Freud : Totem dhe tabu

Image result for Totem and taboo

Sigmund Freud, lindur më 1856 në Freiberg (Moravi), iu përkushtua psikopatologjisë gjatë një vizite studimore në Paris mbas përfundimit të mjekësisë. Më pas, në klinikën e vet private, ai u mor me histerinë dhe forma të tjera të neurozës. Ai është themeluesi i psikanalizës dhe e ka zhvilluar atë më tej si një metodë kurimi dhe hulumtimi si dhe si psikologji të përgjithshme që përfshin edhe fenomenet e jetës normale shpirtërore. Më 1938 Freudi emigroi në Londër ku vdiq më 1939.

Image result for Totem and taboo
Vepra e parë kulturore-teorike e Freudit ku ai bën analogji mes kategorive psikopatologjike dhe etnologjike dhe nxjerr në pah “disa të përbashkëta në jetën shpirtërore të të egërve dhe neurotikëve”. Sa ishte gjallë, ky libër ishte një nga tekstet më të preferuara të autorit dhe Thomas Manni e ka cilësuar si “një kryevepër që u afrohet të gjithë shembujve të mëdhenj të eseistikes gjermane e që bën pjesë në to”. Në esenë e katërt Freudi shpalos një teori të guximshme spekulative për gjenezën e kulturës, ku ai lindjen e ndjenjës së fajit dhe tabusë së incestit e shpjegon me ngjarje traumatike në familjen prehistorike: vrasjen e atit primitiv nga hordhia e vëllezërve.
Image result for Totem and taboo
Totem und Tabu. Einige Übereinstimmungen im Seelenleben der Wilden und der Neurotiker (titulli i përkthimit shqip: Totem dhe tabu) i Sigmund Freud-it ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Svetla Marinova nën titullin Тотем и табу. Някои сходства в психичния живот на диваците и невротиците [1912-1913] pranë botimeve Critique & Humanism – KX, Sofje.

Related Posts: