Flori Bruqi : Ramushi,Treni serb dhe kërcnimi me luftë i Serbisë ?!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sërish ka bërë krahasime mes Krimesë dhe Kosovës. 


Image result for putin e mbron kosoven

 Këtë herë, presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar për herë të parë se pavarësia e Kosovës është vullnet i popullit. Për të, edhe bashkimi i rajonit të Krimesë me Rusinë, është vullnet i popullit rus atje.

Presidenti rus Vladimir  Putin akuzon perëndimin se është dyfytyrësh në politika, pasi në njërin rast e njeh pavarësinë, ndërsa në tjetrin shprehet ndryshe. Analisti politik serb, Dushan Janjiç ka thënë për “Blic” të Beogradit se Putin po mbron interesat e shtetit dhe të popullit rus. “Vetëvendosja në Kosovë dhe Krimea janë e njëjta gjë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën. Deklarata e Putinit nënkupton: nëse na e pranoni Krimenë, ne do të lëshojmë Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Madje, është çështje kohe kur Rusia do ta zhbllokojë Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha  Dushan Janjiç. 


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Serbia po llogaritë në Rusinë për ndarjen e Kosovës



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë  se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e "skenarit të vjetër për ndarjen e një pjese të Kosovës".

“Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar”, ka thënë Thaçi.

Kërcënimet e Serbisë me luftë, ka shtuar Thaçi, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës (pjesa veriore).

“Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj”, ka shtuar Presidenti i Kosovës.

beogradi, sipas tij, është i gatshëm që t'i viktimizoj serbët e Kosovës për t’i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Thaçi ka thënë se fjala “luftë” do të duhej të largohej nga fjalori nacionalist në Serbi.

“Serbia sot kërcënon Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, kërcënon Kosovën. Është shndërruar në adresën e kërcënimit të paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Thaçi.

Kërcënimet me luftë, ka vijuar ai, do të duhej të shiheshin me shqetësim tek të gjithë faktorët ndërkombëtar e sidomos nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Pavarësisht kësaj gjendje të tensionuar, Kosova i bën thirrje Serbisë për dialog dhe bashkëpunim”, është shprehur Thaçi.

“Nëse Serbia thërret për luftë, Kosova bën thirrje për paqe. Nëse Serbia bën thirrje për ndarje territoriale, Kosova bën thirrje për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë ndër tjera, presidenti Thaçi.




****


Presidenti rus Vladimir Putin trondit presidentin serb Tomislav Nikoliqin  me deklaratën e tij për Kosovën 

Image result for putin e mbron kosoven

Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.


Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.




 Pse po ngutet Presidenti serb Tomislav Nikoliç dhe Premieri serb Aleksandër Vuçiç  ta destabilizojë Kosovën?


Serbët organizuan festë kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet. Pse, ata, tash nuk po e presin në qetësi Trump’in që ta marrë timonin në Shtëpi të Bardhë? A po frikësohen serbët që Trump dhe Putin do të bëjnë tregti në mes të Kosovës dhe Krimesë?



Prej kur është shpallur pavarësia, Serbia kurrë më shumë nuk ka ndërmarrë hapa provokues në drejtim të Kosovës. Pothuajse për çdo javë shpik diçka të re.

E filluan me ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Në rrethana normale, duke marrë parasysh kontekstin, secili shtet do të duhej të ndërhynte për ta rrënuar atë. Teorikisht një akt i tillë i Prishtinës do të ishte i domosdoshëm, por praktikisht dërgimi i mjeteve të rënda për rrënimin e tij do të nxiste tensione të mëdha në mes të banorëve, në të dy brigjet e lumit. Do të kishte gjasa reale për një gjakderdhje të re, e cila do ta krijonte një momentum të ri politik, që do ta dëmtonte pozicionin e Kosovës në botë – në këtë botë të re dhe të paqartë.

Pastaj, nuk vonoi shumë dhe ndodhi arrestimi i Haradinajt në Francë. Do ta gjenim veten në një mal të dendur, sikur të provonim të bënim çfarëdo analize për ta sqaruar këtë situatë. Ajo çfarë mund të themi është se Serbia, karshi Francës së fuqishme, u soll në mënyrë shumë më arrogante, se sa ishte sjellë, bie fjala, në rastin kur Sllovenia e kishte ndaluar z. Haradinaj. Shkoi aq larg sa tha se, nëse nuk do të dorëzohej Haradinaj në Serbi, atëherë as Serbia nuk do të vepronte me reciprocitet me Francën në të ardhmen. Saga me Z. Haradinaj do të vazhdojë edhe më tutje. Nuk e dimë ende përfundimin. Por e dimë që këtë herë Serbia ishte shumë më e patakt.

Kur tensionet ishin shumë të larta, u nis për në vendin tonë vozhdi serb, Tomislav Nikolic, person përgjegjës për krime të shumta në Ballkan. Kjo vizitë vetëm për t’i ulur tensionet nuk po bëhej. Prezenca e Nikolicit në Kosovë, kur Haradinaj po mbahej në burg në Francë, do të ishte një thirrje e hapur për kryengritje.

Fatbardhësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Nikolic u ndal të mos futej në vendin tonë. Por, ky nuk ishte fundi i provokimeve, që nuk po bëhen nga Prishtina, por nga Beogradi. Dhe nuk po bëhen rastësisht, me një fluks kaq të dendur.

Shteti serb në mënyrë të hapur, me një paralajmërim afatgjatë, vendosi që të provokojë në mënyrën më brutale të mundshme: duke e nisur për në Kosovë, në rrugë hekurudhore, reklamën më të madhe kundër shtetit tonë. Pra, treni, nuk ishte një gjë që po provohej të bëhej natën, ose në mënyrë të pavërejtur. Ishte një akt që po bëhej qëllimshëm, me një paralajmërim bombastik, në disa gjuhë të botës. Ndaj këtij provokimi ishte e pamundur të qëndrohej në mënyrë indiferente. Ekzistonte vetëm një opsion: të ndalej.

Beogradi e ka ditur që në krye të herës se Prishtina do ta ndalë atë. Në të kundërtën do të ishte fiasko totale për Kosovën. Kapitullim. Ajo çfarë po shpreson Beogradi është që Prishtina të mos ndalet me kaq. Dëshira e autoriteteve serbe është që Prishtina të lëshohet në avantura të rrezikshme ndaj serbëve lokalë. Në kohë krizash, në kohë tensionesh, gabime të tilla janë vazhdimisht të mundshme. Mjafton një provokim, një shkëndijë, që gjërat të shkojnë në mënyrë krejt të gabueshme.

Pyetja që shtrohet është kjo: Pse Beogradit po i ngutet kaq shumë?

Në botë, muajt e fundit, kanë ndodhur zhvillime dramatike, posaçërisht ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë do të duhej të ndieshim të shqetësuar për shkak të humbjes së aleatëve tanë në zgjedhjet e fundit atje. Në krye të shtetit po vjen Donald Trump, për zgjedhjen e të cilit serbët u gëzuan aq shumë. Madje festoi edhe kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel. Në veri të vendit u vendosën pano reklamuese me foton e Presidentit të zgjedhur Trump.

Por pse serbët nuk po e presin në qetësi ardhjen e z. Trump në krye të shtetit?

Deri në ardhjen formale të tij në krye të shtetit ka ngelur më pak se një javë. Logjikisht, a nuk do të duhej që serbët edhe këtë javë ta mbanin frymën, duke e pritur një frymë të re?

Një gjë e tillë duket vetëm në shikim të parë, sepse qeveria e Serbisë duket jashtëzakonisht e interesuar që ta krijojë një realitet tjetër politik në Kosovë, përpara se administrata Trump të fillonte punën. Mënyra e vetme për ta bërë një gjë të tillë është duke nisur gjakderdhje të reja, mundësisht në kurriz të serbëve lokalë, dhe mundësisht përpara konsolidimit të Trumpit në krye të Amerikës.

Saktësisht për këto arsye, Presidenti Nikolic thotë se vrasja e serbëve në Kosovë do ta detyronte Serbinë që të ndërhynte në mbrojtje të tyre. Teknikisht këtë gjë nuk do ta lejonin forcat ndërkombëtare, ato të KFOR’it. Mirëpo me këtë paqartësi ndërkombëtare, pra kur administrata amerikane nuk është edhe më tutje në vend të vetin, cdo gjë do të ishte e mundur. Një imitim i inkursionit rus në Krime nuk është një gjë e paimagjinueshme. Viktimat e shumta në rrugë janë arsyetim i mirë për lloj – lloj çmendurish.

Raporti i Presidentit të ardhshëm amerikan, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vend që të ishte mesazh i mirë për Serbinë, duket që të jetë ankth për ta. Qeveria e Serbisë e di, ose e ka mësuar ndërkohë, që raportet ruso – amerikane në botë janë shumë më të rëndësishme, janë shumë më të ndërlidhura, sesa raportet ruso – serbe. Kjo gjë bëhet shumë më e qartë kur i lexon intervistat e Presidentit rus, të dhëna në vazhdimësi, se Perëndimi duhet t’ia njohë Rusisë aneksimin e Krimesë, sikur që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Madje, Putin në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, vitin e kaluar, gjente edhe bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës. Nëse ne i kemi lexuar dhe dëgjuar këto intervista, është lehtë e supozueshme që këtë ta ketë bërë edhe kreu politik dhe shtetëror i Serbisë. Ata e kanë shumë te qartë se Rusia është e gatshme të bëjë tregti me Perëndimin – SHBA’të – për një këmbim në mes të Krimesë dhe Kosovës. Se Rusia pajtohet që t’i realizojë disa interesa të saj strategjike, këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti i zgjedhur Trump, i cili në javët në vijim do ta takojë në një samit të jashtëzakonshëm Presidentin Putin, sipas të gjitha gjasave në Rejkjavik të Islandës – një përsëritje kjo e takimit të famshëm të Ronald Reganit me Mikael Gobrachovin, liderin e fundit sovjetik.

Nuk e besoj që harta e botës do të vizatohet në atë samit, por besoj që harta e botës do të diskutohet në atë samit, i cili pritet të mbahet në 30 ditët e ardhshme. Serbia i ka përpara vetës po kaq ditë për të bërë ndonjë ndryshim të gjendjes ekzistuese. Do të bëjë çdo gjë që është në fuqinë e saj për ta hapur temën e Kosovës, qoftë edhe duke nxitur gjakderdhje.

Qeveria e Kosovës, institucionet tona, gjatë kësaj kohe, duhet të mbrojnë interesat e shtetit në mënyrën më të kujdesshme të mundshme. Banorët serbë të Kosovës duhet të konsiderohen pasuri kombëtare. Çdo përndjekje e tyre, çdo hakmarrje ndaj tyre, do të ishte fitore e madhe e Serbisë.

Drama assesi nuk guxon të bartet brenda kufijve të Kosovës.



Me thirrjen për luftë me shqiptarët,presidenti serb Tomislav Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë


Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja”.

Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj Ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq kërcënoi me luftë, ja si i përgjigjet kryeministri kosovar,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në profilin e tij në facebook se provokimet të cilat kohëve të fundit në mënyrë sistematike po i bën shteti serb në Kosovë, duke kërkuar që deputetët dhe ministrat serbë në Kuvend përkatësisht në Qeverinë e Kosovës duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë qëndrimet e Qeverisë së Serbisë, fletarrestet e lëshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe arrestimi i z. Haradinaj në Francë mbi këtë bazë, ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës nga Beogradi në bashkëpunim me strukturat e tyre paralele në Kosovë dhe së fundi tentimi që të futet një tren në vendin tonë pa leje të institucioneve të Kosovës, i veshur me parulla që provokojnë qytetarët, ligjin dhe rendin kushtetues, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.