HAKI BUNJAKU : Shtet pa imunitet



Arrestimi i R.Haradinajt njollë, pikë e zezë për Kosovën, e cila mjerisht nuk ka udhëheqje legale e agile.

Në këte rast është provokuar e turpëruar Qeveria e Kosovës dhe shteti,pse nuk i kanë krye detyrat e shtëpisë. Po a nuk kanë mundur me kohë,në nivel qeverie e shteti, përmes organeve të drejtësisë, të kërkojnë zyrtarisht anulimin e fletarresteve, të lëshuara nga Sërbia, vetëm me motive politike??

Kosovës ia mbajnë në kufi nga 12 e 24 orë punëtorët që vijnë për pushim në atdhe dhe poashtu kur kthehen për në vendet e punë dhe kjo as më të voglën lëvizje.Nuk ka imunitet, autoritet dhe as forcë.

Provokohet në Mitrivicën Veriore,ku sërbët kanë pushtuar edhe tokat e shqiptarëve,kanë ndaluar për ne qarkullimin mbi Urën e Ibrit dhe tash edhe po ia çesin gardhim me beton e shufra metali,siqë po quhet mur.

Provokohet qyqanëria e udhheqjes së Kosovës edhe në Kufirin me Malin e Zi, ku janë kah na dalin prej dore me 10mijëra hektarë tokë.

Sërbia po ua mat pulësin(e vdekur) pushtetarëve tanë dhe prandaj po provokon konflikte.

Para një muaji arrestoi drejtorin e policisë së Mitrovicës e tash deputetin, Ramush Haradinajn,kurse nesër nuk dihet se cilin.

Këte arrestim duhet kërkuar nga qeveria jonë e turpit.

Jam i bindur se Ramush Haradinajn nuk mund ta dënojnë,por më së shumti mund t`ia heqin hanrakun para koçeve.

Ramushi,ndoshta mund të arrestohet brenda,por të presim,ndërsa jashta Kosove nuk ka përse.

Sa të flemë gjumë e sa ta durojmë këte udhëheqje kurrë marria e gazepi nuk kanë me na u nda.

Janë disa komandantë që në Kosovë e për Kosovën duhet të japin llogari. A hyjnë këtu edhe pallatet lluksoze të Haradinajve,për të cilat nuk guxon,meazallah,të flet kush?!

Related Posts: