“Epidemia e gripit, Beqaj: Situata mund të përkeqësohet!” plus 9 more 24 ore lajme |
- Epidemia e gripit, Beqaj: Situata mund të përkeqësohet!
- Vrau palestinezin e shtrirë e të plagosur, dënohet ushtari izraelit
- Merkel, shënjestra e re e Putinit: A do përfundojë si Hillary?
- Gjermani, kontrolle nga policia për bashkëpunëtorët e Amri
- Selami dhe Tahiri, ankimojnë KQZ-në në Gjykatë
- Tahiri: Policia sot është shumë më e përkushtuar
- Ndryshimet në politikën penale, Manjani: Drejtësi efektive dhe e barabartë
- FMN: Ekonomia e Shqipërisë, në krye të rajonit me 3.7%. Libia, në krye të botës
- Kuvendi shpall vakant postin e Avokatit të Popullit
- PD: Me Ramën, Balili i lirë; 22-vjeçari vdes në qeli
| Epidemia e gripit, Beqaj: Situata mund të përkeqësohet! Posted: 04 Jan 2017 06:56 AM PST Epidemia e gripit qe ka përfshire te gjithë vendin është vetëm ne fillimet e saj. Situata pritet te përkeqësohet duke prekur te tjerë persona. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ne nje interviste per Vizion Plus nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi ne shkolla. Megjithatë Beqaj deklaron se ky vendim do te merret ne varësi ... |
| Vrau palestinezin e shtrirë e të plagosur, dënohet ushtari izraelit Posted: 04 Jan 2017 06:52 AM PST Vrau një palestinez të shtrirë në tokë, të plagosur, e për këtë ushtari izraelit Elor Azaria u shpall fajtor nga Gjykata ushtarake e Tel Avivit. Për kryetaren e trupit gjykues, Maya Heller, ajo goditje ishte e panevojshme, sepse i riu tashmë ishte neutralizuar. Ushtari u mbrojt duke thënë se kishte shtënë mbi agresorin nga frika ... |
| Merkel, shënjestra e re e Putinit: A do përfundojë si Hillary? Posted: 04 Jan 2017 06:49 AM PST Nga Jochen Bittner* Nuk është çudi që Rusia as nuk e vrau mendjen kur Presidenti Obama dëboi diplomatët e saj në përgjigje të përpjekjeve të Kremlinit për të manipuluar zgjedhjet amerikane. Moska e kënaqur pret, duke ditur se më 20 janar Obama do të zëvendësohet dhe një admirues i saj do të zërë Shtëpinë e ... |
| Gjermani, kontrolle nga policia për bashkëpunëtorët e Amri Posted: 04 Jan 2017 06:40 AM PST Hetuesit gjermanë zhvilluan kërkime në një qendër refugjatësh dhe një apartament në Berlin, ku ata besojnë se jetonin bashkëpunëtorë të tunizianit që vrau 12 persona, me kamionin që drejtonte në kryeqytet. Anis Amri, 24 vjeç, i cili u vra pak ditë pas sulmit në Itali, besohet se është personi që sulmoi tregun e Krishtlindjes më ... |
| Selami dhe Tahiri, ankimojnë KQZ-në në Gjykatë Posted: 04 Jan 2017 06:34 AM PST Dy ish-deputetët, Shkëlqim Salami dhe Dashamir Tahiri, mandati i të cilëve u ndërpre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme, kanë ankimuar vendimin duke nisur betejën ligjore në shkallët e gjyqësorit. Ashtu siç lajmëroi një ditë më parë, avokati i ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka dorëzuar në Gjykatën Administrative ... |
| Tahiri: Policia sot është shumë më e përkushtuar Posted: 04 Jan 2017 06:32 AM PST Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri bilancin e vitit 2016 të Policisë së Shtetit, duke thënë se "viti i kaluar ishte një vit që, falë punës së palodhur, e nxori policinë nga rrënimi dhe degradimi profesional". "Policia sot është shumë më e përkushtuar. Besimi i publikut u rrit, fitorja jonë më e madhe është mentaliteti. ... |
| Ndryshimet në politikën penale, Manjani: Drejtësi efektive dhe e barabartë Posted: 04 Jan 2017 06:23 AM PST Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se po përgatitet "një paketë ndryshimesh në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës Penale", në mënyrë që të nxirret "një produkt i mirë që garanton drejtësi efektive, por edhe të barabartë për cilindo". "Duhet ta pranojmë se aktualisht kemi ... |
| FMN: Ekonomia e Shqipërisë, në krye të rajonit me 3.7%. Libia, në krye të botës Posted: 04 Jan 2017 06:20 AM PST Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, dy ekonomitë që pritet të kenë rritjen më të shpejtë në botë gjatë këtij viti janë ato të dy vendeve që vijnë nga konflikte të armatosura. Libia me 13.7 për qind dhe Jemeni me 12.6 për qind do të kryesojnë listën botërore të rritjes ekonomike. Të dy vendet kanë përjetuar humbje ... |
| Kuvendi shpall vakant postin e Avokatit të Popullit Posted: 04 Jan 2017 06:12 AM PST Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur ftesën publike për kandidim për postim e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të Igli Totozanit. Kandiadatët, të cilët do të garojnë për këtë post, kanë 20 ditë kohë për të depozituar aplikimin, ku veç dokumenteve të kërkuara, atyre u kërkohet që të plotësojnë edhe formularin e "dekriminalizimit", ... |
| PD: Me Ramën, Balili i lirë; 22-vjeçari vdes në qeli Posted: 04 Jan 2017 06:09 AM PST Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për lidhje me krimin, duke cituar si provë arratinë e Klement Balilit, i konsideruar nga autoritetet greke si "Eskobari i Ballkanit". Në një deklaratë për mediat, sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma ka akuzuar gjithashtu qeverinë për standarde të dyfishta në aplikimin e ligjit. "Me ... |
| You are subscribed to email updates from 24 ore lajme. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





