“Kalimtarët vjedhin paratë dhe gjësendet e viktimave të aksidentit (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Kalimtarët vjedhin paratë dhe gjësendet e viktimave të aksidentit (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Kalimtarët vjedhin paratë dhe gjësendet e viktimave të aksidentit (Video)

Posted: 18 Jan 2017 12:18 PM PST

Në një autostradë të Venezuelës ka ndodhur një aksident trafiku dhe shoferët kanë dalë nga veturat, por jo për të ndihmuar viktimat.

Derisa këta të fundit ishin të shtrirë pa jetë në asfalt, ata mblidhnin paratë që ishin shpërndarë si pasojë e përplasjes, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në videon e censuruar, të hollat që kanë mbuluar rrugën janë gjëja kryesore e këtyre grabitësve dhe jo vetëm

Mësohet se ata kanë hyrë edhe në veturën e aksidentuar për të marrë gjëra me vlerë, përfshirë edhe gjërat personale të viktimave. /Telegrafi/

The post Kalimtarët vjedhin paratë dhe gjësendet e viktimave të aksidentit (Video) appeared first on Telegrafi.

Arinjtë e uritur të kopshtit zoologjik, presin ushqimin që ua hedhin vizitorët (Video)

Posted: 18 Jan 2017 10:07 AM PST

Kopshti Zoologjik Bandug që ndodhet në Indonezi, është kërkuar të mbyllet për arsye të neglizhencës së kafshëve.

Pas publikimit të videos e cila është postuar më poshtë, ku shfaqen arinjtë të cilave iu duken qartë brinjët, mirëmbajtësit janë akuzuar se nuk iu kanë dhënë kujdesin dhe ushqimin e nevojshëm, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në filmim, ata ngrehin putrat lart në shenj përgjërimi, derisa vizitorët që ndodhen prapa mbrojtëseve metalike, iu hedhin gjëra për të ngrënë.

Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të kopshtit si dhe dërgimin e gjallesa në vende të sigurta.

Mirëpo, udhëheqësit e këtij vendi e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke arsyetuar se këta arinj janë vet të dobët dhe nuk ngjajnë me të afërmit e tyre që hanë shumë.

"Si mund të shkojë dikush dhe të vizitojë kafshët që keqtrajtohen. Ata janë shëmtuar, vetëm që njerëzit t'i shikojnë nga afër", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Arinjtë e uritur të kopshtit zoologjik, presin ushqimin që ua hedhin vizitorët (Video) appeared first on Telegrafi.

Futi gomarin në veturë sepse nuk e lejuan ta transportonte me autobus (Video)

Posted: 18 Jan 2017 07:51 AM PST

Në Degestan të Rusisë, një burrë i paidentifikuar ka dashur ta transportojë një gomar të vogël, me autobus për në Moskë.

Por, shoferin nuk e kanë lejuar që një kafshë të futet tek udhëtarët apo mbyllet në bagazh, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, ai e ka kapur kafshën që nuk është më e madhe se një valixhe dhe e ka futur në bagazhin e një veture.

Në videon e postuar më poshtë, shihen burrat që qeshin, teksa ia ulin kokën gomarit për ta mbyllur kapakun e makinës.

"Kështu i zgjedhin më të mirët nga fshati dhe i dërgojnë për studime në kryeqytet", është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime, lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Futi gomarin në veturë sepse nuk e lejuan ta transportonte me autobus (Video) appeared first on Telegrafi.

Kolegut të mbështjellë me folie i hedhin gaz për shuarjen e flakëve (Video)

Posted: 18 Jan 2017 07:47 AM PST

Në internet është hedhur një video bizare, e cila nuk dihet se ku është filmuar, që e tregon fillimisht një burrë të mbështjellë me folie plastike dhe të kapur për një shtyllë.

Por, më vonë, të njëjtin e tërheqin zvarrë nëpër dyshemenë e një punishteje, ata që besohet të jenë kolegët e tij, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi të largohet, ai mbulon kokën me duar, sepse i hedhin sipër gaz.

"Është një lojë e rrezikshme, këto veprime nuk u përkasin aspak të rriturve", është një koment lidhur me rastin.

Të tjerë e konsiderojnë si pak të tepruar, por që nuk ka pasoja të mëdha për shëndetin e njeriut. /Telegrafi/

The post Kolegut të mbështjellë me folie i hedhin gaz për shuarjen e flakëve (Video) appeared first on Telegrafi.

Gjobitet pensionistja që zbrazi kafen në kanalin ku mblidhen ujërat atmosferik (Foto)

Posted: 17 Jan 2017 11:06 PM PST

Sue Peckitt nga Londra, është dënuar me 90 euro gjobë, vetëm pse e ka zbrazur kafenë në kanalin që mbledhë ujërat atmosferik.

Gruaja 65-vjeçare nuk e ka pëlqyer shijen dhe ka dashur ta hedhë, por së pari e ka hequr lëngun, në mënyrë që të mos e lagë kontejnerin e mbeturinave, transmeton Telegrafi.

Por, veprimi saj nuk është pëlqyer nga mbrojtësit e rendit.

Nuk i pëlqeu kafja dhe gjobitet që e zbrazi në kanal

"Më erdhën pas dhe më thanë se jam duke e shkelur ligjin. Më pas plotësuan një formular dhe më dhanë gjobën" ka thënë pensionistja, që dikur punonte si zyrtare e shërbimit civil.

"Kafen e zbraza në kanal ku mblidhen ujërat, kurse gotën e thatë në plehra. Vetëm desha ta bëj më të lehtë, për ata që mbledhin mbeturinat, që të mos lagen dhe ndoten."

Pas ankesës që ka bërë në këshillin e lagjes, është thënë se asaj do t'i kompensohet gjoba dhe do bëhen hetime lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Gjobitet pensionistja që zbrazi kafen në kanalin ku mblidhen ujërat atmosferik (Foto) appeared first on Telegrafi.