Klan Kosova : “Flet Zonja e parë e SHBA-ve: E nderuar t’i shërbej këtij vendi të mrekullueshëm” plus 24 more |
- Flet Zonja e parë e SHBA-ve: E nderuar t’i shërbej këtij vendi të mrekullueshëm
- Puçi ushtarak në Turqi: Lëshohen mbi 400 urdhër arreste
- E pabesueshme si i shpëton vdekjes ky motoçiklist (VIDEO)
- Lais Ribeiro si një engjull në setin e ri fotografik!
- Si ndikon ecja në borë tek shëndeti juaj?
- Ish-presidenti i Gambisë, ikën nga vendi pasi humbi zgjedhjet
- Berisha s’është më lojtar i ekipit polak
- Në ditën e parë pas largimit nga detyra Obama luan golf
- Madonna nga protesta e grave i dërgon mesazh Presidentit Trump
- Trump e Putin bisedë në telefon
- Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm
- Qesharake: Pensionistët përdorin legenët për të rrëshqitur në borë (VIDEO)
- Trump: Askush nuk ndihet më i fuqishëm me CIA-n sesa unë
- Mjekët: Kujdes nëse keni dhimbje gjoksi
- Fustani i Ivanka-s përplot diamante
- Rrëfimi ekskluziv i truprojës së Presidentit Rugova për Klan Kosova (VIDEO)
- CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë (FOTO)
- Kapet skafi i dytë i drogës brenda 24 orë
- Brezovicë: Masa të shtuara të sigurisë për vizitorët (VIDEO)
- Ja çfarë bën në pikë të dimrit ish-ushtari i UÇK-së (VIDEO)
- Cavani, golashënuesi i Europës (VIDEO)
- Në Veternik ka probleme me rrymën, KEDS thotë se nuk dinin për problemet (VIDEO)
- Kush e shoqëroi Bleona Qeretin në ballon e Presidentit Trump?
- Marsh protestues i grave kundër Trump dhe gjuhës seksiste (VIDEO)
- Protesta në Prishtinë: Kërkohet lirimi i Haradinajt (VIDEO)
| Flet Zonja e parë e SHBA-ve: E nderuar t’i shërbej këtij vendi të mrekullueshëm Posted: 21 Jan 2017 03:48 PM PST Melania Trump, ka thyer heshtjen që nga zyrtarizimi i detyrës së bashkëshortit të saj si i pari i shtetit amerikan. Kjo pasi Melania, bashkëshortja e Presidentit Donald Trump, për herë të parë ka bërë prononcimin e saj si Zonjë e parë e SHBA-ve, njofton Klan Kosova. Në një status të publikuar në llogarinë e saj zyrtare si zonjë e parë, në facebook ajo ka thënë: ”Ndihem thellësisht e nderuar për t’i shërbyer si Zonjë e Parë, këtij vendi të mrekullueshëm”, iu është drejtuar Zonja Trump shtetasve amerikanë përmes facebook-ut, njofton Klan Kosova. |
| Puçi ushtarak në Turqi: Lëshohen mbi 400 urdhër arreste Posted: 21 Jan 2017 02:28 PM PST Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arreste për më shumë se 400 persona, duke përfshirë edhe oficerë të sigurisë, në 48 provinca në të gjithë vendin. Urdhër arresti është dhënë në vijim të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit në korrik të vitit të kaluar. Ata janë duke u kërkuar edhe me dyshimin se kanë përdorur Bylock një aplikacion inteligjent që kodon mesazhet dhe që qeveria thotë se është përdorur nga rrjeti i Fetullah Gylen, i cili pretendohet se ka orkestruar grushtin e shtetit. Gulen, një klerik me bazë së SHBA që ka jetuar në mërgim që nga viti 1999. Ai ka mohuar akuzën dhe ka dënuar grushtin e shteti. Në një lidhje me tentativën e grushtetit të shtetit Turqia ka burgosur rreth 40,000 njerëz në pritje të gjykimit dhe ka pezulluar apo hedhur poshtë më shumë se 100,000 punonjës të ushtrisë, gjyqësorit dhe shërbimeve publike. Në mesin e të dyshuarve ishin 123 ushtarë nga marina dhe 187 oficerë të sigurisë. 12 persona janë arrestuar deri më tani në operacionet e përqendruara në Ankara dhe Stamboll, shkruan Ora, përcjellë KLan Kosova.
|
| E pabesueshme si i shpëton vdekjes ky motoçiklist (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 02:17 PM PST Momente të pabesueshme njëkohësisht tejet të frikshme kaloi një motoçiklist teksa po shkonte në drejtimin e tij. Por sipas Daily Mail por edhe në pamjet e publikuara, ngasësi po drejtonte mjetin motorrik në shpejtësi të madhe derisa dhe papritur çdo gjë mund të përfundonte me fatalitet, përcjellë Klan Kosova. Fatmirësisht akisdenti të cilin ngasësi e pësoi nuk doli të jetë vdekjeprurës ndonëse motoçikleta u përplas me pjesën e pasme të një automjeti. Çuditërisht motoçiklisti hipet sipër makinës dhe lirohet nga motoçikleta për t’i shpëtuar dhe vdekjes, pamje të cilat mund t'i shihni më poshtë:
|
| Lais Ribeiro si një engjull në setin e ri fotografik! Posted: 21 Jan 2017 02:15 PM PST Ajo është një nga pesë ëngjëjt e Victoria's Secret që ka nxehur Miamin me setin e ri fotografik. Lais Ribeiro është shfaqur tepër seksi teksa ka pozuar për kamerat këtë të enjte. Brazilianja 26 vjeçare, e shoqëruar nga Elsa Hosk, Josephine Skriver, Sara Sampaio dhe Romee Strijd, ka ekspozuar të pasmet e saj e veshur me të brendshme të bardha, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova. |
| Si ndikon ecja në borë tek shëndeti juaj? Posted: 21 Jan 2017 02:00 PM PST Vrapimi në kohën kur ka borë, as nuk mund të konsiderohet i mirë as i keq, për kohën sa jeni të shëndetshëm dhe keni bërë matjet e nevojshme rreth kushteve të tokës dhe temperaturës së ajrit, transmeton Klan Kosova. Çësthja e parë me të cilën do të përballeni është vështirësia në frymëmarrje, e veçanërisht te ata që vujanë nga astma. Nganjëherë ajri i ftohtë që thithet mund të shkaktojë bronkokonstriktimi si rrjedhojë e thatësisë së ajrit për shkak të temperaturave të ulta. Në këso rrethana duhet reduktuar problemet e frymëmarrjes. Mënyra më e mirë është të të veshet një maske skijimi, e cila nuk do të lejtonte futjen direkt të ajrit në mushkëri. Por mund të vëni edhe një shallë rreth qafës, në mënyrë që gjatë frymëmarrjes ajri të ketë lagështi më të madhe. Po ashtu është e pëlqyeshme që ajër të merrni përmes hundës dhe jo gojës, që të mos vështirësohet procesi i frymëmarrjes. Këshillat tjera me rëndësi janë që të ngrohni muskujt para vrapimit dhe të visheni me veshje adekuate me materiale që mbajnë konstant temepraturën trupore. |
| Ish-presidenti i Gambisë, ikën nga vendi pasi humbi zgjedhjet Posted: 21 Jan 2017 01:46 PM PST Ish-presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh, ka ikur nga vendi pasi humbi zgjedhjet që e larguan atë nga pushteti pas 22 vjetëve në fuqi, njofton Klan Kosova. Jammeh është mposhtur në zgjedhjet e dhjetorit nga Adama Barrow, por ai sfidoi më pas rezultatin e zgjedhjeve. Por, pas dy ditëve që është betuar presidenti i ri, Jammeh ka lënë vendin duke u larguar me një aeroplan që thuhet se për cak ka Guinenë. Barrow i ka thënë BBC-së, se atij do t'i duhet të rikthehet në vend "herët a vonë". Në një intervistë për BBC, ai tha se ai do të krijojë një komitet investigativë që do të merret me akuzat që i janë bërë Jammehs për abuzim me të drejta të njeriut. klankosova.tv
|
| Berisha s’është më lojtar i ekipit polak Posted: 21 Jan 2017 01:26 PM PST Basketbollisti kosovar, Dardan Berisha nuk është më pjesë e klubit polak, Polfarmex Kutno, pasi kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin për arsye të shumta. Lajm i bujshëm vjen nga kampi i skuadrës polake, Polfarmex Kutno. Dardan Berisha nuk do të përfaqësojë më ngjyrat e klubit polak, pasi kontrata e tij do të zgjidhet me marrëveshje të dy anshme, shkruan Telegrafi. klankosova.tv |
| Në ditën e parë pas largimit nga detyra Obama luan golf Posted: 21 Jan 2017 01:25 PM PST Pas përfundimit të mandatit të tij si President i SHBA-së, Barack Obama si një qytetar i thjeshtë amerikan ditën e parë të tij e kaloi duke u marr me sport. Tashmë ish-presidenti Obama është parë teksa ka rrugëtuar për të ushtruar golf në ditën e parë që nga dorëzimi i detyrës si i pari i shtetit tek Donald Trump, njofton Klan Kosova. Milarderi Larry Ellison tha se për ish-presidentin Barack Obama si sfidë e re e ditës së parë të tillë, janë përgatitur 18 vrima vetëm për raundin e parë të tij. Për më shumë ja dhe fotografitë e para të Obamas si një ish-president. ''Ishte nder i jetës sime të ju shërbeja. Ju më keni bërë udhëheqës të mirë dhe një njeri të mirë'' është shprehur Obama në cicërimën e tij të fundit në llogarinë President Obama, njofton Klan Kosova. |
| Madonna nga protesta e grave i dërgon mesazh Presidentit Trump Posted: 21 Jan 2017 01:20 PM PST Madonna e ka kaluar jetën e saj duke cituar F-n bombastike duke iu atribuuar një fjale ofenduese. Ajo ka ndodhur çdo herë sikurse në këngët dhe muzikën e saj ashtu dhe në të gjitha paraqitjet që ajo bën, njofton Klan Kosova. E sigurisht që një gjë e tillë nuk i shpëtoi Madonnas as në protestën e grave e cila u mbajt në Washington DC. Pas fjalimit të Ashley Judd dhe Scarlett Johansson të mbajtur në mesin e 500 mijë njerëzve, Maddona pohoi se nuk ishte e kënaqur me Presidentin e 45-të të SHBA-ve Donald Trump, njofton Klan Kosova. Mbretëresha e muzikës pop madje përdori dhe disa fjalë të tjera kundër Trump duke mos përjashtuar dhe sharjet. ‘'Mirë se vini në revolucionin e dashurisë, të rebelimit, refuzimit tonë si gra në këtë moshë të re të tiranisë. Ku jo vetëm gratë janë në rrezik por të gjithë njerëzit të margjinaluar ku të qenit në mënyrë unike ndryshe tani me të vërtetë mund të konsiderohet një krim'' është shprehur Madonna. Madonna madje pati dhe një mesazh për Trump të cilin e tha haptazi para gjithë marshuesëve të pranishëm. '' Trump suck a d***.’'' ka përfunduar Madonna, njofton Klan Kosova.
|
| Trump e Putin bisedë në telefon Posted: 21 Jan 2017 01:14 PM PST Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump në ditët e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Kremlinit, sipas të cilës Putin do të urojë Trump për marrjen e detyrës. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për agjencinë "RIA Novosti" se, telefonata do të bëhet në bazë të një "nevoje protokollare". Ndërkohë, takimi mes dy liderëve do të mbahet në muajt e ardhshëm dhe jo në javët e ardhshme, ka sqaruar Peskov, duke shtuar se data pritet të caktohet gjatë bisedës telefonike. Sa i takon protestave kundër Trump të zhvilluara në të gjithë botën, zëdhënësi ka theksuar se, Rusia nuk përzihet në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta menaxhojnë vetë këtë problem. Trump u betua si presidenti i 45-të i Amerikës në ceremoninë e mbajtur të premten në Capitol Hill, pavarësisht shiut dhe protestave të dhunshme pak rrugë më larg. klankosova.tv
|
| Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm Posted: 21 Jan 2017 01:05 PM PST Të premten autoritetet austriake lajmëruan arrestimin e një 18-vjeçari me origjinë shqiptare dhe thanë se kishin shmangur një sulm terrorist në Vjenë. Por një ditë më pas, ndërsa situata është qartësuar disi, duket se mungojnë faktet bindëse kundër të arrestuarit, shkruan Top Channel. Shtypi austriak shkruan se i dyshuari, me nënshtetësi austriake dhe origjinë shqiptare, i identifikuar si Lorenc K., u mor në pyetje gjatë gjithë natës nga hetuesit, të cilët nuk kanë folur në detaje për atë që kanë zbuluar. Mësohet se babai i të dyshuarit jeton gjithashtu në Austri, por duket se nuk kishte dijeni për planet e mundshme të të birit. Megjithatë, theksohet se është ende e paqartë sa i rrezikshëm, apo i padëmshëm është 18-vjeçari. Disa avokatë të famshëm në Austri janë të gatshëm të marrin përsipër mbrojtjen e tij dhe kjo konsiderohet si një shenjë se provat dërrmuese kundër tij mungojnë, të paktën deri tani. Në orët e para pas arrestimit të tij, policia austriake tha se veproi bazuar në informacionet e një shërbimi të huaj inteligjent dhe pasi përgjoi të dyshuarin për disa ditë vendosi ta arrestonte. Por, pas kontrollit të një apartamenti ku ai kishte qëndruar nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes apo armë e ndonjë lloji tjetër. Hetuesit thanë se kanë gjetur disa telefona celularë dhe se ata po vlerësohen. klankosova.tv
|
| Qesharake: Pensionistët përdorin legenët për të rrëshqitur në borë (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 01:03 PM PST Asnjëherë nuk është vonë për t'u argëtuar me borën dhe akullin. Këtë e dëshmon dhe një grup pensionistësh nga Turqia, të cilët të lidhur për njëri-tjetri në litar ia mësyn një rrugice të thjeshtë pothuajse të akullt, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova. Gjithsesi që momente të tilla nuk kanë koment, por ata arrinin të shijonin borën në mënyrën më të bukur qesharake të mundshme. Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë më së miri idenë e çuditshme të të pesë të moshuarve teksa tentonin ta provonin rrëshqitjen me legenë të cilët shërbejnë për pastrimin e rrobave, përcjellë Klan Kosova.
|
| Trump: Askush nuk ndihet më i fuqishëm me CIA-n sesa unë Posted: 21 Jan 2017 12:48 PM PST Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump qysh në ditën e parë ka filluar me punë. U raportua se ai do t'i bëjë një vizitë selisë së CIA-s në Langley dhe atë e realizojë. Gjatë këtij takimi Presidenti Trump u tha punonjësve të CIA-s se ndihet aq i fuqishëm për komunitetin e intelegjencës, njofton Klan Kosova. Madje sipas Trump, askush nuk ndihet më i fuqishëm se sa vet ai i cili dhe është tashmë i pari i SHBA-së. ''Askush nuk ndjehet më fuqishëm në komunitetin e intelegjencës se sa Donald Trump'' ka thënë ai në takimin e tij të zhvilluar në selinë e CIA-s në Virginia. Trump poashtu u la një mesazh punonjësve të CIA-s duke iu thënë ”Mua më keni prapa jush”. Presidenti amerikan Donald Trump poashtu sigurojë komunitetin e CIA-s duke përfunduar me fjalët ”unë jam 1,000% me ju”, njofton Klan Kosova.
|
| Mjekët: Kujdes nëse keni dhimbje gjoksi Posted: 21 Jan 2017 12:45 PM PST Ekspertët janë hedhur në kërkime për të gjetur shenjat të cilat i paraprijnë një sulmi në zemër dhe kanë arritur shpesh rezultate të ndryshme. Sipas mjekëve, dallimi kryesor mes sulmit në zemër dhe të djegurës në zemër, karakterizohet me probleme në frymëmarrje dhe jo me të djegurit në zemër. Në aspektin mjekësor, të djegurit në zemër dhe sulmi në zemër, duket se kanë tipare të përbashkëta, por faktikisht nuk kanë asnjë ngjashmëri. Derisa sulmi në zemër është një sëmundje që ndodh kur ka humbje të furnizimit me gjak në muskulin e zemrës, të djegurit është vetëm një simptomë e shkaktuar nga fluksi i acidit të stomakut deri në tubin e ushqimit. Edhe pse dhimbja shfaqet në gjoks, nuk është e lidhur me zemrën. Megjithatë, mjekët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në lidhje me shtrëngimet dhe dhimbjet në gjoks, sepse mund të jenë edhe si paralajmërim ose simptomë e sulmit në zemër./Albeu |
| Fustani i Ivanka-s përplot diamante Posted: 21 Jan 2017 12:40 PM PST Pasi kaloi një ditë në Oscar de la Renta për inaugurimin e babait të saj si President i SHBA-së, Ivanka Trump u pa më elegante në ndejën e mbrëmjes. Balloja solemne e cila u organizua për nder të inaugurimit të Donald Trump, vajzën e tij Ivankan e gjeti me një fustan ngjyrë kremi i cili ishte përplot me diamante, njofton Klan Kosova. Për paraqitjen e saj të mahnitshme ishte përkujdesur kreatorja Carolina Herrera teksa ajo është parë duke vallëzuar me burrin e saj 36 vjeçar. |
| Rrëfimi ekskluziv i truprojës së Presidentit Rugova për Klan Kosova (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 12:36 PM PST Elez Nikqi është njeriu që i kishte qëndruar afër Peridentit, Ibrahim Rugova, sa herë që ai dilte në publik. Ibrahim Rugova nuk lëvizi asnjëherë pa e pasur afër këtë njeri. Elez Nikqi, ishte personi që e fitoi besimin e ish-presidentit të ndjerë, duke u bërë pjesë e stafit të sigurimit të tij që nga viti 1994, e prej vitit 2000 si shef i truprojave. Punën afër presidentit Rugova, për herë të parë Nikqi e rrëfeu për Klan Kosova. Kronikë nga Enis Reçica.
|
| CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë (FOTO) Posted: 21 Jan 2017 12:34 PM PST Sloganet protestuese që u shfaqën sot në Prishtinë si shenj solidariteti me protestën e organizuar në Washington DC, kanë zënë vend edhe në artikujt e mediave më të njohura ndërkombëtare. Kjo pasi CNN në mesin e mbi 600 vendeve ku u mbajt një protest e tillë ka raportuar edhe për protestën e grave të organizuar në Prishtinë, njofton Klan Kosova. ''Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut'' është një nga sloganet që është paraqitur në mbarë botën në ''Marshin e Grave'' që u mbajt në ditën e parë të Presidencës Trump, ajo mori vëmendje poashtu edhe në Kosovë. Për më shumë ja dhe fotografia që ilustron më së miri momentet e marshit të grave në sheshin e Prishtinës e që u raportua për mbarë botën nga CNN, njofton Klan Kosova. |
| Kapet skafi i dytë i drogës brenda 24 orë Posted: 21 Jan 2017 12:21 PM PST Policia kufitare e Vlorës ka kapur pasditen e kësaj të shtune një tjetër mjet lundrues që dyshohet se do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike. Mjeti zotërohej nga dy shtetas italianë, të identifikuar me inicialet A.D dhe F.M, përkatësisht 64 dhe 65 vjeç. megjithatë, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në mjetin lundrues nuk janë konstatuar materiale apo sende të paligjshme, njofton Top Channel. Skafi, me gjatësi tetë metra dhe i pajisur me dy motorë 225 KF secili, është pikasur nga radarët e policisë kufitare të Vlorës, duke lëvizur nga veriu në drejtim të ujërave tona bregdetare. Policia ka sekuestruar mjetin dhe po vijon veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave të pranisë së tij në ujërat tona. Vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një skaf tjetër u bllokua sërish nga policia e qytetit bregdetar dhe sërish në bord ishin dy shtetas italianë. klankosova.tv
|
| Brezovicë: Masa të shtuara të sigurisë për vizitorët (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 12:19 PM PST Vizitorët të cilët ia mësyjnë shpateve të Brezovicës po përballen me jo pak vështirësi. Megjithatë për shkak të gjendjes së vështirë të rrugës nga kushtet atmosferike të temperaturave të ulëta, policia nuk po lejon qarkullimin e asnjë automjeti pa pajisje dimërore, njofton Klan Kosova. Telashe të shumta krijuan dhe autobusët, të cilët pa këto pajisje ia kishin mësyrë Brezovicës. E kjo shkaktoi tollovi e bllokim të punës së kompanive që pastrojnë borën. Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Rejhane Selimi.
|
| Ja çfarë bën në pikë të dimrit ish-ushtari i UÇK-së (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 12:09 PM PST Bora e temperaturat e ulëta nuk janë aspak problem për Gani Kadriaj-n, ish-ushtar i UÇK-së. 43 vjeçari i cili vie nga Lipjani, që nga koha e luftës e praktikon çdo dimër larjen në lumin e Topillës në komunën e Shtimes, njofton Klan Kosova. Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetarja Merita Neziri.
|
| Cavani, golashënuesi i Europës (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 12:04 PM PST Edinson Cavani është lojtari i parë në top pesë ligat e Europës që ka arritur të shënojë 20 gola këtë sezon, njofton Klan Kosova. Uruguaini ka shënuar dy herë në fitoren e Paris Saint-Germain në fitoren kundër Nantes të shtunën, duke arritur kështu të shënojë 20 herë në 18 ndeshje në Ligue 1. Kjo e lë atë si të parin në garën për Këpucën e Artë të Europës, ku në konkurrencë ësthë me lojtarin e Dordmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka 16 gola. Në mes lojtarëve që kanë shënuar së paku 10 gola sivjet, Cavani është i dyti me gola për minuta; ai ka shënuar cdo 74 minuta, ndërsa i pari është Falcao i Monakos që ka shënuar golë cdo 71 minuta, njofton Klan Kosova. klankosova.tv
|
| Në Veternik ka probleme me rrymën, KEDS thotë se nuk dinin për problemet (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 11:59 AM PST Banorët që kanë biznese në lagjen Veternik po kanë telashe me energjinë elektrike. Sipas tyre mungesa e rrymës po u shkakton shumë dëme në dyqanet e tyre dhe punën që ata bëjnë, njofton Klan Kosova. Por KEDS ka thënë se nuk është në dijeni për këto probleme ndonëse pohuan se do të marrin masa për sanimin e tyre. Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri.
|
| Kush e shoqëroi Bleona Qeretin në ballon e Presidentit Trump? Posted: 21 Jan 2017 11:50 AM PST Nata e së premtës ka qenë festë për amerikanët pasi festuan inaugurimin e Presidentit Donald Trump në një ballo përplot personalitete të njohura. Por në këtë ceremoni nuk pati se si të mungonte dhe shqiptarja Bleona Qereti, e cila dhe kishte deklaruar simpatinë e saj ndaj republikanit Trump, njofton Klan Kosova. E pjesëmarrjen e saj në këtë aheng festiv, e dëshmon dhe fotografia e saj e publikuar në rrjetin social Instagram, teksa vet Bleona shihet rrezatuese me një fustan të errët blu. Veç tjerash Bleona u pa edhe nën shoqërimin e Ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Florenta Luli, njofton Klan Kosova.
|
| Marsh protestues i grave kundër Trump dhe gjuhës seksiste (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 11:40 AM PST "Stop gjuhës seksiste", "Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut", "Ngrit zërin kundër dhunës". Këto janë disa prej sloganeve protestuese me të cilat gratë në Prishtinë i janë bashkuar marshit mbarëbotëror që doli si kundërshtim për gjuhën seksiste ndaj grave, të përdorur nga Donald Trump në garën elektorale për president të SHBA-ve. Me një gjuhë të tillë të politikanëve jo rrallëherë janë përballur edhe gratë në Kosovë. E për të dënuar këtë, të shtunën Rrjeti i Grupit të Grave mbajti marsh protestues. Që gratë në karrierë denigrohen vetëm pse janë gra, e tha edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. "Gratë Marshojnë" u mbajt edhe në mbi 80 qytete të botës, ndërsa u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet dhe kërcënimet që u bënë gjatë fushatës elektorale në SHBA ndaj grave, imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, komunitetit LGBT e kategorive të tjera. Kronikë nga Mejreme Gashi. klankosova.tv |
| Protesta në Prishtinë: Kërkohet lirimi i Haradinajt (VIDEO) Posted: 21 Jan 2017 11:31 AM PST Sheshet e kryeqytetit u mbushën plotë me protestues të cilët kërkonin lirimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova. Haradinajt tash e 18 ditë është ndaluar në Francë në baze të një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Në krye të mija qytetarëve ishin edhe shumë deputet të kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës. Protesta që zgjati rreth një ore përfundoj e qetë dhe pa ndonjë incident. Kronikë nga Vullnet Krasniqi. klankosova.tv
|
| You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |















