“Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media” plus 9 more Ferizaj Press |
- Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media
- Gjeneralët amerikanë: Jemi gati për në luftë në Evropë (Video)
- Presidenti Thaçi: Sot fola me Haradinajn, e presim shpejt në Kosovë
- Në kufirin serbo-hungarez, arrestohen dy tinejxhere për terrorizëm
- I ftohti polar rikthehet sërish në vikend, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët italianë
- Thaçi për arrestimin e Haradinajt: Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e BE-së
- Arsimtarët në grevë, nëse nuk tërhiqet Projektligji për Pagat
- Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me njerëz në Shtime
- Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Komunën e Shtërpcës
- AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria e çakorduar
Gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopës nesër mbajnë konferencë për media Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST Këtë e ka bërë të ditur avokati Gashi, në një paralajmërim të tij përmes rrjetit social facebook. Ky është shkrimi i Tomë Gashit: RASTI "HAMDI SOPA" VRASJE APO VETËVRASJE ? |
Gjeneralët amerikanë: Jemi gati për në luftë në Evropë (Video) Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST Në përgjigje, presidenti Vladimir Putin ka vendosur sisteme të raketave anti-ajrore përreth Moskës më qëllim që të mbrojë vendin nga sulmet masive,. Sistemi i mbrojtjes ajrorë S-400, është i aftë të godasë aeroplanë e NATO-s në lëvizje, por edhe raketat e SHBA-së. |
Presidenti Thaçi: Sot fola me Haradinajn, e presim shpejt në Kosovë Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST "Ishte një bisede miqësore, folëm për atë që i ka ndodhur atij dhe për mundësinë që sa më shpejt të kthehet në Kosovë. Ai e kupton situatën në të cilën është gjendur, por shpresoj që më këso gjërash mos të ndodhin", ka thënë Thaçi në Klan Kosova. Sipas tij, Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë për t'u angazhuar politikisht dhe për të qenë afër familjes së tij. Thaçi ka akuzuar rëndë edhe BE-në për validitetin e fletarrestëve të Serbisë për politikanët e Kosovës. /Lajmi.net/ |
Në kufirin serbo-hungarez, arrestohen dy tinejxhere për terrorizëm Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST Njëra nga të arrestuarat është 18-vjeçare më nënështetësi belge ndërsa tjetra 19-vjeçare nga Franca, ka bërë të ditur policia hungareze. Raportohet se ato janë arrestuar gjatë kohës kur po provonin të kalonin në Serbi. Policia ka njoftuar se vajzat planifikonin t'i bashkëngjiteshin grupeve të lidhura me Shtetin Islamik (ISIS). |
I ftohti polar rikthehet sërish në vikend, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët italianë Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST Sipas ilmeto.it gjatë ditës së shtunë pritet një mot i kthjellët por mjaft i ftohtë, ndërsa në zona si Korsika Sardenja, Torskana dhe L:azio, gjatë mbrëmjes pritet të ketë reshje dëborë. Ndërkohë që dita e dielë moti do të përkeqësohet dhe reshjet e borës do të bien në të gjithë Italinë. Autoritet njoftojnë gjithashtu që për shkak të erërave të forta, Adriatiku do të jetë i përshirë nga dallgë të forta, çka supozohet që të vërë në vështirësi lundrimin e anijeve që përshkojnë linjën Shqipëri-Itali. |
Posted: 13 Jan 2017 09:28 AM PST Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Info Magazine të Klan Kosovës, se arrestimi i Ramush Haradinajt është veprim flagrant i Serbisë, por shqetësues është fakti se gjithçka po ndodh banda dijenive të Bashkimit Europian dhe këto institucione po heshtin. "Dua të shpreh zërin tim kritik për BE-në. Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e autoriteteve të Bashkimit Europian. Pala kosovare nuk mund t'i vë kushte Serbisë, por të mbajë raport reciprociteti, ama BE-ja duhet të jetë e qartë", ka thënë Thaçi. "Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Kemi kërkuar nga Bashkimi Europian vazhdimit të ndërhyjë në heqjen e fletëarresteve". "Kjo që i ka ndodhur Haradinajt është e panevojshme, qëllimkeqe dhe e dëmshme. Është veprim flagrant prej Serbisë. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, dhe kjo çështje duhet të përmbyllet një herë e përgjithmonë". "Serbia e ka humbur luftën dhe betejën politike për ta penguar Kosovën të jetë e pavarur. Krejt çka i ka mbetur, është të merret me krime të supozuara të luftës". Thaçi ka kujtuar se ndalimi i Haradinajt nuk është i pari i këtij lloji. |
Arsimtarët në grevë, nëse nuk tërhiqet Projektligji për Pagat Posted: 13 Jan 2017 08:23 AM PST Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka paralajmëruar grevë në sistemin e arsimit nëse qeveria nuk tërheq një projektligj me të cilin synon ta rregullojë çështjen e pagave. Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK, tha të premten se SBASHK-u do t'ia dorëzojë një letër kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesën që ky projektligj të tërhiqet dhe të rishqyrtohet. Ai tha se javën e ardhshme do të kontaktohen edhe grupet parlamentare në Kuvend që ta parandalojnë këtë ligj që të shkojë në parlament. Nëse kjo nuk do të ndodhë Jasharaj paralajmëroi grevë në sistemin e arsimit. "SBAShK-u është i gatshëm që në shenjë të kundërshtimit të marrë masa dhe ta ndërpresim mësimin duke shpallur grevë me afat të pacaktuar", tha Jasharaj. Projektligji, sipas kryetarit të SBAShK-ut, degradon profesionin e mësimdhënësve dhe titujt e tyre. "Ky projektligj, sidomos shtojca tabelare, e degradon, e nënçmon shumë vet profesionin e mësimdhënësit dhe gradat e tij akademike, shkencore duke filluar nga universiteti e deri te çerdhet", tha Jasharaj. Sipas projektligjit të pagave janë paraparë 45 grada dhe 11 koeficientë duke filluar nga koeficienti më i vogël 1 e deri te koeficienti më i lartë 11, koeficiente këto që do ta japin shumën e caktuar të pagave për këto 45 gradime. Dhe sipas koeficientëve mësimdhënësit e Kosovës kanë koeficient 1.75. "Nga analizat e gradave dhe koeficientëve kemi nxjerrë një mesatare dhe koeficienti mesatar do të ishte 4.2. Fatkeqësisht mësimdhënësit e Kosovës nuk janë as te kjo mesatare e koeficientit, por koeficienti për ta parashihet të jetë 1.75, që është më pak se gjysma e mesatares së koeficientit 4.2" u shpreh i pari i SBASHK-ut. Ai tha se nëse miratohet ky projektligj ka gjasa që pagat e mësimdhënësve të zvogëlohen, në bazë të koeficientëve që i kanë. Në shtojcën tabelare ku janë të ranguar profesionet në bazë të gradave dhe të koeficientëve në vendin e parë është Presidenti i Kosovës me koeficient 11, i ndjekur nga kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 10. Ndërsa me koeficientin më të ulët, pra me koeficient 1 janë ranguar pastruesit, korrierët, kamarierët, autolarësit dhe rrobalarësit./kallxo.com |
Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me njerëz në Shtime Posted: 13 Jan 2017 08:18 AM PST Policia e Ferizajt ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz. Sipas policisë, ata dyshohen se në një lokal në qytetin e Shtimes, kanë detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual. Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale janë konfiskuar: katër telefona mobil, një sprej OC dhe një mjet i prehtë thikë. Gjithashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar. Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, |
Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Komunën e Shtërpcës Posted: 13 Jan 2017 08:05 AM PST 13 janar 2017 . Shkelja e Ligjit mbi festat zyrtare në Republikën e Kosovës nga ana e Komunë së Shtërpcës Festohet VITI I RI SERB Shkelja e Ligjit dhe e Kushtetutës së Kosovës, nga ana e Komunës së Shtërpcës vazhdon me avazin e vjetër. Sot në kundërshtim flagrant me Ligjin nr. 03/L-064, mbi festat zyrtare në Kosovë, Komuna e Shtërpcës nuk punon, kjo pasi komuna e Shtërpcës ka dhënë pushim për punëtorët e saj, me rastin e vitit të ri serb, i cili festohet me 13 janar të çdo viti. Kjo nuk është shkelja e vetme që iu bëhet Ligjit për Festa Zyrtare dhe të Ligjit për Qeverisje Lokale, kryetari i Komunës z. Bratislav Nikolic, pa asnjë lloj kompetence ka vendosur që administrata komunale të mos punoj edhe në dhjetëra raste brenda tre – katër muajve. Kujtojmë se Komuna e Shtërpcës nuk punoi as me datë 5 e 6 janar – për shkak se siç thuhet të festës se krishtlindjeve ortodokse, për të cilën ligji parasheh të jetë vetëm 7 janari festë. Deri më tani komuna jonë fëston të gjitha festat në kalendarin zyrtar të Republikës së Serbisë. Shkelja e Ligjit Nr. 03/L-064, për Festat Zyrtare të Kosovës, tani më është bërë traditë, përgjatë gjithë vitit kjo Komunë pushon me dhjetëra ditë, edhe pse Ligji për Festat Zyrtare, e përcakton qartë mënyrën se si dhe cilat ditë janë ditë pushimi. Neni 7, I këtij ligji thotë, se Komuna ka të drejtë që pos festave të përcaktuara me ligj, ka të drejtë të ketë ditë pushimi vetëm "Ditën e Komunës" Neni 7 Kuvendet komunale mund të përcaktojnë ditët e komunave të tyre si dhe ditët memoriale të komunave në harmoni me këtë ligj Festat zyrtare në Kosovë janë: 1. a) Viti i Ri-1 dhe 2 janari; 2. b) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti; 3. c) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli; 4. d) Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji; 5. Dita e Evropës, 9 Maji; 6. Bajrami i Madh, dita e parë; 7. Bajrami i Vogël, dita e parë; 8. Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor; 9. Krishtlindjet Ortodokse, 7janar; 10. Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve; 11. Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve. A e din kush çka festohet sot në Shtërpcë??? Deri më sot nuk kemi parë në asnjë rast të vetëm që të ketë ndonjë mas nga Ministria e Pushteti Lokal, media apo organet kompetente për të trajtuar shkeljen e vrazhdët të ligjeve të Republikës së Kosovës nga ana e Komunës së Shtërpcës Ftojm Ministrinë e Pushtetit Lokal që konform ligjit të ndërrmar masa ndaj shkelsëve të ligjit dhe Komuna e Shtërpcës të ju kthehet normalitetit dhe të jetë në shërbim të plotë ndaj të gjithë qytetarve të saj. Iniciativa e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj – Shtërpcë . Departamenti i Informimit |
AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria e çakorduar Posted: 13 Jan 2017 07:53 AM PST "Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje "ta bëjë drejtësinë" për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e "mendësisë së Millosheviqit", gjë që nuk mund të ndodhë kurrë", thuhet në reagimin e tyre, përcjell lajmi.net. Qeveria e Serbisë sipas këtij subjekti, duhet ta kuptojë se ka përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë. "Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës", thuhet ndër tjerash në njoftim./Lajmi.net./ |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |