Gazetari Nefail Maliqi në bisedë me Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së
Sipas burimeve te Burkselit, Kosova do të përfaqësohet në takim me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa Serbia me Presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksander Vuçiç.
Gazetari Nefail Maliqi në bisedë me Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së
“Zhvillimet ditët e fundit treguan se të dyja palët angazhohen në vijimin e mëtejshëm në dialog”, ka thënë Kocijancic, duke shtuar se, “është vendimtare për përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ndryshe nga shefi i OKB-së, është kritikuar Prishtina dhe Beogradi për stagnimin e dialogut për shkak se palet hezitojne te zbatojne marrëveshjet e nënshkruara.
“Nga ky takim mes perfaqësuesve kosovarë dhe serbë, ne presim avancimin në të ardhmen e dy vendeve dhe jemi të vetëdijshëm se dialogu është një proces që përuron vazhdimisht vlera bashkëpunimi, afrie dhe marrëveshje”, tha znj. Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Një delagcion nga Presheva së shpejti do bëjë vizite në selinë e BE-së në Bruksel.
Flitet vazhdimisht se nevojitet të respektohet reciprociteti mes të drejtave të pakicave në Serbi dhe Kosovë, por në Bruksel kjo duket se ende është larg, meqë në këte proces të dialogut bëhet fjalë vetem për serbët e Kosovës e jo dhe për shqiptaret e Serbisë, në këte rast të Luginës se Preshevës.
A ka gjasa që nesër apo ditët e ardhshme të flitet edhe për problemet e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë?
Kësaj pyetje, Maja Kocijancic iu përgjigj shkurt se “kjo nuk varet nga Brukseli, por nga palët në rajon. Nëse dëshiron Prishtina, pse jo. Kjo varet nga pala kosovare, nëse do të flasë për Luginen e Preshevës apo jo”.
Media ka mësuar nga burimet diplomatike se nesër mund të flitet në Bruksel dhe për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, nëse i përmbahet delegacioni kosovar premtimeve të ministrit Enver Hoxhaj, i cili disa ditë më parë tha se “se Lugina e Preshevës duhet të inkuadrohet në procesin e dioalogut Kosovë-Serbi”.
Sidoqoftë, ditët e ardhshme pritet një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës me zyrtarët e lartë të BE-së ku temë pritet të jetë situata aktuale dhe nevoja për inkuadrimin e Luginnës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.