“Forumi Ekonomik Botëror: Të ndryshojë natyra e kapitalizmit” plus 9 more 24 ore lajme |
- Forumi Ekonomik Botëror: Të ndryshojë natyra e kapitalizmit
- BB: Shqipëria, nivel më të lartë investimesh në rajon
- “Kam të dashur të rinj dhe kjo i bezdis njerëzit”
- Kur aktorët dashurohen në sheshxhirim
- JLo i dhuron kushërirës…Ronaldon
- Macron: Euro mund të dështojë pas 10 vitesh
- CEZ-i, reagon “miku i Shkëlzenit”: Nuk i fshihem drejtësisë
- “Black out” energjetik në Greqi, ndërpret eksportin në Shqipëri
- SHBA nuk do të reagojnë, nëse raketat koreanoveriore nuk “kërcënojnë”
- Vuçiç: Mora garanci nga kryeministri indian se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës
| Forumi Ekonomik Botëror: Të ndryshojë natyra e kapitalizmit Posted: 11 Jan 2017 07:42 AM PST Reformimi i natyrës së kapitalizmit është i nevojshëm për të luftuar apelin në rritje të lëvizjeve politike populiste anembanë botës. Kështu është thënë gjatë punimeve të Forumit Botëror të Ekonomisë, gjatë kësaj të mërkure. Për të pasur një rritje ekonomike më të madhe, – është thënë gjithashtu, – është e nevojshme por jo e mjaftueshme ... |
| BB: Shqipëria, nivel më të lartë investimesh në rajon Posted: 11 Jan 2017 07:33 AM PST Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë si një nga ekonomitë me nivelin më të lartë të investimeve të huaja në rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore. Në raportin e sapopublikuar prespektivën globale, banka raporton se investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën në vitin 2015 sa 9 për qind e prodhimit kombëtar, duke lënë mbrapa shumicën ... |
| “Kam të dashur të rinj dhe kjo i bezdis njerëzit” Posted: 11 Jan 2017 07:26 AM PST Madonna ka deklaruar në një intervistë për revistën "Harper's Bazaar" se është ndjerë e paragjykuar gjatë gjithë jetës së saj. Sipas 58-vjeçares, arsyeja ka qenë sepse ka jetuar jetën që donte, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm. "Gjithmonë jam ndjerë e paragjykuar dhe e shtypur. E di që shumë njerëz do të thonë se është qesharake ... |
| Kur aktorët dashurohen në sheshxhirim Posted: 11 Jan 2017 07:20 AM PST Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, sipas mediave amerikane, kanë rënë në dashuri gjatë xhirimit të filmit të tyre të ri. Yjet e Hollivudit kanë qenë të zënë kohët e fundit me filmin "Mary Magdalene", aty ku Joaquin luan rolin e Jezusit, ndërsa Rooney atë të Maria Magdalenës. Një burim ka thënë për "New York Post" ... |
| JLo i dhuron kushërirës…Ronaldon Posted: 11 Jan 2017 07:15 AM PST Jo gjithë dhuratat mund të bëhen për ditëlindjen e një miku a ta afërmi, por po të jesh Jennifer Lopez, ato realizohen pa asnjë pengesë. Këngëtarja portorikane ndodhej në Portugali me kushërirën e saj, Tina Rios. Kjo e fundit festonte ditëlindjen e saj dhe JLo, duke e ditur që ajo është një fanse e çmendur ... |
| Macron: Euro mund të dështojë pas 10 vitesh Posted: 11 Jan 2017 07:04 AM PST Euroja mund të mos ekzistojë pas 10 vitesh, nëse Parisi dhe Berlini dështojnë të forcojnë monedhën e përbashkët të unionit. Ky është paralajmërimi i kandidatit presidencial francez, Emmanuel Macron, duke shtuar se sistemi aktual sjell më shumë përfitime për Gjermaninë, në dëm të vendeve anëtare më të dobëta. Macron ka shërbyer si ministër i Ekonomisë ... |
| CEZ-i, reagon “miku i Shkëlzenit”: Nuk i fshihem drejtësisë Posted: 11 Jan 2017 06:56 AM PST Pasi nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizimin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i. Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t'u paraqitur në komision e ka marrë ... |
| “Black out” energjetik në Greqi, ndërpret eksportin në Shqipëri Posted: 11 Jan 2017 06:51 AM PST Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një "black out" energjetik në Greqi. Të ndodhur përballë kësaj situate, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Autoriteti i Shpërndarjes së Energjisë ka qenë i detyruar të ndalojë eksportet e planifikuara përmes interkoneksioneve me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Kjo situatë, raportojnë mediat greke, do të vijojë deri ditën e ... |
| SHBA nuk do të reagojnë, nëse raketat koreanoveriore nuk “kërcënojnë” Posted: 11 Jan 2017 06:40 AM PST Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter është shprehur se Shtetet e Bashkuara jo domosdoshmërisht mund të qëllojnë ndaj raketave koreano-veriore, nëse ato nuk përbëjnë kërcënim për Amerikën. Ai tha se ushtria amerikane do të synojë të mbledhë informacione nga shërbimet sekrete mbi kursin e fluturimit të raketave, në vend që t'i rrëzojnë ato. Deklaratat e ... |
| Vuçiç: Mora garanci nga kryeministri indian se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës Posted: 11 Jan 2017 06:31 AM PST Kryeministri indian, Narendro Modi, do t'i japë përkrahje të plotë integritetit territorial të Serbisë. "India në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës", ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Kreu i qeverisë serbe, pas takimit me kryeministrin indian ka theksuar se kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Serbinë, "marrë parasysh me siguri ... |
| You are subscribed to email updates from 24 ore lajme. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





