Forumi Shqiptar: “Switch vs Wii U: Alle Zelda: Atem der wilden Unterschiede” plus 7 more

Forumi Shqiptar: “Switch vs Wii U: Alle Zelda: Atem der wilden Unterschiede” plus 7 more


Switch vs Wii U: Alle Zelda: Atem der wilden Unterschiede

Posted: 18 Jan 2017 08:38 PM PST

Rrjeti i spiunazhit rus në Kosovë

Posted: 18 Jan 2017 05:44 PM PST


Dekonspirohet rrjeti i spiunazhit rus në Kosovë


Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviqi, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë.

DT është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica.

(Foto) Me vullnetarë serb në Ukrainë, e maskuar si vëzhguese e zgjedhjeve.

DT në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, gjersa koalicioni me të cilin ka konkurruar i ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, DT ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore.

(Foto) - Zyrtar i lartë i SRPSKA-s, i cili me organizimin e Dragana Trifkovicit, ka qenë në të ashtuquajturën Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, e njohur si Qendër e Spiunazhit Rus ne Ballkan.

Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar.

(Foto) Material propagandistik i shkruar nga agjentja ruse

Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë mediale në mediet gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj. Sipas konstatimeve, DT dëmin më të madh Kosovës ia bën duke rekrutuar serbë të Kosovës nëpër seminare e takime të ndryshme që i organizojnë institutet e ndryshme ruse në Serbi.

(Foto) Në këtë foto shihet edhe me kriminelët Sllavko Simiq (në uniformë), pjesv e ish-Shërbimit Shtetëror të Jugosllavisë, që ka shërbyer në Prishtine dhe me ish-udhhqësin ushtarak të Armatës Jugosllave I ngarkuar në Koshare gjatë luftës me 1999, Lubinko Gjurkoviqin.

Një rast shqetësues për Kosovën, është dyshimi se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës "Srpska" e të cilët janë të përfaqësues në institucionet e Republikës së Kosovës. Në kuadër të bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të DT janë ushtarakë e kuadrat ë shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave, siç është rasti i kolonel Lubinko Gjurkoviqit - komandant i forcave serbe në Koshare, pastaj Sllavko Nikiqit - pjesëtar i RDB-së (Resori i Sigurisë Shtetërore – pasuese e UDB-së) dhe autor i disa librave diskriminues ndaj figurave kryesore të UÇK-së, Marko Jakshiqit dhe Slavisha Ristiqit – liderë të nacionalistëve serbë në komunat veriore, Zvonko Mihajlloviqit – lider i strukturave radikale serbe në Shterpcë, Bozhidar Delliq – gjeneral serb i lindur në Gjakovë dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë nga Graçanicës që vjel fonde edhe nga shtete perëndimore në Kosovë etj.

(Foto) Në Mitrovicën e Veriut, me kriminelin Marko Jakshiq.

AKI ka të dhëna se DT është e martuar dhe posedon njohuri për familjen e saj, megjithëse këtë e mban shumë të fshehtë. Familja e ngushtë e saj jeton në Moskë, ku vet DT e kalon një pjesë të madhe të kohës. Përveç veprimtarisë së saj e cila dëmton rëndë Republikën e Kosovës, AKI ka në dispozicion prova të tjera të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbime ruse të inteligjencës.

( Foto) Me vullnetarin serb në Ukrainë, snajperistin Dejan Beriq, i cili ka marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës 1998 – 1999.

DT ka qenë e angazhuar, tërthortë apo direkt, edhe në nxitjen e pjesëmarrjes së serbëve në kuadër të forcave separatiste proruse në Ukrainë dhe ka raport shumë të mira me shumë prej vullnetarëve serbë atje. Madje, ajo vet ka qenë e pranishme në vijat e frontit në Ukrainë. Për këtë ajo është akuzuar si spiune edhe nga qeveria e Ukrainës.

Përfundimisht, një rrjet I bashkëpunëtorëve të mundshëm të DT ka ndërhyrë edhe në Malin e zi, me 16 tetor 2016, ne diten e zgjedhjeve parlamentare, ku Aleksandar Sinxhelliqi se bashku me ish-komandantin e xhandarmerise serbe Bratislav Dikiqin, u akuzuan per grushtetet. Menjehere me pas, kryeministri I Serbise Vucic pati thene se me vjen keq nese Mali I Zi mbeshtetet ne te dhenat e komandantit te policies se Kosoves Selimajt, duke e injoruar keshtu dhe mos njohur Republiken e Kosoves, perkatesisht AKI-ne dhe drejtorin Agron Selimajn.

A janë të gatshëm 50 mijë veteranët t’i përgjigjen luftës kundër Serbisë? Flasin komanadantët e UÇK-

Posted: 18 Jan 2017 12:47 PM PST

Sa i përket veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëse shteti kërkon, do rreshtohen menjëherë në mbrojtje të atdheut. Por, për çudi numri i tyre nuk do jetë 50000 por shumë më i vogël, sepse ata që e morën këtë titull duke e shfrytëzuar pushtetin, paranë dhe forma tjera të pista përsëri do fshehen pas dimive të grave dhe do i ikin përgjegjeësisë.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

Rreth 50 mijë veteranë tashmë ka Kosova. Ky numër sipas shumë luftëtarve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thuhet se nuk është i vërtetë. Mirëpo raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së ka treguar se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë.

Mëgjithatë, nëse Kosova ka këtë numër të veteranëve, si dhe FSK-në dhe Policinë e Kosovës, atëherë kërcënimet e shtetit serb për luftë a duhet t'i marrim seriozisht?

Gazeta InfoPress, ka pyetur disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se nëse ndodh ndonjë konflikt me Serbinë, atëherë a janë të gatshëm që të marrin pjesë në luftë?

Naser Vllasi, komandant i Njësisë "COBRA" në luftën e Kosharës, thotë për Gazetën InfoPress se, Kosova tashmë është shtet dhe ky është fakt i pamohueshëm.

Image result for naser vllasi cobra

"Neni 125 i Kushtetutës së Kosovës thotë: 1. Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, intelegjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet. Në bazë të kësaj vijmë në përfundim se në rast të ndonjë sulmi eventual nga shtetet tjera, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës si organe kompetente do aktivizohen menjëherë në mbrojtje të shtetit", thotë ai.

Ai shton se, sa i përket veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me përgjegjësi të plotë thotë se nëse shteti kërkon, do rreshtohen menjëherë në mbrojtje të atdheut. "Por për çudi numri i tyre nuk do jetë 50000 por shumë më i vogël, sepse ata që e morën këtë titull duke e shfrytëzuar pushtetin, paranë dhe forma tjera të pista përsëri do fshehen pas dimive të grave dhe do i ikin përgjegjeësisë", pohon komandanti.

Ai thotë se, personalisht është në shërbim të atdheut prej viteve të 80-ta dhe këtë gjë do vazhdoj ta bëj deri në vdekje. "Aty ku ka nevojë Kosova padyshim se do jem edhe unë. Nëse shteti im më angazhon në ndonjë detyrë në mes të Beogradit padyshim se me kënaqësi do e kryej, por edhë nëse miqtë ndërkombëtar kanë nevojë që të angazhohem në detyra të caktuara në mes të Moskës, pa hezitim se do i pranoj", thekson komandanti Naser Vllasi.

Ndërsa, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e veteranëve, Xhevdet Qeriqi thotë se, në rast se rrezikohet sovraniteti i shtetit, e kemi obligim secili qytetarë që t'i përgjigjemi çfarëdo thirrje që bëhet nga institucionet kompetente, që ti përgjigjemi në mbrojtje të vendit që sipas tij, tashmë jemi shtet, kemi institucione të cilat duhet që të nxjerrin vendime ku e obligon secilin prej nesh që të kontriboj në këtë drejtim.

Image result for xhevdet qeriqi

"Mendimi im kishte me qenë që Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhet që secilin prej nesh të na obligojn përmes një ligji të kontribojm në një fond për Ushtrinë e Kosovës, që ky fond të mblidhej me qëllimin e blerjes të një armatimi modern për ushtrinë e republikës tonë, poashtu të nxirrej një ligj, i cili do ti lejonte secilës familje që të paisej me armë dhe me kusht që këto armë të përdoren vetëm në rast të rrezikut nga ndonjë armik i jashtëm e në këtë rast sic e kemi Serbinë", pohon Qeriqi.

Sipas tij, aa i perket se a do t'i përgjigjeshin shtetit në rast të rrezikut për luftë 50 mijë veteran të cilët janë aktualisht në listat e veteranëve është i bindur se nuk do ti përgjigjen të gjithë, sepse nuk i janë përgjigjur as në luftën e fundit në Kosovë që një pjesë e tyre e kanë shfrytëzuar këtë për qellime të përfitimit të benificioneve pa qenë fare në luftë.

"Sa i përket meje se a do ti përgjigjesha vendit për luftë në rast se rrezikohet u them se jam i gatshem në çdo moment që do të kërkohet që t'i pergjigjem vendit, këtë do ta bëja me knaqësi, por jo vetëm unë por shumë veteran janë të gatshëm që në çdo moment që kërkohet kjo ti përgjigjen këtë e kam vrejtur gjatë këtyre ditëve të fundit në takimet që kam pasur me ta", thotë Qeriqi për Gazetën InfoPress.

Në anën tjetër, Naim Miftari ish pjeëtari i UÇK-së, pohon se, në rast lufte me forcat ushtarake policore apo mercenare serbo – ruse prap në ballë të luftës dhe në vijen e parë do të jenë qindra ish pjesëtar të UÇK-së dhe FARK-ut, së bashku me Policinë e Kosovës.

Related image

"Mos të harrojmë se nga afër 14.000 veteranë shumica janë të paarmatosur dhe ata qindra pjesëtar që kanë armë, i kanë kanë armët e vjetra dhe jo për luftë si dhe kanë pak municione, por përsëri do të merrnin pjesë në luftë kundër forcave serbe dhe kundër cdo kujt që e rrezikon shtetin dhe popullin tonë", thotë Miftari.

Ai thotë se, 50 mijë veteranët janë të politikës që shumica prej tyre i kanë ble me para certifikatat e veteranit nga komandantët e korruptuar dhe komandantët politik. "Nga këta "luftëtar"mos të preket askush se këta "trima" dhe "luana" të pas luftës nuk do të i shihni në front apo duke ndihmuar luftën por do të jenë duke ikur në Shqipëri apo Maqedoni", thotë Miftari për Gazetën InfoPress.

Sipas tij, atdhedashuria, guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe vetën për atdhe nuk mund të blehet me para sic i kanë blerë certifikatat e veteranëve.

"Shtetit të Kosovës i duhet urgjent Ushtria dhe armatosja moderne për luftë, në rast nevoje, se pa ushtri dhe pa polici dhe rezervista ushtarak nuk është e mundur, por politikanët tanë janë duke u pasuruar për veti dhe nuk kanë kohë me përgatit vendin në rast krizash apo luftërash me shtetet armike", përfundon Miftari.

Published byhttp://gazetainfopress.com

Si do të bëhet verifikimi (vetingu) i gjykatësve dhe prokurorëve?

Posted: 18 Jan 2017 11:40 AM PST

Reforma në drejtësi parashikon një sërë masash për rivlerësimin dhe verifikimin e figurës të punonjësve të sistemit të drejtësisë. Ky proces është bërë i njohur si procesi i vetingut.

Pse do bëhet rivlerësimi?

Qëllimi i rivlerësimit është të garantojë që në sistemin e drejtësisë do të punojnë vetëm ata që janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë integritetin për të garantuar drejtësi të pavarur dhe të ndershme.

Procesi synon të largojë nga sistemi të gjithë ata që do të vërtetohen se kanë vënë pasuri në mënyrë të korruptuar, kanë lidhje me krimin apo janë të paaftë profesionalisht.

Kush do t'i nënshtrohet rivlerësimit?

Do të vlerësohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve; ndihmësit e tyre ligjorë; si dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kur do të bëhet rivlerësimi?

Rivlerësimi do të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës ligjore në zbatim të tyre.

Rivlerësimi i të gjithë subjekteve duhet të kryhet brenda një periudhe pesë vjeçare.

Fillimisht do të vlerësohen, me një procedurë të posaçme, ata të cilët do të bëjnë vlerësimin e të tjerëve, pra anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit (shih më poshtë), pastaj do të fillojë vlerësimi i të tjerëve.

Kush do ta kryejë rivlerësimin?

Rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme që do të krijohen për herë të parë: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin; dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i cili do të shërbejë si organ për shqyrtimin e ankesave të vendimeve të Komisionit (shih më poshtë për shpjegimin e këtyre dy institucioneve).

Çfarë përfshin rivlerësimi?

Rivlerësimi do të përfshijë tre drejtime: vlerësimin e pasurisë, vlerësimin e figurës dhe vlerësimin profesional.

Vlerësimi i pasurisë

Çdo subjekt do t'i nënshtrohet vetëdeklarimit dhe pastaj kontrollit të të gjitha pasurive të tij dhe të personave të lidhur me të (familjarëve direkt).

Subjekti duhet të justifikojë pasuritë e tij mbi bazën e burimeve të ligjshme. Burime të ligjshme do të konsiderohen vetëm të ardhurat e deklaruara, për të cilat janë paguar taksat.

Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, individi paramendohet fajtor dhe përjashtohet nga sistemi, nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën.

Kontrolli i figurës

Çdo subjekt do të bëjë, fillimisht, vetëdeklarim për figurën e tij dhe pastaj do t'i nënshtrohet verifikimit të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Nëse verifikohen kontakte të tilla, individi paramendohet fajtor dhe shkarkohet menjëherë, nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën.

Vlerësimi i aftësive profesionale

Çdo subjekt do t'i nënshtrohet vlerësimit të aftësive për të gjykuar (për të hetuar e ngritur akuzë në rastin e prokurorëve), aftësive organizative, etikës dhe cilësive personale, bazuar në standarde të parashikuara në ligj.

Subjekti që do të vlerësohet se ka mangësi, të cilat nuk mund të korrigjohen përmes edukimit, do të shkarkohet menjëherë.

Subjekti që vlerësohet se ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të cekëta, por që mund të përmirësohen, do të pezullohet dhe do t'i nënshtrohet një programi të detyruar një vjeçar edukimi.

Si do të bëhet rivlerësimi?

Hapi i parë është vetëdeklarimi i pasurisë, figurës dhe të dhënave profesionale nga subjekti që vlerësohet.

Pastaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë vetëdeklarimet, si dhe do të kryejë verifikime shtesë.

Komisioni do të ketë akses në të gjithë informacionin që mbajnë institucionet publike pa asnjë kufizim (përjashto, informacionet e klasifikuara sekret shtetëror)—përfshi të dhënat tatimore, të dhënat e pasurive të patundshme, të dhënat e bizneseve, hyrje-daljet nga vendi, etj—si dhe të dhëna të tjera private, si të dhëna bankare, të dhëna private të biznesit, etj.

Komisioni do të ketë të drejtë të intervistojë të gjithë personat që përfshihen në vetëdeklarimet e subjektit, si dhe persona të tjerë që sheh të arsyeshme.

Komisioni ka të drejtë, gjithashtu, të urdhërojë individë dhe kompani t'i venë në dispozicion prova dhe informacione që ato kanë.

Në procesin e vlerësimit barra e provës i takon subjektit që rivlerësohet—pra ai paramendohet fajtor për çdo dyshim dhe duhet të provojë vetë të kundërtën—në ndryshim, nga parimi i paramendimit të fajësisë që zbatohet për çdo qytetar.

Roli i të huajve në procesin e rivlerësimit

Procesi i rivlerësimit të punonjësve të sistemit të drejtësisë do të ndihmohet nga një mision i posaçëm ndërkombëtar, i quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Qëllimi i ONM-së është kryesisht mbikqyrja e procesit të rivlerësimit, por edhe ndihma konkrete për Komisionin dhe Kolegjin përmes ofrimit të të dhënave, informacioneve dhe këshillimit.

ONM-ja do të përbëhet nga vëzhgues nga vendet partnere të Shqipërisë—anëtare të NATO-s ose të BE-së— dhe do të drejtohet nga Komisioni Evropian.

Vëzhguesit duhet të kenë përvojë të paktën 15 vjeçare si gjykatës ose prokurorë në vendet e tyre.

Vëzhguesit e ONM-së do të monitorojnë gjithë procesin e rivlerësimit dhe do të kenë në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentet që kanë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Dy detyrat kryesore të ONM-së do të jenë:

Fillimisht, të ndihmojë në procesin e përzgjedhjes së atyre që do të bëjnë rivlerësimin e gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe subjekteve të tjera—duke i ofruar Avokatit të Popullit rekomandime për kandidatët për anëtarë të Komisionit të Kualifikimit, për gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit dhe për Komisionerë Publikë;

Pastaj, t'i ofrojë Komisionit të Kualifikimit të dhëna, gjetje, prova, fakte dhe mendime në procesin e verifikimit të lidhjeve apo kontakteve të subjekteve me njerëz të përfshirë ne krimin e organizuar—pra, praktikisht do të gjurmojnë lidhjet e subjekteve me krimin jashtë vendit dhe të dhëna të tjera të subjektit të cilat ekzistojnë në vende të tjera.

Institucionet që do të bëjnë vlerësimin

Procesi i rivlerësimit do të realizohet nga tre institucione të posaçme: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerët Publikë, dhe Kolegji i Apelimit. Ata do të ndihmohen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sikurse u shpjegua më sipër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të funksionojë si organ vlerësues-gjykues dhe do jetë i përbërë nga katër trupa të përhershme gjykuese me tre anëtarë secili.

Anëtarët e Komisionit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Komisionerët Publikë

Pranë Komisionit do të veprojnë dy Komisionerë Publikë, të cilët do të përfaqësojnë interesin publik në procesin e verifikimit dhe do të kenë të drejtën të ankimojnë vendimet e Komisionit. Pra, në rast se komisioni vlerëson pozitivisht një gjyqtar a prokuror dhe Komisioneri Publik mendon se vendimi është i gabuar, ai ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.

Komisionerët gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Kolegji i Apelimit

Kolegji i Apelimit do të jetë organi i vetëm dhe përfundimtar që do të shqyrtojë ankimet kundër vendimeve të Komisionit. Ai do të përbëhet nga shtatë gjyqtarë por do të vendosë në trupa gjykuese me vetëm pesë anëtarë.

Anëtarët e Kolegjit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Si do të zgjidhen anëtarët e Komisionit dhe Kolegjit?

Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Komisionit, gjyqtarë në Kolegjin e Apelimit, si dhe të Komisionerit Publik do të organizohet nga Avokati i Popullit.

Procesi do të jetë transparent, publik dhe i hapur për çdo kënd që dëshiron të aplikojë.

Mbi bazën e aplikimeve të paraqitura, Avokati i Popullit do të hartojë një listë të kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret përzgjedhëse formale.

Avokati i Popullit ia dërgon listën Kuvendit, së bashku me rekomandimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kuvendi duhet t'i zgjedhë anëtarët e institucioneve të mësipërme me tre të pestat e votave të tij.

Nëse Kuvendi nuk arrin t'i zgjedhë anëtarët brenda 30 ditësh, në ditën e 30-të, Presidenti do t'i përzgjedhë me short publik anëtarët, gjyqtarët dhe komisionerët publikë nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Si do të bëhet kontrolli i kontrollorëve?

Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, Komisionerët Publikë, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucioneve do të jenë subjekt i kontrollit të vazhdueshëm.

Kusht që ata të përzgjidhen është autorizimi me shkrim nga ana e tyre i kontrollit vjetor të pasurisë, kontrollit të vazhdueshëm të llogarive të tyre bankare, si dhe monitorimin e komunikimeve të tyre, përfshi telefonatat, emailet, mesazhet, etj.

Deklaratat e pasurisë së tyre do të jenë publike.

Exit.al

Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

Posted: 18 Jan 2017 10:15 AM PST

Gjykata Kushtetuese e publikoi një muaj pas vendimmarrjes zbardhjen e vendimit që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit të Vettingut.

Publikimi i vendimit i hap rrugën botimit të tij në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të shkurtit. Por, megjithëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzon të 13 pikat e opozitës, interpretimi kushtetues u njeh organeve të Vettingut autoritet të plotë në vendimarrje gjatë vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas opozitës, ky autoritet është vënë në dyshim nga ligji, i cili ia merr kompetencat organeve të Vettingut dhe ia jep disa organeve ekzistuese, Inspektoratit të Pasurive apo Drejtorisë së Kontrollit të Figurës. Në rastin e kontrollit të pasurisë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se kompetencat e Inspektoriatit nuk bien ndesh me organet e rivlerësimit dhe nuk e cënojnë në thelb atë.

Gjykata Kushtetuese nuk bën të njëjtin interpretim për Drejtorinë që bën kontrollin e figurës. Në mënyrë që procesi i rivlerësimit të mos kompromentohet duke u kontrolluar nga pushteti ekzekutiv, gjykata vlerëson se në grupet e punës për kontrollin e figurës duhet të marrë pjesë edhe një përfaqësues nga organi i Vettingut.

Me interpretimine vet, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar strukturat ekzistuese të kontrollit të pasurisë, figurës dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që të funksionojnë pa u ngritur më parë organet e Vettingut. Sipas Gjykatës Kushtetuese, këto institucione nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre jashtë mbikëqyrjes dhe kontrollit të organeve të Vettingut.

Gjykata vlerëson se vetëm duke përmbushur këtë kërkesë, do të mund të garantohet respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve dhe do të parandalohet ushtrimi i kompetencave ligjore në mënyrë të pakontrolluar nga ana e organeve ekzistuese.

Kjo do të thotë se edhe pse ligji do të hyjë në fuqi në fillim të shkurtit, Inspektoriati i Pasurive dhe Drejtoria e Kontrollit të Figurës, nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa u ngritur më parë organet e Vettingut, që në rastin më të mirë, pritet të miratohen nga Parlamenti në kulmin e fushatës elektorale.

/ Top Channel

Tjetër padi për Donald Trump

Posted: 18 Jan 2017 10:12 AM PST



Akuzat ndaj Donald Trumpit për keqtrajtim të femrave rikthehen nga njëra prej konkurrenteve të "reality show"-t të famshëm të tij, "The Apprentice". Summer Zervos e ka hedhur në gjyq miliarderin për të rehabilituar - siç thotë, - reputacionin e saj, duke e detyruar manjatin të pranojë publikisht akuzat e ngacmimit seksual në vitin 2007.

Lëvizja vjen vetëm 3 ditë përpara se Trump të bëjë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Republikani u përball me një seri pretendimesh të kësaj natyre gjatë fushatës presidenciale, të cilat i mohoi kategorikisht. Ai do të fliste asokohe për akuza të rreme e qesharake, produkt i njerëzve të "sëmurë" e të tërhequr prej famës, parave ose politikës.

"Më 11 nëntor 2016 e mora në telefon zotin Trump për t'i kërkuar të tërheqë deklaratat e bëra ndaj meje, kur më quajti 'gënjeshtare'. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe prej tij nuk ka asnjë reagim. Duke qenë se ai nuk i tërheq ato që ka thënë, atëherë edhe unë nuk kam rrugë tjetër përveçse të nis një proces gjyqësor, jo për kompensim financiar, por thjesht për ta detyruar të pranojë se kam thënë të vërtetën", tha Summer Zervos.

Avokatja e saj, Gloria Allred, një aktiviste e Partisë Demokrate, thotë se paditësja i është nënshtruar edhe makinës së të vërtetës. 41-vjeçarja këmbëngul se Trump e ka ngacmuar seksualisht gjatë një takimi në hotelin "Beverly Hills", ku duhej të diskutonin një mundësi punësimi.

Trump, ndërkohë, dukej i pashqetësuar mbrëmjen e së martës gjatë darkës private me "kollaro të zeza", organizuar në Uashington DC përpara ceremonisë së betimit, ku ishin ftuar plot 147 diplomatë e ambasadorë.

/ Top Channel

Këto janë 20 ushtritë më të fuqishme në botë, ja sa miliardë harxhojnë

Posted: 18 Jan 2017 08:53 AM PST

Në epokën e bombës bërthamore, vendet më të mëdha të globit harxhojnë miliarda dollarë çdo vit në përmirësimin e teknologjisë dhe aftësisë së tyre luftarake, mbrojtëse dhe sulmuese.

Që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, gara e armatosjes u zhvillua mes dy blloqeve, atij Perëndimor dhe atij Lindor, duke kulmuar me Luftën e Ftohtë.

Sigurisht, në epokën e bombës bërthamore hapja e një konflikti mes fuqive të mëdha do të ishte një çmenduri dhe do të vinte në pikëpyetje të madhe fatin e vetë planetit tonë, por kjo nuk ka penguar shumë vende që të harxhojnë pjesën më të majme të buxheteve për ushtrinë.

Shtetet e Bashkuara ruajnë dominancën si për fondin ushtarak, ashtu edhe për ushtrinë më të fortë, por kush janë 19 vende të tjera që e ndjekin atë?

"Credit Suisse" ka bërë një renditje duke vlerësuar numrin e trupave të gatshme, teknologjinë, mjetet e blinduara, fuqinë ajrore, atë detare.

20 – Kanadaja

Shpenzon 15.7 miliardë dollarë për ushtrinë. Ka një personel prej 92.000 ushtarësh të gatshëm, 181 tanke, 420 avionë dhe helikopterë luftarakë dhe 4 nëndetëse.

19 – Indonezia

Shpenzon 6.9 miliardë dollarë në vit për ushtrinë, ka 476 mijë trupa të gatshme, 468 tanke, 405 avionë dhe helikopterë luftarakë dhe dy nëndetëse.

18 – Gjermania

Ka një forcë të vogël luftarake, por tejet efikase. Shpenzon 40.2 miliardë dollarë në vit për ushtrinë, ka një personel prej 179 mijë e 46 vetë, 408 tanke, 663 avionë dhe helikopterë luftarakë dhe 4 nëndetëse.

17 – Polonia

Me Rusinë agresive në krah, ky vend është detyruar të rrisë me shpejtësi paratë që shpenzon për ushtrinë. Në 2015 shpenzoi 9.4 miliardë dollarë, ka një personel prej 120 mijë trupash të gatshme, 1009 tanke, 467 avionë dhe helikopterë luftarakë.

16- Tajlanda

Shpenzon 5.39 miliardë dollarë në vit, ka një personel prej 306 mijë ushtarësh të gatshëm, 722 tanke dhe 573 avionë dhe helikopterë luftarakë.

15 – Australia

Ka një forcë të vogël ushtarake, por shumë efikase. Shpenzon 26.1 miliardë dollarë në vit për të, ka 58 mijë trupa në gjendje gatishmërie, 59 tanke, 408 mjete luftarake ajrore dhe 6 nëndetëse.

14 – Izraeli

Që nga ngritja si shtet pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka gjetur qetësi. Kjo ka bërë që të shpenzojë shumë për ushtrinë. Aktualisht harxhon 17 miliardë dollarë për të, ka një numër prej 160 mijë trupash të gatshme.

13 – Tajvani

Kina nuk heq dorë nga vendi ishullor që e konsideron si pjesë të veten. Kjo ka bërë që Tajvani të investojë sasi të mëdha parash çdo vit duke ngritur një nga forcat luftarake mbrojtëse më të forta në botë.

12- Egjipti

Shpenzon 4.4 miliardë dollarë. Ka ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme, por edhe më pak modernen. Numëron 468 mijë e 500 trupa, 4624 tanke, 1107 mjete luftarake ajrore dhe 4 nëndetëse.

11 – Pakistani

Shpenzon 7 miliardë dollarë në vit për ushtrinë, numëron 617 mijë trupa të gatshme, 2924 tanke, 914 mjete luftarake ajrore dhe 8 nëndetëse.

10 – Turqia

Shpenzon 18.2 miliardë dollarë për ushtrinë, ka 410 mijë e 500 ushtarë në shërbim, 3778 tanke, 1020 mjete luftarake ajrore dhe 13 nëndetëse.

9 – Britania e Madhe

Shpenzon 60.5 miliardë dollarë, ka 147 mijë trupa në gatishmëri, 407 tanke, 936 mjete luftarake ajrore dhe 10 nëndetëse. Renditet në këtë pozicion për shkak të aeroplan-mbajtësve që zotëron.

8 – Italia

Shpenzon 34 miliardë dollarë për ushtrinë, ka një personel të gatshëm prej 320 mijë ushtarësh, 586 tanke, 760 mjete luftarake ajrore, 6 nëndetëse dhe dy aeroplan-mbajtëse.

7 – Koreja e Jugut

Tensionet e vazhdueshme me Veriun komunist e kanë detyruar Seulin që të rrisë nga viti në vit sasinë e parave që shpenzon për ushtrinë. Sot shpenzon 62.3 miliardë dollarë, ka një personel prej 650 mijë trupash të gatshme, 2381 tanke.

6 – Franca

Bën pjesë tek vendet me ushtri të vogël, por mjaft efikase. Zotëron trupat më të mirëtrajnuara, por edhe teknologjinë e fundit në armatime. Shpenzon 62.3 miliardë dollarë në vit, ka një personel prej 200 mijë trupash, 423 tanke, 1264 mjete ajrore.

5 – India

Shpenzon 50 miliardë dollarë në vit, ka një forcë prej 1 milion e 325 mijë ushtarësh të gatshëm 6464 tanke, 1905 mjete luftarake ajrore dhe 15 nëndetëse.

4 – Japonia

Ushtrinë e vet e ka ngritur mbi qëllime mbrojtëse dhe sot ka ndoshta forcën më vdekjeprurëse të mbrojtjes që përbëhet nga një fole e madhe helikopterësh. Shpenzon 41.6 miliardë dollarë në vit, ka në gatishmëri 250 mijë trupa, 1613 mjete luftarake.

3 – Kina

Vitet e fundit ka rritur ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë duke e modernizuar atë. Sot shpenzon 2016 miliardë dollarë në vit, ka një forcë tokësore gjigante, prej 2 milionë e 333 mijë trupash, 9150 tanke, 2860 mjete luftarake ajrore dhe 67 nëndetëse.

2 – Rusia

Shpenzon 84.5 miliardë dollarë në vit, ka një personel prej 766 mijë trupash në gatishmëri, 15400 tanke, 3429 mjete luftarake ajrore dhe 55 nëndetëse.

1 – Shtetet e Bashkuara

Shpenzojnë 601 miliardë dollarë në vit për ushtrinë, ka një personal të gatshëm prej 1 milionë e 400 mijë trupash, 8848 tanke, 13892 mjete luftarake ajrore dhe 72 nëndetësehttp://m.gazetaexpress.com

albo tash seriozisht e kam perse serafim dilo legjenda12 nuk i vendos ne stafi

Posted: 18 Jan 2017 08:46 AM PST

albo tash seriozisht e kam perse serafim dilo legjenda12 nuk i vendos ne stafi jan me aktive ne forum sidomos serafim dillo ne forum e pergjitheshem vendos moderatore