Forumi Shqiptar: “Nis hetimi për pasurinë e Alfred Pezës” plus 2 more

Forumi Shqiptar: “Nis hetimi për pasurinë e Alfred Pezës” plus 2 more


Nis hetimi për pasurinë e Alfred Pezës

Posted: 16 Jan 2017 10:36 AM PST

Emri:  1484558058ildkpkpkpkp.jpg    Shikime: 54    Madhësia:  22.2 KB

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), ka filluar kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit Alfred Peza.

Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë nga bashkëshortja e deputetit, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003 të Alfred Pezës.

Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.

Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

A mund te rrit parametrat e pc?

Posted: 16 Jan 2017 02:03 AM PST

Pershendetje. kam nje pc model dell optiplex 780 me procesor intelcore duo dhe ram 4 gb dd3. A mundet te rrit parametrat e kesaj pc psh ti vendos procesor intelcore i3 ose quadcore gjithashtu dhe ramin nga 4gb ne 8 gb? Faleminderit.

Pyetje per Muslimanet.

Posted: 15 Jan 2017 10:23 PM PST

33. Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!”
34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.

A u ringjall Jezusi?