Ai i ka quajtur veprimet e fundit të Serbisë si tendencë dhe vullnet nga ana e autoriteteve serbe për të vazhduar konfliktin mes vendeve.
Ky është shkrimi i plotë i David L. Phillips:
“Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, u arrestua në Paris më 4 janar në kuadrin e një fletëarresti 11-vjeçar të Interpolit të kërkuar nga Serbia. Qeveria e Serbisë i kërkoi Francës të ekstradojë Haradinajn për t'u përballur me akuzat për krime lufte. Franca duhet të refuzojë kërkesën për ekstradim dhe të lirojë Ramush Haradinajn, i cili tashmë është shpallur dy herë i pafajshëm për këtë akuzë nga gjykatat ndërkombëtare. Arrestimi i Haradinajt në Paris i ka fryrë zjarrit të konfliktit në Ballkan. "Kërkesa për ekstradim është një akt lufte", më tha një intelektual kosovar. "Konflikti do të shpërthejë haptazi nëse Franca e dërgon atë në Serbi."Nacionalizmi serb shkaktoi spastrimet etnike në vitet ‘90, të cilat shkatërruan Jugosllavinë. Serbia e sotme nuk është shumë më e ndryshme se Serbia e Millosheviqit, pavarësisht nga fasada e saj e civilizuar.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, vazhdon të mbajë lart flamurin e luftërave të Millosheviçit, që synojnë pushtimin e fqinjëve dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Ministria e Brendshme e kryeministrit Aleksandar Vucic insiston në arrestimin e Haradinajt, duke luajtur kartën e ndjenjave nacionaliste të Serbisë. Në vitin 1999, Serbia pushtoi rreth 20 për qind të Kosovës në veri të lumit Ibër. Një mur u ndërtua në Mitrovicë për të ndarë formalisht qytetin. Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë vazhdimësinë e vullnetit të tij për të dëmtuar Kosovën. Kapitulli 35 i procesit të pranimit të Serbisë në BE kërkon vullnetin e mirë të Beogradit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Manipulimi me fletëarrestin e Interpolit përbën një shkelje të qartë të këtij angazhimi. Thënë më thjesht, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një farsë, përsa kohë që Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës. Kosova duhet të vendosë tërheqjen e Serbisë nga Mitrovica e Veriut si kusht për rifillimin e dialogut politik të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian duhet të pezullojë bisedimet me Beogradin për anëtarësimin e Serbisë në BE, përsa kohë Kosovës nuk i rikthehet integriteti territorial. Tashmë barra bie mbi Serbinë. Normalizimi i marrëdhënieve fillon me tërheqjen e kërkesës për arrestimin e Haradinajt. Për më tepër, Serbia duhet ti japë fund pushtimit të Mitrovicës, dhe duhet të ndalojë fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës nga BE. Milloseviçi zhvarrosi Princ Llazarin, i cili u vra në Betejën e Kosovës në vitin 1389. Eshtrat e Llazarit u parakaluan në të gjithë vendin për të nxitur nacionalizmin serb. Virusi i nacionalizmit serb është ende gjallë dhe në shëndet të plotë. Ka ardhur koha për ta varrosur Prince Llazarin një herë e mirë.
****
David L. Phillips është drejtor i Programit Paqe dhe Drejtësi në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Kolumbias Ai ka shërbyer si këshilltar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit nga vitet 1999-2001. Phillips është autor i librit “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia e dorës së fortë dhe ndërhyrja amerikane.
Autori i librit, David L. Phillips tha se ky libër i është dedikuar ambasadorit tani më të ndjerë Richard Holdbrooke, pasi që pa ndihmën e tij Kosova asnjëherë nuk do ta arrinte pavarësinë. ,,Ky libër i dedikohet Ambasadorit Richard Holdbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur asnjëherë pavarësinë e saj pa ndihmën e Hollburkut. Vdekja e parakohshme e Hollburkut ishte një humbje e madhe për të gjithë botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi aktualisht krizën e Sirisë, tashmë nuk do të ishte shumë e rëndë për t’u zgjidhur sikur të ishte Richall Hollbruk në mesin tonë”, shtoi autori i librit, David L. Phillips.
Përkthyesja e librit në gjuhën shqipe, Mr.sc. Gjyla Çeliku tha se libri ,,Çlirimi i Kosovës-diplomacia këmbëngulëse dhe intervenimi i SHBA-ve” pasqyron në detaje rolin e diplomacisë amerikane karshi zhvillimeve dhe ngjarjeve në Kosovë. ,,Gjatë përkthimit të kësaj vepre, kam parë se autori z. David L. Phillips e ka shkruar me shumë përkushtim, dhe në mënyrë detajuar i ka pasqyruar të gjitha zhvillimet në lidhje me Kosovën. Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se autori ka qenë një nga aktorët kryesorë që ka realizuar një agjendë intensive me autoritetet politike të kohës, si në rajon dhe ato ndërkombëtare”, potencoi përkthyesja e këtij libri, Mr.sc. Gjyla Çeliku.
Po ashtu, Rektori i USHT-së, Prof.dr. Vullnet Ameti, autorit të librit z. David L. Phillips i ndau një dhuratë me figurën e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai më pas tha se me promovimin e këtij libri, Universiteti Shtetëror i Tetovës dëshmon se u është përkushtuar botimeve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa përkthyesen Mr.sc. Gjyla Çeliku e uroi për punën e kryer dhe që ia ka dalë mbanë të bëjë një përkthim të shkëlqyer në gjuhën shqipe.





