
Finlandezët po mendojnë së pari për rrugën testuese mes qyteteve Salo dhe Turku, në jugperëndim të Finlandës, përmes të cilave do të kalonte tërë linja Helsinki-Stokholm. Pas kësaj, rruga do të zgjatej në të dy drejtimet – drejt Helsinkit dhe drejt Suedisë. Nëse projekti realizohet, ky do të ishte një nga tunelet më të mëdhenj nënujorë në botë.
Më parë është vlerësuar se bileta në mes të Helsinkit dhe Stokholmit, me Hyperloop kushton rreth 170 korona suedeze (mbi 17 euro). E, kjo krahasohet me çmimin e një udhëtim normal në Helsinki apo në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Finlandezët po ashtu po mendojnë për një tunel nën Gjirin e Finlandës, drejt kryeqytetit estonez, Talinit, i cili është destinacion shumë i popullarizuar për finlandezët të cilët atje i kalojnë fundjavat. Por, problemi është se hulumtimet gjeologjike kanë treguar se nga ana e Estonisë ndërtimtarët i pret toka e butë dhe problemi i ujërave nëntokësore. Megjithatë, ideja e lidhjes së Helsinkit dhe Talinit nuk është risi, meqë daton që 140 vite.
T’ju kujtojmë se rusët kanë negociuar tashmë me Hyperloop One, për futjen e sistemit transit rreth Moskës që të përshpejtohe kalimin nga pjesët rurale drejtë kryeqytetit të Rusisë.