrejt Ballkanit?
- West Ham interesohet për Defoe
- Beyonce falënderon Obamën (FOTO)
- United do dyshen e Ateltico
- Chelsea interesohet për talentin e Serie B
- Çfarë kishte në dhuratën e Melanias për Michelle? (VIDEO)
- Vogëlushja e artë e karatesë (VIDEO)
- “Të dua shumë”
- Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (VIDEO)
- Çfarë thotë Rihanna pas lamtumirës së Obamës? (FOTO)
- Aksident tragjik në Greqi, 2 shqiptarë të vdekur dhe 2 të plagosur
- Conte kërkon ish sulmuesin e Juventus
- Arrestohet shqiptari në Austri, i dyshuar për sulme terroriste
- Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes
- Bukuria e grave në 37 shtete (Foto)
- Dorëshkrimet origjinale të Clinton për Bush dhe të Bush për Obamën (FOTO)
- Mitrovicë: Qentë endacakë sulmojnë një nxënës të shkollës “Skënderbeu”
- Inaugurimi i Trump-it përcillet me protesta (VIDEO)
- Fushë Kosova intensivisht përballet me borën (VIDEO)
- Payet mund të shitet lirë
- Trump, nga sot President (VIDEO)
- Inspektori alarmon qytetarët për produktet serbe, reagon Komuna e Pejës (VIDEO)
- Arsenal në garë për një sulmues
Qumështarët kërkojnë përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve Posted: 20 Jan 2017 02:51 PM PST Anëtari i kryesisë së shoqatës së qumështarëve, Ymer Berisha po kërkon përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve. Në një lidhje direkte në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova, Berisha tha se ka nevojë të krijohen kushtet dhe rrethanat për plasimin e produktit, pasi që po kanë probleme me tregtarët e Kosovës. Qumështarët po kushtëzohen nga tregtarët në mënyrë që produktet e tyre t'ua shesin më lirë në këmbim të futjes së tyre në treg. "Çdo vit kemi pasur probleme, sidomos në sezonin veror kur Kosova zbrazët nga konsumatorët, për atë edhe ndodhin tepricat e qumështit dhe fermerët janë të pakënaqur". "Tani ne morëm një premtim nga Safet Gërxhaliu – Kryetar i Odës Ekonomike, i cili tha se së shpejti do t'i ftoj të gjithë qumështarët për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë pasi që prodhimi punëson shumë njerëz".
|
Shtëpitë-shkolla: 25 vjet nga sistemi paralel i arsimit (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 02:38 PM PST Para 25 vjetëve kur tjetër realitet ishte në Kosovë, shumë persona lëshuan shtëpitë e tyre për të kryer funksionin e shkollave, njofton Klan Kosova. E tani, pas kaq vjetëve disa nga këta pronarë janë të zhgënjyer me institucionet, derisa ende i kanë të freskëta kujtimet e asaj kohe. Detajet ndiqni në storien e Agan Hajdarhoxhës. klankosova.tv |
Cila do të jetë qasja e administratës Trump kundrejt Ballkanit? Posted: 20 Jan 2017 02:32 PM PST Amir Ahmeti, studiues i sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se përkundër se presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, cilësohet si kontrovers, nuk është e thënë se politikat amerikane në raport me Ballkanin dhe Kosovën do të ndryshojnë. Sipas tij, në SHBA shumë punë kryen administrata e shtetit dhe politikat afatgjata. "Do të jetë interesante qasja amerikane për Ballkanin pasi që Kosova ende nuk është një shtet i kryer, por mendoj që edhe pse një president shumë kontrovers nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim drastik i SHBA-ve", ka thënë Ahmeti në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova. Ahmeti thotë se edhe sa ishte në krye të SHBA-ve, Barack Obama, nuk është se kishte shumë raporte direkte me amerikanët dhe kosovarët. "Lidhjet e shqiptarëve me SHBA-të datojnë për më shumë se një shekull. Por, kohëve të fundit kontaktet nuk është se kanë qenë aq direkte, për shkak se administrata e Obamës ia ka lënë më shumë në dorë Europës, saktësisht Gjermanisë". Përkundër kësaj Ahmeti pohon se nga bashkëbisedimi i tij me një politikan të moçëm në SHBA, ai ka mësuar diçka të rëndësishme. "Në një intervistë që kam zhvilluar me ish-kongresmenin shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi, ai më ka thënë se nuk është mirë të identifikohemi me kandidatët për president, për shembull siç ka qenë hera e fundit me kandidaten e Demokratëve Hillary Clinton". Kurse, sa i përket fjalimit të Trump, Ahmeti tha se "Trump e vazhdojë gjuhën e tij të fushatës zgjedhore". klankosova.tv
|
West Ham interesohet për Defoe Posted: 20 Jan 2017 02:11 PM PST West Ham shpreson që të joshë sulmuesin e Sunderland, Jermain Defoe në janar. 34 vjecari e filloi karrierën profesionale me Çekanët dhe pritet të jetë i hapur për t’u kthyer, megjithëse shefi i Maceve të Zeza, David Moyes, pritet ta mbajë sulmuesin e çmuar. Defoe ka shënuar tetë gola në 18 paraqitje në Premierligë këtë edicion, me vetëm Theo Ëalcott të Arsenal që krahasohet me të. |
Beyonce falënderon Obamën (FOTO) Posted: 20 Jan 2017 01:58 PM PST Beyonce – këngëtarja që pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga njerëzit nëpër botë, ka postuar një fotografi të çiftit Obama – të cilët sot e kanë dhënë lamtumirën e tyre, duke lënë pas Donald Trump si President i shtetit më të fuqishëm në botë, dhe Melanie – Zonjën e Parë. Fotografia në llogarinë zyrtare të Beyonces shfaq çiftin e lumtur në Shtëpinë e Bardhë, e nën të ka shkruar: "Faleminderit", transmeton Klan Kosova. |
Posted: 20 Jan 2017 01:54 PM PST Manchester United është duke përgatitur një transferim gjigant të dyshes së Atletico Madrid, Anoine Griezmann – Saul Niguez. Dyshja, që është kthyer në makth për mbrojtjet kundështare, nënshkroi kontratat vitin e shkuar, duke rritur klauzolën e përbashkët të largimit në 145 milionë funte. Por Jose Mourinho është i bindur se United mund të negociojë për këtë cështje, ndërsa raportohet se Djajtë e Kuq janë duke synuar transferimin e pesë futbollistëve elitar në Europë. |
Chelsea interesohet për talentin e Serie B Posted: 20 Jan 2017 01:48 PM PST Chelsea ka bërë gati një ofertë prej 5 milion funte për anësorin e Ascoli, Riccardo Orsolini. 19 vjecari ka rënë në sy me lojën e mirë në Serie B këtë edicion, duke shënuar katër gola në 20 paraqitje. Potenciali i tij ka rënë në sy të klubeve më të mëdha të Europës, që synojnë të nënshkruajnë me të. |
Çfarë kishte në dhuratën e Melanias për Michelle? (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 01:39 PM PST Disa momente para inaugurimit të Donald Trump President, ai u prit në Shtëpinë e Bardhë bashke me gruan e tij Melania, nga tani ish-presidenti, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle. Por, siç zakonisht ndodh me Trumpët, pati një moment hutie. Derisa Obama dhe ish-Zonja e parë u përshëndeten me Trump e gruan e tij, Melania kishte menduar edhe për një dhuratë. Ajo i dha Michelles një kuti të kaltër të kompanisë Tiffany & Co, kompani e bizhuterive dhe e dhuratave të zgjedhura që gjendet në New York pranë Kullës së Trump, njofton Klan Kosova. Michelle që duket se nuk ishte përgatitur për një dhuratë të tillë mbeti e hutuar dhe nuk dinte se ku ta linte, derisa ndërhyri Obama me gjentilesë dhe e dërgojë brenda në shtëpi. Por, interneti ka vluar nga komentet se çfarë ka mundur të ketë në atë dhuratë. Madje New York Times ka kontaktuar edhe me Tiffany, por një zëdhënës i kësaj kompanie nuk ka pranuar të tregojë as detaje për dhuratën. Kështu ende nuk është bërë e qartë se çfarë ka mundur të ketë në dhuratë. Ndoshta një ditë do ta zbulojë vet Melania, apo Michelle. klankosova.tv
|
Vogëlushja e artë e karatesë (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 01:13 PM PST Karateistja Alma Loku është vogëlushja nga Ferizaj që po tregohet shumë e suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare. Emisioni Minuta e Fundit përmes kronikës do të ju tregoj shumëçka për 12 vjeçare që arriti sukses së fundmi në Kroaci. Kronikë nga Jon Ajeti. |
Posted: 20 Jan 2017 01:05 PM PST Në mesin e shumë të famshmëve që kanë zgjedhur fotografi të ndryshme të ish-presidentit të SHBA-ve Barack Obama, për t'i postuar në rrjetet sociale, është edhe Miley Cyrus, njofton Klan Kosova. Përveç fotografisë, këngëtarja shkroi: "Të dua shumë", duke vazhduar më pas edhe me disa fotografi të tjera, të tilla si Obama dhe Michelle, Obama me Clinton, dhe një të Joe Biden. Kujtojmë se sot Donald Trump është bërë zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. |
Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 12:55 PM PST “Be” sipas kanunit ishte i gatshëm ta bënte presidenti i vendit Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë ky do të hiqte fajin për një akuzë që Imer Imeri po ia bënte të ish drejtorit politik të UCK-së se dinte se kush ia kishte vrarë vëllanë, Hakiun 17 vite më parë. Por ky shfajësimi përmes "be-së" në kanun e bindi ta shfajësoj Thaçin që e kishte akuzuar kaherë. E është një pleqnar nga Vushtrria që tregon se si kryet ky zakon kanunor. Sipas Ali Jonuzit qe njihet si Ali Pasoma, për shfajësim të një gjaku duhen 24 betar. Gjysmën e tyre e cakton i akuzuari e gjysmën tjetër familja që e akuzon një person të caktuar. E bindja e pleqnarëve nuk është e lehtë. Spas tij nëse nuk ka be nga të gjithë, gjaku nuk shpëlahet. Rrahman Lajqi, pleqnar tjetër nga ana e Dukagjinit, e përgëzon Thacin për gatishmërinë që të bëjë be. Madje Lajqi thotë se tani kanuni po aplikohet me të madhe. Por njohësi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, Ehat Miftaraj, rastin kur një president vendi thirret në kanune quan të papranueshëm. Ai madje vlerëson se në rastet penale as e drejta zakonore nuk mund të merret parasysh. Ndryshe mësuesi dhe aktivisti e LDK nga Vojniku i Skenderajt Haki Imeri ishte vrar me 2 nëntorit të vitit 1999. Dorasit e tij ende nuk janë zbardhur. Kronikë e Vullnet Krasniqit. |
Çfarë thotë Rihanna pas lamtumirës së Obamës? (FOTO) Posted: 20 Jan 2017 12:46 PM PST Me zemër të thyer për lamtumirën e Barack Obamës, ka mbetur edhe njëra ndër këngëtaret më të famshme në botë, Rihanna. Derisa Donald Trump tashmë është zyrtarisht Presidenti i 45-të i ShBA-ve, këngëtarja shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të postuar një fotografi të Obamës kur ishte i ri, njofton Klan Kosova. "Ndarja më e keqe ndonjëherë", ka shkruar ajo.
|
Aksident tragjik në Greqi, 2 shqiptarë të vdekur dhe 2 të plagosur Posted: 20 Jan 2017 12:37 PM PST Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Patra-Pyrgos. Sipas policisë greke thuhet se kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur rëndë 3 të tjerë, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Policia thotë se ngjarja ndodhi pasi një kamion, në rrethana që ende nuk dihen, rrëshqiti dhe kaloi në krahun e kundërt të autostradës, duke u përplasur ballë për ballë me një kamionçinë që drejtohej nga një 51-vjeçar grek. Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari grek dhe dy shqiptarë mbetën të vdekur në vend. Ata janë Hava Majko, 49 vjeç, dhe Neim Qamili, 48 vjeç. Të 3 viktimat janë banorë të fshatit Vartolomio të Prefekturës së Pyrgosit. Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar. Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Të njëjtat burime sqaruan se, prej verifikimeve të para u konstatua se semaforët nuk punonin, ndërsa kamioni që shkaktoi aksidentin po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, raporton TCH. Aksi Patra-Pyrgos konsiderohet si një ndër akset më të rrezikshme në vend, pasi në këtë zonë fushore të Peloponezit, rruga është e drejtë dhe e gjerë, në të lëvizin shumë mjete bujqësore, ndërsa automjetet shpesh tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë zonë punojnë mijëra bujq, kryesish shqiptarë dhe bullgarë. Trupat e viktimave u dërguan në Morgun e Patrës, e në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim. Shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Ndaj tij, gjykata ka vendosur arrest deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. |
Conte kërkon ish sulmuesin e Juventus Posted: 20 Jan 2017 12:37 PM PST Antonio Conte po kërkon që të transferojë Fernando Llorente nga Swansea si zëvëndësim për Diego Costa. Conte ishte ai që e mori spanjollin tek Juve në vitin 2013 dhe dëshiron që të ribashkohen. 31-vjeçari nuk është më ai i dikurshmi, por nuk do ishte keq si zëvendësues. |
Arrestohet shqiptari në Austri, i dyshuar për sulme terroriste Posted: 20 Jan 2017 12:31 PM PST Një shqiptar është arrestuar nga policia austriake, nën dyshimin se kishte planifikuar sulme në Vjenë. Zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger tha për gazetarët se ai kishte qenë nën vëzhgim pasi autoritetet vendase kishin marrë informacion nga shërbimet e huaja inteligjente. Shqiptari u arrestua të premten pasdite në një apartament në Vjenë, nga një ekip SWAT (forca speciale). Shqiptar kishte hyrë në shtetin austriak të premten dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremistësh islamikë shqiptarë, që do kryenin sulme gjatë periudhës 15-30 janar në Vjenë. Hetimet, shkruan "Reuters", janë duke vazhduar për të zbuluar gjithë grupin ndërsa janë paralajmëruar dhe qytetarët të kenë kujdes. Referuar një dokumenti të publikuara nga mediat vendase thuhet se shqiptari kishte ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe e kishte futur atë në Vjenë, për të kryer një sulm. "Njeriu ka qenë në paraburgim … Ka ende shumë gjëra për të sqaruar", tha një tjetër zëdhënës i policisë./tvklan |
Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes Posted: 20 Jan 2017 12:30 PM PST Zbulimi vjen nga Instituti gjerman 'Max Planck' në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohët e fundit është përhapur se tepërmi. Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit. Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe "Baby Blues" dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene ne organizëm. Por ka edhe shumë raste të tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit. Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzimë, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nënave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta, shkruan noa. Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamine. |
Bukuria e grave në 37 shtete (Foto) Posted: 20 Jan 2017 12:30 PM PST Fotografja rumune Mihaela Noroc e la punën e saj para dy vjetësh për të filluar një jetë të re. Duke poseduar vetëm një çantë krahu dhe një fotoaparat, ajo u nis për të udhëtuar nëpër botë, duke bërë qindra fotografi të grave gjatë përditshmërive të tyre. Kështu mori formë edhe projekti i saj unik "The Atlas Of Beauty" (Atlasi i Bukurisë), i cili tani është përfshirë në 37 shtete. "Sot jam e bindur që bukuria ndodhet kudo dhe nuk ka të bëjë asgjë më aplikimin e grimit të duhur ose me veshjet e bukura. Bukuria qëndron në aftësinë për të qenë vetvetja", ka thënë Mihaela, dhe duke i shikuar disa nga fotografitë e saj, qartësisht mund të shihni se ajo e ka me të drejtë. Shiraz, IranMaramureș, RumaniYangon, MianmarXhakartë, IndoneziMoskë, RusiPllajë Tibetiane, KinëRio de Janeiro, BrazilDeti Baltik, Finland Lugina Omo, Etiopi Xhungla AmazonXhamia Nasir ol Molk , IranRiga, LetoniPekin, KinëMeksikëCali, KolumbiSan Francisco, SHBAVilnius, LituaniHavana, KubëSingaporSydney, AustraliTbilisi, GjeorgjiKhanom, TajlandëEl Paico, KiliOtavalo, EkuadorMedellín, KolumbiSan Pedro de Atacama, KiliMoldaviBishkek, Kirgistan
|
Dorëshkrimet origjinale të Clinton për Bush dhe të Bush për Obamën (FOTO) Posted: 20 Jan 2017 12:29 PM PST Janë publikuar për herë të parë letrat e shkruara me dorë të ish-Presidentit, Bill Clinton, për pasardhësin e tij George W. Bush dhe ajo e Bushit për Barack Obamën, Letrat, të cilat ruhen në Arkivin Kombëtare të Administratës Amerikane, janë pjesë e traditës që përcillet tash e sa kohë nga presidentët në Amerikë. Në letër, Bush i shkruan Obamës; "Urime që je bërë President. Sa po ke filluar një kapitull fantastik të jetës tënde", njofton Klan Kosova. "Çfarëdo sfide që do të kesh, do të inspirohesh nga karakteri dhe pasioni i popullit që tani udhëheqë për ta kaluar". klankosova.tv
|
Mitrovicë: Qentë endacakë sulmojnë një nxënës të shkollës “Skënderbeu” Posted: 20 Jan 2017 12:24 PM PST Gjatë ditës së djeshme, një nxënës i klasës së tetë në shkollën "Skënderbeu" në Mitrovicë, është sulmuar nga qentë endacakë, njofton Klan Kosova. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Drejtori i kësaj shkolle, Xhelal Tahiri, i cili ka thënë për klankosova.tv, se djali i quajtur Endrit Istrefi i cili u sulmua nga qentë, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë por ka mbetur me trauma. Tahiri më tutje tha se i ka njoftuar të gjitha organet e rendit në lidhje me këtë rast, duke kërkuar ndihmë, pasi që rrethi i shkollës "Skënderbeu" është jashtëzakonisht i rrezikuar nga qentë endacakë. |
Inaugurimi i Trump-it përcillet me protesta (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 12:15 PM PST Jo të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur inaugurimin e Donald Trump president. Madje, disa nga rrugët e Uashingtonit këtë të premte u mbushën plot me protestues. Të veshur në të zeza e me mbishkrimin Bashkoju Rezistencës, jo pak qytetarë amerikanë po e kundërshtojnë presidentin e ri. Të revoltuar me inaugurimin e presidentit të 45-të ata nisin të thyejnë e të rrëzojnë çfarëdo që u dilte përpara. Për të zmbrapsur protestuesit policia u desh të përdorë gaz lotsjellës. Kronikë Merita Neziri. klankosova.tv
|
Fushë Kosova intensivisht përballet me borën (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 12:07 PM PST Në komunën e Fushë Kosovës, kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora është duke punuar intensivisht gjatë ditëve të fundit, njofton Klan Kosova. Stafi teknik ka bërë me dije se nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes, janë në terren për pastrimin e borës, derisa kanë thënë se erërat e forta kanë bërë që në shumë vende bora të shkojë mbi 1.30 metra. Ndërsa nga komuna kanë thënë se rrugët kryesore janë të liruara, ndërsa tani janë në përfundim edhe të pastrimit të rrugëve nëpër fshatra. Pamjet e mëposhtme janë nga fshati "Miradi e Epërme".
|
Posted: 20 Jan 2017 12:02 PM PST West Ham mund të humbasë Dimitry Payet për vetëm 15 milionë funte nëse bie nga Premierliga në fund të këtij edicioni. Skuadra e drejtuar nga Slaven Biliq ka pasur probleme me sigurimin e pikëve këtë edicion dhe është shumë afër zonës së rrezikshme. Kjo ka bërë që disa klube të bëhen gati për transferimin e asit francez, që mund të shihet lirë nëse ndodh më e keqja. |
Trump, nga sot President (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 12:00 PM PST Nga e premtja Donald Trump edhe zyrtarisht është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova. Trump bëri edhe betimin solemn si presidenti i 45 i SHBA-ve. Ai në fjalimin e tij tha se tash e tutje pushteti u takon njerëzve dhe jo politikanëve në Uashington dhe se Amerika tash e tutje do të jetë e para. Kronikë e zgjedhura nga Lirim Mehmetaj. klankosova.tv |
Inspektori alarmon qytetarët për produktet serbe, reagon Komuna e Pejës (VIDEO) Posted: 20 Jan 2017 11:56 AM PST Një inspektor i Komunës së Pejës, përmes Facebook-ut, alarmoi qytetarët për pasigurinë që kanë produktet serbe që shitën në Kosovë. Me këtë u pajtuan edhe qytetarët e këtij qyteti. Por, ndaj tij u morën masa disiplinore, pasi që ai përdori logon e komunës kur shkroi këtë status në profilin e tij privat. Kronikë nga Artiana Matoshi. |
Arsenal në garë për një sulmues Posted: 20 Jan 2017 11:33 AM PST Monaco është i është bashkuar Arsenal, Everton dhe Napoli në garën për të nënshkruar me anësorin e Lyon, Rachid Ghezzal. Ghezzal, përfaqësues i Algjerisë, mbetet pa kontratë në fund të edicionit dhe ka refuzuar ta vazhdojë atë. Monaco, e fundit skuadër që ka shprehur interesim për të, beson se mund të nënshkruajë me të, para të gjitha të tjerave. |
You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |