INSAJDERI: “Publikohen letrat e Bill Clinton dhe George W. Bush për pasardhësit” plus 19 more

INSAJDERI: “Publikohen letrat e Bill Clinton dhe George W. Bush për pasardhësit” plus 19 more


Publikohen letrat e Bill Clinton dhe George W. Bush për pasardhësit

Posted: 20 Jan 2017 09:43 AM PST

Letra prekëse e shkruar me dorë nga Presidenti George W. Bush për pasardhësin e tij Barack Obama në prag të betimit të tij në vitin 2009 është publikuar për herë të parë.

Letra e shkruar Obamës, e cila doli nga Arkiva Kombëtare dhe Administrata e Regjistrimeve, është pjesë e traditës së ndjekur nga komandantët e përgjithshëm ushtarakë në largim, në momentin që presidentët e zgjedhur përgatiteshin për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Tch.

Në një letër inkurajuese, Bush i thotë presidentit Obama:

"S'ka rëndësi se çfarë do të të dalë përpara. Ju do të jeni gjithnjë të frymëzuar nga karakteri dhe dhembshuria e popullit, që ju do të udhëhiqni prej tani".

Edhe letra që ish-presidenti Bill Clinton ka shkruar për George W. Bush është bërë publike, aty ku ai i shkruan presidentit të 43-të të Amerikës se "barrat mbi supet e tua tashmë janë të mëdha, por shpeshherë edhe të ekzagjeruara".

Presidenti Barack Obama është parë teksa i shkruante një letër në Zyrën Ovale presidentit Trump, mëngjesin e sotëm. Trump dhe zv.presidenti Mike Pence do të betohen zyrtarisht pas pak çastesh.

Letra e plotë e George W. Bush për Barack Obama
Më 20 Janar 2009

I dashur Barack,

Urime për zgjedhjen si Presidenti ynë. Sapo keni nisur një kapitull fantastik në jetën tuaj.

Shumë pak vetë e kanë pasur nderin për të ditur përgjegjësinë që do të ndieni Ju prej tani. Shumë pak njerëz e dinë kënaqësinë e këtij momenti dhe sfidave me të cilët do të përballeni.

Do të jenë momente përpjekjesh të forta. Kritikat do të vërshojnë lumë. "Miqtë" tuaj do t'Ju zhgënjejnë. Por, Ju do të keni Perëndinë e plotfuqishme që do t'Ju qetësojë, do të keni familjen që Ju do fort, përfshi edhe mua. Çfarëdo që të vijë përpara, Ju do të frymëzoheni nga karakteri dhe dhembshuria e popullit, të cilin Ju do ta udhëhiqni tani.

Zoti Ju bekoftë.
Sinqerisht,
GW.

Letra e plotë e Bill Clinton për George W. Bush
Më 20 Janar 2001

I dashur George,

Sot Ju i hyni një sipërmarrjeje të madhe, me nderin më të madh që i ofrohet një qytetari amerikan.

Ashtu si unë, Ju jeni veçanërisht fatlum që do të udhëhiqni vendin tonë, në një kohë ndryshimesh të thella dhe kryesisht pozitive, kur disa pikëpyetje të vjetra, jo vetëm mbi rolin e qeverisë, por edhe për natyrën e kombit tonë, do të kërkojnë përsëri përgjigje.

Ju do të udhëhiqni një popull krenar, të denjë dhe tejet të mirë. Nga kjo ditë, Ju jeni Presidenti i të gjithëve ne. Ju përshëndes dhe Ju uroj suksese dhe shumë gëzime.

Barra e rëndë që do të bjerë mbi shpatullat e tua do të jetë e madhe, por shpeshherë do të jetë e ekzagjeruar. Gëzimi i madh i asaj që do të bëni atë që mendoni se është më e drejtë sipas jush, është i drejtë dhe i papërshkrueshëm.

Lutjet e mia janë për Ju dhe familjen tuaj. Me krahë të lehta!

Sinqerisht, Bill.

The post Publikohen letrat e Bill Clinton dhe George W. Bush për pasardhësit appeared first on INSAJDERI.

Trump: Do ta bëjmë Amerikën të sigurt dhe të madhe përsëri

Posted: 20 Jan 2017 09:24 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas inaugurimit të tij ka mbajtur një fjalim gjatë të cilit ka thënë se pushteti tani i takon popullit.

Gjatë fjalimit të tij, Trump ka pasur vetëm kritika për qeverisjen e kaluar, duke thënë se amerikanët janë varfëruar, por këtë ai e ka quajtur si kohë e kaluar dhe se e ardhmja do të shërbejë për ndërtimin e Amerikës.

Ai ka thënë se do ta ndryshojë Amerikën.

“Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt sërish dhe ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ka thënë Trump.

"Ne qytetarët e Amerikës, tani jemi bërë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndërtuar shtetin tonë dhe për t'i dhënë shpresë popullit tonë. Ne do të kemi sfida, ne do të kemi vështirësi, por ne do ta kryejmë punën", është shprehur ai.

"Çdo katër vjet ne mblidhemi këtu ne mblidhemi këtu për ta bërë tranzicionin. Falënderoj familjen Obama, ata kanë qenë të mrekullueshëm. Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë sepse jo vetëm që po e bartim pushtetin nga njëra parti te tjetra, por po ua bartim juve, popullit", ka shtuar ai.

"Për një kohë të gjatë një grup i vogël kanë udhëhequr me Amerikën, por njerëzit gjithmonë kanë bartur pasojat. Vendet e punës u mbyllën, politikanët e mbrojtën veten. Nuk ka pasur shumë për të festuar në shtetin tonë. Kjo do të ndryshojë që tani sepse ky moment është i juaji, ju përket juve". /Insajderi.com

The post Trump: Do ta bëjmë Amerikën të sigurt dhe të madhe përsëri appeared first on INSAJDERI.

Trump betohet si president i SHBA-ve

Posted: 20 Jan 2017 09:08 AM PST

Donald Trump është betuar si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni inauguruese të zhvilluar në Uashington.

Trump është zgjedhur president i SHBA-ve pas fitores në garën presidenciale ndaj kandidatës demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Trump vjen nga radhët e Partisë Republikane të Amerikës. /Insajderi.com

The post Trump betohet si president i SHBA-ve appeared first on INSAJDERI.

Rrogat e 5 liderëve politikë më të mëdhenj në botë

Posted: 20 Jan 2017 09:01 AM PST

Ata vendosin për fatet e vendit të tyre, por edhe të botës. Por kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore, nuk "të falin. Megjithatë një shembull i mirë i kursimit do të jetë presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij apo kryetarët e shteteve të tjera në botë, ka hequr dorë nga çdo vlerë monetare. Më poshtë po renditim shifrat e rrogave që marrin në muaj apo në vit pesë liderët më të mëdhenj politikë botërorë, duke përfshirë dhe presidentin në largim Barack Obama.

1.Trump, një dollar për "punën" në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump ka paralajmëruar pak pasi u zgjodh: për të bërë presidentin e SHBA-ve – do të ulet në 20 janar – do të marrë vetëm shifrën simbolike prej 1 dollari në vit. Për një miliarder si ai, të heqësh dorë nga një rrogë e vërtetë, nuk duhet të jetë një sakrificë e madhe. Por sa fusin në xhepa liderët Botërorë?

2.Obama dhe presidentët e tjerë amerikanë: 3.2 mln $ në 8 vjet

Presidentët amerikanë kanë të drejtë të përfitojnë një rogë prej 400 mijë dollarësh në vit. Këtë shumë ka fituar Barack Obama një vit, gjatë tetë të tillëve në mandatin e tij të dyfishtë, shkruan Gazeta-shqip.

Në total, bëjnë 3.2 milionë. Në ditë, bëjnë 1.095 dollarë.

3.Justin Trudeau, të drejtosh Kanadanë vlen 262 mijë dollarë

I dyti pas presidentit amerikan sa i takon rrogës, është kryeministri kanadez, Justin Trudeau (45 vjeç, shumë sportiv), i cili fiton në vit 262 mijë dollarë, rreth dyfishin e asaj që merr një parlamentar kanadez.

4.Angela Merkel, asnjë nuk fiton më shumë se ajo në Europë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, çdo vit përfiton 240.000 dollarë. Sipas revistës "Forbes", e cila ka përpiluar renditjen e rrogave, Merkel është gruaja më e pushtetshme në botë. Asnjë nuk fiton më shumë se ajo. Presidenti francez merr 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministri britanik, 178 mijë. Në Itali, poltrona e pallatit "Chigi" vlen 124 mijë dollarë në vit.

5.Putin humbet me këmbimin

Kriza ekonomike e Rusisë me sanksionet e pësuara për shkak të konfliktit ukrainas, nuk i kanë bërë mirë qarkullimit të rublës (leku rus). Kështu, edhe xhepat e presidentit Vladimir Putin e kanë ndier: nëse në 2014-ën, ka fituar 7.7 milionë rubla (193.000 dollarë), në vitin 2015 rroga është rritur me valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por llogaria në dollarë shkon vetëm 137 mijë. Për të, gjithsesi janë ndonjë shishe shampanjë më pak.

6.Kina është pranë, por shumë larg sa i takon rrogave

Presidenti i Republikës Popullore kineze, Xi Jinping, përfiton një rrogë prej 22 mijë dollarësh në muaj, saktësisht sa marrin 22 anëtarët e Komitetit në zyrën politike të Partisë Komuniste Kineze. Sigurisht, për të drejtuar ekonominë e dytë në botë dhe 1.4 miliardë njerëz, është pak.

Para së gjithash nëse krahasohet me shefin ekzekutiv që drejton Hong Kongun, ish-koloninë britanike, tashmë nën urdhrat kineze: 545 mijë dollarë në vit, thuajse 25 herë më shumë. /Insajderi.com

The post Rrogat e 5 liderëve politikë më të mëdhenj në botë appeared first on INSAJDERI.

Pacolli beson se është i ftuari i vetëm nga Kosova në inaugurimin e Trumpit

Posted: 20 Jan 2017 08:55 AM PST

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në ShBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Donald Trump, beson të jetë i vetmi nga Kosova që është ftuar aty.

"Po më duket jam i vetmi. Nuk kamë parë deri më tani. Nuk më ka thirr askush, nuk e kam thirr askënd. Nuk e di nëse do ta takojë dikë", tha ai për TV Dukagjinin.

Pacolli foli edhe për politikën e Trump, si dhe për takimet që ka pasur vetë ai.

"Kam takime edhe sot pasdite, edhe nesër, edhe pasnesër. Dje kam pasur takim të shkurtër me një senator të ri të republikanëve. Do të kem takime me rëndësi. Ai do të jetë një president i suksesshëm i ShBA-ve. Agjenda e tij Ballkanike nuk besoj se do të ndryshojë. Kam shenja të mira se sekretari i shtetit ka dhënë disa deklarime se asgjë nuk do të ndryshojë. Përmes qarqeve kam dëgjuar se vetë ai ka thënë se nuk do të ndryshojë asgjë nga politika e ShBA-ve për Ballkanin", tha ai.

Pacolli thotë se po përflitet një takim Trump-Putin, që mund të zhvillohet në Astana ose Rekjavik, por nuk beson se do të ketë afrime mes Uashingtonit e Moskës zyrtare.

The post Pacolli beson se është i ftuari i vetëm nga Kosova në inaugurimin e Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Ramiz Kelmendi kundër idesë së bojkotimit të produkteve serbe

Posted: 20 Jan 2017 08:49 AM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili është pronar i ELKOS Grup, në marketet e të cilit gjen mjaft produkte të importuara nga Serbia, vlerëson se ideja e bojkotit dhe embargove ndaj Serbisë nuk është zgjidhja më e mirë.

Gjatë një ligjërate që Kelmendi e ka mbajtur sot para studentëve në Kolegjin Universum, citohet të ketë thënë se politikat e bojkotit po imponohen nga Serbia.

"Në lidhje me zhvillimet e fundit në raport me Serbinë zv. Kelmendi theksoi se përmes politikave të bojkotimit dhe embargove nuk mund të arrihet shumë larg mirëpo ky qëndrim po na imponohet nga pala serbe", thuhet në komunikatën e Kolegjit Universum.

Por, për të njëjtën ngjarje, zyra e Kryeministrit lëshon një komunikatë, por askund nuk e përmend këtë detaj.

Pjesa kryesore e komunikatës së Kryeministrisë flet për punën që është duke bërë Qeveria në krijimin e kushteve më të mira për investitor të jashtëm.

"Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investitorët e jashtëm, por edhe të brendshëm, në veçanti për të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimin, duke i mbështetur me legjislacion të nevojshëm dhe krijimin e fondit për garantimin e kredive në të gjitha bankat e Kosovës", ka thënë zv/kryeministri Kelmendi, citon komunikata e Qeverisë.

Pas incidenteve të fundit që i ka shkaktuar Serbia në raport me Kosovën, janë iniciuar fushata në rrjete sociale duke kërkuar bojkotimin e produkteve të Serbisë, duke e ri-aktualizuar këtë çështje./Insajderi.com

The post Ramiz Kelmendi kundër idesë së bojkotimit të produkteve serbe appeared first on INSAJDERI.

Shpërthen dhuna në Uashington, protestuesit kundër Donald Trump

Posted: 20 Jan 2017 08:31 AM PST

Situata ka eskaluar në dhunë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington, përkundër sigurisë së madhe për shkak të inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

Një grup i protestuesve të maskuar, disa prej të cilëve mbanin me vete simbole anarkiste, kanë goditur me mjete të forta disa dritare të bizneseve të Uashingtonit, raporton Independent.

Një njeri i veshur me rroba të zeza, ka thyer xhamin e kompanisë McDonald's, derisa të tjerët kanë thyer shportat e bërllogut në qytet.

Ngjarja ka ndodhur afër ndërtesës së Capitol Hill, ku pritet të bëhet inaugurimi I Donald Trump si president I SHBA-ve. /Insajderi.com

The post Shpërthen dhuna në Uashington, protestuesit kundër Donald Trump appeared first on INSAJDERI.

Obama i lë porosinë personale presidentit Trump

Posted: 20 Jan 2017 07:52 AM PST

Është zakon që presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara t'i lë një porosi personale pasardhësit të tij.

Barak Obama duhet të pi çaj me Donald Trump para se të dy së bashku të nisen drejt Capitol, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit.

Trump pritet të inaugurohet dhe të jap betimin si president i SHBA-së, sot rreth orës 17:00 me kohën tonë lokale. /Insajderi.com

The post Obama i lë porosinë personale presidentit Trump appeared first on INSAJDERI.

Hillary Clinton arrin në inaugurimin e Trumpit

Posted: 20 Jan 2017 07:47 AM PST

Ish-kadidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka arritur në Capitol, aty ku kundërkandidati i saj republikan, Donald Trump, do të bëjë betimin për president.

Hillary Clinton sapo ka arritur në Capitol, së bashku bashkëshortin e saj, me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Clinton, femra e parë që garojë për presidente të SHBA-së, pësoi një humbje të thellë në garën presidenciale.

Trump, do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com

The post Hillary Clinton arrin në inaugurimin e Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Lirohet një pako e dokumenteve të konfiskuara të bin Ladenit nga SHBA

Posted: 20 Jan 2017 07:42 AM PST

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, dje e ka liruar pakon e fundit të dokumenteve të konfiskuara gjatë ndërhyrjes së komandosëve amerikanë në kompleksin sekret të liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, në Pakistan, në vitin 2011, me ç'rast u vra bin Ladeni.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë punuar gjatë dy viteve të fundit për t'i desekretizuar informacionet e zëna gjatë ndërhyrjes.

Pakoja finale përbëhet nga 49 dokumente, përfshirë letra për dhe nga bin Ladeni, zëvendësit e tij dhe të familjes së tij, shkruan REL.

Agjencia AP raporton se në këto dokumente përfshihet edhe mospajtimi ndërmjet bin Ladenit dhe një grupi që bashkëpunonte me al-Kaidën në Irak, i cili më vonë u shndërrua në Shtetin Islamik.

Rrjeti CNN ka raportuar se në letrën e 7 janarit të vitit 2011, pesë muaj para se të vritej, bin Ladeni u kishte shkruar djemve të tij, Uthman dhe Muhammad, se "situata e sigurisë" nuk po u lejonte që të bashkoheshin.

Në grupin e dokumenteve ishte edhe letra e vajzës së bin Ladenit, Khadija, e cila u thoshte prindërve se ajo kishte vuajtur nga një numër i problemeve shëndetësore, përfshirë malarjen dhe tifon. /Insajderi.com

The post Lirohet një pako e dokumenteve të konfiskuara të bin Ladenit nga SHBA appeared first on INSAJDERI.

“Kosova ka provokuar” – Daçiq informon ndërkombëtarët për trenin

Posted: 20 Jan 2017 07:26 AM PST

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se ka njoftuar "aktorët relevantë ndërkombëtar" rreth ngjarjeve të fundit me trenin ilegal serb.

Daçiq përmes një konference për shtyp ditën e premte, ka thënë se provokimet për trenin kanë ardhur nga Kosova.

"Ne informuam të gjithë rreth provokimeve të fundit nga Prishtinës dhe çfarë ka bërë Serbia që të mbajë paqen", ka thënë Daçiq.

Treni serb me mbishkrimin "Kosova është Serbi" në 21 gjuhë të ndryshme u ndalua të futej në territorin e Republikës së Kosovës të shtunën e 14 janarit. /Insajderi.com

 

The post “Kosova ka provokuar” – Daçiq informon ndërkombëtarët për trenin appeared first on INSAJDERI.

Kocijançiç: Ura mbi Ibër do të hapet në një datë tjetër

Posted: 20 Jan 2017 07:04 AM PST

Ura mbi lumin Ibër pritet të hapet në një datë tjetër. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, duke shtuar se bisedimet janë duke vazhduar rreth urës në Mitrovicë, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Bazuar në marrëveshjen Kosovë-Serbi për rivitalizimin e urës mbi  lumin Ibër dhe lëvizjen e lirë, ura do të duhej të hapej sot për qarkullim.

Por ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se kjo datë është shtyrë për shkak të tensioneve të fundit që kanë ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë.

The post Kocijançiç: Ura mbi Ibër do të hapet në një datë tjetër appeared first on INSAJDERI.

Shërbimet sekrete ia marrin telefonin Donald Trumpit

Posted: 20 Jan 2017 06:53 AM PST

Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump t'u dorëzojë telefonin e tij, për ta zëvëndesuar me një të ri, të 'paprekshëm’ nga hakerat.

Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon "Android", të një edicioni të limituar i cili do i ofrojë atij më shumë siguri.

"The New York Times" raporton se Trump do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij Android i cili sipas raporteve ende nuk dihet se kujt marke i përket.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane të cilat do i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës "Blackberry", dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz. /Insajderi.com

The post Shërbimet sekrete ia marrin telefonin Donald Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Protesta kundër Trumpit president

Posted: 20 Jan 2017 06:19 AM PST

Duke mbajtur pankartat me mbishkrime “Le të triumfojë liria” dhe “Lirojeni Palestinën”, protestuesit po brohorasin për barazi kundër presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump.

Shumë prej tyre janë vendosur edhe pranë vendit ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit, me veshje ngjyrë portokalli që ngjasojnë në të burgosurit amerikanë në Guantanamo.

Disa protestues kanë premtuar se do të bëjnë çmos për të penguar ceremoninë e inaugurimit.

The post Protesta kundër Trumpit president appeared first on INSAJDERI.

Fjalimet më frymëzuese presidenciale

Posted: 20 Jan 2017 06:12 AM PST

Të shumtë janë ata që mezi presin fjalimin pasues të Donald Trump dhe nëse Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara do të jetë mjaftueshëm frymëzues, jo vetëm për ata që i dhanë votën, por për gjithë amerikanët.

E duke u kthyer pas në kohë, Zëri i Amerikës përmend disa prej fjalimeve bërë në ditën e inaugurimit e që kanë hyrë në histori.

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh.

"Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme të cilës duhet t'i frikësohemi, është vetë frika", deklaronte ai.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t'i shërbyer vendit.

"Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë Amerika për ju, por çfarë mund të bëni ju për Amerikën", pat thënë ai.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.

"Në këtë krizë, Qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është vetë problemi", thoshte ai.

Një nga sfidat me të cilat do të duhet të përballet Presidenti i ri Donald Trump është bashkimi i vendit. Sipas analistit, John Fortier, në fjalimin e tij, republikani duhet të fokusohet pikërisht tek kjo çështje.

“Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t'i folur me të vërtetë vendit, për t'i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar", tha ai për Zërin e Amerikës.

Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por se çdo të ndodhë me fjalimin e inaugurimit kjo nuk mund të parashikohet, sipas analistit Norm Ornstein.

"Fjalimi i inaugurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët e lexojnë gjatë ceremonisë. Nëse  Donald Trump do të shkëputet nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin kjo nuk dihet", pohon analisti.

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.

The post Fjalimet më frymëzuese presidenciale appeared first on INSAJDERI.

Trump niset drejt Shtëpisë së Bardhë

Posted: 20 Jan 2017 06:01 AM PST

Presidenti i zgjedhur republikanë i ShBA-ve, Donald Trump, është nisur drejtë Shtëpisë së Bardhë për ceremoninë e inaugurimit të tij si presidenti i 45-të.

Donald dhe Melania Trump, kanë lënë shtëpinë e tyre Blair House në Uashington dhe janë nisur drejt kishës Shën Gjonit Episkopale, pranë Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.

Ceremonia pritet të fillojë në orën 15:00, ndërsa betimin para biblës Trump do ta bëjë në orën 17:00, sipas kohës tonë lokale.

Presidenti i zgjedhur, duket se ka veshur një kravatë të kuqe ndërsa Melania shihet e veshur me një fustan blu, shkruan Insajderi.

Ata kanë qenë në shoqërinë e vajzë së Donald Trump, Ivanka Trump, dhe burrit të saj Jared Kushner. /Insajderi.com

The post Trump niset drejt Shtëpisë së Bardhë appeared first on INSAJDERI.

AKI: Treni mund të mos jetë provokimi i fundit nga Serbia

Posted: 20 Jan 2017 05:43 AM PST

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Agron Selimaj, ka raportuar për situatën e fundit para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Pas takimit kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, ka thënë para mediave se kanë marrë informacione nga kreu i AKI-së, Selimaj se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, njofton Klan Kosova.

Sipas Shalës, AKI dhe Policia e Kosovës janë duke bashkëpunuar ngushtë edhe në veriun e Kosovës.

Ndërkohë sa i përket provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, është thënë se këto provokime mund të mos jenë të fundit pasi që Serbia është shumë e interesuar ta destabilizojë Kosovën.

I pyetur se nëse institucionet kosovare reagojnë për shkatërrimin e murit në veri të Mitrovicës a do të ketë tensione, Shala ka thënë se do të mund të ketë provokime, por jo tensione të mëdha.

Sipas asaj që është thënë në këtë komision, del se Zvonko Veselinoviq është duke udhëhequr me strukturat paralele në veri të Mitrovicës.

The post AKI: Treni mund të mos jetë provokimi i fundit nga Serbia appeared first on INSAJDERI.

Xhaka kishte vështirësi për t’u përshtatur në Premier League

Posted: 20 Jan 2017 05:22 AM PST

 

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, në një intervistë për SkySports, ka treguar, për ditët e "vështira", të tij kur kishte nisur të luante për Arsenalin, në Premier League.

Para se të bëhej pagesa e tij për  30 milionë funte, mesfushori e dinte se sfida e tij e madhe do të ishte të ambientuarit si futbollist në një ligë dhe vend të ri, shkruan SkySports.

“Mendoj se çdo lojtar i ri ka nevojë për kohë, kur ata vijnë në një klub të ri dhe një vend të ri, dhe unë sigurisht e bëri”, thotë Xhaka i cili, si një fëmijë, ëndërronte për të bërë rrugën e tij në Premier League.

Dallimi i Premier Leagu me atë Gjermane Bundesliga, ka bërë që Granit Xhaka të këtë më shumë vështirësi, i cili thotë se mënyra e lojës në fushë ka qenë më ndryshe.

“Ju vini re atë tashmë në ushtrime, jo vetëm në takime. Në ndeshje, vëreni se ka më shumë ndërhyrje se sa në Bundesliga".

“Është më e shpejtë dhe më e ashpër, që e ndan atë nga ligat e tjera të mëdha në Evropë, merr kohë për tu mësuar me të", rrëfen Granit Xhaka. /Insajderi.com

The post Xhaka kishte vështirësi për t’u përshtatur në Premier League appeared first on INSAJDERI.

Shtyhet hapja e urës mbi lumin Ibër për shkak të tensioneve të fundit

Posted: 20 Jan 2017 05:15 AM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se zhvillimet e fundit negative në Kosovë të nxitura nga Serbia kanë ndikuar në shtyrjen e hapjes së urës së Ibrit.

"Zhvillimet negative të kohëve të fundit të nxitura nga Serbia në Kosovë kanë pasur për pasojë ndikimet në vonesat e zbatimit të marrëveshjeve, në veçanti të hapjes së urës së Ibrit e cila pas revitalizimit që është bërë është dashur të hapet sot më 20 janar 2017", thuhet në komunikatën e dërguar nga ministrja për Dialog.

Ndër tjerash në komunikatë thuhet se "Bashkimi Evropian si ndërmjetëse e procesit të dialogut është duke bërë përpjekjet maksimale për të larguar tensionet dhe për t'i hapë rrugë vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve dhe për këto përpjekje opinioni publik do të njoftohet në vazhdimësi".

"Këto destruksione të Serbisë përfshijnë: rastin e trenit ilegal, i cili u ndalua nga shteti i Kosovës, më herët kemi pasur provokimin me murin ilegal i cili do të hiqet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Ishte poashtu sulmi me bomba kundër shtrirjes së institucioneve të shtetit të Kosovës në komunat veriore, me rastin e inaugurimit të tyre nga Ministria e Dialogut më 28 dhjetor 2016, si dhe fletarrestet ndaj luftëtarëve të UÇK-së, më këtë rast të z. Ramush Haradinaj", thuhet në komunikatë.

Çështja për normalizimin në mes të dy vendeve duket mjaft e vështirë pas tensioneve që ka ngritur Beogradi, me provokimin e trenit, arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ngritjen e murit në urën e Ibrit.

Lidhur me ngritjen e murit e murit në veri të vendit, është miratuar edhe një rezolutë në Kuvendin e Kosovës me 29 dhjetor, që ai mur ilegal të rrënohet brenda muajit janar./Insajderi.com

The post Shtyhet hapja e urës mbi lumin Ibër për shkak të tensioneve të fundit appeared first on INSAJDERI.

ShBA: U lirua shtetasi i Rusisë që mbahej në Guantanamo

Posted: 20 Jan 2017 04:52 AM PST

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se një shtetas i mbetur i Rusisë, që mbahej në burgun ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, është liruar.

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar mbrëmë se i burgosuri, ish-baletani i Armatës së Kuqe, Ravil Mingazov, është tranferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me dy të burgosur të tjerë të Guantanamos.

Në këtë burg ushtarak amerikan, që gjendet në Kubë, janë mbajtur gjithsej nëntë shtetas të Rusisë.

Mingazov, 49 vjeçar, ishte zënë në Pakistan dhe i ka kaluar 14 vjet në burg.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kishin akuzuar atë se kishte luftuar për talibanët kundër NATO-s në Afganistan, shkruan REL.

Mingazov, i cili e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirje në terrorizëm, kurrë nuk është akuzuar formalisht për ndonjë krim, prandaj një bord për ankesa në Shtetet e Bashkuara, në muajin korrik të vitit të kaluar, ka vendosur që ai të lirohet.

The post ShBA: U lirua shtetasi i Rusisë që mbahej në Guantanamo appeared first on INSAJDERI.