Forumi Shqiptar: “Sot kan festë ditlindjet :” plus 14 more |
- Sot kan festë ditlindjet :
- 135 vjetori i lindjes. Një republikan model si Fan Noli
- Te çdo familje duket si festë ...!
- Paloka: Nuk ka koalicion parazgjedhor me LSI -në
- Uroj kudo ku ka shqiptar ...!
- Moti i keq, shumë akse rurale të bllokuara
- CNN: Shqipëria, mes 17 vendeve për t’u vizituar në vitin 2017
- Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës pas vdekje
- Polici fyen gruan e shoferit emigrant.
- Mergimtari Kritikon Qeverin e Kosoves - SHIKOJENI!
- Përvjetori i Një gazete ose Metamorfoza e një Pellumbi që kthehet në Korb
- Sot festojnë ditëlindjen :
- 33 të vdekur në burg
- Ne ke qeh me i ba mir....!
- Bani rrespekt : Atij që të don e t'rrespekton me zemër , n'qoft mashkull n'qoft femën.
Posted: 07 Jan 2017 08:04 PM PST SOT FESTOJNË DITËLINDJEN : A. H., mathias, shkodranja_uk, Gjenco (62), RushDragu (56), De_Kraja (53), kapedani (48), jerlind (48), tini12345 (44), loveplus (41), josh (40), arturo ui (40), amoxil (39), fbi (39), miri.gr (39), gfh (37), elio_03 (37), I_DREJTI (37), Grisildaa (36), bimbashi (35), campus (34), abaz (32), sy bukura (32), Pogradecar^Puro (32), Peace & Love (31), Mr. Love (31), GjIlAnAsI_BoY19 (31), xixellonja (30) PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES . |
135 vjetori i lindjes. Një republikan model si Fan Noli Posted: 07 Jan 2017 03:26 PM PST Pozicionimin në lëmin e demokracisë konseguente, Noli e shpalos kudo e kurdoherë, por më dukëshëm dhe qartë kjo ndodh në veprimtarinë publicistike. Në mënyrë tepër konçize e shpreh këtë mendësi kur ai bëhet njohës dhe interpret i republikanëve demokratë, mes të cilëve ai rradhit edhe veten me krenari… Nga Safet Ramolli Studjuesit dhe kritikët e Nolit pohojnë njëzëri se ai mbetet një figurë mjaft komplekse, e pasur dhe e pastër me të gjithë komponentët: publicist i spikatur, diplomat mbresëlënës, shqipëronjës i rrallë, orator i zhdërvjellët, poet i elegjisë, historian kontemporan, burrë shteti i kompletuar, poliglot potent, shërbëtor besnik e i dijshëm i fesë, atdhetar i ndjerë, bashkëshok e bashkëluftëtar shëmbullor etj. etj. Disa personaliteteve të kohës, por edhe më vonë e epitetuan "Peshkop i Kuq", sidomos pas një vizite që realizoi në Rusinë Sovjetike të pasvitit 1917, edhe pse kjo me indicie në kuadrin e përpjekjeve diplomatike për të garantuar njohjen e shtetit shqiptar sidomos nga Fuqitë e Mëdha. Por edhe qëndrimi dashamirës i tij ndaj regjimit shtetëror në Shqipëri në vitet 1945-1950, duket se ka shërbyer si "argument" për epitetimin e mësipërm. Posë gjithë këtyre, ai mbetet shembulli i njeriut demokrat në mendime, në qëndrime dhe veprime praktike. Edhe pse ky është një problem mjaft delikat, analiza në thellësi e veprimtarisë së gjithanëshme të tij si shkrimtar e poet, si burrë shteti, si publicist elokuent, si personalitet i aftë i ortodoksisë shqiptare, si humanist, e të tjera si këto, natyrëshëm të çon në shtratin e tij natyror të demokracisë Fan S. Noli është një republikan i mirëfilltë. Çështjen kombëtare e ka patur jo vetëm në boshtin dhe thelbin e publicistikës, por edhe të krijimtarisë letrare, të veprimtarisë fetare, të studimeve historike etj. Ai e ka ndjerë vehten gjithmonë shqiptar të denjë e të dobishëm për kombin e vet edhe kur u bë kryetar qeverie, edhe kur u rrëzua nga kjo lartësi e merituar, edhe kur punoi si punëtor krahu, edhe kur shkëlqeu si intelektual poliglot, edhe… Në gjithë fushën e veprimtarisë, të cilën e pati mjaft të gjerë, të mbingarkuar dhe intensive, ai spikati si demokrat konseguent, si republikan i mirëfilltë. Mëse një herë e pohon drejtpërdrejt dhe pa asnjë ekuivok se, ishte për një qeverisje të vendit në formën e Republikës Demokratike, e cila do të qe njëherësh e vetmja formë efektive, më e mira, më e pranueshmja nga vetë populli shqiptar për shkak të formimit të tij psikologjik, por edhe nga mendësia e Fuqive të Mëdha me tradita të pasura në lëmin e qeverisjes dhe administrimit të vendit dhe popullit në demokraci. E analizon problemin në kushtet konkrete të Shqipërisë, ku mbisundon varfëria ekonomike dhe prapambetja kulturore, ku nuk njihet aspak kultura demokratike dhe s' ka asnjë përvojë për pluralizmin politik, ku më së shumti ka munguar administrimi i mirëfilltë shtetëtor edhe për shkak të pushtimeve të huaja, të cilat për fat të keq kanë rezultuar të shumta dhe me kohëzgjatje, ku nuk njihet veprimtaria parlamentare sepse më së shumti vendi është ndodhur pa qeveri dhe pa qeverisje, kur ka etje të theksuar për kuadro e intelektualë të mirëfilltë e patriotë dhe, sidomos kur, midis mjaft personaliteteve nuk ka ndershmëri atdhetare, e mjaft të tjera si këto, Noli shprehet prerazi e qartë për nevojën e një qeverisjeje me një republikë të popullit si "… republika e Kongresit të Lushnjës, me një komision prej disa vetësh, në vend të një presidenti të njëshmë…". Ai e kishte të konsoliduar fare qartë mendimin se, koha e monarkisë në të cilën sundon me pushtet të gjithëfuqishëm një njeri, që thirret mbret, ka perënduar një herë e përgjithmonë, përfundim logjik që e formulon pas një analize të gjërë e të thellë që i bën këtij fenomeni shoqëror, në truallin shqiptar dhe më gjërë. Ruan mendimin se akti i shpalljes së Shqipërisë në vitin 1928 monarki dhe i A. Zogut mbret, është një akt i shkuar kohe, duke i dhënë kështu material të gatëshëm borgjezisë evropiane që të tallet me mbretërinë e fundit të shpallur në jugëperëndim të saj. Këtë formë qeverimi mjaft vende që e kanë patur edhe traditë, e hoqën ose me dhunë apo pas një farë konsensusi mbarëkombëtar, ndërkohë që atje ku ruhet ende, pothuajse kemi të bëjmë me një ritual formal. Kjo sepse veprimtarinë ligjvënëse dhe ekzekutive e zhvillojnë parlamentet pluraliste, ndërsa mbreti dhe oborri i tij, më së shumti për forcën e traditës e të zakonit sesa si domosdoshmëri, kanë pushtet tepër të kufizuar dhe veprimtaria e tyre është plotësisht e kontrolluar nga organet parlamentare, nga aparatet qeverisëse, nga individët e veshur me pushtet, por që të gjitha së toku ndodhen nën pushtetin e votës së drejtpërdrejtë dhe të lirë të komunitetit. Noli i kompletuar me kulturë të gjërë e të thellë të së kaluarës dhe atë bashkëkohore demokratike, njohës kompetent i situatave dhe zhvillimeve në botë, zotërues i mirë i historisë së kombeve dhe i evolucionit të shtetit, pohon në mënyrë kategorike se monarkitë "… e kanë damkën e vdekjes në ballë dhe shpejt a vonë do të shporren pa lënë gjyrmë…". Jo thjesht për të patur si pikë referimi, as edhe jo për të treguar se është erudit me përmasa madhore, deklaron me përgjegjësi intelektuali të formuar dhe politikani të zgjuar, por edhe atdhetari të përkushtuar se, figura të tilla si Uillsoni në SHBA, Mustafa Qemali (Ataturku) në Turqi, dhe disa të tjerë, kanë qënë kundër sistemit monarkik si formë qeverisjeje, prandaj edhe luftuan e i dhanë jetë republikës, si një formë qeverimi me frymëmarrje të gjërë e me mundësi të shumta për të shprehur dhe përmbushur dëshirat dhe interesat e shtetasve. Pozicionimin në lëmin e demokracisë konseguente, Noli e shpalos kudo e kurdoherë, por më dukëshëm dhe qartë kjo ndodh në veprimtarinë publicistike. Në mënyrë tepër konçize e shpreh këtë mendësi kur ai bëhet njohës dhe interpret i republikanëve demokratë, mes të cilëve ai rradhit edhe veten me krenari. Pregatitjen sistematike dhe graduale të pushtimit ushtarak të Shqipërisë në të "Premten e Zezë" më 7 prill 1939, Ai e gjykon si një veprimtari për t'i rrëmbyer popullit "… kafshatën,… kasollen dhe tokën…", pra as më shumë e as më pak, t'i gërryejë dhe ndërpresë atij jetën. Me këtë ngarkese emocionale shtron pyetjen retorike: "Po ne ç' qëndrim do të mbajmë?", së cilës i përgjigjet po vetë fare qartë, se në këtë çështje nuk mund të ketë qëndrim të dyzuar, nuk mund të bëhet fjalë për qëndrim të paanëshëm, nuk mund të veprohet në asnjë rrethanë dhe për asnjë arësye apo edhe shkak "… edhe ashtu, edhe kështu, … edhe me atë, edhe me këtë, … edhe me popullin, edhe me pushtuesit…, nga ana e jonë, kemi zgjedhur prej kohe anën e popullit. Nga ajo anë kemi për të qëndruar deri në fund…", artikulon F. Noli. Duke qënë kundër monarkisë në përgjithësi, ai është në veçanti prerazi kundër monarkisë zogolliane, e cila, gjithnjë sipas tij, mund të jetë një ndër shembujt e rrallë të një monarkie të prapambetur si nga ana e kulturës së përgjithëshme, e asaj politike, administrative, pluripartiake, ekonomike etj., duke krijuar imazhin e një monarkie të vendeve aziatike apo afrikane, e cila e ka të vështirë, për mos thënë të pamundur, të integrohet në Evropë. Në vitin 1931, por edhe më parë, meqënëse A. Zogu ishte i sëmurë dhe pa trashëgimtar, në qarqet politike brenda vendit dhe në kulisat diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës thureshin intriga si dhe pregatiteshin kurthe kundër vendit tonë. U kristalizua edhe një mendim për rikthimin e Princ Viddit. Por F. Noli si analist i mprehtë politik konkludoi se, në këtë mënyrë vendin e një katili me tipare ballkanase do ta zerë një njeri i butë me tipare evropiane, i cili nuk vret prapa shpine kundërshtarët, vendin e një autokrati shqiptar me tipare të karakterit afrikan do ta zerë një mbret evropian, i cili do t'i japë popullit sado pak liri konstitucionale, por që gjithësesi përfundimi do të jetë fatal, do të vazhdojë rrokullisja abdullahore e vendit deri sa të vijë momenti kur "fundi i tmerrëshëm" aktual do të zëvëndësohet nga një "tmerr i pafund". Në vijim dhe prerazi Noli ruan mendimin se, Shqipërisë nuk i duhet një formë qeverisje oligarkike mbretërore me një mbret në krye, me një princ apo prijës në krye, por një republikë me grup intelektualësh patriotë në krye, ashtu sikurse edhe Sami Frashëri pyetjes "Ç'duhet bërë?!", i është përgjigjur prej kohësh i bindur se, forma e qeverimit demokratik ku "…më i saktë se të gjithë grupet e veçanta është populli i tërë…", është më e përshtatëshmja dhe më e pranueshmja. Deziluzioni i Nolit mbetet një çështje momentale. Ky personalitet i spikatur, përgjatë udhëkryqeve ku u ndodh vendi dhe populli i tij, pati edhe momente dëshpërimi, deri në një farë gjendjeje deziluzioniste. Në dhjetor 1925, në vitin e parë të rrëzimit përdhunëshëm të kabinetit qeveritar që Ai pati nderin, obligimin dhe përgjegjësinë ta kryesojë, në analizë të ndarjes në grupime të intelektualëve shqiptarë në nacionalistë dhe antinacionalistë, i dëshpëruar shprehet: "Posa Shqipëria nuk shpëtuaka veç dyke e copëtuar e dyke vdekur…", intelektualët shqiptarë të deklarojnë të harruar ëndërrën e forcimit të Shqipërisë dhe sejcili të shikojë punën e tij. Pas një viti, i indinjuar nga mënyra e qeverimit të kohës, duke stigmatizuar përkrahësit e regjimit, deklarohet afërsisht se është punë më e lehtë të prishësh se sa të ndreqësh, është më lehtë të vjedhësh se sa të krijosh pasuri, po ashtu më lehtë është të copëtosh se sa të rritësh një atdhe të vogël e të pafuqishëm, është "… më lehtë të robërosh një popull të mjerë e të skllavëruar, se sa ta ngresh, ta çlirosh…", konkludon me keqardhje e dhembje njëkohësisht. Por ai njëherazi nënvizon se, sistemit feudal i intereson padija, injoranca, varfëria, fanatizmi, spiunllëku etj., të cilat e ndihmojnë që t'i zgjatet jeta. I indinjuar prej gjendjes mjerane të popullit të vet, u bën thirrje me dhembje intelektualëve, atyre që u dhembset atdheu, që ta shohin realitetin në sy dhe realisht, dhe, si atdhetarë të bëjnë përpjekje për të gjetur "ilaçin" që gjendja të shëndoshet. Njëherësh i bën thirrje popullit që të kërkojë shkaqet e gjendjes së mjeruar, të japë kundërpërgjigje të vendosur, e cila t'i japë fund bisedimit me fjalë, dhe të veprohet "… edhe me grusht, me grusht mbi kokën e kusarëve, që të vjedhin kur e ke, e të tallin kur zgjat dorën…". Zhvillimet politike, që e mbërthyen popullin shqiptar për dekada të tëra, e lanë atdhetarin Fan S. Noli dhe shokët e tij larg atdheut, në pamundësi që t'i ndodheshin atij pranë në hallet e shumta që ka patur, të shkaktuara sa nga fqinjët e pabesë aqë edhe nga fati i keq që pati qeverisje, që e mbajtën të izoluar, të ndrydhur, në varfëri të tejskajëshme ekonomike. Thelbin e shpirtit të tij demokrat dhe të atdhetarit të spikatur e konseguent e shpreh më mirë se kushdo tjetër vetë Noli, kur në mënyrë konçize artikulon edhe sa vijon: "Jam në këmbë e me ballin lart, në krye të Kryqëzatës për idealet kombëtare demokratike…". Kjo ka qënë motua e tij, ky ka qënë qëllimi i një jete të madhe, i një zemre atdhetare, që punoi veç për atdhe e popull. |
Te çdo familje duket si festë ...! Posted: 07 Jan 2017 02:44 PM PST pershndetje i nderuemi lexues . |
Paloka: Nuk ka koalicion parazgjedhor me LSI -në Posted: 07 Jan 2017 01:34 PM PST E vetmja derë e hapur për Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se është ajo e Kryeministrit Edi Rama, pasi demokratët as që e mendojnë t'i shtrinë dorën e bashkëpunimit ish – aleatit të tyre për një koalicion parazgjedhor. Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 18 Qershorit, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LSI -në, teksa e quan si pjesë të keqqeverisjes. Ajo që është kryefjalë e betejës së demokratëve janë zgjedjet e lira e të ndershme. Por ata thonë se me Kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Paloka thotë se precedentët e mëparshëm për manipulime të zgjedhjeve në Korçë, Dibër e së fundmi Kolonjë janë dëshmi e një procesi që Kryeministri po tenton ta shtrijë edhe në zgjedhjet parlamentare. Pasoja e përsëritjes së këtij fenomeni, thotë Paloka, do të sjellin vetëm destabilitet në vend. Paloka hedh edhe idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, për të mundësuar përdorimin e teknologjisë së zgjedhjeve. Pjesë e aksionit të opozitës është edhe mbajtja e protestave, por Nënkryetari Paloka shprehet se ende nuk ka një qëndrim nga strukturat e partisë për nisjen e tyre. Tv Klan |
Posted: 07 Jan 2017 05:18 AM PST pershndetje i nderuemi lexues . |
Moti i keq, shumë akse rurale të bllokuara Posted: 07 Jan 2017 04:59 AM PST Veriu i vendit vijon të mbetet i bllokuar nga ngricat dhe temperaturat e ulëta. Në Dibër, termometri ka shënuar -15 gradë Celsius dhe akulli ka mbuluar Burrelin, Peshkopinë dhe Bulqizën. Në qarkun e Shkodrës, akset Bogë-Qafë Thore, Theth-Bregu i Lumit-Mali i Shoshit-Prekal janë të bllokuara nga bora. Gjithashtu, të bllokuara janë dhe akset Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë. Si pasojë e motit te keq, ngricave dhe borës vijon të jetë i bllokuar dhe aksi Fushë Arrëz -Iballë dhe në Malësi të Madhe akset Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë. Në qarkun e Lezhës trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 100 cm dhe të bllokuara nga dëbora janë njësitë administrative të Fanit, Selitës, Oroshit dhe njësia administrative Kaçinar në Mirditë. Në qarkun e Elbasanit, akset Elbasan-Gjinar-Zavalinë, Elbasan-Funar, Gramsh-Kukur, Gramsh-Poroçan dhe Gramsh-Lenijë janë të kalueshme me zinxhirë. Tre fshatra të njësisë Lenijë janë të bllokuara nga bora. Në Prrenjas ka prani të madhe akulli dhe mbeten të bllokuara Rrajca e Sopoti. Ndërkohë që fshati Skënderbe, përveçse është i bllokuar nga dëbora, ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Në Librazhd, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Të bllokuara janë vetëm komunat Steblevë dhe Qarrishtë. Në qarkun e Korçës, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Vetëm pikat turistike të Dardhës e Voskopojës kalohen me zinxhirë si dhe aksi Korçë-Ersekë. / Top Channel |
CNN: Shqipëria, mes 17 vendeve për t’u vizituar në vitin 2017 Posted: 07 Jan 2017 04:57 AM PST Në "vendin e vogël mesdhetar" do të gjeni "diell, çmime të lira dhe plazhe të paprekura kilometër pas kilometri", lexohet në artikullin e CNN. Më tej, shtohet se ushqimi shqiptar ngjan me atë grek, por çmimet janë shumë më të lira sesa në vendin fqinj. Në Facebook, kryeministri Edi Rama shkroi se ky artikull tregon se vendi po rritet çdo vit e më shumë. "Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t'u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të", lexohet në postimin e kreut të qeverisë. / Top Channel |
Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës pas vdekje Posted: 07 Jan 2017 04:52 AM PST Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion. Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik. I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme. Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore, transmeton Lajmi.net. Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim 'të gjallë' në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme. Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin "Dëshmia e Parajsës", libër ky që ishte më i shituri i NY Times. Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri. Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi: – Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të. – Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë. – Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike. Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt. Ju nuk jeni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt. "Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje," shprehet ai. Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë," vazhdon të thotë ai. 360grade.al |
Polici fyen gruan e shoferit emigrant. Posted: 07 Jan 2017 04:50 AM PST Një emigrant shqiptar që punon në Greqi u kthye për pushime në Shqipëri, por është hasur me një aksident që i kushtoi shumë, jo në aspektin fizik, por në vlerë monetare dhe në një dhimbje të madhe, që vendi i tij vështirë se do të bëhet ndonjë ditë. Ai ishte nisur për në Greqi, por në vendin e quajtur Markosh, në Tepelenë u përplas me një makinë "Land Rover" me targa shqiptare AA816KM dhe me emër Agim Selim Ziflaj. Nga të dyja automjetet përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar dhe sipas drejtuesit të automjetit, Sofokli Prifti, faji ishte i të moshuarit, ndaj ai u afrua dhe i kërkoi falje duke i thënë se do të paguante dëmet. Por, kur erdhi policia gjithçka ndryshoi, i moshuari së bashku me të tjerët që kishte në makinë, jo vetëm që nuk pranuan fajin, por bënë të pafajshmin dhe gjobën e mori Sofokli Prifti, i cili thotë më tej polici i ofendoi edhe familjarët, përfshirë këtu edhe gruan. Denoncimi ne JOQ "Me quajne Sofokli Prifti. Makina: Nissan Navara me targa MIP****. Ne daten 3-1-2017 u nisem nga Shqiperia per te ardhur ne Greqi ,ishte ora 9 (me oren shqiptare) ne vendin Markosh TEPELEN ..kur na u perplas nga ana e djatht nje plak me makine Land Rover me targa shqiptare AA816KM me emer AGIM SELIM ZIFLAJ. Per fat te mire te gjith shpetuam mire (nga te dyja makinat) Nderkohe qe i moshuari doli nga makina bashk me gruan e tij duke u qar na tha se do paguante fajin qe beri sepse kuptovi qe ai kishte fajin. Tani do kalojme ne temen qe shkaktoj zemerimin tone …dhe do perpiqemi te drejten pavarsisht sa e veshtire mund te jete .. Erdhen policet te vendit TEPELEN ..fillimisht na pyeten ne se jemi te gjith mire …deti ketu gjithcka mire …pak minuta me vone erdhi komandanti i policise qe zoti ta bej police kete njeri me emer KUDRET MALAJ …Ne fillim vajti dhe takoj te moshuarin sepse njifeshin te dy …dhe mbas 5 minutash u afrua nga ne dhe me aspak respekt na fliste sikur ishim kriminel ,pas pak thirri nje shokun e tij gjasme si teknik per te bere matjet e aksidentit . Duke folur pak me larg se ne ,u afruan dhe na thane se fajti ishte i yni (nderkohe qe duket shume mire nga fotografite se kush ishte fajtori ) Dhe ne oren qe po u shpjegonim se si ndodhi aksidenti ,zoti KUDRET MALAJ ju drejtua femijes time dhe i tha "PSE ME RRI ATY SI GANGSTER AFER MEJE IK QE KETU DHE MI HIQ ATO DUART NGA XHEPAT " ketu duhet te themi qe temperatura ishte -10grade. Edhe nderkohe qe ishim te gjithe te tronditur nga ngjarja prap zoti KUDRET MALAJ i tha gruas time qe po i shpjegonte se si u perplasen makinat "Ik me pirdhu budallacke futu brenda ne makine dhe mos llafose" ne ate moment u hodhen drejt tij dy femijet e mi dhe i larguan policet e tjere. Nderkohe qe po ndodhnin keto gjera te gjithe na u kundervune neve qe nuk kishim faji dhe atij qe shkaktoj te gjith aksidentin nuk i tha asnjeri asnje llaf mbas pes minutash nje nga fisi i te moshuarit pyeti zotrin KUDRET MALAJ kujt i ishte Nissan Navara dhe polici u pergjigj "Ja atit budallait atje" duke treguar mua! Un i njejti vajta dhe i kerkova te moshuarit te tregonte me saktesi cfare kishte ndodhur por ai me tha "nuk do them asgje me le rehat "kur pak minuta perpara se te flasi me zotin KUDRET pranoj qe ai kishte fajin! Zoti KUDRET MALAJ me coj ne polici dhe mori vendimin qe fajin e kisha un me denuan edhe me gjobe dhe me kercenoj qe neqofte se nuk firmosja letrat qe kishte mbushur ai sipas deshires te tij nuk do te me jepte dokumentat e mija (lejen e qarkullimit, patenten, karten jeshile edhe siguracionin ) Bente shume ftohte jasht ishte -10 grade, e gjithe familja ime kishte ftohte keshtu qe u detyrova te firmosja letren. Sa e firmosa polici KUDRET MALAJ shikonte te moshuarin edhe i buzeqeshi plakut duke u tallur edhe duke nenvleresuar mua dhe pastaj me tha "Ik pirdhu tani". Ne ate moment ju drejtova dhe i thash do flasim prap ne te dy dhe te jesh i sigurt qe do kerkoj per te drejten time. Ai qeshi prap me ironi dhe me tha "kur te kthehesh prap nga greqija hajde ndonje xhiro ketej qe te kerkoje te falur"! Njerez si keta i bejn keq vendit tim edhe perlyejn emrin e policise Shqiptare! Shpresoj qe ju mos tju ndodh kurre qe te mplekseni me njerez te tkurre!" Burimi: Dritare net |
Mergimtari Kritikon Qeverin e Kosoves - SHIKOJENI! Posted: 07 Jan 2017 01:42 AM PST Nje mergimtar nga Podujeva, i cili jeton dhe vepron ne Gjermani, ka disa fjale per vendlindjen. |
Përvjetori i Një gazete ose Metamorfoza e një Pellumbi që kthehet në Korb Posted: 07 Jan 2017 12:53 AM PST U lumturova kur Presidenti i vëndit i dha Urdhërin ` "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" ` gazetës `RD` alias `Rilindja Demokratike`, për kontributin e saj në lindjen dhe zhvillimin e Demokraicsë në Shqipëri, por edhe u zhgënjevva, kur shoh përditë sidomos pas vitit 2013, dhe në përgjithësi kur PD del në Opozitë, disinformime dhe baltosje të Shqipërisë me idenë se `Qëllimi justifikon Mjetin`, duke nxirë cdo gjë. Në numrin e saj të pare gazeta Rilindaj demokratike e filloi jeten e saj me artikullin pa autor `Fjala e Pare` qe shprehte edhe opinionin e stafit te parë opozitar te kësaj Partie me emrin Partia Demkratike. Dhe sot duket se sa përçudnim ka për fjalën Rilindje kur e përdorin të tjerët. Në atë numër slogani ishte: `Liria e gjithsecilit të bëhet garancia e lirisësë të gjithëve`. Po aty, shkruajti artikullin Ben Blushi dhe Bledi Fevziu `Katër ditët e mëdha të Studentëve` Gjithashtu shkruajti po në atë numër të parë Dritëro Agolli, Sali Berisha, Ismail Kadare, të gjithë ish komunistë të penduar, ish komunistët nga 173 personat të cilit u përzgjodhën nga Ramiz Alia për të bëë ndryshimin. Çuditërisht në atë kohë shkruan të vërtetën. Shkruan dhe ish spiunë të penduar si Preç Zogaj, Frrok Çupi (?!), të cilët e përdorën fjalën `Rilindje` me një mallëngjim të paparë aq sa sot fjala `Rilindje` e përdorur nga `armiqtë` e PD, duket sikur ka kuptim tjetër, atë që i japin po këta njerëz që shkruan për herë të parë aty, sot askush nga këta njerëz që janë gjallë e shëndoshë e mirë dhe nga më të pasurit e vëndit, nuk shkruan në këë gazetë (përveç z. Çupi i cili shkruajti pas 26 vitesh përsëri). Madje Frrok Çupi shkruajti një artikull me titull `Vallë a do të dalë i dyti? – një shkrim që shprehte frikën nga komunistët(?!) për të ardhmen e gazetës, në një kohë që sot flet komplet ndryshe. Sigurisht në gazetën e atëhershme shkruan dhe artikullshkrues të talentuar që nuk kishin patur funksione drejtuese as partiake dhe as shtetërore në kohën e ditaturës, artikujt e të cilëve po ti shohesh sot mund të konstatosh ndryshimin e madh midis artikuj shkruesve ish-komunistë të përzgjedhur për ndryshimin e sistemeve, me opozitarët dhe intelektualet e vërtetë të rregjimit si Natasa Lako, Mitro Cela, P. Kolevica, Teodor Keko, etj, dhe ish të persekutuar të tjerë, që shkruan ditët dhe muajt e mëvonshëm deri kur Partia Demokratike e kësaj gazete mori pushtetin. Aty shkruajti dhe kryeministri i sotëm, ai që u dëbua me dhunë nga PD në atë kohë, nga ish Kryetari i PD. Kur filloi ndryshimi? Filloi kur filloi botimi i gazetës së famshme `Koha Jonë`. Atëhere RD humb funksionn e `përçueses së fjalës së lirë`, dhe u bë zëvëdhënse e interesave partiake dhe nuk kishte ndonjë ndryshim nga gazeta e PS - ZP; rolin e saj e morën gazeta të tjera si Koha Jonë dhe Aleanca, së bashku me gazeta e media të tjera opozitare. Po të shohësh gjatë këtyre 26 viteve, sidomos tre vitet e fundit, artikujt kryesore janë me tituj të frikshëm madje aspak gazetareske, dhe as që bëhet fjale për `fjalën e lirë` por bëhet fjalë për `urrejtjen e lirë`, nuk bëhet fjalë për `Rilindje`, por për `vdekje dhe shkatërrim`, nuk bëhet fjalë nëse gazeta `A do të dalë ditën e nesërme gazeta`, por bëhet fjalë `a do të shkatërrojme dhe a do të iki nga pushteti Edi Rama`….., dhe shkrime që ulin dinjitetin e Shqipërisë para vëndit dhe para botës. Ja titujt e kësaj gazete pas 26 vitesh me 5 janar 2016: `Rama me 33 zyrtarë në Panama Papers`, `Tritoli tek Farmacia u vendos nga vetë Tahiri`, CNN: Shqipëria e zhytur në korrupsion . Por ka dhe një artikull të z. Frrok: `Është koha që mediat t'ua kthejmë njerëzve`, një artikull që tregon qartë se pas 26 vitesh kjo media e shkruar nuk e ka mbajtur fjalën. Të paktën të shpresojmë se po bën një autokritikë të vërtetë. Sigurisht nga një Pëllumb i Fjalës së Lirë më 5 janar i vitit 1991, RD ëhtë kthyer në një Korb të gënjeshtrës pas 26 viteve. Kjo gazetë e shpresës para 26 viteve, gazeta e parë opozitare, gazetë e cila me shumë mundime dhe përpjekje arriti më në fund të përçonte mendimin opozitar si asnjëherë tjetër. Njerëzit filluan ta blenë ato muajt e parë të daljes së saj me çmim disa herë më të madh, pavarësisht se ajo gazetë e kishte çmimin njëlloj si gazetat e tjera, gjë që tregonte interesimin e madh të popullit të shumëvuajtur nga rregjimi i pesëdhjetë vjeçar i diktaturës. Në atë gazetë shkruajtën penat më të mira të Shqipërisë, penat e gazetarëve, penat e intelektualëve të shquar, madje dhe penat e ndonjë shkrimtari. Ashtu sikundër lind një njeri ashtu dhe lindja e një Mediaje të shkruar krijon një gëzim të papërshkruar, një ndjenjë lumturie dhe në opinionin e njerzve që e lexonin krijohej idea se ndryshimi i madh nisi. Mund të thuhet pa frikë se ndryshimi i sistemit komunist me sistemin e ri, e ka patur pikën e fillimit datën e lindjes së kësaj gazete. Rruga e gjatë e gazetës Rilindja Demokratike i ngjante rrugëtimit të pëllumbave korrierë të cilët dërgoheshin me letren e lidhur në këmbën e tyre dikur nga mbrojtësit tek aleatët, për tu ndihmuar të shpëtonin nga rrethimi. Dhe Kështu vazhdoi rrugëtimi i kësaj gazetë legjendë, ashtu sikundër dhe gazeta Zëri i Popullit (ZP) e krijuar në ditët e vjetra të lindjes së saj gjatë pushtimit fashist-nazist. Sidoqoftë, aktiviteti mediatik i kësaj gazete opozitare , filloi të zbehej dhe herë të rizgjohej nga gjumi me ulje ngritjet e saj gjatë viteve kur Partia Demokratike që e lindi, hypi në pushtet. Këto ulje ngritje të kësaj gazete të nderuar mediatike vinin në rradhe të parë nga ndikimi i partisë në pushtet por dhe nga Kryeredaktorët që zëvëndësonin njëri tjetrin sipas kthesave të pushtetit. Në lumin e lajmeve, informacioneve, analizave, opinioneve, fotove, nekrologjive, reklamave, filloi të shquhej edhe një element i ri i pangjashëm më parë dhe jo në dijeni të publikut –disinformimi, cili po sofistikohej përherë e më shumë. Pëllumbi i dikurshëm që informonte publikun me analiza opinione interesante, po kthehej ne një Korb që nxinte me disinformimet e tij. Pas 26 vitesh me rastin e Përvjetorit të saj për herë të parë pas shume vitesh, me 5 janar 2016 në numrine kësaj gazete, u vu re një ndryshim në fjalorin dhe psikologjinë e kësaj gazete: nuk kishte shumë sharje. Kishte artikuj të butë, aspak armiqëssorë përveç atyre tre artikujve tip `Korbi` që vjellin vrer e shpifje. Artikujt e pas 26 vitesh të datës 5 janar 2016, kishin një reflektim në vetvehte që nga titulli që i kishte vendosur ish-kryetari i PD: `Media e të vërtetave dhe e vlerave të lirisë` (në fakt ishte një disinformim alla berisha, por me gjuhë më të butë), gjëndej edhe artikulli konspirativ me titull të çuditshëm të Kryetarit aktual të PD: `Prej të vërtetës do të fitojmë`, por dhe artikulli autokritik i Frrok Çupit që përmëndëm më sipër. Le ta urojmë dhe të shpresojmë seriozisht që PD dhe gazeta e saj, të vazhdojë rrugën e Opozitarizmit dhe jo të armiqësisë, le të shpresojmë që PD dhe azeta e saj RD të paraqesë fjalën e lirë dhe jo dis-informimin, le të shpresojmë që PD dhe gazeta e saj Rillindje, të përkrahë Rilindjen e vëndit dhe të mos mbulojë dështimet e saj që i kanë shkaktuar Shqipërisë dy herë rrënim të vendit, le të shpresojmë që PD dhe gazeta e saj Rilindje të përkrahë Rilindjen dhe të mos u a hedhi fajin të tjerëve për tre `K` e këqija që ajo i ka bërë vetë si kanabizim, korrupsion, dhe keqqeverisje. Le të shpresojmë që PD dhe gazeta e saj e respektuar RD, të mos bëhet si simotra e saj ZP që u mbyll pikërisht sepse arriti në momentin që nuk kishte për të thënë asgje dhe që nuk përfaqësonte më asgje. Urime dhe Suksese në Jetë. |
Posted: 06 Jan 2017 07:51 PM PST SOT FESTOJNË DITËLINDJEN ankth', raziel, the end, pjeter (64), faton begolli (44), rimi_ (43), Agim2 (43), Genti73 (41), Kosovarja_UK (38), djal me cika (38), Marli (37), Ketrushja (37), DejvDejv (37), laetitia (37), uendi (37), TheVaLo, bubu (36), WILD BOY ZZZ (36), beri (35), Erdie (34), Erdeta. B (34), vli (34), Erka (34), KosovoBoy (34), Tania (33), JETA-Gjilan (33), <GRUPI> (32), joanna (32), CuTe-BruneTTe (31), toni174 (31), lolushka, _Alda_ (30), -Alda-, lleeddii, *ShkoDranE*, ylberi i art (25), Valonis PESHNDETJE INDERUEMI LEXUES . |
Posted: 06 Jan 2017 12:35 PM PST Pas asaj në burgun "Manaus" ku humbën jetën 56 të burgosur, një tjetër tragjedi ka ndodhur në një burg në Brazil. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, 33 të burgosur janë gjetur të vdekur në Roraima. Autoritetet bëjnë me dije se tashmë situata është nën kontrollin e forcave të rendit. Ministria e Drejtësisë së Brazilit njofton se masakra ka ndodhur për shkak të një grindje mes bandave rivale brenda burgut./ tvklan.al |
Posted: 06 Jan 2017 10:34 AM PST pershndetje i nderuemi lexues . |
Bani rrespekt : Atij që të don e t'rrespekton me zemër , n'qoft mashkull n'qoft femën. Posted: 06 Jan 2017 07:02 AM PST pershndetje i nderuemi lexues . |
You are subscribed to email updates from Forumi Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |