Kërkohet personi që goditi macen dhe ia theu nofullën (Video) Telegrafi Dështime

Kërkohet personi që goditi macen dhe ia theu nofullën (Video) Telegrafi Dështime


Kërkohet personi që goditi macen dhe ia theu nofullën (Video)

Posted: 15 Jan 2017 08:40 AM PST

Në Sidnei të Australisë, një burrë i paidentifikuar e ka qëlluar një mace dhe ia ka thyer nofullën, ndërsa më pas është larguar nga vendi ngjarjes.

Derisa shoqërohej nga një shok, ai e ka kryer këtë veprim ndaj kafshës së pambrojtur, megjithëse nuk ishte i kërcënuar, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, është ndërmarrë një aksion nga Policia dhe po kërkohet identifikimi dhe ndalimi i tij.

"Dikush që qëllon dhunshëm macen, do ta bënte të njëjtën gjë edhe me njerëz", është nj koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Kërkohet personi që goditi macen dhe ia theu nofullën (Video) appeared first on Telegrafi.