“Kishte planifikuar të kryente sulm në “Loro Boriçi”, lihet në burg Ergys Fasllia” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Kishte planifikuar të kryente sulm në “Loro Boriçi”, lihet në burg Ergys Fasllia
- Francë, arrestohen 16 persona për grabitjen e Kim Kardashian
- Lushnjë, gjendet i vdekur një person nga i ftohti
- “Golden Globe”, triumfon muzikali “La La Land”
- Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës në protestë, 3 muaj pa marrë pagat
- Tepelenë, vodhën Kishën, arrestohen 2 adoleshentë
- Emergjencat Civile: Akset nacionale janë të kalueshme; situata në të gjitha qarqet
- Vlorë, gjendet një makinë në det
- Divjakë, humb kontrollin e mjetit, vdes 22-vjeçari
- Horoskopi – 9 janar 2017
| Kishte planifikuar të kryente sulm në “Loro Boriçi”, lihet në burg Ergys Fasllia Posted: 09 Jan 2017 01:56 AM PST Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ergys Fasllian, njeriun e arrestuar si kreu i celulës terroriste që do të kryente sulm kundër kombëtares izraelit në stadiumin "Loro Boriçi në Shkodër. Ai u arrestua pas informacioneve të ardhura nga zbulimi izraelit, Mossad dhe arrestimit të një celule në Kosovë, me të cilën ai bashkëpunonte. Pas masës arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Fasllia iu drejtua Apelit, duke kërkuar lirinë, ndërsa Prokuroria kërkoi mbajtjen në burg, pasi hetimet janë ende në proces e sipër. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Francë, arrestohen 16 persona për grabitjen e Kim Kardashian Posted: 09 Jan 2017 01:44 AM PST Autoritetet franceze kanë arrestuar 16 persona si të dyshuar për grabitjen që iu bë Kim Kardashian në Paris, pasi në bizhuteritë e vjedhura u gjetën gjurmë ADN-je. 36-vjeçares i grabitën bizhuteri me vlerë rreth 9 milionë euro nga 5 burra të maskuar të cilët e lidhën dhe i vunë armën në kokë në apartamentin e saj në datën 3 tetor në orën 3 të mëngjesit. Atentatorët, të maskuar si oficerë policie, kishin ikur nga skena e ngjarjes më këmbë dhe me biçikleta. Kim ndodhej në kryeqytetin francez për javën e modës në Paris, bashkë me të ëmën, Kris Jenner dhe motrën e saj, Kendall Jenner. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Lushnjë, gjendet i vdekur një person nga i ftohti Posted: 09 Jan 2017 01:36 AM PST Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Lushnje. Dyshohet se i ftohti ka qenë shkaku për humbjen e jetës së 52-vjeçarit Bashkim Çepa, roje në një pallat. Trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët e tij. Ndërkohë, ditën e djeshme, në Sarandë, 54-vjeçari endacak Leonard Beqiri ndërroi jetë në spital. Ai u gjet në rrugë nga policia dhe u dërgua për mjekim, por nuk mundi dot të jetojë. 54-vjeçari jetonte prej kohësh në një makinë të braktisur. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH |
| “Golden Globe”, triumfon muzikali “La La Land” Posted: 09 Jan 2017 01:32 AM PST Muzikali i hollivudit "La La Land" ka thyer rekordet për numrin më të madh të çmimeve "Golden Globe", duke fituar 7 të tilla. Ai fitoi në çdo kategori në të cilën u nominua, përfshirë edhe muzikalin më të mirë apo filmin komedi, plus edhe trofetë për aktorët Emma Stone dhe Ryan Gosling. Filmi fitoi edhe çmimin për producentin më të mirë, skenarin dhe këngën më të mirë. Filmi "Moonlinght" u cilësua si drama më e mirë, ndërsa Casey Afflek dhe Isabel Huppert morën çmimet e tjera për aktorët. Afflek u cilësua aktori më i mirë në një film dramë për rolin e tij në "Manchester By The Sea" dhe ylli francez Isabelle Huppert ishte fituesja surprizë e çmimit për aktoren më të mirë në një film dramatik. Performanca e saj në thrillerin "Elle", që po ashtu u cilësua filmi i huaj më i mirë, bëri që të mbeteshin pas një numër konkurrentësh, përfshirë edhe Natalie Portman, e cila ishte konsideruar si favorite për rolin e Jackie Kennedy në filmin "Jackie". Viola Davis u cilësua aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e një gruaje në Pitsburgun e viteve '50, në filmin "Fances", një rol që ajo e ka luajtur fillimisht në Broadway, 6 vjet më parë. Ndërsa në një zgjedhje surprizë, aktori britanik Aaron Taylor u përzgjodh si aktori më i mirë mbështetës për rolin e tij në "Nocturnal Animals". "Zootopia" u shpall filmi më i mirë i animuar në ceremoninë e së dielës që u drejtua nga Jimmy Fallon. Monologu i hapjes i komedianit ishte më pak i ekzagjeruar se ai i paraardhësve të tij, por sidoqoftë, nuk u evitua nxjerrja në dritë e vitit të mbushur me ndasi në politikën amerikane. Ai bëri shaka duke thënë se ceremonia e "Golden Globe" ishte një nga të paktat vende të mbetura, ku Amerika vazhdon të respektojë votën popullore, një referencë kjo për Donald Trump, i cili mundi Hillary Clinton në zgjedhje. Ndërsa filmin "Manchester By The Sea" ai e cilësoi si të vetmen gjë më depresuese se viti 2016. Në ceremoni pati disa referime ndaj Donald Trump, pasi edhe Meryl Streep sulmoi Presidentin e zgjedhur ndërsa merrte çmimin "Cecil B Demille" për kontributin e dhënë në aktrim. Ajo iu referua ngacmimit nga ana e Trump të një reporteri me aftësi të kufizuara, duke thënë se “mosrespekti nxit mosrespekt, dhuna nxit dhunë. Dhe kur të fuqishmit përdorin pozicionet e tyre për t'u tallur me të tjerët, ne humbasim të gjithë”. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH |
| Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës në protestë, 3 muaj pa marrë pagat Posted: 09 Jan 2017 01:28 AM PST Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm. Ata pretendojnë se kanë tre muaj pa marrë pagat. Ata theksojnë se u ishte premtuar që do t'i merrnin para Vitit të Ri, por ende nuk kanë marrë asgjë. "Kemi tre muaj pa marrë pagat. Na kanë gënjyer, shpresonim t'i merrnim për Vitin e Ri, por nuk morëm asgjë", tregojnë ata. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Tepelenë, vodhën Kishën, arrestohen 2 adoleshentë Posted: 09 Jan 2017 01:12 AM PST Policia e Tepelenës ka arrestuar 2 persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur disa sende në Kishën Ungjillore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 7 janar 2017, ndërsa janë arrestuar shtetasit K.P, 16 vjeç dhe XH.B, 16 vjeç, të dy banues në Tepelenë. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Emergjencat Civile: Akset nacionale janë të kalueshme; situata në të gjitha qarqet Posted: 09 Jan 2017 01:07 AM PST Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin. Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike. Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi. Furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella për shkak të ngricave, ndërkohë grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve. QARKU KUKËS Policia rrugore po mban në monitorim të vazhdueshëm të gjitha akset rrugore. Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë. Për mirëmbajtjen e këtij aksi janë angazhuar 4 borëpastruese. Në asket rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në këto akse punojnë 3 borëpastruese dhe 3 fadroma. Aksi Fushë-Dugagjin-Qafë Shllak është e qarkullueshme me zinxhirë deri në qendrën e njësisë administrative Malzi ndërsa pjesa tjetër deri në Qafë Shllak e Qafë Mali është e qarkullueshme me zinxhirë. Gjihashtu akset rrugore Kukës-Krumë dhe Krumë-Qafë Prushi-Kam janë të qarkullueshme pjesërisht pa zinxhirë Akset Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam dhe Dushaj – Lekbibaj janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Bajram Curri-Qafë Morinë është i qarkullueshëm pa zinxhirë. Akset rrugore rurale të njësive administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod dhe Shishtavec, me fshatrat e tyre vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Rrugët rurale të fshatrave Cahan dhe Mujaj-Dajç ,Brenogë, Domaj, Pogaj, Kishaj, Pusi i Thatë Selimaj, Lekurtaj, Shëngjergj, Peraj, Palcë, Brisë, Gjonpepaj, Curraj i Epërm dhe Myhejan për në qendër të Njësive Administrative janë të bllokuara. Pa energji elektrike janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë ,Arrën, Lekbibaj si dhe fshatrat Çam, Gjinaj, Pogaj dhe Kishaj Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për të sjellë energjinë elektrike në zonat problematike të qarkut. QARKU DIBËR Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese. Ndërkohë akset Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht, Klos-Xibër dhe Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike QARKU SHKODËR Ndërkohë në akset Qafë Mali-Fierzë Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Qelëz-Pukë-Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë Probleme furnizimi me energji elektrike ka në disa fshatra të njësisë administrative Shalë, Shosh, Pult Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve. QARKU LEZHË Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Policia rrugore po monitoron qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kombëtare të qarkut. Akset rrugore rurale të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë, janë hapura nga bora, e cila ka trashësinë nga 30-50 cm. Në njësinë administrative Fan, Orosh dhe Selitë, mungon pjesërisht energjia elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të riparuar defektet. QARKU ELBASAN Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i qarkullueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë ngrice. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike. QARKU KORÇE QARKU VLORË Në Qafën e Muzinës nuk kanë rënë reshje bore por ky segment rrugor mbahet në monitorim nga firma kontraktore. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Vlorë, gjendet një makinë në det Posted: 09 Jan 2017 12:47 AM PST Një makinë "Fuoristradë" është gjetur brenda në det në orën 07:22, në zonën e Plazhit të Vjetër, në qytetin e Vlorës. Makina ndodhet 100 metra larg bregut dhe nuk dihet ende nëse ka njerëz brenda apo jo. Sipas policisë, automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë material të kundërligjshëm. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Divjakë, humb kontrollin e mjetit, vdes 22-vjeçari Posted: 09 Jan 2017 12:41 AM PST Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj, në fshatin Mërtish. Sipas policisë, rreth orës 01:30, shtetasi J.Rr, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Posted: 09 Jan 2017 12:36 AM PST DASHI Do tju lindin disa probleme ne fushen profesionale sot qe do te duhet me doemos ti zgjidhni. Jeni ne udhekryq dhe po tentoni te gjeni drejtimin. DEMI Sot jeni ne fushe te hapur me kundershtaret tuaj. Duhet te keni kujdes nga ata qe akoma nuk jane shfaqur perballe jush. BINJAKET Do ta keni te veshtire te keni nen vezhgim personat me te cilet keni marredhenie pune. Shume prej tyre jane te prirur te neglizhojne ate qe keni rene dakort. GAFORRJA Nuk mund te genjeni sot ata persona qe rrine prane jush. Edhe pse po tentoni te fshihni ndjenjat tuaja dikush do te zbuloje cfare ju shqeteson. LUANI Edhe pse nuk po e pranoni keni nevoje te keni prane vetes nje person te caktuar qe dashje pa dashje ju ndryshon humorin dhe ju kthen buzeqeshjen. VIRGJERESHA Mungesa e besimit ju ka bere me te ftohte ne marredhenie me te tjeret. Jo me te gjithe mund te mbani te njejtin qendrim indiferent. PESHORJA Tregohuni me te hapur me te tjeret dhe ata do te bejne cmos tju tregojne mirenjohje. Zgjidhini personat qe besoni ne rrugen tuaj. AKREPI Duhet ta vini veten ne vend te dikujt tjeter qe te mund te gjykoni nje situate te caktuar. Jo gjithmone gjerat jane ashtu sic duken. SHIGJETARI Problemet tuaja zgjidhini perpara se te jete shume vone. Dikush do te luaje nje loje te piset nga e cila do te dilni jo pak te lenduar. BRICJAPI Te konkretizoni ate qe keni ne mendje sot nuk do te jete shume e veshtire. Mjaft te flisni me njerezit e duhur dhe gjerat do te realizohen. UJORI Sot mos kaloni direkt ne sulm kur tju pyesin per gjera shume te thjeshta. Nervozizmi juaj do te lere te kuptohet qe ka dicka qe nuk shkon. PESHQIT Nuk keni mundur ti jepni pergjigje dyshimeve te shume personave sot. Nese e lini te kaloje kete situate gjerat thjesht do te mbeten pa sqaruar. 9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH |
| You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |















